Rama: Turizmi 14% më shumë se një vit më parë. Rendi, 30% më pak vrasje

August 21, 2014 12:08

Rama: Turizmi 14% më shumë se një vit më parë. Rendi, 30% më pak vrasje

Kryeministri Rama ka mbajtur sot një konferencë shtypi, në të cilën analizoi punën e qeverisë në disa aspekte, krahasuar me një vit më parë. Rama tha se ka një përmirësim të turizmit, situatës së rendit, mbledhjes së taksave, rritje të punësimit dhe një reformë arsimore efektive.

Duke u ndalur fillimisht te turizmi, Rama tha se ai është më cilësor se viti i kaluar, por ka ende probleme si rrugët e papërfunduara, kanalizimi i ujrave të zeza në vijën bregdetare, uji i pijshëm dhe mbetjet urbane. “Kemi gropë të madhe e akumuluar nga keqadministrimi total i ujësjellësve dhe korrupsioni i jashtëzakonshëm që karakterizon këtë administrim. Këtë vit kemi pasur shumë plazhe të pastra por nuk kemi zgjidhur problemin e mbetjeve. Ky është një problem i trashëguar që nuk mund të zgjidhet por po e adresojmë pasi të kemi vënë në vijë punën për hartimin e një plani kombëtar për menaxhimin e mbetjeve”, deklaroi Rama.

Kreu i qeverisë tha se në krahasim me një vit më parë, fluksi i turistëve është rritur me 14 për qind. ”Kemi një rritje të fluksit të turistëve me 14 % krahasuar me një vit më parë. Një numër total vizitorësh jo rezidentë 1.2 milionë. Një shifër e konsiderueshme duke pasur parasysh motin e keq dhe muajin e Ramazanit”

 

Punësimi

Zyrat e shumanatemuara të punës deri sot kanë ndërmjetësuar dhe siguruar punësimin e 10359 personave të papunë.

Janë regjistruar 20 mijë 345 vende të lira pune që janë në dispozicion të të gjithë punëkërkuesve. Kemi 160 për qind më shuam individë sesa një vit më parë, që i adresohen zyrës së punës, që tregon se ka më shumë besim.

Numri i punëkërkuesve në programet e nxitjes së punësimit është 300 për qind më shumë. Vetëm për periudhën e verës kemi 13 400 persona të shtuar në skemën e sigurimeve shoqërore.

 

Kriminaliteti 30 % më pak vrasje se në 2013

-Ka një përmirësim më të ndjeshëm.  30 % më pak vrasje se në 2013.
-75 % më pak se një vit më parë vjedhjet në  zonat turistike  të Shqipërisë.
-22 % më pak aksidente rrugore
-29 % më pak viktima në aksidente rrugore
-39% më pak të plagosur rëndë në aksidente rrugore

 

 

Administrata, doganat dhe tatimet

Administrata pengesë serioze në rrugën e punësimit, sepse ende nuk ka kritere të performancës. Në shtator të gjithë punonjësit e tatimeve dhe doganave do tu nënshtrohen provimeve periodike

Jemi shumë më lart në mbledhjen e të ardhurave, TVSH dhe kontrollin e shtetit mbi aktivitetin tregtar, ekonomik dh financiar.

 

Investimet e huaja

Fluksi i investimeve të drejtpërdrejta të huaja është rritur me 13.2 për qind në 3 mujorin e parë.

Në qershor Foregn Policy e rreshtoi Shqipërinë 18 vende më lart në krahasim me një vit më parë. Këtu një rol të rëndësishëm luan siguria e përmirësuar dhe qasja e re e qeverisë shqiptare, që është qartësisht e lexueshme përmes indikatorësh të përdorur objektivisht.

 

August 21, 2014 12:08
Komento

13 Komente

  1. lejleku August 21, 13:50

    O EDI,eshte akoma shume shpejt per te dale me deklarata dhe parrulla neper fasada per SUKSESE …lere me mire popullin te flase vete .
    Eshe njelloj si ai mali me hekura qe ka ngritur bashkia ne hyrje tek Flamuri ku i paralajmeron shoferet te kene kujdes biciklistet dhe poshte saj vrapojne njerezit permes trafikut .
    Ke dhene vetem sinjale shprese dhe …..te urojme .

    Reply to this comment
    • misteri August 21, 15:00

      IK o EDI RAMA SE JE QESHARAK.Populi thote smbulohet dielli me shoshe dhe ti e mbrojte FULLHANIN-MARIAN GJERMENIN se ke gisht ne vjedhje.Gojet e liga thon se nga fillimi gushtit ke drekuar me MARIAN GJERMENIN dhe 2 anetare te KESHILLIT MBIKQYRES tek nje lokal ne radhime TKU and MATO .Ather cprisnin shqiptaret te denohet FULLHANI.Ate diet te dorezuan kestin per leket e vjedhura.TI sje bure por FRIKACAK e PERVES EDVIN KRISTAQ RAMA.Dardha nen dardh bie thote populli.

      Reply to this comment
  2. XUME PROTOPAPA August 21, 14:10

    CINQUE PIKË CINQUE

    Nuk di ku ta perfshij njeriun e “apasionuar pas letrave”, me arrogancen dhe dhelperine politikeze te fituar ne terren, pas vetedeklarimit te sotem ne konferencen e shtypit, kokelope, koqe pa lare apo kokedhjere.
    Nuk i mjaftoi heren e fundit ne Kuvend, rreshqitmas te pronuncioje nje dyfjalesh te Gjergj Fishtes te laberizuar “dokrra te hirta” kur behet fjale per “dokrra hini”, e beri me kokelopesine e tij edhe sot, duke ngaterruar ngjyren e hirte me “hinin” e lene nga drute e djegura. Nje dallim esencial qe edhe Mrika e Logut te Vajtimit di ta diferencoje.
    Çuni qurravec i Tirones JO!
    Pastaj vazhdoi me anglishten e pergjakusur e delirante te tij: “copi-pestë” duke masakruar origjinalin “copy-paste” – kopjo-ngjit! Me mire qe nuk jeton me i dashur Shakespeare (Shekspir), per te degjuar gjuhen tende te masakruar nga miku i kreut te turizmit te pedofileve te Himares.
    Kur, ne delir e siper, para gojembyllurve qe kish perballe, filloi te belbetoje per shkaqet e mbylljes se Universiteteve private, kaloi ne kulmin e pasionit te tij, kesaj radhe me gjuhen e Dantes.
    Sepse akoma beson se Dante ka nje fill gjaku qe i rrjedh nga Vunoi i Vlleherve te ngujuar me force shekuj me pare, andaj kur desh te shqiptonte noten mesatare te studenteve te nje universiteti privat te mbyllur, pa medyshje shfrytezoi lidhjet gjaknore te tij dhe Haritos natyrisht me Danten: Cinque pikë cinque (pesë pikë pesë – 5,5).
    Edhe arrogancen gangsterore ja njihnim qe me pare, por jo ne nivelin e sot’tem: do kthej ligjet e Nishanit (atij me shtate emra) pa i pare fare!
    Kokepalari, qe ligjet i perdor vetem si kalim kohe, kur behet fjale per afare te ndyra te Fullanit me parate e shqiptareve, “nuk mund te nderhyje” sepse nuk ja lejoka ligji.
    Andaj e takoi plot gjashte dite pas skandalit, per te vazhduar me vjedhjen ne grup te parave tona, pa u tremaksur nga firmat e dhjetemije shqiptareve qe therrasin DREJTESI.

    Reply to this comment
    • Sallakja August 21, 14:57

      O Xume !
      Po lere rehat a derbardhe, shume rende e ke
      goditur.Tani nuk duhet pretenduar kaq shume
      nga Edi, se ne funde te fundit nje gjysem piktori
      e nje cerek basketbollisti ka qene.
      Kush e humbi politiken qe ta gjeje Edi ?
      Por te thuash te drejten ” ne giro ” eshte me i miri,
      te tjeret jane per te qare hallin.
      He te keqen Xume, lere rehat te qeverise, se i pelqene
      aq shume sa nuk ta merr mendja.
      Biles, Xume vellai, do te te them edhe nje sekret
      ( por do ta them ne vesh qe mos ta degjojne te gjithe )
      Pas 3 vjetesh do zgjedhim prap kryeminister ne, edhe
      gjysmapiktori do bashkohet me Saline per tja futur Ilir Metos
      Po o xume vellai po. Degjome mua jame buke e vjeter une.
      Pse do ta beje ?
      Po i pelqen te qeverise ore, c’te keqe ka ?
      Qe nuk behet stan me lepuj, ne e kemi me te degjuar,
      tani edhe po e shikojme.

      Reply to this comment
  3. ana August 21, 14:13

    Po ik o debil. Per cfare rritjesh brockollit ky hajvani? Ne po shikojme nje realitet komplet ndryshe nga ky qe genjen ky budalla. Me sa ç’duket ky pellet vetem per shqiptaret qe jetojne jashte, se ne qe jetojme ketu çdo dite na vjen neveri kur hap gojen ky bashke me skuadren e tij te felliqur te Rilindjes.

    Reply to this comment
  4. komunizmi August 21, 14:33

    po per fuullanin nuk na the asgje more rilindje .posi more nuk te takon ty te flasish per fullanin se qenka i pavarur .po per presidendin perse flet po per gjykatat prese do te besh reforma apo ato sjan te pa farura ..je i lyer o rilindje e qelbur je e perlyer pastaj thua nuk me takon mua te flas mos u merzit se po afrojn votimet e do jesh partia pas lsi

    Reply to this comment
  5. beni August 21, 14:43

    Me futjen ne be qe kerkohet shum pune e vendosmeri per tu integruar ne kete union, besoj se problemet e punesimit do te marin permasa shum permisuese, por ka filluar te levize shum pak ne shum probleme qe duheshe te permirsoheshe dicka,! Koha kalon dhe qytetaret kerkojn ndershkim ndaj sistemit te drejtesise, ku tashme rasti i 21 janarit po harohet nje premtim i pa mbajtur per votuesit e rilindjes,,!

    Reply to this comment
  6. TROJA August 21, 14:50

    SA ÇUDI,PER TE GJITHA PROBLEMET THA NGA PAK,GENJESHTRA,E NDONJE TE VERTETE,POR PER NJE GJE NUK GENJEU: FULLANIN DO E MBROJ EDHE SIKUR TE KETE SHKATERUAR E GRABITUR TE GJITHE PASURITE E SHTETIT??? E DEGJUAT JU PROKURORE JU GJYKATES,MENDONI NDONJE GJE PER VETE SE KETU E KENI HALLALL TA RIPNI MIRE SE TE VJEDHURA NGA GJAKU E DJERSA E POPULLIT I KA.

    Reply to this comment
  7. info analitike August 21, 15:03

    2 ore konference per shtyp per te mos thene asgje me perjashtim te disa genjeshtrave te rendomta butaforike.
    I merzitshem deri ne neveri njesoj si dikur Berisha.

    Reply to this comment
  8. Mark uk August 21, 16:03

    Kush t i beson o Rama ato rrena.Gjej vrasjen e Artan Santos qe eshte vrasja e dyte e rendesishme mbas vrasjes se Azem Hajdarit,ku po e themi koncidenc ne pushtet ishte partia.qe ju drejtoni.

    Reply to this comment
  9. Arben August 21, 16:17

    REZULTATET MATEN ME PARA TE HYRA NE VEND OR MIK.

    SIDOQOFTE NUK ESHTE SE ESHTE BERE NDONJE INVESTIM THEMELOR NE KETE FUSHE QE TE DALESH NE DEKLARATA HORDHA PORDHA.

    EDHE PO QE SE KA PASUR NDOPAK PUNE TE MIRE, PRAPE DETYREN KENI BERE

    Reply to this comment
  10. Vlora August 22, 06:42

    Hajde fjalim hajde,mu duk si tvsh perpara viteve 90 kur komentonte realizimin e planit dhe qe disa sektore punonin per 10 vite me pas. Nuk di cte them por sfide te madhe kemi perpara nesh. Me keta politikuaj qe kemi nuk shtyhet me asnje dite,te gjithe jane njesoj dhe vetem e bejne meradhe qe here te na e fuse njeri e here tjetri. Duhet ndryshim por me te tjere njerez,se ku do gjenden….? Turp te kesh mo edi rama,mor spurdhjak qe vrave enderren e nje populli te tere,harram e pac.

    Reply to this comment
  11. Mirela August 22, 13:38

    Po po, eshte rritur… Hahahah c’na bone me qesh.. Turizem me uje pusi…

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*