Rama: Turizmi, burim real i rritjes ekonomike

January 26, 2016 17:48

Rama: Turizmi, burim real i rritjes ekonomike

Në mbledhjen e parë për vitin 2016 të Këshillit Ekonomik Kombëtar, kryeministri Edi Rama theksoi  se qeveria po punon për të krijuar kushtet për përmirësimin e cilësisë së turizmit, pasi, sipas tij, ai është “një nga burimet reale të rritjes ekonomike”.

Turizmi është një nga burimet reale të rritjes ekonomike. Po punojmë për të krijuar kushtet për përmirësimin e cilësisë së tij. Viti i kaluar ishte mjaft inkurajues për turizmin, në aspektin sasior dhe cilësor. Konstatojmë numër në rritje të turistëve nga Europa veriore. Gjithsesi, ka shumë për të bërë në të gjithë vijën bregdetare, duhet investuar për shërbimin e energjisë dhe shërbimet e tjera bazë. Por mendoj se nëse koordinohemi më mirë me operatorët privatë, do tërheqim më tej vëmendjen e turistëve”, deklaroi kreu i qeverisë.

Rama shtoi se “partneriteti publik-privat është mekanizëm kyç për të zhvilluar ekonominë” dhe “është pjesë e filozofisë” së qeverisë së tij.

Kryeministri Rama foli për partneritetin publik-privat duke theksuar se qeveria ka bërë në total 14 kontrata. “Ka një përmisim të ndjeshëm të termave s’donim që koncensioni të ekzistonte fare, më parë blindoheshin në parlament, i fshiheshin sovranit.Ne jemi munduar mos i rëndojmë qytetarët”­tha Rama.

January 26, 2016 17:48
Komento

5 Komente

  1. shkëmbi i kavajës January 26, 17:55

    Mbete tek llafollogjia, o shoku. Shkundu, para se të të shkundin.

    Reply to this comment
  2. tumi January 26, 18:35

    E ka shpallur Kocon Ambasador te Turizmit.

    Reply to this comment
  3. elio January 26, 21:37

    Ky e zbuloi ujin e ngrohte…

    Reply to this comment
  4. Gazetari pensionist January 26, 23:05

    Te vetmin turizem te huaj qe kishe ishin gjuetaret e huaj te te organizuar. Kush perendimor tjeter vjen ketu. 5 kokrra te huaj vine turiste verore. Po ke bere mire ti qe te besh turizmin

    Reply to this comment
  5. Kariz Matik January 27, 10:48

    Qeveria ka dhene vetem 14 koncensione e partneritete private, perkundrejt 161 koncensioneve te dhena nga ?

    Atehere kur eshte i bindur se shumica e te meparshmeve kane rezultuar fatale per ekonomine, biznesin dhe mjedisin, perse duhet te jepeshin patjeter dhe ato 14 me koncesion? Do ishte me korrekte te mos jepej asnje!

    Se do ishte me e ndershme, po te medohet, se koncesionet dhe bashkepunimet me sektorin privat rezultojne fatale, kur ato u jepen vend e pa vend personave te aferm e te paafte. Rezultojne fatale se u jepen atyre, te cilet e kane mendjen vetem per te permbushur interesat e tyre personale dhe te atyre qe u ofrojne “partneritetin”. Apo jo ?

    Public private partnerships si pjese e “filozofise se qeverise”, per te luftuar deshtimet e turpshme ne ekonomi, finance, e kudoqofte?

    Keto projekte, qe synonin fillimisht zhvillimet ekonomike per vendet e botes se trete, jane studiuar dhe po aplikohen sot kudo, keshtu qe ne kete rast kemi te bejme thjesht me nje perpjekje per te justifikuar mosangazhimet serioze te qeverise per krizen ekonomike, dhe jo kushedi se me cfare filozofie specifike te qeverise.

    Se filozofia e vetme qe ka tentuar te praktikoje ajo gjate gjithe mandatit te saj dihet se cila eshte…

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim