Rama u përgjigjet akuzave për zjarret: Kërcënim serioz, por shteti është në krye të detyrës

August 10, 2017 12:16

Rama u përgjigjet akuzave për zjarret: Kërcënim serioz, por shteti është në krye të detyrës

 

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot për situatën e zjarreve në vend.

Në një postim në rrjetet sociale, kreu i qeverisë thotë se aksionet për vënien nën kontroll dhe shuarjen e vatrave të zjarreve në këto ditë temperaturash ekstreme, të cilat kanë ndikuar në një situatë të paprecedentë zjarresh në mbarë Mesdheun, vijojnë.

Për përballimin e situatës janë angazhuar deri më sot 8261 vajza e djem nga Emergjencat Civile, Forcat Zjarrfikëse, Forcat e Armatosura, stafet e bashkive si edhe vullnetarë, të mbështetur me 973 mjete tokësore dhe 5 mjete ajrore (2 helikopterë dhe 3 avionë). Situata mbetet e vështirë edhe për ditët në vijim që vala e të nxehtit të jashtëzakonshëm do të jetë prezente në territorin tonë”, shprehet Kryeministri.

Më tej ai thotë se “s’ka dyshim se kapacitetet tona mbeten të ulëta përballë këtij kërcënimi kaq serioz dhe në katër vitet e ardhshme do të përpiqemi seriozisht për rritjen e këtyre kapaciteteve”.

Rama iu është përgjigjur edhe akuzave të opozitës.

Faktet flasin vetë qoftë për punën kolosale që është bërë në kushte tejet sfiduese, qoftë për kujet e krismat digjitale të atyre që duhet të japin llogari e jo të kërkojnë llogari”, thotë Rama.

“Nga 280 vatrat e zjarrit në të cilat ka qenë e nevojshme ndërhyrja e strukturave shtetërore, sot janë aktive vetëm 8 prej tyre dhe ky numër pritet të ulet në orët në vijim falë gatishmërisë maksimale, koordinimit të plotë dhe bashkëpunimit të lartë mes institucioneve vendore e qendrore”, shprehet ai më tej.

 

 

rama1

10 9 8 7 6

1 6

August 10, 2017 12:16
Komento

2 Komente

  1. Konti Sbalta August 10, 14:21

    Forcat qe po marrin pjese ne shuarjen e zjarreve po bejne nje pune heroike dhe per kete duhet te pergezohen ato dhe institucionet qe i drejtojne.Deklarata e Kryeministrit se nga 280 vatra zjarri sot jane aktive vetem 8 prej tyre , me kujton disa ndodhi te fillim viteve ’90,kur filloi shperberja e NB_ve dhe Kop.Buqjsore.Disa drejtus te ketyre ekonomive , raportonin ne ministri , qeveri apo edhe ne kuvend se punet ne ekonomit e tyre shkonin mire dhe nuk kishte asnji shqetesim si ato ne disa qe i lexonin ne shtyp apo i mesonin nga kronikat televizive :por mbas disa ditesh edhe per habine edhe te vete ketyre drejtusve vala e shkaterrimeve kishte perfshire edhe ekonomit e tyre?! Druaj se mund te ndodh edhe me zjarret e njejta gje :. se sa raporohet per shuarje te zjarreve ne nji vend , nji dore e padukshme vete dhe ndes te tjera dhe vatrat shtohen per dite , sikur te jene te dixhitalizuara , ndersa nji kryetar partije , sikur mezi ta priste kete per te perseritur refrenin ..”vendi digjet…..krihet .Keshtu qe zjarrvenesit nuk mbeten anonim.?!

    Reply to this comment
  2. Konti Sbalta August 10, 14:23

    Forcat qe po marrin pjese ne shuarjen e zjarreve po bejne nje pune heroike dhe per kete duhet te pergezohen ato dhe institucionet qe i drejtojne.Deklarata e Kryeministrit se nga 280 vatra zjarri sot jane aktive vetem 8 prej tyre , me kujton disa ndodhi te fillim viteve ’90,kur filloi shperberja e NB_ve dhe Kop.Buqjsore.Disa drejtus te ketyre ekonomive , raportonin ne ministri , qeveri apo edhe ne kuvend se punet ne ekonomit e tyre shkonin mire dhe nuk kishte asnji shqetesim si ato ne disa qe i lexonin ne shtyp apo i mesonin nga kronikat televizive :por mbas disa ditesh edhe per habine edhe te vete ketyre drejtusve vala e shkaterrimeve kishte perfshire edhe ekonomit e tyre?! Druaj se mund te ndodh edhe me zjarret e njejta gje :. se sa raporohet per shuarje te zjarreve ne nji vend , nji dore e padukshme vete dhe ndes te tjera dhe vatrat shtohen per dite , sikur te jene te dixhitalizuara , ndersa nji kryetar partije , sikur mezi ta priste kete per te perseritur refrenin ..”vendi digjet…..krihet ‘.Keshtu qe zjarrvenesit nuk mbeten anonim.?!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*