Rama, Ulaj dhe trazirat

March 4, 2019 14:46

Rama, Ulaj dhe trazirat

Opinioni publik në Shqipëri është ende pa përgjigje rreth DH Albania, firmës, e cila arriti të marrë nga shteti dy kontrata me vlerë prej rreth 30 milionë euro brenda një kohe të shkurtër.

Firma u krijua vetëm pak përpara tenderave, paraqiti dokumenta të falsifikuar dhe si përfaqësues të saj në regjistrat kombëtarë figuron një 26-vjeçar i quajtur Avdjol Dobi.

Prokuroria po heton si për veprat penale të falsifikimit ashtu dhe për atë të shpërdorimit të detyrës, nga ana e institucioneve të përfshira, por nuk ka mundur ende ta thërrasë Avdjol Dobin, për të cilin ekziston urdhër arresti.

Të paktën zyrtarisht, nuk rezulton të ketë dalë nga Shqipëria.

Kur këto fakte u bënë publike, lindën dyshimet end pa përgjigje se si një firmë pothuajse anonime mundi që me kaq lehtësi dhe falsifikime, të siguronte kontrata të këtyre përmasave.

Sa e përfshirë është administrata Rama?

Në fund të dhjetorit, duke folur për rastin, kryeministri Edi Rama deklaroi se bëhet fjalë thjesht për një mashtrim nga ana e kompanisë që po hetohet.

Por informacionet e mëpasme dëshmuan se institucionet shqiptare në varësi direkte të kryeministrit janë vënë në shërbim të plotë të kompanisë, madje edhe në shkelje të rregullave dhe kërkesave ligjore.

DH-ALBANIA, degë e shoqërisë së huaj, më datë 13.07.2018 ka aplikuar për njehsimin e licencës së huaj, në fushën e zbatimit në ndërtim – referuar faqes zyrtare të Ministrisë së Infrastrukturës.

Por më datë 13 korrik, kur është bërë aplikimi, shoqëria DH Albania ishte ende… inekzistente.

Referuar Qendrës Kombëtare të Biznesit, data e saj e regjistrimit figuron 18 korriku 2018. Është e pakuptueshme se si Sekretariati i Komisionit të Licencave, ka nisur procedurat mbi një entitet, që deri në atë moment nuk ekzistonte.

Komisioni i Licencave drejtohet nga Gerta Lubonja, e emëruar me vendim të kryeministrit Rama.

Shkeljet në favor të DH Albania, bëjnë të mendosh se Komisioni e ka patur të qartë se nuk po ndihmonte thjesht të riun Avdjol Dobi, por njerëzit real që qëndrojnë pas kësaj kompanie.

Heshtja e Bashkim Ulajt dhe drejorët që firmosën

VOA botoi e para se pas kompanisë DH Albania fshihet biznesmeni i njohur Bashkim Ulaj.

Përfaqësuesi i firmës, i riu Dobi, e kishte adresën në kullën “ABA Business Center”, në pronësi të zotit Ulaj dhe ka lidhje familjare me biznesmenin. Gjithashtu, bilanci i “kompanisë Dunëell Haberman”, i dorëzuar në Qendrën e Regjistrimit të Bizneseve, rezulton të jetë përkthyer nga znj.Shenda Kruja, e cila rezulton specialiste pranë kompanisë GENER 2 të zotit Ulaj.

Ky i fundit nuk ka pranuar të përgjigjet deri tani për asnjë nga akuzat dhe nuk ka kthyer përgjigje për mesazhet ose e-mailet ku pyetet si i komenton këto lidhje.

Në 16 janar, drejtori i Autoritetit Rrugor Afrim Qendro, i cili tani është shkarkuar, u paraqit në Prokurori për të dhënë shpjegime. Z.Qendro konfirmoi, pas daljes nga Prokuroria, pozicionin publik të mbajtur nga institucioni që ai drejton, se nuk ka patur asnjë shkelje në procedurat e ndjekura.

Përveç zotit Qendro, në Prokurori është pyetur edhe Klodian Gradeci, drejtuesi i Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes, institucion pranë të cilit DH Albania kishte fituar një tjetër garë prej 12 milion eurosh për një linjë energjitike.

Por megjithë këto deklarata, Gradeci dha dorëheqje kurse Qendro u shkarkua.

Këto lëvizje nuk shkojnë në linjë me qëndrimin institucional.

Mosndëshkimi, trazirat, e ardhmja

Në datën 28 dhjetor Damian Gjiknuri u shkarkua nga drejtimi i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.

Pak më herët ai konfirmoi  fillimin e hetimeve penale për rastin: “Hetimet shumë shpejt do të nxjerrin kush janë aksionerët e vërtetë, kush e ka krijuar atë kompani apo lidhjet me persona të tjerë…” tha ministri në një konferencë për shtyp.

Por disa të dhëna të publikuara sugjerojnë se autoritetet shqiptare nuk kanë arsye “të presin hetimet në Shtetet e Bashkuara” për të zbuluar pronarët pas Dunëell Haberman.

Më 3 dhjetor, pas lidhjes së kontratës me Autoritetin Rrugor Shqiptar për lotin e parë të Unazës së Re, DH Albania, dega në Shqipëri e Dunwell Haberman vendosi hapjen e një Nipti Sekondar me vendndodhje në sheshrrotullimin Shqiponja.

Një mandat arkëtimi i depozituar në QKB tregon se aplikimi për hapjen e adresës së re në kantierin e punimeve është bërë nga… Gener 2 e Bashkim Ulajt, përmes një juristeje të kësaj kompanie Leda Hyseni.

Dhe kjo nuk është prova e vetme. Një rreth i ngushtë prej pesë personash, të cilët kanë kryer veprime për llogari të DH Albania janë ose punonjës të Gener 2, ose të lidhur me Ulajn.

Përveç Dobit dhe Hysenit, veprime në emër të kompanisë DH Albania kanë kryer edhe noterja Xhevahire Brahaj, përkthyesja Shenda Kruja dhe juristja Blerina Konçi.

Të dhënat gjyqësore tregojnë se Brahaj ka kryer një sërë noterizimesh për kompaninë Gener 2. Shenda Kruja rezulton punonjëse e Gener 2, ndërkohë që juristja Blerina Konçi ka kryer aplikime në QKB si për DH Albania ashtu edhe për kompaninë Gener 2 të Bashkim Ulajt.

Bashkim Ulaj është një ndër biznesmenët më të lakuar në Shqipëri dhe njihet si sponsor i PD dhe personalisht i Sali Berishës.

Ky i fundit është truri dhe financa e trazirave të fundit në Shqipëri.

Ulaj është parë shpesh në shoqërinë e kryeministrit Edi Rama.

Ai ishte edhe kumbari i Televizionit A2 të hapur pak kohë më parë nga Ulaj.

Madje, megjithëse skandali kishte plasur, në mënyrë të çuditshme, Rama emëroi në krye të Fondit të Zhvillimit, një nga menaxherët kryesorë të Gener 2.

Ende nuk ka asnjë ngarkesë penale për personat të tjerë të përfshirë veç 26 vjeçarit Dobi që rezultojnë punonjës të Ulajt.

Pas tyre do duhej të thirrje vetë Ulaj, dhe pas tij duhen nxjerrë përgjegjësitë e “palës tjetër”: drejtorëve që kanë firmosur, ministrit përkatës dhe kreut të qeverisë.

Hetimi duket se ka një stopim, ndërkohë që vëmendja publike është mbajtur e mbërthyer fillimisht tek protesta e studentëve në dhjetor e më pas tek trazirat nga protestat e opozitës, të cilat kanë arritur sot një pikë kulmore: Si për të na kujtuar të gjithëve edhe njëherë që mosndëshkimi i djeshëm ka sjellë korrupsionin e sotëm dhe trazirat që po e pasojnë.

Kurse mosndëshkimi i sotëm do risjellë korrupsion dhe trazira të reja nesër.

Deri kur? Ndërkohë që 30 vjet janë marrë nga koha dhe jeta e shqiptarëve, të cilët jo rastësisht renditen ndër të parët në botë, për braktisjen e vendit, njëjtë me zona të cilat janë përfshirë nga luftëra dhe konflikte civile.

Gener 2 – gjurma / Mandati bankar i pagesës së tarifës së QKB për hapjen e niptit sekondar tek sheshrrotullimi Shqiponja

CV e Ledi Hysenj në rrjetin social Linked In

Dokumenti i autorizimit të Ledi Hysenj për të bërë regjistrimin në QKB, të adresës nga Avjol Dobi

k.a. / dita

March 4, 2019 14:46
Komento

31 Komente

  1. une March 4, 16:53

    Mos e ka shkruar kete artikull Andi,Tosi apo Zheji! No eshte shkruan ne gazeten Dita! Vetem antiberishizmi dhe anti like do t’ju mbaje te gjalle,ndryshe nuk ka per t’ju lexuar me njeri!

    Reply to this comment
    • sali March 4, 23:55

      Jo antiberishizmi por e verteta e mban gjalle nje mjet komunikimi publik. Mjaft me me komente injorante. Dita nuk ka nevoje per lexues te tille qe nuk kuptojne.

      Reply to this comment
      • Kokpalari 21 janarit March 5, 00:17

        PER MILITANTËT E RAMËS DHE ATA TË BERISHËS:

        Vetëm e vërteta ka rëndësi. Mbajeni mirë mend këtë. Ka forcën që ne na mungon. Ia del edhe kur askush nuk e do, edhe kur askush nuk e thotë. Është krijuese sepse na shkakton emocione të forta, sepse na e mbush shpirtin, na ndryshon. Na lëndon shpesh por në fund na bën njerëz më të mirë. Mendoj unë. Ndoshta jam gabim. Ndoshta e vërteta të lajthit. Por ama trillimi është bosh, është kotësi. Kjo është e sigurtë.

        Reply to this comment
        • Gani USA March 5, 00:33

          Bravo!!!

          Janë mësuar lexuesit si “unë” me propagandën e neveritshme të të gjitha pushteteve, sipas së cilës nuk duhet t’i tregojmë të mbathurat e palara të “liderit” në publik. Po ta shikojmë me vëmendje të njëjtën gjë bënin berishistët dje kur ishin në pushtet dhe të njëtën gjë bëjnë rilindasit sot pas protestave të opozitës.

          Sipas Rilindjes, shqiptareve u duhet treguar një fytyrë e rreme, duhen gënjyer për çka është në të vërtetë realiteti shqiptar. Ata duhet të na njohin vetëm për sytë e bukur të ministrave dhe bythët e bukura të drejtoreshave dhe zv.ministreve.

          Por kurrsesi për atë çka jemi në të vërtetë.

          Ndaj na përsëritet historia ne.

          Dhe jemi prape ketu duke numeruar krimet e Saliut qe djeg Tiranen sa here ia do menderja e ndyre prej krimineli të pandeshkuar!!

          Reply to this comment
          • VARRMIHESI March 5, 00:56

            IDHUJT PA KREN
            Çdo gja qe s’ka krye asht kufome,dhe kufoma se ka vendin ne mes te te gjalleve.Kufoma duhet varros.Per-
            ndryshe e perlymja me te ka per te qene katastrofale.E
            katastrofa asht katastrofe!Nuk kursen!Zhduk kombe!
            (Kombi yne me te vertete s’u zhduk.Por arsyeja ashtvetem se dhe kojshite tone te aferm qene pake a shume te nje fati si na)…

            V.O Kufoma!? tek ne jane tere kadaverat politike:
            Berisha,Vasili,Anastasi Berisha,Likja Berisha,Dash Shehi Berisha,Mona Berisha,Rama Berisha,muli Berisha,Musa Ulqini Berisha,…..

  2. Biometri March 4, 17:21

    Bëtë shumë mirë që shtuat këto faksimilet prova.
    Që të hapen sytë e qorrave ramistë.
    Dhe kini harruar edhe diçka:

    Garancia e kontratës ishte paguar nga Gener 2?

    A janë marrë apo jo ende dokumentet e sekuestrimeve nga institucionet përgjegjëse?

    Sipas dokumenteve, kontrata për tenderin e Unazës së Re është siguruar nga Sigma Interalbanian VIG dhe Sigal Unica Group Austria në emër të DH Albania dhe Biba X në vlerën e 269 574 000 lekëve.

    Kontrata me OST është siguruar në vlerën e 144 769 317 lekëve në Sigma Interalbanian sërish në emër të DH Albania.

    Të dyja institucionet u kanë kërkuar kompanive të sigurimit që të depozitojnë shumat e mësipërme për shkak të zgjidhjes së kontratës.

    Nga cila llogari kanë dalë paratë e garancisë së kontratës??

    Shpresoj mos jetë shumë e komplikuar për tu kuptuar nga qorrat e injorantët që vërshojnë të komentojnë si ata që hanë fara në stadium

    Reply to this comment
  3. intelektuali March 4, 17:21

    Bashkim Ulaj&Lukuni

    njashtu si:

    Gjushi-Avdulajt&Lukuni

    njashtu si:

    Spiropali-Burazerat&Lukuni

    njashtu si:

    Gramoz Ruci-Gerdalla e Enverit&Lukuni

    njashtu si:

    Kristaq Rama-Killeri i Edvinit&Lukuni

    PSE CUDITENI KAQE SHUME O GAZETA DITA VETEM ME FALLSIFIKATORIN DHE HAJDUTIN BASHKIM ULAJ?

    Reply to this comment
  4. Drejtesia March 4, 18:08

    Nuk eshte vetem ky rast. Jane dhe disa oligarke te tjere qe kane arritur te marrin miliona nga shteti ne saje te mashtrimeve apo fallsifikimeve, por ky rast plasi sheshit pasi kishte shume qellime te tjera nga pas….
    Organet e drejtesise duhet ti arrestojne sa me pare keto shushunja , keta bandite

    Reply to this comment
  5. Fier 88 March 4, 18:42

    Ore mire ia bejne
    Doktori, Piktori dhe gjithe artistet e tjere
    Ky popull ket kapele meriton

    Reply to this comment
  6. mirel March 5, 00:22

    Kush e beri tenderin? Po leket kush ua paguan..Apo paguan Aneta??

    Reply to this comment
  7. one13 March 5, 00:36

    Debati se kush gëzojnë imazh më të mirë, ata popuj që duan të ndryshojnë, qoftë dhe me çmimin e gomave të djegura apo të xhamave të thyer, apo ata të tjerët që janë të gatshëm të nënshtrohen duke duruar një letargji vdekjeprurëse, e ka marrë tashmë përgjigjen.

    Reply to this comment
  8. GJON BRUCI March 5, 00:41

    Situata sot në Shqipëri është shumë e ngjashme me atë të Gjermanisë, apo të Italisë në vitet tridhjetë. Krizë totale në të gjitha fushat social ekonomike. Drogë, korrupsion e prostitucion. Krime ordinere e të organizuara nga bandat me pjesëmarrjen e segmenteve të shtetit e të politikës. Shkelje e të drejtave elementare të qytetarit. Censurë e autocensurë në mjetet e informimit e të komunikimit. Abuzime permanente me votën e zgjedhësve. Mosndëshkim të krimeve, që në 28 vjet demokraci, kanë krijuar një piramidë me të madhe se ajo e Keopsit, etj., etj. Të gjitha këto së bashku, kanë siguruar bazamentin e nevojshëm për ringjalljen dhe aktivizimin e bacileve të nazifashizmit në vendin tonë. Kriza aktuale politike, ku njëra palë ka braktisur institucionet, duke dalë në rrugë me jatagana, dhe tjetra vijon të buçkaritet e të bëjë sfilatë me ”brekushe e llogje kavaje”, rrezikon të degjenrojë në neofashizëm.

    NGA MOSNDESHKIMI!!!!

    Reply to this comment
  9. Preng Pjetri Lezhe March 5, 00:41

    QEVERIA PRODHON KRIZA.. OPOZITA JA SHET QYTETAREVE…!

    Gjendja kaotike qe ka mberthyer vendin Tim Shqiperin është produkt I qeverise por qe tregetohet nga opozita rrebele.Protestat e një pasnjëshmë e kanë tronditur deri në themel shtetin ekonomin dhe pushtetin e kesaj mazhorance të perlyer kembë e kokë me krimin. E gjithë shoqeria shqiptare mbetet e zhgenjyer deri ne place me te dy kahet e politikes. Porë te zhgenjyer dhe te prerë në bese me shumti mbetet elektorati majtë pse u mashtruan aq lehtë nga aventujeri I politikes Edi Rama. Tashme kjo mazhorance thuajse e ka tejkaluar shumë fish perseprapeshti ish qeverisjes Berishjane. Thenur me shkoqur dhe shkurtimisht qeveria prodhon kriza opozita ja shet qytetarve me nje feature kulmunante kaoasi dhe dramatistike.

    Te dyja si mazhoranca dhe opozita e Kane mbushur jo kupen por thesin me krime dhe mekate ndaj kjo eshte edhe arsyeja e gjoja luftes ashper mes dy grupimeve politike. De fakto luften dhe betejen me te ashper keto huligan oligard e hajduta te pa ndeshkuar e Kane me qytetaret e pa fajshem.I gjithe ky kaos e mish mash I sajuar eshte inskenim politik me qellimin djallezore te demek nje dialogu politik mes paleve pozite-opozit duke sfiduar ligjet dhe kushtetuten njekohesishte nxjerrjen jashte loje drejtesine dhe faktorin nderkombetar. Kjo eshte e vetmja menyre dhe rruge shpetimi per gangesterat grabiqar te dy grupimeve politike . As Berishajt as Ramistet dhe as leseistet nuk Kane per ta ndeshkuar kurrë njeri tjetrin kurrë. Te ndeshkuarit jemi dhe do mbesim ne qytetaret fatkeq!

    Reply to this comment
  10. baho March 5, 00:42

    Shqiperia per shume vite ka qene e izoluar ne plot kuptimin e fjales. Kjo ka ndodhur gjate periudhes se sistemit komunist ku gjithcka ishte e kontrolluar nga shteti dhe persa i perket komunikimit dhe shperndarjes se informacionit midis vendeve te tjera dhe individeve te vete shtetit tone ishte ne nivelet me te uleta dhe vetem i kontrolluar nga shteti. Ishte ai qe vendoste se cfare do te jepej ne nje stacion televiziv qe ishte dhe kur njerezit do ta shikonin. Sot ne ditet tona qe mundesite per te folur ne media dhe per te trajtuar tema nga me te ndryshmet jane shtuar kjo gje le per te deshiruar. Edhe nese sot vendosim te shohim televizion patjater do na dali dicka politike. Plotike ne cdo vend ne cdo kohe. Si nje vajze qe perfaqesoj brezin e sotem te adoleshenteve me vjen keq kur degjoj te mos filtet per tema qe na prekin cdo dite dhe jane bere edhe me shqetesuese ne ditet tona. Te degjoj perdite e me shume vrasje, vjedhje, konflikte perhere e me shume perhere e ne rritje me ben konfuze disi dhe pyes veten se ku eshte duke shkuar shoqeria jone. Kam degjuar nga te paret tane se do vije nje kohe ku te kete kanibalizem, njeriu do haje njerine dhe kur degjoj lajmet per vrasjet ndermjet vellezerve per nje cope toke apo babe e bir mendoj se jemi pikerisht ne kete kohe. Vertet per te ardhur keq! Te gjithe e dime se media luan nje rol te rendesishem ne jeten e gjithsecilit sepse gjithsecili prej nesh ne cdo moment eshte ne kontakt me jeten virtuale duke pare lajmet e fundit dhe duke kontrolluar per to. Per keto arsye mendoj se plotika duhet lene menjane kur behet fjale per probleme me shqetesuese qe duhet te parandalohen ne kohe para se te jete teper vone. Shoqeria jone duhet te kuptoje se jeta eshte e shenjte dhe si e tille duhet ruajtur dhe jo shperdoruar duke menduar se mund ta rifillojme serisht nje jete tjeter. Jo perkundrazi. Jeta eshte nje, e vetme, kjo qe jemi duke jetuar tani.Duhet vepruar dhe ndergjesuar sa me shpejt per nje te ardhme me te mire.

    Reply to this comment
  11. Muhamet CEROVA March 5, 00:43

    KUR ERDHI ( mirë që erdhi), SI ERDHI ?
    A DUHET TË IKË ( patjetër) ? SI DUHET TË IKË ? . . . . RAMA.

    Çfar ndodh në këto ditë shkurti, e që do të vijojë edhe më tej për një kohë disamuajore , në kazanin politik të Shqipërisë, mes opozitës që zgjodhi të mos jetë e tillë në sallën e parlamentit, dhe shumicës, nuk është se u bë hataja e as ka për të ngjarë e pangjara në Shqipëri. Marrëzia e radhës. Një palë të marrësh, ardhur aty në parlament përmes listës që i pari i tyre e ngjiz edhe në një çuçuritje poshtë jorganit bashkëshortor, po ja dha truri, dhe pala tjetër, dalë nga i njëjti model, tash e tromaksur(si ngahera) nga berihaji e ulërimat e sëparës (si ngahera dhe kjo).
    Në mes, NEVE, medemek populi, ZGJEDHËSIT e lirë të votimit DEMOKRATIK.
    Në udhëtimin e përbashkët për afro tre dekada, NE zgjedhësit, dhe ATA, të zgjedhurit, kemi tash historinë tonë tragikomike, përvojën tonë të nakatosur e pa lavdi. Ama, të dyja palët, NE dhe ATA, të regjur e të mësusr me njërijatrin gjer në atë shkalle sa, nuk besoj se di të më thotë kush se, si mundemi në ktë vënd, të bëjme (zot na ruaj), pa njërijatrin.
    Opozita e sotme, e njëja nga “koka” deri tek “këmbët” me atë të djeshmen kur ka qënë me dhe pa pushtet, pjellë dhe llumb i fundnëntëdhjetës, e djegjes dhe shkatërrimit të vlerave që pat krijuar e bartëte Shqipëria hallemadhe. Përballë saj , Pozita e sotme e triomaksur që pas ngjarjeve famëkeqe të 1997-ës, e sidomos pas grushtshtetit të 1998-ës , nga çdo çalltisje permanente e kopesë së marrosur të të marrit Sali. Mes të marrit dhe të tromaksurit, si përherë NE, popoli i mbrekullueshëm që, mezi presim ditën e madhe kur, me hap rreshtor e me kënge në gojë, të votojmë , të bekojmë e të betonojme herë njërën palë e herë palën tjetër, sipas kronologjisë standarte, hip e zbrit nga froni dy palët e përjetëshme.
    Po mirë, nëse jemi mësuar me këtë “muzikë”, a nëse nuk jemi të zotë që ta ndërrojmë edhe po të duam, prapë nuk ka përse të vëmë kujen, le të shtrojmë kurrizin si dhe gjer më tani, pra le të argëtohemi me teatrot pa fund të horrave që themi se i mbajmë me kurriz, derisa samarit tonë të mos i ketë ngelur asnjë dërrasë. Përvoja botërore nuk mungon në kësi tragjikomedishë dhe , ne kemi rastin ta pasurojmë atë.
    Ama , “ lufta” kësaj here e opozitës jashtparlamentare, bëhet jo për punë liri-zgjedhjesh, koncesjonesh, korrupsjonesh a reforme në drejtësi, sikurse lebetitet . Joo, jo. Gjetkë e ka hallin ajo kope e inatosur. E marrosur për pushtet dhe e bindur se me votën e popullit atë, nuk e merr kurrë, ka zgjedhur,skundër po na e sokëllin me sa i mban fyti e në daç me hunj e zjarr në portën e qeverisë : -Te largohet Rama kryeministër , me hir a me pahir- !
    Le ta themi që sefte, siç ka ngjarë dhe tjera herë në dekadat e lëna pas në Shqipëri, saherë që Partia Demokratike e ka ndarë mëndjen ta bëjë çorbë dhe tym Shqipërinë, ajo ja ka dalë mbanë. Vetëm pak muaj pas zgjedhjeve të para pluraliste, e hodhi nokaut përsedyti e turpërisht Partinë e Punës, duke krijuar një shumicë të sajën parlamentare apsolute. Ndërkombëtarët në bllok , i pati me vehte. Zgjedhjet kriminale të 1996-ës, siç i kujtojmë, i rrëmbeu me një shumicë që do ta bënte me turp çdo klikë uzurpatore latinoamerikane të viteve 60-të, pasi kish detyruar socjalistet e trëmbur që të arratisen prej kutive të votimit. Edhe në këtë rast ndërkombëtarët (defakto), mbajtën anën e “fituesit”. Pasojë e pushtetit të 1996-ës ishte 1997-ta kur, shteti ra, pushteti Berishës i shpalli luftë popullit, mbi katërmijë e kusur të vrarë veshën nënat shqiptare me te zeza. Di të më thotë kush se, ç’i gjeti pas kësaj, shkaktarët e asaj tragjedie ? Po ua them unë , ideatorët dhe ekzekutorët e asaj tragjedie, pas një pauze disa vjeçare, rihipën në majë të shtetit, jo pakë por për tetë vite rresht, deri në prag të vitit 2014.
    Grushtin e shtetit të vitit 1998, e tha dhe e bëri. Kryetari i Partisë Socjaliste, ish i burgosuri politik i regjimit të Partisë Demokratike, atë mot Kryeministër i vëndit, pa u menduar dy herë, i hipi ballonit e u degdis pa kthyer kokën mbrapa, për diku që as atherë e as sot nuk na e ka thënë kush. Ndërkombëtaret në atë rast, nuk e lanë shqipërinë në baltë, bënë mjaftueshëm që të mos përsëritej një tragjedi e dytë si ajo e 97-ës.
    Dhe, ja ku jemi sot, me të njëjtën sjellje politike , me të njëjtin agresivitet aspak politik, e njëjta forcë politike dhe ç’është më “interesantja”, të njëjtët personazhe në krye , u ka hipur në kokë që ta çojnë edhe në këtë rast vëndin, në zgrip , në buzë të greminës.Të themi që nuk ja dalin dot ? E shkuara e tyre dhe e jona bashkë, sikurse e solla në vëmëndje të lexuesit atypari, na thotë të kundërtën. Sidomos kjo, në rretanat kur pushtetin sot e mban, po ajo forcë politike që, sikundër e thame dhe e kujtojmë të gjithë, në tërë historinë e viteve të shkuara, asnjëherë nuk ka qënë e zonja të justifikojë, me mjete demokratike, pushtetin e deleguar nga populli, perballë kërcënimit të lirisë dhe të sovranitetit të populit, prej destruktivitetit të palës opozitare arriviste.
    Pra, që historia e keqe të mos përsëritet, në situatën sot, largimi i Ramës, a është një opsjon i pranueshëm prej atij vetë së pari, njëherësh dhe i forcës politike që qeveris vëndin ?
    Kur u shpreha në hyrje të këtij shkrimi se , “nuk ka për tu bërë hataja”, vetiu mëndjen e pata tek garancia që na jep fakti që, qeverisja aktuale, e ka të gjithë mbrojtjen kushtetuese për të vijuar deri në vitin 2021, qeverisjen e vëndit . Por, nga ana tjetër, historia qe ndjek pas këtë grupim politik, nuk na lejon të shpresojmë. Apo, mos duhet që përsëri “ta provojmë prapë” ?
    . . . . . .
    Rama duhet te largohet nga qeverisja e vendit. Rama, jo subjekti që qeveris. Dhe, për të qëne korrekt, me të dhe me këdo që nuk e suporton dot largimin e tij , le të japim disa nga arësyejet e shumta që, e imponojnë me domosdo këtë largim të tij.

    1-Në rastin më të mirë, në një shtet me kolona të shëndosha, në një komb a pjesë të tij me tradita e vlera të dallueshme anekënd botës për historinë, kulturën, doket e zakonet, familjen, odën e burrave dhe të mikut, maturinë e respektin e ndërsjellë ndaj kujtdo e vecanërisht ndaj më të dobëtit e të tjera si këto, personaliteti i Edvin Ramës, jo vetëm për udhëheqës shteti (kryeministërnë këtë rast), por do të ishte i pa justifikuar edhe në shkallë më të ulëta , kjo edhe në të mirë të vet atij. Shumëkush mund të më thotë se Shqipëria nuk e ke luksin e filtrit të hollë por, vetë rasti në fjalë e hedh poshtë këtë mëndësi. Opozita në vijimësi, me dhe pa të drejtë , personalitete të gjithë larmisë politike a jashtë saj, ish-miq të përkohshëm të tij a njerëz të thjeshtë që ua ka imponuar një rrethanë e caktuar, kanë paraqitur publikishtë fakte, të pakundërshtuara prej subjektit, mbi sjellje e vepra që, ndoshta nuk vlen sot të shqyrtohen për këdo qytetar të zakonshën porqë, kurrsesi nuk mund të anashkalohen tek nje individ me profil të lartë ,afërmëndësh për një kryeministër. Ka shëmbuj të njohur sot në botën vërtetë të qyteteruar ku, për postet më të larta të shtetit, je përgjegjës para publikut edhe për “marrëzitë” e fëminisë në lagje, pa vënë aspak në diskutim sjëlljet në familje, në publik e kudo. Mjaft të kujtojmë se, Rama kryeministër, e ka rrëzuar përtokë që në fillesat e postit të lartë e pa ndërprerje, stekën e udhëheqësit të shtetit, përmes asaj gallate të palejueshme e të dënueshme për cilindo personalitet publik , sjellje kjo që ky zotëri i lartë (në post), e merr për humor.Dihet se humori është gjini e artit, e bukur por tepër e vështirë, që nuk ka asgjë të përbashkët me gallatën vulgare dhe të pështirë. Mjerisht na është dashur, për gjithë kohën e tij në krye të vëndit, që të neveritemi darkë e saba, me gallatën mediatike, kuvendore, publike e shkrimore të këtij zotërije.

    2- Në planin e qeverisjes, po të mbajmë parasysh atë realitet socjal-politik kur erdhi ne krye te qeverisë Rama, e them pa asnjë mëdyshje sot, gjashtë vite më pas se, ne mandatin e parë katërvjeçar, ai ishte njeriu më i gjetur për në atë poltron. Ai ishte i suksesshëm në përgjithësi. Situata dhe problematikat e shtetit të falimentuar ku e gjeti Rama vendin, u përmbysën tejendanë në katër vitet e para, mësëpari falë impenjimit, natyrës dhe metodës së punës së kryeministrit të asaj legjislature, pra të Edi Ramës, megjithë telashin e madh LSI, që i duhej ta mbajë si zorrë nëpër këmbë nga fillimi deri në fund. Askush si ai nuk besoj se do kishte bëre që qytetari shqiptar cep më cep vëndit, një ditë do të vraponte si qerratai , të paguajë energjinë elektrike, sikundër ndodh e që as na e rrokte mëndja të bëhej, kur kujtojmë katrahurën para tij. E mjaftë punë të tjera të mira u bëne në atë katërvjeçar. Mund të ishin bërë më shum do të thotë dikush por, personalisht kam nërmëndje ato që u bënë dhe jo ato që nuk u bënë.Në atë mandat, ku kryeministër ishte po ky Rama i sotëm, që na vinte nga e njëjta udhë prej nga ka ardhur ky i sotmi , dukeqënë se na e kish zënë frymën katrahura, nuk kishte kush mëndjen të merrej me “gallatën” e Ramës që, parfumoste njësoj si sot por që sot, jemi në kohë tjetër, ne kemi bërë disa hapa përpara, ne kemi bërë ndryshimin djalektik, kurse ai ,Rama, ka mbetur po ai që ish e madje magjia e pushtetit, e ka bërë ku e ku më fodull, të pasjellshëm, pa sens krijues, bajraktar qesharak e i rrezikshëm i kohëve moderne. Nuk ka nevojë për ilustrime me shëmbuj në këtë sens por do të mjaftonte shkurt fjala, në këto dy vitet e para të mandatit të dytë, Rama dhe qeverisja e tij, përtej akuzave e trillimeve neveritëse të opozitës, pra ky Ramë, e ka trashur zullumin deri aty ku , me patjetër duhet të ikë ai vetë nga ajo zyre e lartë e pushtetit të shtetit. Një parantezë, i nderuar lexues : Nga nëntori i vitit 1944 deri nga mesi i vitit 1946, pra rreth një vit e gjysëm kohë, iu desh Shqipërisë së dalë nga lufta e tmershme, e pabukë, e pashkollë e tje e tje, dhe me spango e fërtoma samari, mati njëmënjë tokat, pyjet, kullotat, gjithë katandinë e Shqipërisë, dhe pas më pak se dy vite, ua dha shqiptarëve në dorë tapitë dhe c’duhej sipas ligjit. Imagjino i nderuar lexues se me çfar personeli dhe administrate u arrit ajo punë (!!!). Komentet nuk më takojnë mua . Shihni e shkruani sot, shtatëdhjet vite më pas, mijëra njerëz që paguhen majmërisht prej mbi dy dekada, as e kanë bërë e as ka shënja se nje ditë do të mbyllet kjo histori-plagë . Ky është dështimi më i rëndë i Ramës, vetëm për këtë dështim nuk do të mjaftonin, jo një por as njëzetenjë ikje nga ajo karrige, Me shaka do ta këshilloja që, në ikje e sipër, të mos na lërë pas kryenëpunësin e asaj zyre i cili, nëse vërtetë e katranosi dhe vet kuptimin e misjonit për të cilin paguhet, ama thonë se në këto vita shkëlqeu në fushë të heraldikës, e sidomos në rrafsh të historisë së ish monarkut Zog i Parë ë më gjërë.

    3- Rama duhet të ikë si kryeminiser, qoftë dhe për faktin e vetëm se, ai as dje, as sotë e askurrë, nuk përfaqëson forcën politike që aksidentalisht e hipi dhe e mban ende në atë karrige të lartë të pushtetit. Ai, as ideologjikisht, as moralisht e sidomos shpirtërisht, kurrë nuk ka patur e nuk ka lidhjet e kushtëzuara, me grupimin politik që paradoksalisht e përfaqëson në majë të piramidës së pushtetit. Mjerisht, edhe vetë partia Socjaliste e cila ashtu qorrazi e katapultoi në krye të vetë, sidoqë nën zë e pranon nonsensin, ajo nuk ka treguar asnjëherë kurajon politike për ta evidentuar e zgjidhur këtë gabim të rëndë që po e paguan paq dita ditës , e që sot ka rastin dhe argumentin ta rikuperojë ne një farë mase, duke ja hequr kryetarit të saj, pushtetet e pa merituara.Karagjosllëkun e Fatos Nanos , në zgjedhjen arbitrare të Ramës në shtabin politik , zgjedhje kjo që me hak e pagoi ai i pari, nuk duhet ta paguajë edhe më tej Partia Socjaliste.

    4- Rama duhet të ikë dhe për një arësye tjetër, që mer kuptim të lartë sidomos në stadin ku ka mbrritur sot, shoqëria dhe vetë arti i qeverisjes. Rama nuk ka reflektuar asnjëherë, një filozofi të caktuar të politikës, dyshoj se ai as nuk njeh mjaftueshëm njërën, cilëndo prej tyre që mbijeton në tregun politik ,ai kërkund nuk dallon nëse është, Fridmanist, Keinesjan, Marksist a tjetërsoj, përveçse një përsheshi ekopolitik pa emër e shije që, tërë ditën i mban syte dhe mëndjen se, ç’bëjnë,ç’thonë e ç’katranosin të tjerët si ai, matanë kufijve gjeografikë, ashtu kuturu e pa i përputhur hapat me kushtst dhe rrethanat e veçanta që ka vëndi i tij . Dështimet e panumurta të Shqipërisë në këtë kuadër, kanë ardhur sigurisht edhe prej këtij handikapi të rrezikshëm.

    5-Mënëfund, Rama duhet të ikë edhe për arësyen dhe faktin që ai nuk do a nuk mendon të ikë. Ai duhet të ikë që dhe të tjerët të mund të mësojnë se, duhet ikur kur nuk të mban më vëndi, ai duhet të ikë që , të kuptojë ai vet, por dhe ne të tjerët se , ashtu siç ardhja, edhe ikja, janë punët më të zakonëshme të njeriut politik, dhe se e kundërta e kësaj , është sjellje e neveritëshme,e padurueshme ,shpesh e rëndë për shtetarin arrivist dhe për shoqërinë që paguan faturën e kokëekëmbëngulësit pa tru në kokë.

    Reply to this comment
    • Feniks March 5, 08:43

      Gjenial Muhamet Cerova!
      Nje koment qe do ta nderonte gazeten DITA ta kishte botuar si kryeartikull ne faqe te pare!!

      Reply to this comment
    • Rebel March 5, 14:44

      Pershendetje Cerova!
      Per gjithcka qe komentoni jam plotresisht i nje mewndjeje me ju dhe ne vazhdim dua te shtoj edhe keto fakre!
      Rama eshte fajtor qe duhet ndeshkuar politikisht e penalisht per :
      1-Ne vitin 2008 Rama ne bashkepunim me Berishen bene “grusht shteti” duke ndryshuar Kushtetuten si cuba pa pyetur asnje,duke i dhene vetes kompetencat ,qe te hartojne ata listen e kandidateve per deputete,kryebashkiake etj!
      Kjo ka bere ate qe sot deputetet,kryebashkiaket,ministrat dhe vartesit e tyre t’i perulen vetem atij e jo Kushtetutes e ligjeve!
      Sot ne vend sundon “maliqi” e jo ligji!
      2-Rama ka shkaterruar shtetin ligjor duke e zevendesuar me te ashtuquajturen “bashkeqeverisje me qytetaret” ,qe eshte nje mashtrim i madh!
      Kete krim tre tij e ka pranuar vete Rama ne daten 21.11.2018 kur deklaroi :
      -”Ne fakt,Platforma eshte nje inovacion qe ve teknologjine ne dispozicion te cdo individi dhe transformon nje here e pergjithmone zyrat e ashtuquajtura te maredhenieve me publikun neper institucione,duke krijuar nje nivel te ri pergjegjshmerie te shtetit dhe nje nivel komplet te ri marrje pergjegjesie te institucionit.Deri dje,ne se do merrnim perseri shembullin e zonjes Drizi,zonja do ishte pre e ecejakeve ne te ashtuquajtura zyra te maredhenieve me publikun,do shkruante letra qe nuk do I lexonte askush.Ne rastin qe do shkruante edhe ne kryeministri,do te merrte pergjigjen “drejtohuni tek institucioni perkates”,qe perseri nuk do pergjigjej dhe faktikisht sot do ishte pa pune”!
      Me hapur,me qarte se kaq nuk mund te pohohej nga ideatori i saj, se eshte Rama vete “xhelati” i shtetit ligjor!
      3-Rama eshte mbrojtesi dhe nxitesi i korrupsionit ne vend!
      Kete e ka pohuar vete para gazetareve pasi plasi skandali me tenderin e Unazes se Re:
      “kompani që hyjnë me letra të falsifikuara nëpër tendera ka në të gjithë botën. Një qeveri, një ministri, një ministër nuk gjykohen nga fakti nëse hyn apo nuk hyn një kompani me letra të falsifikuara. Gjykohen nga mënyra sesi reagojnë në momentin kur fakti konstatohet… Përsa i përket rastit në fjalë, ku është korrupsioni që ka ndodhur, që të jem unë i qartë? Si?” u shpreh ai.
      Pra Rama ketu ben te habiturin se nuk mund ta deklaronte hapur se ai eshte ustai i gjithe kesaj katrahure!
      Per te 3 keto krime politike dhe juridike Rama jo vetem duhet te largohet si kryeminister,por duhet te shkoje para drejtesise se popullit!
      Dhe ketu eshte idiotesi kriminale te arsyetosh se “Rama eshte me i mire se Basha”,,por jo me kot populli ka thene se “Me mire djepi bosh se shejtani brenda”
      Dhe Rama eshte nje nga “shejtanet”,qe duhet te shporret nga qeveria!

      Reply to this comment
      • Shvejku March 5, 15:52

        Te thuash se Rama eshte me i mire se Basha e Berisha eshte njelloj sic i mburrej nje femije shokut te vet se ,
        -“Dashnori i mamit tim eshte me i mire se dashnori i mamit tend”!

        Reply to this comment
  12. aurel March 5, 00:45

    Përshëndetje të nderuar. Kriminelët shqipfolës janë në fazën përfundimtare të shkatërrimit të çdo gjëje shqiptare. Tradhtarët e vendit bëjnë një mëkat vdekjeprurës. Vetëm shqiptarët nuk i ndëshkojnë.

    Reply to this comment
  13. Aladini me eskorte March 5, 00:52

    Ore qe e ka dhene urdherin Rama qe mbaroni pune dhe jepjani Bashkimit kete, kjo as vihet ne diskutim fare, per ate qe njeh sadopak Ramen dhe administraten qe ka ndertuar me djemka e cupka.

    Puna eshte Prokuroria a do ta hetoje realisht kete gje, apo do sherbeje vetem si nje tjeter ceshtje-lope nga ku do dalin fitime te majme per 3 a 4 vete qe duhet te nxjerrin pergjegjesite??

    Kete pjese artikulli nuk e sqaron.

    Te shpresojme se kjo histori, te jete guri i themelit te SPAK

    Reply to this comment
  14. Dashi March 5, 00:58

    Dita, gazeta e Like Floririt
    Vazhdoni keshtu se askush nuk ka per tju lexuar me
    Haram qe ju kemi ndjekur deri tani!!!!!!!!

    Reply to this comment
    • . March 5, 00:58

      Ky i thote vetes Dashi…
      makineria Rama Berisha vazhdon e prodhon silazh per delet.Mafia e medias i hedh droge per ti sjelle delet e urritura ne qejf.Sazexhinjte e tipit Palla dhe lulash i bien trumpetave te luftes.Saliu dhe Rama kendojne kengen qe u mesoi mamaja:
      Sa te lumtur jemi ne karagjozet e shqiperise.
      Hajde qejf o qejf per delet.

      Reply to this comment
      • Lili March 5, 02:23

        O per edhe droga ju del nga trute nje dite , edhe Shqiptarise i del e pimja nga llafologjia e Tyre.
        Te gjithe jane per burg. Kete shqipet e shqiperise duhet ta bejne me voten e tyre kunder kesaj klase grabitcare

        Reply to this comment
  15. Gori March 5, 07:18

    Vazhdon LSI-ja te beje goditjen e radhes nepermjet gazetes “Nata”tashe e rene ne duart e Monikes Kryemadhe e Ilirit “he vellla”!Poshte diktatura e budallenjeve.Vini re me vemendje nje dite para protestet ,leshon nga nje pordhe gazeta “nata”!

    Reply to this comment
  16. Martini March 5, 07:21

    Ulaj,Qëndro dhe Gjiknuri duhet të kishin shkuar me kohë në burg.Po të ishim në Hollandë.Me që po i mbrojnë,në burg duhet të shkojë ai që i mbron.

    Reply to this comment
  17. Dash March 5, 08:58

    Shume dakort me komentin e “Muhamet Cerova”….

    Reply to this comment
  18. Drini March 5, 17:19

    Shqiperia ka mbritur ne nje situate te tille,qe nuk duron dot me mballoma qeveritare,por nje “operacion” te plotre politik!
    Te gjitha partite poltike,qe kane sunduar kete vend prej 28 vjetesh kane deshtuar totalisht ne misionin e tyre antishqiptar dhe sot vendi ndodhet ne buze te humneres!
    Njerez te devotshem, idealiste,qe u dhimbset vendi dhe populli shqiptar duhet te organizohen dhe te vene me shpatulla per muri keto klika antishqiptare!
    Protestat e opozites nuk jane kundra Rames,por ne favor te tij,qe ai te justifikoje krimet e bera gjatre sundimit ne zhdukjen e shtetit ligjor dhe demokracise!
    Rama e zhgenjeu popullin,ndonese i dhame 1 milion voita,poir ai si sharlatan,megalloman dhge delirant i paskrupullt nuk mendoi kurre poer shumicen e popullkitr por per vete!
    Deklarata e Rames se “shqiptaret kurre nuk kane vuajtur per buken e gojes,as ne mesjhetre” eshte nje perbuzje,tallje dhe urrejtjhe e tij per njerezit e varfer,qe perbejne shumicen e popullit!
    Rama justifikoihget se “Nuk ka buxhet te mjaftuyeshem per te rritur poagat dhe poensionet”,por ky delenxhi shperdoron milionat e ketij buxheti per blerje mobiljesh,mnakinash,udhetime te kotra e te shtrenjta ne te kater anet e globit sikur te ishte kryeministri i nje fuqie te madhe!
    4 here doli jashte vendit gjate jetes diktatoiri Enver Hoxha,por 400 here ne vit fluturon vetem Rame ne maje te aeroplanit sikur botra ia kishte nevojen zgjuarsise dhe aftesise se tij qeverisese!
    Nje kryeminister i nje vendi te varfer mund te shkoje edhge ne punbe me tren,mne tranvaj ose me biciklete sic bejne plot ministra te vendeve nordike,qe jane vende me popullin nga me te lumturit ne bote!
    Shembul jane ish kryeministrat britanike Toni Bler dhe Dejvid Cameron ,qe shkonin ne pune me metro,politikani gjerman Anton Hofritet qe shkon ne pune me biciklete etj,etj!
    Nuk me harrohet Rama para ca kohe kur brenda javes udhetoi 2 here ne udhetime te stergjata,teper te kushtueshme nga Shqiperia ne Hogkong e kthim dhe pastaj prap nga Shqiperi ne Pekin e kthim!
    Cfare shteti eshte ky qe lejon shtetaret t’i bejne rrush e kumbulla milionat e shtetit sikur jane Ali Babai me 40 hajdutet?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin