Rama ultimatum ministrave në Vlorë: Skanoni burimet njerëzore, kemi analfabetë në punë

October 14, 2017 09:26

Rama ultimatum ministrave në Vlorë: Skanoni burimet njerëzore, kemi analfabetë në punë

Kryeministri Edi Rama nga mbledhja e sotme me kabinetin qeveritar në Vlorë u ka kërkuar gjithë ministrave një skanim të burimeve njerëzore, duke nxjerrë në pah plagën që ekziston sot me papërputhshmërinë mes diplomës dhe punës.

“Kemi një problem të mosreagimit të administratës, për këtë përgjegjësinë e mbajnë drejtuesit dhe punonjësit e gjendjes civile, në kundërshtim me vullnetin e qeverisë.

Së dyti, problemi i sporteleve që është edhe këtu në Vlorë, në zyrën e hipotekës ku  ikin punonjësit dhe njerëzit presin në sportele. Tjetër cilësia e burimeve njerëzore, kemi njerëz të shkolluar që rrinë pa punë dhe analfabetë që merren në punë, paguhen nga taksat e shqiptarëve në vendin e gabuar, nuk përputhin as trajnimin, as përvojën me vendin e punës, Partia këtu e atje duhet të marrë fund. Ajo që u kërkoj të gjithëve është një skanim i të gjitha burimeve njerëzore në cdo drejtori në Vlorë dhe përputhshmëria mes vendit të punës dhe diplomës së cdo individi që mbulon vend pune, raport cdo ministri”- tha Rama.

October 14, 2017 09:26
Komento

4 Komente

  1. perkthyesi October 14, 09:41

    Nje konstatim i vonuar! Analfabetizmi dhe injoranca ne zyrat e shtetit, ka 27 vjet qe u a ka sjelle ne maje te hundes njerezve! Zoti Rama, kam besim se do i spastroni keta zullumqare nga administrata, ndryshe, kostoja do jete e juaja! Kjo eshte e sigurte!

    Reply to this comment
  2. Ed Bojaxhiu October 14, 15:56

    Ka me tramgull dhe i pashkolle se Edi.
    Bojaxhiu eshte vetem me 8 klase dhkolle, me pas ka mbaruar Liceun Artistik dhe Akademine e Larte te Arteve , ku per 7 vjet ka pasur vetem nje leter dhe nje laps per te bere zhgaravina qe ky i quan “Piktura” dhe asgje tjeter.

    Reply to this comment
  3. Bregdetari nga Vlora October 14, 18:01

    Shih ministrat e tu ne rradhe te pare, pastaj administraten partiake analfabete qe vete e ke krijuar!

    Reply to this comment
  4. Reni October 14, 21:34

    I jepni nje pale domino ketij koqe kryeministri dhe lereni ne ndonje stol ne breg te detit.
    Opo koqe fare?!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*