Rama uron “mirëmëngjesi” dhe jep një lajm të mirë për Shqipërinë

September 11, 2017 08:56

Rama uron “mirëmëngjesi” dhe jep një lajm të mirë për Shqipërinë

Kryeministri Edi Rama i ka uruar “mirëmëngjes” shqiptarët me një raport nga Forumi Ekonomik Botëror.

Ai shkruan se në këtë raport të fundit Shqipëria ka bërë përmirësime në renditjen e përgjithshme me +8 vende të tjera.

“Ndër indikatorët e përmirësuar ndjeshëm spikat rritja me +25 vende në fushën e Sigurisë, ku këtë vit renditemi në vendin e 45-të ndër 136 ekonomitë botërore të vlerësuara në raport”, shkruan Rama

Postimi i plotë

“Mirëmëngjes dhe ju uroj një ditë të mbarë me këtë lajm të mirë për Shqipërinë në raportin e fundit të World Economic Forum për Konkurrueshmërinë Globale në Udhëtim e Turizëm ku vendi ynë ka përmirësuar sërish renditjen e përgjithshme me +8 vende të tjera. Ndër indikatorët e përmirësuar ndjeshëm spikat rritja me +25 vende në fushën e Sigurisë, ku këtë vit renditemi në vendin e 45-të ndër 136 ekonomitë botërore të vlerësuara në raport”

September 11, 2017 08:56
Komento

21 Komente

  1. Shqiperia nuk ka shtet September 11, 09:36

    Hajde jashte shtetit dhe bisedo me te huajt cfare mendojne per shqiperine dhe atehere e kupton realitetin!

    Reply to this comment
    • Hamit September 11, 16:52

      Realiteti nuk eshte ai qe shohin te huajt por ai qe jetohet ketu. sigurisht qe ka shume me mire se shqiperia por ama shqiperia sot eshte shume here me e mire se shqipera qe ka qen para dy vitesh.

      Reply to this comment
  2. Idjoti Bathores September 11, 09:59

    ORE TE PKTEN KURSEJI BATUTAT NE MENGJES QE JE MAFMUR SE NGATERRON SIGURINE ME EKONOMINE SE SHQIPETARET NUK JANE IDJOTE SI FACEBOOK-sat E TU.Si e ka emrin ‘sistemi ekonomik’ ne kete vend 27 vjet pa shtet o ‘kryeminister’!?

    Reply to this comment
    • Andueli September 11, 16:58

      Ska qene ndonje here me mire se tani ne keto 27 vitet e fundit ekonomia e vendit o zot “Idjot i Bathores”. jemi te gjithe realist qe rritja duhet te vazhdoj por kjo nuk tregon qe skemi buke te ham. se po e shofim perdite mirqenien e ketyre te rinjve e familjeve qe ankohen kur pijne kafet gjate dites dhe bejne komente nga iphone 6 e 7.

      Reply to this comment
  3. Drejtesia do te behet, doni apo nuke doni ju tellallet e "sihariqeve "e rradhes September 11, 10:29

    Populli thote ujku; ky palokrieminister na thote gjurmet si sihariq i mengjesit. Mjaft me, me lojra fjalesh.Shqiptaret duan vertetesi dhe jo lloqe si dikure ne diktaturen komuniste qe Shqiperia renditej ne vendin e pare per ushqimin,kur te gjithe produktet ushqimore beheshin dengas sikurse sot me plehra kimik te uzines se superfosfatit ne Lac dhe me e jepeshin me tullona,apo i harruat zullumet e pangopesise se eterve tuaj.Mjaft me. Siguri?Kur ne plazhe vriten turiste nga skafiste te veshur me pushtet, apo ne mungese te rojeve te plazhit, pa harruar trimerite neper rruge e lokale apo grabitje apartamenteve me pasoja jete te pafajshme njerezore, dhe iterrorr mbi shtypin e lire. Ne kete konteks ky sihariq eshte sem me sihariqet per mirushqyerje e siguri si ne kohen e diktatures komuniste qe per nje fjale goje burgosej apo edhe vriteshe.Edvin kristaq rama koha juaj po perfundon, perderisa ju jeni ne zgjedhjet e fundit parlamentare dolet te dhjere por krenare, dhe kjo nga bojkoti i shumices se popullit,qe do te thote jo vetem rama largohu, por te gjithe politikes se riciklimit te botes se krim-korrupsionit-mafjozo-imoralo-politik nga te tre pushtetet, qe deri me sot vazhdojne te mbajne me paterica istitucionin e pandeshkueshmerise ndaj ujqerve e cakejve qe derdhin lot krokodilesh vetem per te mashtruar dhe shqyer prene e rradhes,pra popullin dhe popull.Sihariqi juaj eshte pordhe me rigon ;thote populli,pa hequr nga fjalori i policise deklaratat, “viktima u kap,kurse kriminalet iken ne drejtim te paditur”;(u bene president, deputete duke i bere avokatine botes se krim-korrupsionit-mafjozo-imoralo-politik ne dite e vite deri me sot ne te tre pushtetet. Mallkimi i mijra nenave dhe grave te veshura me te zeza dhe i mijra femijeve jetim shume shpejt do te bjere mbi vrasesit dhe bashkepunetoret e tyre, sepse kete e mbeshtet SOVRANI, dhe ZOTI.Besoni dhe denonconi autore e bashkeautore te ketyre krimeve makabe te bera ne vite nga fuqia e pushteteve dhe plumbat “qorr”,C’do vonese eshte bashkefajesi. Bindu. Luftes dhe trimerise tuaj ndaj Zhan Valzhaneve shqiptare i shkoje vapa me gushtin.

    Reply to this comment
  4. Lola Komimi September 11, 11:49

    Miredita Kryeminister.
    Faleminderit per lajmin e mire.
    Jemi te ndergjegjshem, se pas 20 e kusur viteve shkaterrimi ne çdo fushe, sigurisht nuk mendojme se ju kane dhene ne dore shkopin magjik, per te kthyer arsimin, shendetesine, sigurine, asetet e ekonomise, atje ku e niset rrugetimin drejt demokracise se enderuar, pra ne 90-ten.
    Por ne se vazhdoni keshtu, pak e nga pak perpara, do te ecim neser me shpejt, se si thote populli, gur-gur behet mur, e mur-mur ndertohet Kala.
    Dite dhe jave te mbare, e suksese qeverise se Re

    Reply to this comment
    • Tom September 11, 13:55

      O Lola, me vjen vertet keq, qe nuk e ke vene re fare, se tek ajo kazma qe ka shkaterruar kete vend, qe nga 1998 e ka patur edhe nje dore tipi, per te cilin ti beson, se do ti vine mendte e do te ndryshoje.
      Nese ai ndryshon, kush do te na ndryshoje pallatet e ngritura ne te gjithe Tiranen, te dhena me leje te Rames, te shemtuara, ne hapsirat publike, ne rruget e kalimit etj, kush do te na ktheje parate qe u vodhen nga korrupsioni i ketyre kater viteve qe lame prapa, ???
      Kjo eshte nje klase politike e degjeneruar dhe Edi i veshur me strece eshte perfaqesuesi me kuptimplote i degjenerimit…. Lola

      Reply to this comment
      • Jemin September 11, 17:38

        Tomo me vjen keq mua per ty qe fillon dhe tregon me nje siguri kaq te lart se paskan abuzuar dhe vjedhur kete vite. Kur vodhen kur hoqen taksen e biznesit te vogel apo kur vune ne shina informalitetin. Investimet me cshohim ca jane thene eshte bere. kjo puna e transparences eshte histori e gjate per gjuhet e gjata, khsu qe lerini keto shikoni vepren. Ekonomia e shtetit eshte me mir.

        Reply to this comment
      • arsela September 11, 17:53

        po mir mo tomi po kta qe kan vjedhur para ktij pse nuk i permend me emra? apo se ke punuar per to dhe ske si ti shash?

        Reply to this comment
  5. tiku September 11, 11:50

    Nje lajm shume i mire vazhdoni me keto ritme pasi me te vertete po ka shenja te qarta permiresimi dhe rimekembjeje.

    Reply to this comment
  6. alda September 11, 11:55

    Nje super vleresim nga nje institucion prestigjoz, ju uroj shume suksese ne punen tuaj.

    Reply to this comment
  7. Bariu Digjital September 11, 13:00

    MIRMNJES APO… MIRMROMA ?

    Forumi Ekonomik Botëror është bërë gjithmonë shkak për kritika publike dhe demonstrata. Për shkak se WEF është një organizatë neoliberale, ajo ka tërhequr shpesh vëmendjen e grupeve të majta. Njëlloj sikurse Samiti i G8-ës apo OBT-ja, FEB-ja konsiderohet si simbol i kapitalizmit. Në fund të viteve 1990, ky forum, samiti i G8, Banka Botërore, OBT-ja dhe FMN-ja u sulmuan masivisht prej kritikëve të globalizimit, pasi sipas bindjeve dhe këndvështrimeve të tyre, kapitalizmi dhe globalizimi janë shkaktaret kryesorë të rritjes së varfërisë dhe shkatërrimit të mjedisit.

    Gjithashtu ky forum (fondacion) është kritikuar vazhdimisht edhe mungesa e pavarësisë së interesave të përfaqësuesve më të fuqishëm të tregut ekonomik botëror, të cilët përbëjnë shtyllën kurrizore të tij.

    Pyetja që lind pas ketij “mnjesi të thatë” është, se përse është pikërisht shoku Edvin, ky pseudo-socialist gjoja i majtë, personi që “fuqizimin ekonomik” e sheh me dylbitë e botës, dhe jo me sytë e asaj pjese të shoqërisë, e cila po pret në brigjet e Bilbaos për t’i shpëtuar papunësisë dhe mjerimit? Po për eksodin masiv të shqiptarëve a ka menduar të prenoncohet ndonjeherë hapur dhe pa dorashka para publikut?

    Reply to this comment
  8. Egla September 11, 17:40

    Ky eshte nje lajm i mire per Shqiperine. Po keta komentuesit me duken shume te lodhur dhe smirusha kur e shohin Shqiperine vetem me kritika dhe nuk vleresojn e fjalen e mire qe thuhet. Gjerat rregullohen ngadale. Fjalet e mira kane rendesi sepse na motivojne te ecim perpara

    Reply to this comment
  9. Renisi September 11, 17:45

    Nje mesazh i mire nga Forumi Ekonomik Botëror. Shqiperia do vazhdoje te jete edhe me lart e renditur nese vazhdoni me keyo reforma qe keni nisur.

    Reply to this comment
  10. albana September 11, 17:46

    tani njeriu eshte i ndertuar ne ate lloj menyre qe nuk kenaqet sado qe ti japesh. keshtu vazhdo punen qe keni se ne kshu jemi msuar po he

    Reply to this comment
  11. Albano September 11, 17:48

    Nje lajm i mire per gjithe Shqiperine dhe shqipetaret. Ne te besuam ty zoti Rama dhe besojme qe ti ke forcen dhe mbeshtetjen e duhur per ta cuar sa me para Shqiperine. Suksese

    Reply to this comment
  12. iliri September 11, 17:49

    po mir mo se kurr nuk kam per ta kuptuar. ku ishit ju o palo komentues kur saliu permendte 10% me shume rritje e bazuar vetem te shifrat qe jepte po ai? ku ishit vetem kaq me thoni? apo ishit ju ato qe ja servirnit ather dhe tani na hiqeni sikur jeni pro popullit?

    Reply to this comment
  13. anaa September 11, 17:50

    ore akoma se kuptoni qe jan gjith ato deme qe jan ber shtetit qe nga 97′ e deri tani? ca prisni qe te zhduken te gjitha brenda 4viteve? apo sa hap e mbyll syt? filloni kapuni me te kaluaren dhe do shifni sa gjullurdi e sa vjedhje jan ber dhe pastaj filloni akuzoni

    Reply to this comment
  14. dori September 11, 17:51

    nje lajm shume i mire per vendin pasi permiresime te tilla kane nje efekt pozitiv sa i takon zhvillimit te turizmit dhe zhvillimit ekonomik

    Reply to this comment
  15. sami September 11, 17:56

    Shume pozitive edhe pse ka ende per te bere me shume mbetet perseri nje lajm i mire pasi permiresimi i nivelit ekonomik krijon mundesi per vende pune dhe eshte nje mundesi e mire per permiresimin e imazhit te vendit.

    Reply to this comment
  16. tani September 11, 18:09

    Vertete vleresime per raportin shume pozitiv. Urime pasi me te vertete keni bere nje pune shume te mire nepermjet implementimit te te reformave.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*