Rama: Vali Bizhga e mundi kancerin, do jetë drejtoresha e kabinetit të kryeministrit

Redaksia Online August 19, 2013 15:43

Rama: Vali Bizhga e mundi kancerin, do jetë drejtoresha e kabinetit të kryeministrit

Edi Rama ka vendosur te zgjedh Vali Bizhgën si shefe te kabinetit të Kryeministrit . Lajmin e ka bërë të ditur vetë Rama në faqet e tij në Tëitter dhe Facebook, duke kujtuar se “me Valin kemi punuar krah për krah për shumë vite në Bashkinë e Tiranës, ku kam pasur privilegjin ta kem zëvendësen time dhe më pas drejtoreshë të Kabinetit të Kryetarit të Bashkisë”.Rama ka kujtuar se “kemi ndarë së bashku edhe përpjekjet dhe emocionet e disa fushatave, ku Vali ka luajtur prapa kuintave rolin kyç të Drejtorit Ekzekutiv të fushatës”. Rama ka kujtuar se “një betejë më e rëndësishme për të; ajo me një kancer të shfaqur befas në formë agresive, e shkëputi lidhjen tonë të punës për aq sa kohë iu desh Valit ta fitonte betejën më të vështirë të jetës së vet”.

“Tashmë, ajo është rikthyer në fushën e kahershme të përpjekjes sonë të përbashkët për të bërë punë të mira për vendin e njerëzit, e do të mbulojë me profesionalizmin, pastërtinë dhe përkushtimin e saj të posaçëm në komunikimin me njerëzit, një detyrë ku pa asnjë dyshim do vendosë një standard të ri”.

Redaksia Online August 19, 2013 15:43
Komento

7 Komente

  1. GJERGJI CIKOPANMA August 19, 16:48

    Njerezit e dimensioneve te medha perballojne me kurraje situata nga me te veshtirat.Besoj se keshtu ka ndodhur edhe me Valin.FORCA qe e karakterizon te bind se detyra e ardheshme do te tregoje edhe me shume dimensionin e saj NJEREZOR, per te realizuar punet me ate dashuri qe ZOTI dhe Sherbimi Shendetesor i dhane ASAJ.URIME per forcen dhe mencurine qe i nevojitet per me tej!Gjergji -Korce.

    Reply to this comment
  2. lili August 19, 18:13

    Shpresojme qe mos te harroje ,edhe t’i kujtohet cdo dite se si Jane spitalet trône,

    Reply to this comment
  3. Aferdita August 19, 18:42

    Me vjen mire qe Valit , ju rikthye shendeti dhe qetsin te sajen e ka tani. E njoh si emer dhe degjuar kam per miresine e saj.Kemi banuar se bashku ne nje zone ,por rasti se ka prure qe te flisnim, sot te flas sinqerisht : Shendet , Shendet dhe Mbaresi! Njerezit me kurajo i duhen vendit ne kete kohe, qe kurajo kerkon

    Reply to this comment
  4. RichAlban August 19, 19:37

    FILLOVE EDHE TI EDI ME KLANIN TEND ? ZONJA KA NEVOJE PER PUSHIM DHE PER TE VASHDUAR TE JETE NEN KONTROLLIN E MJEKEVE….KJO DO TE THOTE QE EDHE TI SI AI TJETRI??? SA TE TJERE PRESIN VENDET QE U KE PREMTUAR??? OBORRI YT SA TE TJERE DO KETE TE SEMURE ??? NUK ESHTE FILLIM I MIRE

    Reply to this comment
  5. linda August 19, 19:55

    as une nuk e njoh personalisht,por bravo per kurajen e madhe qe ka.suksese vali

    Reply to this comment
  6. Nena vlonjate August 20, 08:21

    I urojme nga zemra zonjes Vali shendet ne jete, ne te miren e familjes dhe shoqerise shqiptare. E kujtojme kete grua luftarake nepermjet punes ne bashkine e Tiranes ku punoi pa u lodhur. Kemi besimin e plote ne forcen qe e karakterizon, per te realizuar me sukses detyren e rendesishme qe i eshte ofruar. Ne krahe me Edi Ramen suksese dhe vetem suksese per Shqiperine!!!

    Reply to this comment
  7. mehdi August 20, 09:38

    urime VALI .ti fitove mbi kancerin Ne shqipetaret qe votum ju me RAMEN ne krye jemi te bindur qe me premtimet qe do mbani do te ju beni nje kancer te pa sherueshem Salave e Lulave per hater te ketij populli kaq te vuajtur nen diktaturen berishjane e do ti dergoni ne varr se kerma te historise.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*