Rama vë në dispozicion kutinë e shërbimeve publike për ankesat

December 3, 2014 09:51

Rama vë në dispozicion kutinë e shërbimeve publike për ankesat

Kryeministri Edi Rama ka vënë në dispozicion Kutinë e Shërbimeve Publike për qytetarët që kanë ankesa lidhur me institucionet e shtetit.

Rama tha se në këtë kuti cilido mund të regjsitrosë ankesën për një shërbim të vonuar jashtë afatit ligjor.

Sot po Ju vë në dispozicion kutinë e shërbimeve publike, ku cilido mund të regjistrojë ankesën për një shërbim të vonuar jashtë afatit ligjor.

Kjo kuti është një mundësi e re që, së bashku, të punojmë me këmbëngulje për të rritur cilësinë e shërbimeve të shtetit ndaj publikut. Mos ngurroni të më bëni drejtëpërdrejtë me dije problemet tuaja me zyrat e shtetit.

Jam i vetëdijshëm që jemi ende larg shtetit që shërben në afatin e duhur dhe me dinjitetin e cilësinë e duhur.

Por jam po ashtu shumë i bindur që, duke ndihmuar njëri – tjetrin, në luftën me zvarritës të paaftë apo të paturp e të korruptuar, të cilët nuk mungojne e Ju bëhen nganjëherë pengesë e pakalueshme në sportelet e zyrat e shtetit, do të bëjmë një punë të vyer në rrugën e ndërtimit të Shqipërise moderne europiane”, shprehet Rama.

December 3, 2014 09:51
Komento

4 Komente

  1. METEH December 3, 11:14

    Po ku eshte kjo kuti e sherbimeve publike Z.RAMA?

    Reply to this comment
  2. gjoli December 3, 11:23

    NJE MASHTRIM TJETER,PER TE ELEMINUAR TE PA KENAQURIT NE RRETHE TE NDRYSHME QE DO ANKOHEN PER DEPUTET QE KANE BERE SI KANE DASHUR ME EMERIMET E NJEREZVE TE PD,DHE INJORANTEVE TE PS.

    Reply to this comment
  3. perla December 3, 13:33

    megjithmend dua te di ku ndodhet kjo koti kaq e rendesishme per te pafuqishmit flm

    Reply to this comment
  4. loni December 3, 14:15

    z kryeminister ju po veproni si nje njeri i ardhur nga planrti mars jeni komplet i pa informuar. nuk po ju kuptoj me reformat t ndermara juve po synoni pertmiresimin e jetes se popullit ,apo po mbushni arkrn e zbrazur te qevrrise sua?jam i majte dhe po me detyroni qe pas 25vjetesh te votoj kunder deshires sime. jam i pa pune sepse deputeti i juaaj i kukesit, si nje injorant qe eshte ka bere nje reforme ne administrate qen po te keni dijeni do te lemeriseni. por dhe deputeti i juaj taulanti
    nuk ka pike respekti per ankesat e njherezve te ndershem. dergoni nje komision ne kukes ku deputeti i juaj memec te shijhni se cfar ka katranosur me emerimet. keni per tu ndjere shume i revoltuar.eshte bere nje krim po ju jap vetem nje rast. nje drejtor i emeeruar nga ju, ka punesuar deri ne 7 persona te familjts. verifikojeni po dtshet.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*