Rama, Veliaj dhe tri partitë. Teatri si sebep dhe paaftësia e krijimit të një kohezioni opozitar ndaj Ramës (zgjidhje ka dhe është afër)

May 25, 2020 00:18

Rama, Veliaj dhe tri partitë. Teatri si sebep dhe paaftësia e krijimit të një kohezioni opozitar ndaj Ramës (zgjidhje ka dhe është afër)

 

Nga Leart Kola

Debati për ndërtimin e teatrit të ri në Tiranë vijon prej 22 vjetësh. Nuk ka në historinë e këtij vendi temë më të debatuar, monitoruar, dokumentuar se kjo. Mjafton të kujtojmë, që batuta tepër e kritikuar, e cila është lakuar pafund në zhargonin urban të Tiranës “brekët e Violeta Manushit” është përdorur nga Rama në vitin 2002, në një debat ku diskutohej me aktorët për ndërtimi i një teatri të ri.

Nuk ka, mendoj unë, çështje që është më e mirë-dokumentuar dhe zhvilluar në mënyrë transparente (edhe si pasojë e debatit të nxehtë) se bërja pjesë ose jo e teatrit të vjetër si trashëgimi e qytetit. Aq transparente është kjo korrespondencë sa dhe një gënjeshtar kompulsiv si Sali Berisha u detyrua të pranonte në protestën e parë pas prishjes së teatrit të organizuar nga opozita, se “unë bëra një gabim atëherë dhe Rama është majmun, që përsërit gabimet e mia!!!”.

Sikur Saliu të kishte qoftë dhe një dritare të vogël për të gënjyer më besoni do e kishte bërë, por pikërisht kjo qartësi e ndalon atë të ndërroj pozicionin më vonë. E vërteta është shumë e thjeshtë; nga Ahmet Zogu, Enver Hoxha, Ramiz Alia, Sali Berisha i parë, Sali Berisha i dytë, Fatos Nano, Majko apo Meta që sot bën si i revoltuar, askush prej këtyre kryeministrave apo udhëheqësve shtetërorë nuk e ka konsideruar atë ndërtesë si të denjë për të qenë pjesë e trashëgimisë sonë të përbashkët.

Gjatë këtyre 22 viteve këto dokumenta janë nxjerrë me dhjetra herë në publik, janë debatuar, njerëzit kanë marrë pozicione dhe i kanë mbajtur ato.

Edi Rama, një politikan, që jo vetëm nuk e ka kokëfortësinë për të mos ndryshuar pozicion, përkundrazi ja njeh dhe vetes si aftësi përshtatjen e ndryshimin e qëndrimeve politike, vetëm për Teatrin nuk ka ndërruar kurrë qëndrim. Si Ministër ka nisur debatin e prishjes, si kryetar bashkie e ka vazhduar edhe në 2013-ën kur u zgjodh kryeministër për asnjë moment nuk ka deklaruar, që pozicioni i tij për çështjen e teatrit ka ndryshuar.

Gjë kjo, që mund të përligjte këtë zemër-thyerje të pjesës urbane të Tiranës, që konsiderohen mbështetës të tij. E kundërta është e vërtetë, Edi Rama e ka “shfrytëzuar” postin e tij, për të çuar përpara projektet, që ju lanë në mes nga bllokimi i Qeverisë Berisha menjëherë pas fitores së Bashkisë së Tiranës, nga Erion Veliaj, i cili u stigmatizua këto ditë, sikur e prishi teatrin fshehurazi, i bëri gjërat shpejt e shpejt e të tjera deklarata të kësaj natyre.

Erion Veliaj, i cili erdhi në 2015-ën në krye të Bashkisë, fitoj me një diferencë shumë të madhe me kandidatin kundërshtar të PD-së, ka premtuar përgjatë gjithë fushatës, vazhdimin e projekteve të Edi Ramës, që do të thotë, sheshi i ri, teatri i ri, stadium i ri etj. Këtë mund ta vërtetoj personalisht sepse si pjesë e asaj fushatë nuk më është dukur me vend, që kjo të përsëritej në çdo takim, (e megjithatë prapë të paainformuar dhe të papërgatitur?!).

Për ta bërë situatën akoma dhe më të qartë, premtimi kryesor i Erion Veliajt si kandidat për kryetar bashkie në 2019-ën ka qenë ndertimi i teatrit të ri. Ai i fitoj ato zgjedhje me afërsisht të njëjtin numër votash që mori herën e parë edhe pse opozita vendosi që të bojkotonte zgjedhjet lokale.

Pra, aq i qartë ka qenë pozicioni i Erion Veliajt dhe Edi Ramës për çështjen e teatrit, sa po të mos e bënin edhe tani do duhet të mbanin përgjegjësi për mosmbajtje të premtimeve elektorale.

Unë mendoj, që nëse dikush e konsideron veten qytetar aktiv do duhet që fillimisht të informohet vetë e me pas të informoj dhe organizojë qytetarët për t’u bashkuar rreth një kauze, siç bëri Budina për shembull, i cili prej 2 vjetësh e gjysmë, u ngujua aty në mes Tiranës, me një numër tepër të kufizuar mbështetësish, e çdo ditë përpara një turme të vogël ju bënte thirrje qytetarëve, që të bashkoheshin kauzës së ruajtjes së ndërtesës, po e përsëris 2 vjet e gjysmë në mes të Tiranës dhe prapë prishja e teatrit u tha se i gjeti të kapur në befasi e të painformuar!? Prapë ishte një veprim i bërë me hile në mes të natës, që nuk pritej!?

E në fund pasi u shemb, plasi histeria në rrjetet sociale, shpirtrat e brengosur liberal nuk mbanin lotët dhe në protestë shkuan 300 vetë, të cilët si në një rave party filluan rrahjet me njëri-tjetrin, duke legjitimuar kështu jo vetëm veprimet e Qeverisë dhe të Bashkisë, por duke nxjerrë në pah se sa kohë ishte humbur për të realizuar një projekt publik që u kundërshtoka nga 0.01% e popullsisë së Tiranës dhe Shqipërisë.

Teatri këtu është sebepi dhe ata, që e kundërshtojnë e dinë mirë këtë, ashtu siç sebepi ishte parku lojrave apo sheshi Skënderbej. Askush nuk është kundër ndertimit të një objekti publik që do zhvillojë kulturën e qytetit, problemi që fshihet pas këtyre protestave është paaftësia e krijimit të një kohezioni opozitar ndaj qeverisë së Edi Ramës.

Pamja e Lulzim Bashës dhe Monika Kryemadhit, që ulen në rrugë dhe janë vetëm mund të duket romantike, por për dy liderë, që duhet të garantojnë rrotacionin politik është në kuptimin organizativ thjesht patetike.

Njerëzit presin nga opozita zyrtare numra në shesh dhe në parlament e këshilla bashkiak, por këta me atë shpërfaqje të datës 17 Maj, paskan bërë mirë, që kanë menduar të mos marrin pjesë në garë sepse imazhi i tyre do ishte i parekuperueshëm.

Këtë boshllëk mundohet ta mbushë Albin Kurti, i cili në 54 ditë si kryeministër i Kosovës, ka pasur mbi 60 akuza ndaj qeverisë Shqiptare dhe Edi Ramës, madje përveç gjithë grupit parlamentar, aktivistëve të tij (si ai aktivisti, që shante fshatin e surrelit në Tiranë) madje edhe një asambleiste komunale në Vushtri ishte tepër e indinjuar me prishjen e godinës së vjetër.

VV-ja po përdor të njëjtën taktikë, që përdori dhe në Kosovë, arrestimet dhe viktimizimin. Problemi është, që atje e bënin për ruajtjen e thelbit të shtetit të Kosovës, këtu e bëjnë për të ndaluar ndërtimin e veprave publike. Mendoj që është absurde për karrierën e Albinit, që e ka ndertuar retorikën e tij politike me ndërtimin e një komunikimi të ri mes dy shteteve të një kombi të mbahet mend si Qeveria që do të hedhi një qeveri tjetër. Ka ndodhur vetëm në një rast në historinë tonë, kur mendohet se ata vinin nga Serbia për të hedhur Nolin, po sidoqoftë po e rëndojë më shumë seç duhet, më duket dhe nuk është ky qëllimi.

Përveç këtyre tre formacioneve zyrtare partiake, që janë kundra qeverisë, ka dhe një festival organizatash, që e gjejnë veten gjithmonë në mes të pilafit ose duke përzënë dikë ose duke u përzënë nga dikush, të cilët si një cirk shëtitës në qytet nuk e them për të keq sepse dhe unë vetë kam qenë themelues i një organizate të tillë poetike, por sinqerisht, ne skemi qenë asnjëhere shumë, por të paktën nuk kemi ndarë kurrë një shesh me fashistët. Kështu që nëse kanë katër vjet që ndajnë çdo kauzë me Gent Strazimirin, një problem ka.

Sidoqoftë, për këtë problem ka dhe një zgjidhje, ajo është mendoj unë klasikja kur vjen puna tek ushtrimi i të drejtave politike; marrja pjesë në zgjedhje. Sidomos kur vjen puna, që në fakt gjithë kjo luftë po udhëhiqet nga tre parti PD/LSI/VV, të cilat janë legjitime që ti hynë kësaj gare si subjekte të ndërtuara për gara elektorale.

Është, mendoj, më e ndershme të përballesh në një betejë alternativash, se sa të orkestrosh linçime online, të cilat në analizë të fundit as nuk ndryshojnë situatën as nuk po rrisin numrat e këtyre organizatave, që sa po vinë e po tkurren.

Nëse ju duhet një shembull, ska nevojë të kërkojmë shumë thellë në histori. Partia Socialiste ishte në këtë dilemë pas 21 Janarit të 2011-ës. Ajo edhe pse katër protestues të tyre u vranë, sërish mori pjesë në zgjedhjet lokale, i fitojë ashtu siç fitojë dhe qytetin e Tiranës, ja vodhën në mënyrën më të paturpshme, por ajo sërish mori pjesë në zgjedhjet e ardhshme dhe triumfoi me një rezultat historik.

Nuk ka formë tjetër, përpos përballimit me sinqeritet të situatës, hapjes së një debati politik dhe publik, vendosjes në pozicione prej të cilave debatohet dhe ndërtimi i alternativave politike të qarta ku banorët e Republikës së Shqipërisë të zgjedhin. Koha madje është në favor të kësaj sepse vetëm pas pak muajsh ne do kemi zgjedhje parlamentare.

Më mirë dilni në terrenin e debatit dhe organizimit politik, që ti jepni dhe popullit një alternativë, sepse kështu behet demokracia e shëndoshë e kështu shpëtojmë dhe nga “diktatura” fshehja pas “maskës” së teatrit apo pas punëve publike të qytetit për të marrë pak famë momentale. Jo vetëm i kontribuon të së kundërtës por është dhe shumë qesharake për subjekte politike, që kanë udhëhequr këtë vend apo që momentalisht po udhëheqin Kosovën.

 

*****

Botuar në Dita. Ndalohet ribotimi i plotë ose i pjesshëm pa lejen e redaksisë dhe citimin e dukshëm dhe korrekt të burimit 

May 25, 2020 00:18
Komento

36 Komente

  1. Ilirjan May 25, 01:47

    Politizimi i Rezistencës për Teatrin është një nga komerdaret ku autori kryesor i rrënimit të Teatrit mendon dhe do të vazhdojë ta përdorë për të shpëtuar. Këtë bëri në Parlament duke aktruar dhe sulmuar ”kundërshtarët”, këtë po bën edhe autori i këtij shkrimi.
    Është fakt se në këto 30 vitet e fundit ndaj Teatrit ka munguar qëllimshëm përkujdesja dhe mirëmbajtja e Godinës, fakt që si Krye-Rrënuesi i tij ashtu edhe autori i shkrimit nuk e përmëndin. Dje në një intervistë Tan Imami, një nga firmëtarët atistë për Rrafshim, pranoi se mbi Teatrin dhe godinën ka munguar investimi për rregullime dhe mirëmbajtje.
    Të dy, si Krye-Rrënuesi ashtu edhe avokati i rradhës-autori shkrimit , i devijojnë qëllimshëm përmbajtjes dhe shpirtit të Rezistencës .
    Sado të përpiqen, nuk do të arrijnë dot të shmanget ndëshkimi i merituar ndaj Përgjegjësit kryesor dhe servilëve të tij, për këtë vepër të rëndë penale, për këtë krim ndaj Trashëgimisë kulturore të Shqiptarëve në Shqipëri.

    Reply to this comment
    • Bureto May 25, 08:41

      Edhe shkruesi i artikullit, nuk e perjashton. Ai thote, e thone edhe mijra te tjere qe mezi presin qe zullumqaret e djeshem dhe te sotem, qe shkaktaret e çdo gjeje te paligjshme apo te papelqyeshme nga interesi publik (nuk po numerojme ketu krimet dhe korrupsionin, se per to me kohe ndeshkimin duhej ta kishte bere drejtesia, ajo qe na ka munguar keto 30 vjet), te marrin ndeshkimin e merituar. Dhe keshtu autori, nje aktivist i “Mjaft”-it te Velise, i fton kundershtaret e ‘regjimit’ me te bashkuar se kurre, me njëri-tjetrin (PD-LSI-VV-PR-etj me kuç e me maç, por vetem në leter, por jo me masen e gjere popullore, që të konkurojne në zgjedhje. Ne një demokraci pluraliste, sado e brishte te jete, nuk ka rruge tjeter te marre pushtetin dhe per te realizuar alternativen tende. Nuk ka as teorikisht dhe as praktikisht. edhe opozita e sotme sa here ka qene ne pushtet ashtu e ka marre ate, me vote në zgjedhje.
      “Do te marrin ndeshkimin e merituar”, thote komentuesi me siper. E ka shqiptar qe nuk e do kete per kedo? Po ama, si nuk e thote. Kjo, nuk eshte çeshtje deshirash apo tifozlleku, dhe aq me pak mllefi. Kjo në të vertete, vetem se i ndeshkon me teper ata qe i mbartin keto lloj emocionesh. Eshte garë zoteri. Është gaaa-rë! Që mos kesh merak, ja psh une dhe jo pak afer meje, per qindra arsye, nuk i kemi votuar kurre pushtetaret e sotem (perfaqesues të PS), por mjerisht kemi qene në minorance dhe ende jemi. Si te fitojme?!

      Reply to this comment
    • Zigur Qarri May 25, 11:07

      Drogaxhiu “rilindjes”ekzekutoi Teatrin ne mes te Tiranes,ashtu si ekzekutoi edhe artan santon per ti hapur rruge te vetmes kompani offshore ne Shqiperi abi bank,ku edvin rama lan miliardat e tij,Laert Leshi kerkon fajin tek viktimat!O naiv(ose bythshitur),fol per ligjshmerine e shembjes së Teatrit,qe shpjegohet vetem me disa fjale,poltizimi çeshtjes te komprometon si militant.Shqiperia eshte i vetmi vend ne Bote”DEMOKRATIK” me Parlament monist,ku sistemi i drejtesise ka vite qe eshte eliminuar,ky flet akoma per alternativa ne nje vend ku qeveris mafia!Keta te prishin Shtepine per te vjedhur truallin e nuk e gjen te drejten kurre,dhe kesisoj rastesh ka me mijera keto 7 vite ne Shqiperi,Laerti akoma me perralla per te mashtruar shqiptaret!Po te njejtin qellim ka edhe shembja e Tetarit,ndersa ti perbalt mbrojtesit e tij.Sepse ka intelektuhalë si Leart Kola e kompani,ka edhe diktatore si Edvin D’Rama.

      Reply to this comment
  2. Arben May 25, 07:08

    Litari litari litari litari

    për edrogën dhe 20 hajdutët

    Reply to this comment
  3. ariani May 25, 07:09

    Ajo qe po ndodh eshte thjeshte nje vjedhje ,dhe nuk ka lidhje me diarrene e mendimit tend rilindas.Rama gjithe kohen ka dhene vetem leje ndertimi,dhe pasajat jane katastrofike.Ndersa Vleliaj eshte nje BOJAXHI SHKALLE PER kRYEKAQOLIN.

    Reply to this comment
  4. mirel May 25, 07:43

    Ky muhabet nuk ka bythe. Te zesh ne goje breket e Violeta Manushit dhe te pozicionohesh kunder Berishes eshte pisllek nga me te shemtuarit qe klani i Ramutit ka perdorur. Ju nuk duhet tju japesh voten, po dru nga mengjesi deri ne darke

    Reply to this comment
  5. Baca May 25, 07:44

    Lepirje me te mir nuk kishe se si ti beje KMs zoti Kola me sa duket ta kane hedhur ndonje kock : ne vend qe te merreni me reformen zgjedhore dhe te ushtroni presion te pakten me analizat tuaja per te zhbere ndryshimet e 2008tes infektoni njerzit me analiza leshi!

    Reply to this comment
  6. Arjan May 25, 08:03

    Me bukur nuk thuhen gjerat

    Reply to this comment
  7. qyfyre rilindjote May 25, 08:32

    Ti qaje hallin opozites Laerti eshte njesoj sikur Altin Goxhaj ti jape sugjerime qeverise Rames.

    Reply to this comment
  8. Shkezen Haxhia May 25, 08:57

    ky shkrim eshte nje lepirje ndaj Rames dhe Veliajt,arrogantet e pandalshem ndaj cdo gjeje me vlere. Po mua me cudit kthesa e gazetes Dita!. Ku e gelltiti ate luge corbe te prishur qe u kthye ne krahe te Rames!!!!!!

    Reply to this comment
  9. Ylli May 25, 08:59

    Nuk do çuditesha nëse do dëgjonim Bosin të kërkojë thirrjen e zgjedhjeve lokale këtë vjeshtë.

    E kundërta do më çudiste…

    Reply to this comment
  10. Klara May 25, 09:00

    Unë refuzoj t’i bindem urdhrave tê verbër të një njeriu që nuk lejon të lëvizin me makinë nê fundjavë gjithê të tjerët përveç vetes e sërës sē tij që janë nxirrë nga dielli e uji i kripur…Në tetor jo e jo që nuk bindem..Asnjë qeveri në botë se ka bërë një parashikim të tillë..Do të na mbushēsh mendjen se je mē i miri?! Për cfarë! Apo se këtu COVID-19 nuk bëri e nuk kish për të bërë kërdinë sikur na e shiti Edi Rama. Cmenduri.. Falimentove dhe turizmin dhe cdo biznes qê mezi pret verën.. #REFUZOJTERRIMBYLLUR

    Reply to this comment
    • Artan May 25, 09:02

      E drejte Klara
      Riviera shqiptare, e ndaluar per popullin, oaz parajse per te pasurit.

      E diela ishte nje dite karantine dhe izolimi per te gjithe shqiptaret, urdheruar nga kryeministri i vendit, si mase parandaluese kunder virusit covid19.
      Nisur nga ky urdher, pata mundesine sot ti beja nje monitorim pjeses me te bukur te bregdetit, Rivieres se Jonit.
      Ne fakt pashe dy Shqiperi.
      Nje Shqiperi te mrekullueshme, te etur per te pritur pushuesit, por te ndaluar me urdher nga larte, per shqiptaret.
      Asnje biznes nuk lejohej te qendronte i hapur. Asnje qytetar, i ardhur nga Tirana, apo pjesa tjeter e vendit, nuk lejohej te vendoste cader ne breg te detit, e jo me te guxonte, te futej ne ujerat e kristalta te Jonit.
      Nje Shqiperi, ku policia te bente gjemen, duke zbatuar me rreptesi detyren. Nje Shqiperi, ku ende policet e Borshit kishin gati 20 dite te pezulluar nga detyra, pasi disa artiste publikuan foto nga plazhi ndersa festonin ditelindjen e nje gazetari.
      Ne Borsh, Qeparo, Porto Palermo, Llaman, Himare, Dhermi, Drimadhes, plazhet ishin te mbyllur per qytetaret dhe bizneset.
      Asnje cader apo shezllon, nuk mund te bente hije ne breg te detit, pasi policia te largonte menjehere, me pretendimin se po te ruante nga koronavirusi.

      Ndersa nje kilometer me tej, poshte “Rrugeve te Bardha”, ndodhej Shqiperia tjeter.
      Parajsa e te pasurve te ketij vendi.
      Aty ku oligarket, politikanet, qeveritaret, pushtetaret dhe femijet e tyre, shijonin cepin e fundit te virgjer te Europes.
      Pertej traut ne plazhin e Palases, hijeshonin vetura dhe fuoristradat luksoze.
      Parkingu perbri super resortit te biznesmenit Samir Mane, qe u nis per resort turistik, por perfundoi ne vila lluksi per eliten e pasur te vendit, dukej si panair markash prestigjioze te automobilave.
      Cadrat dhe shezllonat e vendosur ne radhe, muzika nga baret ne kupe te qiellit, qindra te rinj, pinjolle te elites se vendit, festonin ne liri te plote. Syri i ligjit, urdheri i kryeministrit apo uniforma e policise, ishin te ndaluar nga keto ane.
      Policia e dinte se nuk duhej te shkelte ne ate oaz parajse, per te kamurit e vendit. Restorantet dhe baret ishin plote edhe pse zyrtarisht dhe ligjerisht duhej te ishin mbyllur.
      Ne plazhin e Dhrales apo Palases, askujt nuk i binte ndermend per koronavirusin, a thua se kush kalonte traun e resortit, imunizohej automatikisht nga covid19.
      Qe te jem korrekt, nuk kam asgje pse miliarderet dhe te pasurit e ketij vendi, kushdo qofshin ata, politikane, biznesmene, apo narkotrafikante, shijojne bukurite e Shqiperise.
      Me shqeteson fakti, qe kjo qeveri, ne menyre arbitrare, ka vendosur qe te kete dy Shqiperi. Nje Shqiperi, te karantinuar dhe izoluar per popullin shqiptar dhe nje Shqiperi tjeter, per eliten politiko-ekonomiko-kriminale.
      Nje Shqiperi, ku ligji ben te fortin mbi qytetarin e thjeshte, dhe pezullon policet nga detyra pse nja 10-15 veta kane pozuar nga plazhi ende i paprekur nga oligarket, i Borshit dhe në Shqiperine tjeter, ku ligjit, policit, tatimorit, i lejohet ta shikoje me dylbi nga Qafa e Llogarase.
      Nese covid19 eshte ashtu si na keni thene cdo dite, per tre muaj me radhe, nje virus qe nuk ben dallim hierarkie shoqerore, atehere ndajeni mendjen: ose hiqini masat e izolimit per te gjithe shqiptaret, qe te shijojne bukurite e vendit te tyre ose respektojini masat tuaja, njelloj per te gjithe, te pasur dhe te varfer te ketij vendi.
      Nese Keshilli i Eksperteve anti-covid19, ka zbuluar se virusi te ben gjemen nga Ksamili deri ne Dhermi, atehere te na thote, pse ai nuk vepron ne Palase?!!!

      Reply to this comment
      • Gertruda May 25, 13:28

        Rama policise ia ka ndryshuar drejtimin e goditjes!
        Nuk kane me krimin dhe korrupsionin,por KERCENIMIN e qytetareve per t’u mbyllur brenda!
        Rama justifikon veten se kete e ben per qytetaret,por kur izoloi 700 mije pensionistet per 3 muaj pa u dhene asnje sherbim mjekesor,veprimet e tij kane qene krimiunale dhe OPOZITA nuk e shfrytezoi kete tentative per GENOCID te Rames ndaj pensionisteve,por u muar me bordellon e fashios!

        Reply to this comment
        • mirel May 26, 17:15

          O Gertrude, nuk e kuptojne mileti qe plani eshte qe Rama ta marri bregdetin per Korporaten e Biznesit. Jua mori Bashkive, me ligj te posacem, gjoja ne luften kunder KCKse, dhe qe ta realizoje planin e gllaberimit te gjithe bregdetit po shfrytezon koronen, duke bere dy krime, nje grabitjen e gjithe vijes bregdetare per Ologarkine qe e quan Korporate Biznesi, dhe e dyta duke vene ne rrezik shendetin publik, se ne tere boten po rekomandohet dalja ne ajer te paster per te oksigjenuar mushkrite. Dielli dhe ajri jane te domosdoshem ne luften kunder korones. Po nuk bie dakort Ramuti se i duhet bregdeti.
          Populli ne te s’emes. Dhe e meriton se po dorezohet me duar perpjete perpara 5 qelbesirave. Me bregdetin po luhet njelloj si me Teatrin. Ne kete rast prape luan me pronem publike, ja merr shtetit dhe ja jep ” Bashkise” qe ne kete rast eshte Fusha, dhe jo Bashkia e Tiranes. Toka u dha per Fushen, ashtu sic po jepet dhe bregdeti per Fushen, Ulajt, Kastratin. Kushedi se kush tjeter qendron pervec ketyre. Ahmetaj, Gjiknuri
          Ramuti me Linda Ramen ne krye. Llogarite ne Cayman
          Tani futu brenda se do te te leshoje Lledhin si zagar te te tregoje prangat e te marri zvarre. Ky eshte fundi i komedise.

          Reply to this comment
  11. Cene May 25, 09:05

    Puna e teatrit , ishte një rrëng dy vjet e gjysëm , dhe ishte bërë si ajo fija që e tërheqin dhe nuk e këputin , megjithse në fund të fundit një fijë ishte .. ! U prish teatri , mirë u bë ,se besoj do të bëhet një teatër më i bukur dhe më i mirë , dhe mbi ë gjitha më i sigurt për jetën e aktorëve dhe spektatorëve ..
    Por në gjë tjetër qëndron mendimi im ..
    Lind pyetja , pse ashtu shpejt dhe në kohë të papërshtashme , qeveria , pra Rama , ja delegoi në pronësi Veliajt , me llogjikën që tashmë është joti , pra i bashkisë , vet je zot e bëj si të duash ..
    Pa a ka njeri në Shqipëri që të të besojë se Veliaj mund të rrëzonte teatrin ( qoftë edhe bosh , jo më me njerëz brenda siç e bëri ai ) pa dieninë e Ramës ?? Kjo është një pyetje që nuk ka nevojë për përgjigje ..!

    Por pse e bëri këtë Rama ??
    Pse në vend të vazhdonte punën parlamenti me shkarkimin e Metës , Rama dërgoi buldozët e prishi teatrin ? Kaq uegjente ishte prishja e teatrit ?
    Dhe pse u bë kjo ?Unë them për të bërë rremujë , për të mbaruar akoma ca punë të tij dhe lukunisë që i shkojnë verbërishtë pas , në heshtje dhe pa vënebdjen e opinionit ..
    Një sinjal që e vërteton këtë është shqetësimi i ambasadores amerikane lidhur me mundësinë e qënies së një grupi të interesuarish , për vrasjen e Reformës në Drejtësi ..
    Një gjë tjetër , që nuk mund të rrijë pa u vënë re nga publiku është edhe “rregullimi ” i marrdhënieve me presidentin Meta , duke ndaluar çdo veprim të procedurave të filluara me aq bujë për , për shkarkimin e tij ..
    Ligjërishtë edhe shqiptarët , edhe Evropa , por edhe Venecia , ishte shprehur Ok për shkarkimin e Metës , por … me një levizje të shkopit , një dirigjent , që e ka në dorë Ramën , i tha ndal !
    Po flas hapur . Edhe pse gjërat janë të dukshme , faktet janë të veshtira ti mbledhësh , por ka zëra se Meta është takuar me Ramën kokë më kokë gjatë periudhës së pandemisë , kur njerëzit e kishin të ndaluar të dilnin jashtë ..!
    Po përse , u takuan dhe ç farë biseduan ??
    Këtë do ta tregojë plotësishtë koha , por ka gjasa që Meta ti ketë treguar Ramës , aset nën mëngë që ka për të dhe pasurinë marramendëse që ashtu si vetë Meta edhe Rama ka bërë që ditën që u bë kryetar bashkie në Tiranë e deri sot ..
    Biles , Meta nga ana e tij , dhe me porosi të Berishës , i ka vënë në dukje se : “….po e bën Reformën në Drejtësi , por nuk po e shikon se po rrit një gjarpër që do të të hajë ty të parin dhe pastaj ne të gjithëve .. ”
    Nuk e di , por Rama është ndarë tepër i menduar nga ky takim i mistershëm ..!
    Por….

    Në rregull unë dhe shumë si unë , ka dieni ose flasim në bazë thashethemesh , por nuk besoj që ambasadorja e nderuar Kim , të flasë ashtu qesim , direktë mbas takimit me të dy këta të mëdhejnjtë e vendit , se ka përpjekje për ta vrarë atë kodosh Reformë..
    Ndaj vijmë aty ku filluam hamendësimin tonë ..
    Pse u prish teatri natën ? Për rrëmujë , për bujë apo për të dyja bashkë dhe për kalimin e vëmendjes në atë drejtim të parëndësishëm ..
    Rama si mjeshtër i shakave pa kryp , dhe ideimeve e karakterizimeve boshe që përfundojnë me tallje , deshi që ti jepte kohë vetes , për të parë seç far mund të bëjë që të shpëtojë të gjithë sërën e tij , të atyre që shqiptarë i dinë mirë që kur u lidhën me politikën , kishin mindere në shtëpi dhe mbi jetonin me të ardhurat dhe financat që kishin .. Por sot janë bërë sheikër në plotë kuptimin e fjalës ..
    Një drejtësi e pamvarur , e cila kaloi vrymën e gjilpërës për tu vetpastruar , duke jashtëqitur të gjithë të korruptuaqrit , do të ishte e aftë dhe e vendosur që e njëjta gjë të ndodhte edhe me politikën dhe do ta çonte deri në funt një luftë të tillë ..
    Atherë ikën vilat në Surrel , ikën ato në Gjirin e Lalzit , ikën dhe floritë që diku kanë bërë vend aty afër ..
    Se drejtësia e di shumë mirë , që në Shqipëri , kur përmend Ilir Meta , shpejt t[ vjen në mendje pseudonimi Ilir Floriri , Kur përmend Sali Berisha , shpejt kujton mijra hektarë të vjedhur e të tjetërsuar në Gjirin e Llalzit , dhe në çdo vend turistik , ku sheiku në fjalë i ka bërë të tijat ( Ju kujtoj se dikurë kur u bë president në 1992 ai jetonte në rrugën “Fortuzi” në një apartament dy dhoma e guzhinë)
    Dhe sa përmend Ramën shqiptarët kujtojnë akuzat e 20 %, dhe shikojnë se bunkeri i tij disa qinra mijra euro në Surrel është maja e aisbergut të pasurisë së tij .. marramendëse ..!
    Të gjitha këto janë oshilacione që përshtjellojnë stomakun e shqiptarëve , që në pa mundësi për të vepruar direkt , se e tillë është situata zgjedhore dhe ligji zgjedhor , i ka drejtuar sytë nga faktori ndërkombëtar , mbase do ti ketë në mbikqyrje këta badakçinj të politikës shqiptare , deri sa të përfundojë Reforma në drejtësi e të shohim pastaj .. !
    Pra teatri iku , mos us shpërqemdronj miq , por vëmendjen tek reforma në drejtësi , ose pse jo në mundësinë e ndryshimit të sistemit zgjedhor , si të vetmet mundësi për ndonjë ndryshim për mirë ..
    Mbase sa thashë nuk janë të plota , por Meta , Rama e Berisha , janë të dyshuarit si kusarë të famshëm të shqiptarëve , dhe deri sa të vertetohet ligjerishtë e kundërta , ata mbeten të tillë dhe po aq të rrezikshëm !

    Reply to this comment
  12. Selim May 25, 09:06

    Takimi sekret Meta,Rama dhe Basha në Golem,një fakt tjetër bindës,për të pastruar urgjentisht këtë klasë politike.

    Reply to this comment
  13. gjermani i fundit May 25, 09:35

    Duhet thene qe sherri nuk behet perTeatrin, dhe as per godinen. Po per truallin. Trualli pa zot, dmth trualli publik, shteteror eshte bere per kapitenet e pushtetit si ishulli i thesarit. IA jep ndonje miku qe ben ndonje gratacele dhe fut ne xhep ca milione € paq fare. Ore, ta themi troc, se po i bini te gjithe nga Kina. Kjo eshte histori me prona publike qe pushtetaret i perdorin si bahceja e babait. Histori korrupsioni. Tirana dhe Shqiperia sa nje lagje jane, te tere ia dine hesapin njeri-tjetrit. Si ne 2002 qe Rama do kete pasur ndonje ndertues me para te madhe prapa, si sot me mikun Fusha, njerezit e kundershtonin jo per faktin e ndertesen po per historine korruptive. Mos e anashkaloni kete detaj, se eshte moventi kryesor. Ku jane kinemate e Tiranes? Ku eshte ajo trupa e Estrades qe beje lufte per te gjetur bileta? Ai projekti I masivit prej betoni qe Fusha do beje ngjitur me Teatrin eshte alucinant, edhe fusha e shahut ka me teper hapesire. Po nqs nevojitet, edhe te prishej godina, pasi te kishe bere te riun diku tjeter ne bulevard, ne truall publik. Fundja, aktoret qe dalin vend e pavend nuk jane pronaret e godines. Kurse, nga ana tjeter z. Kola, nqs nuk restaurohet periodikisht bie Kulla e Pizes, bie Koloseu ne Rome, bien piramidat e Gizes, bien te gjitha ndertesat, pasuri e Njerezimit. Edhe godina u la te degradohej me qellim. Duhet te thuash edhe kete.

    Reply to this comment
  14. Idhuj pa krena po koke pa tru pa mendim pa llogjik pa intelekt May 25, 10:20

    Vetem sharje nuk mjafton,
    nuk ndryshon vendi duke share kryeministrin !
    Kjo eshte shenje psikopatie !
    Nuk rrezohet nje pushtet, me protesta per teatrin,
    Kjo eshte komedi !
    Nuk rrezohet pushteti, me Bash me Berish me Monik me Ilir , ish politikane te provuar te deshtuar, te korruptuar, te diskretituar qe kane vende pasuri perallore te pa merituara!
    Kjo eshte idiotsi! Eashte injorance, eshte budallallik vaivitet !
    Pushteti rrezohet me ide te reja, me projekte te studiura se Politika nuk eshte qofte tek Daja !
    Edi Rama ka degjeneru sepse ka nje opozite te degjeneruar ! Ka njere qe kane “vdekur” politikisht i kane thene te gjitha por u ka ngecur sharra ne Gozhd !
    Rama eshte per te ikur asnuk e diskutoj qe ka degjeneruar si Kryeminister dhe ka deshtuar me reformat ne pergjithsi ! Eshte naiv dhe diktator ne kuptimin se ka njerez qe i shkojne nga mbrapa si vegel qorre dhe ka nje opozite langaraqe !

    Reply to this comment
  15. Shqiperia eshte CIRK KOLONIAL. May 25, 12:43

    Shqiperia eshte CIRK KOLONIAL.

    Reply to this comment
  16. A.GRAMSH May 25, 13:03

    UJKU-BARI-DHIJA,apo RAMA-VELIJA-IDJOTESIJA!?

    ‘Me pelqen qe gjithe kohes te flas per ASGJE,eshte i vetemi argument ku i di te gjitha’O.Wilde
    ————-
    Ne vend te paraDhenjes
    Sot pas 30 vjetesh,ne kete vend katraure fjala ‘IDJOT’ eshte thjesht ‘DIAGNOZE( falas) jo sharje ose ofendim!
    Te vazhdosh te ‘sforcohes’ duke ndjekur deri ne fund orgjite e peshtira televizive me FEV ZI dhe Sali,Edvine Balli,Buzhale,Bato Bushate e alabakeri nuk eshte thjesht kohe e humbur por vertet nj tragjedi!

    Te sforcohesh e te lexosh akoma ‘shkrime -editorial’ si ky me Thjeatro,me Edvine e Albine,me shites fiqsh e Erjon Veline pas 30 vjetesh ,e mos ‘gjesh’ ASGJE se si do rilinde shteti pikerisht nga ‘KETA’-KRRIMINELE dhe ANTISHQIPTASRE qe permbysen ish shtetin shqiptar e dogjen ish SHQIPERINE– diagnoza eshte ose KAPSLLIK ose IDJOT si per ate qe e ka ‘zhgaravitur’ si per ate qe gjithe diten ne karantine rri ne hale dhe sforcohet ta lexoje!

    IDJOT!
    A arrin ta kuptosh qe ky vend dikur Shqiperi ka 30 vjet pa shtet qe do te thote Pa ‘baze ekonomike’ e pasuri kombetare-Pa ligje te shoqerise e se drejtes-Paq POPULL dhe shkaketaret jane EDVINET-Erjonet e Like Florija,propoganduar nga tere racat bastarde apo Zagari FEV ZIJA ne duar te guides Supreme apo kalifit SALI,Neronit qe dogji Shqiperi!

    IDJOT!
    Pse nuk vret vehten po i rendon kesaj toke bashke me tere zagarine Lesat,Bushatet,ballinjte batot buzhalet,e FEV ZINE po vazhdoni e po luani rolin e ‘grevethyesit’ kur ne vend te flisni per RREVOLUCION vazhdoni e propogandoni zjarrvenesit e ish Shqiperise ne krah te Karaxhixh Salise kur ky vend e popull si asnje vend edhe i Ballkanit po perjeton 30 vjet MJERIMIN dhe po vdes per BUKE me 13 vMILIARD borxh gatuan ‘BUKE’ permes importit me VALUTE te miellit te kafsheve nga SERBIJA e ju vazhdoni propogandoni thjeatron e Edvineve Erjon Velija buratine qe fshijne bythen kreret e kalifatit,kalif Salija dhe Like florija!?

    IDJOT!
    Pse nuk vrisni vehten po zvarriteni rrugeve per ndonje kocke qe u hedhin rrugeve,kur akoma nuk dini jo vetem nocionin ‘shtet’ por nuk arrini as te kuptoni se ketij POPULLI si ne asnje vend ne Ballkan bashke me LIRINE dhe POAVARESINE i kane hequr 30 vjet dhe SOVRANITETIN dhe si asnje vend ne Bote as VOTON e as VOTOHET,as ZGJEDH e as ZGJIDHET dhe SOVRANITETI u eshte deleguar 128 BANDAVE-‘Parti’ qe shumica vetem vjedh pjesen e vet nga ‘buxheti’-BORXH-13 MILIARD e nuk u dihet shumices as ADRESAT!?

    IDJOT!
    Pse nuk HESHTNI nemos nuk vrisni vehten se nuk ini burra por jeni kthyer ne’GREVETHYHES’ ndaj ketij populli tashme te pa shprese qe i mungon edhe ‘shteti’ edhe ‘Zoti’ dhe ka kohe qe i eshte vrare edhe besimi dhe po i vdes edhe Shpresa duke vazhduar te mbaje ne kurriz krriminelet-parazite te 128 bandave -Parti me Duka-Shejlere,Edvine,Medi e alabakeri me ne krye kalifin serb Karaxhixh Sali e Mulla Omar allias Like Flori ne krah te tij!?

    IDJOT!
    Pse nuk HESHT po qe se nuk vret vehten qe akoma pas 30 vjetesh pa shtet pa EMER te sistemit ekonomik,pa EMER te ‘sistemit ‘politik’ shume me keq se sa kalifatet ne Irak-Libi-Siri ku perjetojme 5 anarkite Ekonomike-financiare-politike-sociale-fetare po mbi te gjitha MORALE ku 30 vjet po shuhet nje POPULL permes TERRORRIZMIT e vlla vrasjes permes KRYQEZATASH te drejtuara nga kjo bande krriminelesh me ne krye kalifin SALI ku si struktura ka Divizionin Hajdari e si grup Zjarri ‘hajdare’ e ‘kosovare’ te armatosur 30 vjet deri ne dhembe me TRITOL e MOLOTOV si pasardhes te ish regjimentit Kosova e divizionit ‘SS’-Skenderbeu drejtuar nga Xhafer Devat,Xhelalet e xhelatet per te vrare shqiptare dhe ju ZAGARE vazhdoni si ‘grevethyes’ dhe flisni per ‘thjeatro’!?

    IDJOT!
    Mire qe nuk vrisni vehten po si nuk HESHTNI por beheni leter higjenike ne duart e krimit e korrupsionit e flisni akoma per thjeatro per te mos folur per ‘Reformen’ ne drejtesi’ per te rilindur shtetin sepse i vene gure neper rrota edhe Edvini nxenes i Slise dhe Lali Eri dhe tere socialSSalistet miq e shoke te ngrenesit te ngjalave Like Florise!?

    IDJOT!
    Pse nuk hesht kur ske as moral e nuk je as shqiptar ti besh thirrje popullit te ngrihet ne revolucion e mos e prese akoma pas 30 vjetesh shpetimin nga ‘AMBASADORET’ e huaj ne krah te krereve te xhihadit,ne krah te ‘burrave te shtetit’,ne krah te ‘yjeve ne ngjitje’ ne krah te krereve te KRIMIT dhe KORRUPSIONIT!?

    IDJOT!
    Kur nuk je ne gjendje se nuk ke as te drejten morale si ZAGAR ne sherbim te krtereve te krimit ti tyhuash Popullit:
    Ngrehu popull se nuk ta sjell kurre rilindjen e shtetit jo vetem kalif SALIJA simbol i KRIMIT,as Like Florija simbol i KORRUPSIONIT por nuk ta sjell KURREN e KURRES as e ashtuquajtura PS-Parti socialSSaliste qe nuk ‘LINDI’ asnjehere si e tille por thjesht ish PPSH -ne Nano greku e ktheu ne BORDELLO (kenete e konsideronte nga burgu) ndersa nxenesi thonj pa prere i kalifit Sali qe dogji Shiperi EDVINI e ktheu ne PROSTITUTE qe e shkerdhejne tere ‘hajdaret’ e ‘kosovaret’ qe nuk dine shqip e KENDIM dhe i emerojne agjenturat ‘ministra shteti’ te JASHTEM e per ARSIM!?

    IDJOT!
    Se fundi pse nuk hesht po nuk vret vehten e nuk arrin te kuptosh si truthare e tru shpelare qe pas 30 vjetesh kreret KRRIMINELE e antishqiptare jo vetem UJKU-DHIJA dhe qiresi i dhive karaxhixh SALIJA por edhe thonj pa preri EDVIN-Like Florija dhe Erion Velija jane jo vetem bashkepunetore ne KRIM por po vazhdojne te tallen e te PERDHUNOJNE edhe te VDEKUR koke palaret kur ‘rilindjen’ e shtetit permes ‘reformes ne drejtesi’ dhe KRYEREFORMEN e sistemit elektporal e kane lene ne dore te nje IDJOTI-KRRIMINEL i ashtuquajtur ‘PETRIT’-VasiliQI ne nje vend pa shtet pa parlament pa gjyqesor pa egzekutiv pa asnje istitucion te pa varur e te ndare kushtetues pa gjykate kushtetuese pa KUSHTETUTE!!

    P.S -IDJOTI-Erjon Braçe DJE mbasi uroi per kurban Bajram tere fshatrat e ish sKiperise ku nuk ka me shqiptare po vetem qen mace te emigranteve ne jug qe lehin e mjaullinjne ne gjuhen GREKE ndersa ne veri kafshe te egra qe ulerijne ne gjuhe serbe,me ne funde beri permes nje ‘òarçafi te mbushur me IDJOTESIRA dhe DIARRE leshoi delaraten BOMBE pas 30 vjetesh:

    ”Presidenti kerkon te shperbeje reformen ne drejtesi dhe shperbeje edhe PS-Partine socialiste’!
    Per ke ‘president’ e ka fjalen ky IDJOT pas 30 vjetesh po mbi te gjitha per ke PS flet kjo ‘QENJE’ e si u shperbeka nje ‘Parti’ nga nje Like Flori ndersa IDJOTI Braçe u ben roje breshkave te Edvinit ne nje godine dikur KRYEMINISTRI!?

    Reply to this comment
  17. qeveria Rama plotesisht e deshtuar ne ekonomi May 25, 13:50

    Opozite nuk ka, opozita s’ben, opozita gabon, opozita, opozita, opozita…Nuk mjafton aspak kjo per te mbuluar krizen e nje pushteti!
    Kriza totale ne Ekonomi e Finance e ketij pushteti Rama ben te pavlefshme c’do analize me opoziten!
    Edhe sikur opozita mos ekzistoje fare, kjo nuk ja heq lakun e rende te krizes ne fyt te qeverise Rama. Sa fshihet minarja ne thes, aq fshihet pas analizave me opozite dhe deshtimi total ne Ekonomi e ketij pushteti Rama

    Reply to this comment
  18. Autokritiku May 25, 14:16

    Sinqerish i lodhshem si artikull dhe i dobet (per te mos lene menjane gabimet drejtshkrimore). Duket si muhabet kafeneje: votat, Sali, Partia koherente Socialiste…dhe me e dhimbshmja te zesh ne goje 4 te renet e 21 Janarit, kur ky/ti eshte/je i perlyer me boje, eshte hipokrizia me e madhe.

    As u mundova te perfundoj leximin, se Zerin e Popullit e kam lene me kohe.

    Reply to this comment
  19. intelektuali May 25, 15:15

    KUSH ESHTE AUTORI I SHKRIMIT?

    Leart Kola, i njohur si miku më i besuar i Erion Veliajt, krahu i tij i djathtë në “MJAFT”, në Ministrinë e Punës dhe në Bashkinë e Tiranës, ka rrëfyer gjatë një tryeze ndërkombëtare të zhvilluar me datën 15 Dhjetor 2012, se është ai personalisht njeriu që ka konceptuar dhe themeluar atë që quhet “Organizata Politike”, e që sot drejtohet nga pedagogu Arlind Qori. Gjatë tryezës ndërkombëtare, Leart Kola ka rrëfyer në vitin 2012 se pasi krijoi një profil publik me “MJAFT”-in, Leart Kola dhe disa kolegë të tij të “MJAFT”-it u investuan në krijimin e një strukture me tre zgjatime. Leart Kola është shprehur se zgjatimi i parë ishte “Instituti Antonio Gramsci”, i cili do merrej me publikimet e tezave të majta. Zgjatimi i dytë do të ishte ‘Organizata Politike’ e cila do të ishte e fokusuar në mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve dhe proletareve shqyptare. Zgjatimi i tretë do të ishte ndërtimi i një studioje ligjore, e cila do të merrte projekte për të mbrojtur në seancat gjyqësore shtresat në nevojë. Leart Kola u shpreh:

    “Struktura tjetër e jona është (quajtur) “Organizata Politike”. Kjo është një organizatë që do te merret me punëtorët kështu që ne jemi të përfshirë në greva të këtyre punëtorëve për katër vjet. Ajo që ne bëjmë është që përpiqemi t’i organizojmë duke shkuar në fabrikat rreth Tiranës dhe në shumicën e qyteteve të Shqipërisë. Ne përpiqemi të bëjnë një ndryshim midis sindikatave tradicionale që janë të marra peng nga shteti. Pasi ka bërë këtë pohim, një vit më pas, Leart Kola shërbeu pranë Veliajt kur ky i fundit drejtoi Ministrinë e Punës dhe Çështjeve Sociale dhe vijoi të punojë me Veliajn dhe në Bashkinë e Tiranës. Ky pohim i Leart Kolës, ofron një tjetër version nga sa kemi njohur më parë mbi “Organizatën Politike”, ku del e qartë se njerëzit që e konceptuan dhe e themeluan “Organizatën Politike”, janë pikërisht njerëzit më të besuar të Erion Veliajt që prej kohës së organizatës “MJAFT”

    Nga ana tjeter:

    Kush qëndron pas koncesionit të autostradës Milot- Balldre? Moderatori i emisionit të “ Te Pa Ekzpozuarit” në TV News 24, Ylli Rakipi ka zbuluar se emri i biznesmenit që ka fituar këtë koncesion dhe ai është Agim Kola, babai i aktivistit të PS-së, Laert Kola. Ky i fundit sipas tij, njihet si një zë aktiv dhe mbështetës i Partisë Socialiste.

    Permbledhje nga shtypi dhe media jone kombetare,

    Me etike qytetare:

    Nga: intelektuali

    Qe shpreson nga gazeta DITA te mos censuroje komentet e tij ne lidhje me temen e debatit:

    A MUND TE BESH AVOKATIN E ERION VELIAJT KUR I KE FUTUR TE DY DUART NE QYPIN ME MUT TE KORRUPSIONIT TE TIJ?

    Reply to this comment
  20. ALBAN DEGA May 25, 15:38

    SEBEPI DHE SIKLETI …TMERRI PER KOKEN E MILIARDAT E VJEDHURA SHQIPTAREVE E SHQIPERISE SHTOJZOVALLE…

    E DUAM SHQIPERINE SI EURO-AMERIKA DEMOKRATIKE APO..

    SI KOBURE PER PUSHTET E CIFLIG SALIKEKRACIE !?

    – Kjo eshte ceshtja!

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    “ Beteja donkishiteske” e “Bandes se Gangstereve”se SaLike Floririt dhe per gjoja mbrojtjen e Teatrit eshte sebepi, maska.
    – E duam Shqiperise si Amerika demokratike!
    – E duam Shqiperine si e gjithe Evropa !
    Ishin aspiratat dhe kushtrimi i rinise, popullit e kombit me properendimor e proamerikan ne Bote.
    Ato ishin anakronike… ishin aspirata dhe enderrat e kokepalareve te MonaLikeFloririt.
    SaLikja kembengul dhe lufton per dicka tjeter shume me le perparuar qe e bene realitet per 15 vjetet e sundimit te tyre:
    E duam Shqiperine nevojtore masive!
    E duam Shqiperine Dopolavore !
    Qellimi i vertete i kesaj “ Mafia qe ka dale krejt jashte kontrollit” eshte mbrojtja e pasurive pa fund dhe miliardave te vjedhura shqiptareve nga ata dhe i “ Blloqeve” e “ Qyteteve te Ndaluara” te tyre ne Gjirin e Lalezit, Farkes, Kunes, Bregut, Vslbones..
    Lufta e cmendur e tyre me mullinjte e eres eshte lufta per koken.
    Teatri eshte jo vetem maska dhe sebepi por edhe koburja e tyre per pushtet e sundim.
    Eshte lufta me e eger, sic e ka quajtur Darvini, eshte lufta per ekzistence!
    Teatri eshte maska!
    Teatri eshte sebepi!
    E verteta eshte lufta per kokat dhe miliardat e vjedhura shqiptareve dhe Shqiperise nga kjo “Bande Gangsteresh” e Mafia krejt jashte kontrollit “
    To be or not to be !
    Dje o vdekje o liri !
    Sot- Ligj e Drejtesi
    Kjo eshte ceshtja!
    Ndaj vellezer e motra mos u genjeni nga kenget e Sirenave dhe mos u trembni nga skemitjet e hienave !

    From: Alban Dega
    Date: May 14, 2020 at 2:11:30 PM EDT

    Reply to this comment
  21. xxx May 25, 16:38

    Mendoj komentet jane te teperta edhe pse te vlefshme. Do menduar me shume dhe duhet dale perpara shtegut ku mendja e KM joshet ti shkele.
    Ndersa ne populli gjithnje mbetemi prapa ne arsyetim duke e ndjekur, pasi llogjika e KM eshte bere fakt i kryer.

    Reply to this comment
  22. xxx May 25, 16:48

    “Edi Rama, një politikan, që jo vetëm nuk e ka kokëfortësinë për të mos ndryshuar pozicion, përkundrazi ja njeh dhe vetes si aftësi përshtatjen e ndryshimin e qëndrimeve politike, vetëm për Teatrin nuk ka ndërruar kurrë qëndrim. Si Ministër ka nisur debatin e prishjes, si kryetar bashkie e ka vazhduar edhe në 2013-ën kur u zgjodh kryeministër për asnjë moment nuk ka deklaruar, që pozicioni i tij për çështjen e teatrit ka ndryshuar.”

    shpjegimin e ke tek qellimi i Rames per te ngritur monumentin e vet te perjetesise ne qender te Tiranes.
    Dhe urrjetjen e tij te hershme anti-komuniste.
    Ju rren mendja se prishjet jane per rinovim te qytetit. Rama e ka ambicien me arkitektin e madh italian si dhe me enver hoxhen.
    Ristrukturimi i qendres eshte politik.

    Reply to this comment
    • intelektuali May 25, 20:36

      BOLE dhe debil fanatik:

      EDI RAMA ANTIKOMUNIST?

      Mos ke pare ender me sy hapur o BOLE fanatike? Cuni i Kristaqit, Killerit te Enverit, npi i Spiro Kolekes, Kriminelit te Enverit na qenka antikomunist

      QYSH KESHTU?

      Po pse nuk ja heq titullin HERO Enverit, Edi Rama atehere, pse do te riparoje me paret e buxhetit Piramiden Famekeqe te Enverit ne mes te Tiranes qe u kall daten edhe femijeve ne barkun e nenes, psae e mbushi Tiranen me fotografite e “deshmoreve” te LANC-it kriminal te Titos si Vojisllav Kushici (Vojo Kushi) dhe te vampireve te tjere te tij qe vrane dhe masakruan jo vetem popullin e tyre ne nje Lufte Civile si Kahsapane bolshevike, por shkuan dhe ndihmuan edhe Rankovicin e Titos per te vrare dhe masakruar kosovaret ne Tivar.

      PO PSE U UL NE TAVOLINE EDI RAMA ME KOMUNISTIN FANATIK, ALEKSANDER VUCIC TE SERBISE PER TE NDARE KOSOVEN SI “BYREKU NE TEPSI”?

      Cfare antikomunisti si “mesalla me dy faqe” eshte mashtruesi hajdut Edvin Droga,

      O BOLE e paguar nga Rilindja Enveriste?

      Reply to this comment
    • intelektuali May 25, 20:37

      BOLE dhe debil fanatik:

      EDI RAMA ANTIKOMUNIST?

      Mos ke pare ender me sy hapur o BOLE fanatike? Cuni i Kristaqit, Killerit te Enverit, nipi i Spiro Kolekes, Kriminelit te Enverit na qenka antikomunist

      QYSH KESHTU?

      Po pse nuk ja heq titullin HERO Enverit, Edi Rama atehere, pse do te riparoje me paret e buxhetit Piramiden Famekeqe te Enverit ne mes te Tiranes qe u kall daten edhe femijeve ne barkun e nenes, psae e mbushi Tiranen me fotografite e “deshmoreve” te LANC-it kriminal te Titos si Vojisllav Kushici (Vojo Kushi) dhe te vampireve te tjere te tij qe vrane dhe masakruan jo vetem popullin e tyre ne nje Lufte Civile si Kahsapane bolshevike, por shkuan dhe ndihmuan edhe Rankovicin e Titos per te vrare dhe masakruar kosovaret ne Tivar.

      PO PSE U UL NE TAVOLINE EDI RAMA ME KOMUNISTIN FANATIK, ALEKSANDER VUCIC TE SERBISE PER TE NDARE KOSOVEN SI “BYREKU NE TEPSI”?

      Cfare antikomunisti si “mesalla me dy faqe” eshte mashtruesi hajdut Edvin Droga,

      O BOLE e paguar nga Rilindja Enveriste?

      Reply to this comment
  23. mali May 25, 18:15

    Ilirian!A e di kujt I thone :Trashegimi Kulturore?Nga kush e kemi trashegim ?Eshte veper e te pareve tane?Nje veper te quhet trashegimi kulturore kur ploteson disa kerkesa ,ku e para eshte te jete me origjine shqiptare.Ne kemi ndertime romake te hereshme,po ashtu dhe greke por nuk quhen trashegimi kulturore shqiptare .Teatri I vjeter(ndjese paste sepse e mori Korona me vehte)nuk ishte e tille ,sepse Italia ndertoi edhe rruge nacionale per interesin e ushterise(ashtu si romaket) por qe jane ne funksion edhe sot.Mos valle edhe keto ti quajme trashegimi kulturore shqiptare?Keto jane sebepe per te zvendesuar nje mafioz me nje tjeter.Populli eshte nje turme amorfe e perpunuar nga propaganda komuniste ,pa dinjitet sepse nuk eshte e afte ti ndaje gjerat.Ndergjegjesimi per te kuptuar fuqine qe ka, do kohe .Ne kemi shume ferra neper kembe.Ato duhen prere.

    Reply to this comment
    • Ilirjan May 25, 21:54

      I dashur Mali, trashëgiminë kulturore nuk e përcakton kush e projektoi dhe e ndërtoi, sepse edhe godinën e re e ka projektuar një danez dhe mund ta ndërtojnë francezët (po qe se do ta lënë). Po ju shkruaj se porosia u bë nga ish mbreti Zog, në v.1938, dhe përfundoi pas pushtimit. Pra, nuk është vepër e porositur nga pushtuesit.
      Por do të theksoja se Trashëgiminë Kulturore ajo godinë e ka merituar nga funksioni 70 vjeçar si Teatër Popullor, apo Kombëtar pas viteve 90 – të, nga vlerat e kulturës sonë kombëtare që u formuan dhe u propoganduan për 70 vite e më shumë.
      Aty, në atë kompleks ndërtimi u lind dhe mori formë Teatri , luajtën Aktorët e Mëdhenj të Shqipërisë në shekullin e 20-të, u lindën dhe u formësuan Regjizorët dhe Skenaristët e shquar të Shqipërisë. Por mbi të gjitha, këto vlera aq të mëdha që ishin pjesë organike e Teatrit u përçuan tek spektatori, publiku , u ngulitën në ndërgjegjen e tyre.
      Pra, ka shumë vlera dhe arsye që e kanë futur Teatrin në Trashëgiminë Kulturore të shqiptarëve.
      Rrafshimi i Teatrit, është shkatërimi i tyre, është veç poshtërim i qytetarëve, në veçanti të kryeqytetasve.
      Ju faleminderit për komunikimin !

      Reply to this comment
  24. alphade May 26, 03:13

    Dhelpra dhe Hallatet e Dashit …..! “S’jane shkaqe por
    sebepe, turpin e pack per vete…..” ,!!! Kenga e Bences !

    Reply to this comment
  25. anticensurë25642654 May 27, 12:59

    or ti që quhesh Nga Leart Kola
    që ke disa gjëra që shkojnë dhe shumë që i rrotullon si do!?
    VK(jo malaj)!!
    por që si ti dhe të tjerë, po përpiqeni dhe ja keni arritur ta realizoni,devijimin e temës së prishjes së teatrit nga KORRUPSION I HAPUR në PRISHJE GODINE TË AMORTIZUAR NË KULM!!
    pra në të gjithë kohën si ju mbështetësit e “të resë”,opozita e rrugës,e kundështarët “balon tauke”,ju përmëndni vetëm “vlerat arkitekturore” të teatrit!!asnjëherë korrupsionin që fshihet pas tij!!
    nuk dua të hamëndësoj për korrupsionin që do të lidhet më pas me të!pra disa vjet pasi të jetë ndërtuar ky teatër!!
    për mendimin tim tërë problemi sot shtrohet për të mbuluar korrupsionin që lidhet me teatrin!!rama arrti qëllimin e tij,ashtu si e arriti të ndërtonte sadiumin garruzhde,që nu e kishte në dorë as emrin e tij!!
    por që për çudi ishte më i flakti,si në projekt dhe në ndërtim,në daljet e tij televeizive!!pra ai pa “asnjë qëllim”e mbrojti garruzhden stadium me një forcë të tillë sa vështirë ta kuptoje si “të pa interes”!!
    e njëjta gjë dhe me teatrin!!
    pavarsisht se ka qënë kundër,pavarsisht se ne na duhej në teatër i ri i përshtatshëm me zonën dhe ndërtimet e zonës,prapë ne po bëjmë sikur nuk ka ndodhur që të “kemi dyshuar” për korrupsion!!
    jo kjo fjalë është zhdukur,njëlloj si zhdukeshin pyetjet për të publikuar “rregulloren e hetuesisë së femrave” pas “përdhunimeve të përditëshme” që kishte pësuar alida hisku,ashtu si zhdukeshin pyetjet se “sa ventilatorë ka shqipëria” në fillimin e Luftës së I kovid”!!
    pra kemi të bëjmë me një trularje,në më të mundëshmen e mundësive,ose dhe me trashësinë mendore të pjesmarësve në debate a në shkrime!!
    prishja e teatrit është e drejtë!!
    nëse do të qëndrojmë tek mbrojtësit e kulturës!?
    atëherë mund të themi se mund të ndërtohej i njëjtë me materiale të kohës!!të vjetrat e kishin kaluar periudhën e “skadencës” prej gati gjysëm shekulli!
    nëse do të qëndrojmë tek korrupsioni që dyshohet që do të bëhet në këtë rast!?
    atëherë duhe të kemi parasysh se ai nuk do të mbarojë aty!!
    për momentin ai,teatri i ri do të jetë një ndërtesë moderrne që nuk shkon me pjesën tjetër të zonës,por shumë shpejt me në trushpëlarje alla shqiptarçe!?do të dalë zona si e pappërshtatëshme me teatrin!
    dhe në atë moment do të kemi një valë prishjesh të një pas njëshme!!
    i pari në këtë vazhdë prishjesh ka qënë komiteti egzekutiv,i pasuar nga parku pas gjergj kastriotit,më pas do të prishet klubi i MPB,e pastaj gjithë të tjerat!deri tek K/M kopsht kalamajsh e ramës!!
    korrupsioni kërkon gjithnjë e më shumë para!paraja mbin nga toka a nuk piqet nëpër pemë!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim