Rama: Veliaj do ti jap Tiranës drejtimin e duhur

March 10, 2016 23:01

Rama: Veliaj do ti jap Tiranës drejtimin e duhur

Kryeministri Edi Rama mbështet projektet e nisura nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

I ftuar në emisionin “Opinion”, Rama shprehu bindjen se nën drejtimin e Veliajt, Tirana do të pësojë ndryshime të mëdha. “Të jesh i bindur Fevzi se nën drejtimin e Erionit Tirana do të marrë një drejtim tjetër pas 4 vjetësh agoni.

Në mandatin e tij do të ketë ndryshime të mëdha për sa i përket gjelbërimit, pasi me projektet e Bashkisë së Tiranës dhe me mbështetjen e Qeverisë do të ndërtohet edhe parku i Kasharit”, deklaroi Rama.

Ai theksoi madje dhe mbështetjen për projektin e shumëdebatuar të këndit të fëmijëve që do të ndërtohet te Parku i Liqenit duke pohuar se ky projekt dhe disa të tjerë do të rilindin parkun. “Po të them një gjë, ti dhe të gjithë ata që e kundërshtojnë sot, do të jenë të gëzuar kur të çojnë fëmijët në atë park.

Do të jenë të gëzuar sepse do të rilindë Kopshti Zoologjik, Kopshti Botanik, Parku Olimpik që ka filluar të ndërtohet, pista për biçikletat dhe shumë projekte të tjera qe do rilindin Parkun e Liqenit”, theksoi kreu i qeverisë.

I pyetur pse mbështet Veliajn, Rama kujtoi se ka një lidhje shpirtërore me qytetin që e ka drejtuar si kryetar bashkie.

Rama komentoi edhe protestat e bëra nga banorët që preken nga ndërtimi i Bulevardit të Ri të Tiranës. Ai deklaroi se ky projekt do të vijojë dhe se Bashkia dhe Qeveria do të mbështesin interesin e banorëve që kërkojnë zgjidhje të drejta. “Ky vend ka pasur problem shumë të madh me keqqeverisjen.

Me ndërtime pa leje, pa paguar ujë, drita. Njerëzit kanë të drejtë të kërkojnë zgjidhje të drejta për interesat e tyre dhe Bashkia, Qeveria dhe të gjithë institucionet do t’i mbështesin por jo spekulime dhe provokime të tilla”, theksoi ai.

March 10, 2016 23:01
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*