Rama: Veliaj në krye të PS­-së? Idiotësi, nuk e projektoj unë. Kosovën s’e propozova për President

June 16, 2015 21:31

Rama: Veliaj në krye të PS­-së? Idiotësi, nuk e projektoj unë. Kosovën s’e propozova për President

Kryeministri Edi Rama bën bilancin e fushatës elektorale 2015 në programin “Studio e Hapur” të Eni Vasilit. Kryeministri Rama po i përgjigjet pyetjeve rreth tensioneve të fushatës në Vorë, Shkodër e Kukës, garës së Tiranës e Durrësit si edhe çështjeve të tjera të aktualitetit.

Intervista është realizuar në Himarë për shkak të turit elektoral të kryeministrit që vazhdon e që do të përmbyllet ditën e premte në Tiranë. 72 orë para përfundimit zyrtar të fushatës elektorale kryeministri Rama nga ekrani i News24 do të jepet mesazhet e tij për elektoratin dhe gjithë qytetarët shqiptarë.

Një ditë më parë në studion e programit “Studio e Hapur” të Eni Vasilit ishte i ftuar kreu i opozitës Lulzim Basha.

Këto intervista, debatet e Shkodrës, Gjirokastrës, Beratit apo edhe tryeza të shumta të analizës politike janë pjesë e maratonës elektorale të programit politik të News24. Që nga 1 qershori “Studio e Hapur” ka qenë në transmetim çdo ditë nga e hëna në të premte.

Do doja të dija një impresion të përgjithshëm se çfarë keni gjetur nëpër qytete?

Edi Rama: Për mua ka qenë fushata më e bukur që kam pasur fatin dhe privilegjin të marr pjesë, pasi si asnjëherë më parë ka pasur një prani të jashtëzakonshme grash dhe vajzash dhe besoj që ky është një moment për të mbajtur shënim, pasi në 21 qershor Shqipëria do votojë edhe për një vendimmarrje historike që iu ka hapur rrugën grave dhe vajzave për të qenë 50% në këshillat e rinj të bashkive.

Besoni që ka ndikuar ky fakt që keni gjetur më shumë gra dhe vajza në fushatë?

Edi Rama: Unë besoj që ka ndikuar edhe ky fakt

Meqenëse jemi në Himarë jeni shpresëplotë për fitoren e zotit Goro?

Edi Rama: Nuk e diskutoj fare

Është një garë interesante ka katër kandidatë…

Edi Rama: Nuk e di sa interesante është sepse nuk e kam ndjekur nga afër…juve më pyesni a jam shpresëplotë për fitoren e Gjergjit dhe unë ju thashë që nuk e diskutoj

Në fakt kemi edhe faktorin PBDNJ, ndërkohë nuk është e qartë nëse vazhdon të jetë aleati juaj apo jo? Mendoni që do jetë një lloj kostoje faktori PBDNJ në Himarë?

Edi Rama: Ata janë në garën e tyre kështu kanë qenë edhe herën e kaluar, siç janë pozicionuar herën e kaluar janë pozicionuar edhe këtë herë, siç humbën herën e kaluar, do humbasin edhe këtë herë.

Në fakt ju jeni shprehur në lidhje me reagimin e qeverisë greke pas largimit të zotit Dule, por ministri i Jashtëm grek është shprehur se çështjeve shqiptare, çka do të thotë deti, nafta ligji i luftës etj, do ti japin zgjidhje nëpërmjet një pakete. Ju e keni dijeni për këtë paketë? Ka filluar ndonjë negociatë me palën greke?

Edi Rama: Nuk kemi dijeni, por ne kemi qenë që në krye të herës të gatshëm që të diskutojmë për të gjitha çështjet e bartura dhe kemi adresuar nevojën për ta nisur që nga ligji i luftës që është një absurditet total dhe për ta çuar pastaj me radhë diskutimin në të gjitha çështjet e tjera. E nisëm këtë punë me qeverinë e kaluar, zgjidhëm çështjen e toponimeve që i rëndonte shumë shqiptarët, sidomos kur duhet të ktheheshin në Shqipëri dhe të kalonin kufirin dhe anasjelltas.

Pastaj gjërat ndryshuan në Athinë dhe ne presim që qeveria e Athinës të jetë më e qetë, të zgjidhë problemin jetik që ka me kreditorët dhe pastaj të shikojmë mundësinë për të gjetur me qetësi zgjidhjet e duhura

Çështja e detit do të mbetet për në Strasburg? Do kërkoni një arbitër ndërkombëtar për ta zgjidhur, ndërkohë që ka nisur të kërkohet nafta, ju keni bërë një notë proteste

Edi Rama: Nuk rezulton të ketë nisur konkretisht puna për kërkimin e naftës sepse do të ishte një shkelje e rëndë, e një kuadri gjërash. Jemi praktikisht para një situate shumë të brishtë, por padyshim për ne është një çështje e interesit kombëtar, e sovranitetit territorial të Shqipërisë dhe do diskutohet për të gjetur zgjidhjen më të mirë të mundshme dhe që në krye të herës ne kemi qenë të gatshëm të përfshijmë një palë të tretë të painteresuar drejtpërdrejt siç jemi ne dhe Greqia, dhe të bazuar në një ekspertizë të lartë ndërkombëtare.

Zoti kryeministër rikthehemi tek fushata, ju keni kërkuar votën e qytetarëve, sipas kundërshtarit tuaj politik, duke akuzuar opozitën dhe duke u marrë me të. Gjithmonë sipas kundërshtarit tuaj politik dhe i referohem zotit Basha, ju keni frikë në këtë fushatë nga faktori opozita.

Edi Rama: Çfarë duhet të them unë tani, se nuk e kuptova. Ky është një konstatim që ju bëni duke dëgjuar opozitën po ku është pyetja për mua?

Pyetja është: A keni frikë ju, a është kjo arsyeja që ju po merreni me akuza të drejtpërdrejta që kanë të bëjnë me opozitën dhe jo me bilancet e qeverisjes suaj dyvjeçare?

Edi Rama: P.sh. çfarë akuze të drejtpërdrejt kam bërë unë për opozitën?

Përrallat e opozitës p.sh…

Edi Rama: Po kjo nuk është akuzë..

Opozita po bën një fushatë si përrallë nga e kaluara…

Edi Rama: Kjo nuk është akuzë, kjo është konstatim i fakteve sepse praktikisht Partia Demokratike po bën një fushatë sikur në Shqipëri nuk ka ndodhur asgjë dhe sikur 22 qershori që po vjen është 22 qershori i 2013­ës.

Një paketë emergjence shpëtimi ka propozuar zoti Basha…

Edi Rama: Nuk e di, nuk e kam idenë e kësaj pakete, nëse ka nevojë për një paketë shpëtimi Partia Demokratike ka nevojë për një paketë shpëtimi të vetvetes dhe pjesë e paketës duhet të jetë edhe kryetari i PD. Kështu besoj unë.

Ulje taksash, ulje e çmimit të energjisë, ulja e çmimit të naftës, ulja e taksave në nivelin e minimumit në Ballkan, por sipas opozitës në vendin tonë ka një nivel të tejskajshëm të varfërisë.

Edi Rama: Kjo është përralla nga e kaluara dhe për këtë flas. Është një përrallë që shqiptarët e refuzuan në 2013­ën dhe nuk kanë asnjë arsye që ti rikthehen për ta marrë si të vërtetë.

Ju keni realisht frikë se mos e besojnë këtë përrallë, përderisa e thoni këtë në fushatë?

Edi Rama: Unë nuk kam asnjë frikë, unë kam respekt për inteligjencën e shqiptarëve dhe në këndvështrimin tim që kur kanë filluar të zgjedhin në 31 marsin e ‘91 deri më sot nuk kanë gabuar asnjëherë.

Zoti kryeministër a e shihni rezultatin e zgjedhjeve dhe një lloj votëbesimi për qeverinë tuaj thuajse dy vite.

Edi Rama: Nuk është një votëbesim i drejtpërdrejt, sigurisht ka edhe qeveria pjesën e vetë por nuk është i drejtpërdrejt

Zoti kryeministër, keni përdorur edhe një tezë tjetër, nga bashkitë ku ka drejtuar PD nuk ka ardhur asnjë projekt etj, rasti i një personi që ju ka marrë në telefon dhe nuk ka dashur t’ju takojë publikisht. A nuk është ky një rast presioni?

Edi Rama: Nuk është rasti i një personi, por është i vetmi kryebashkiak i PD­së që më ka marrë në telefon. Unë përmend në telefonatë dhe shumë të tjera por ky është i vetmi rast. Ndaj e kam përmendur si një rast kuptimplotë të faktit që drejtuesit vendorë të PD nuk janë njerëz të lirë, që edhe kur duan të bëjnë diçka të mirë për komunitetin e kanë të vështirë nuk i lënë, i pengojnë politikisht.

Zoti kryeministër por të paktën marrja juaj në telefon nuk është e vetmja zgjidhje për bashkëpunim me qendrorin. Pse nuk keni bashkëpunuar me Tiranën për sa kohë kryetari i bashkisë…

Edi Rama: Bashkëpunuar për çfarë?

…Për projektet e mëdha… Zoti Basha ju akuzon se keni bllokuar projektet e mëdha të Tiranës…

Edi Rama: Gënjen. Përkundrazi ne e kemi asistuar Bashkinë e Tiranës më shumë se një herë për ti mësuar se si duhen përpunuar dokumentacioni dhe shkresat

përkatëse për buxhetin afatmesëm apo për të zhbllokuar financimet bazuar mbi pushtetin e aprovuar. Në më shumë se një rast i kemi dhënë asistencë teknike.

A është e vërtetë që keni bllokuar projektin për bulevardin, për tramin, që qeveria nuk ka dhënë firmën ministri i Financave nuk ka firmosur garancinë sovrane.

Edi Rama: Këto janë broçkulla, sepse Shqipëria e humbi të drejtën për të firmosur garancinë sovrane përpara se sa të vinim ne në qeveri për shkak të daljes nga binarët të financave publike dhe të akumulimit të një borxhi që si jepte më mundësi Shqipërisë të merrte borxh, se nuk jepte njeri borxh. U desh ardhja jonë dhe u desh ndryshimi i plotë i pozicionit në raport me financat publike për të rifituar besimin e institucioneve financiare.

Ju keni përsëritur gjatë kësaj fushate faktin se demoktratët nuk janë të aftë të drejtojnë bashkisë. A është ky një lloj persioni që ju do financoni vetëm ato bashki që që do fitohen prej jush dhe jo kundërshtaërt?

Edi Rama: Ca presioni ka këtu?

Presion ndaj kundërshtarit….

Edi Rama: Gjithkush mundohet të influencojë votën. Ndaj kam dal në fushatë. Çështja është se kush kërkon ta ndërtojë me gënjeshtra, apo dhe disa me opinione legjitime. Ajo ç’ka kam thënë është se ata në gjithë këto vite ata nuk kanë ndërtuar asnjë model, as në nivelin vendor dhe në atë qëndror. Kam pyetur për një model, dhe Saliu më tha se kemi modelin e Xhelal Mziut, që nuk dihet ku do jetë pas 21 qershorit, në burg apo në zyrë, nëse merr votat. Apo në burg sepse gjykata e Shkallës së Parë e ka ndëshkaur për korrupsion ndaj qytetarëve. Kjo është zgjedhja e njerëzve, unë kam për detyrë ta them.

Pra ju po e konfirmoni se do jeni bllokues?

Edi Rama: Jo nuk e kam thënë këtë se do jem bllokues, sepse s’kam qenë kurrë i tillë. Ata janë të paaftë dhe nuk kanë kulturë qeverisëse. Edhe kur kanë njerëz që qeverisin, ata i pengojnë.

A është përmbushur premtimi juaj ndaj shqiptarëve, gati dy vite. A jemi duke rilindur?

Edi Rama: Për mua po.

Ku e bazoni këtë pohim

Edi Rama: Në të gjithë sektorët. Më jepni një sektor dhe do t’jua shpejgoj.

Rritja ekonomike nuk është sipas objektivit..

Edi Rama: Sipas kujt? Është plotësisisht sipas objektivit.

Nga 2.1 ka shkuar në 1.89….

Edi Rama: Nuk është e vërtetë.

E ka dhënë Banka e Shqipërisë…

Edi Rama: Nuk është e vertetë. Ka pasur disa shifra lidhur me këtë dhe presim përfundimin për të dhënë opinionin përfundimtar. Unë besoj tek të dhënat e institucioneve ndërkomëbtare zyrtare, ku rritja ekonomike ka qenë mbi 2 për qind.

Atëherë duhet të presim për ta konfirmuar…

Edi Rama: Ju prisni, unë nuk kam se çfarë të pres.

I jam referuar të dhënave të Bankës së Shqipërisë

Edi Rama: S’kam ça pres.

Kalojmë tek shëndetësia falas, ndërkohë që kemi skandale në këtë sektor…

Edi Rama: Çdo të thotë kjo?

Ilaçet…skadenca, rimbursimi

Edi Rama: Nuk ka fare skadencë, këto janë përrrala. Ju shihni një rast skandaloz dhe bëni mirë që e shihni. Në këtë rast skandaloz, është rasti për të parë dallimin e qartë mes nesh dhe të qeverisë para 2013. Kjo pasi e gjithë qeverisja dhe fondi për të cilin flasim ka qenë skandaloz. Ai ishte një rast që u zbulua nga ne dhe u ndëshkua pa asnjë rezervë dhe pa asnjë tolerancë. Sot shqiptarët i paguajnë ilaçet 30 për qind më lirë dhe nuk kanë brenda taksën e tyre që e paguanin më para. 70 milionë dollarë janë kursyer xhepave të tyre dhe buxhetit të shtetit fal politikave të reja dhe kemi mbajtur zotimin tonë se nuk do shiten në vend ilaçe me shtrenjt se në vendet e origjinës. Kjo flet për hapa në drejtimin e duhur.

Sa i parashikoni kostot elektorale të aksionit për energjinë? Ka qenë një reformë e dhimbshme apo jo?

Edi Rama: Nuk më intereson fare. Ka qenë hera e parë që në Shqipëri zhvillohet një fushatë ku buxheti i shtetit nuk është pjesë e fushatës dhe as e nevojave të partive që drejtojnë ekzekutivin për të marrë vota. Nuk ka pasur asnjë llojë shenje të orgjive elektorale me buxhetin e shtetit, siç ndodhi vitet e shkuara, apo dhe në 2013­ën. Asnjë tolerancë dhe shkelje syri abuzuesve me energjinë elektrike. S’ka rëndësi, shteti duhet të bëjë punën e vetë, partitë të vetën. Nuk më intereson fare sesa është kostoja në këtë aspekt.

Ish­kryeministri Berisha ka deklaruar se ju gjatë kësaj fushate elektorale keni pasur premtime të këndshme. Cili është komenti juaj?

Edi Rama: Nuk merrem fare me Saliun. Saliu është një zog që këndon ditën e enjte në kafazin e kutisë së televizorit dhe asgjë më shumë.

Ju thoni se në këto 18 muaj pohoni se keni bërë aq shumë sa pretendoni se jeni në Drejtimin e Duhur. A mund të kishit bërë dhe më shumë?

Edi Rama: Mund të kishim bërë dhe më shumë nëse nuk do kishim pasur 720 milionë borxhe dhe nëse nuk do kishim shëlyer 520 milionë.

Pra fajin e ka Berisha..zogu në kazaf siç thatë dhe ju?

Edi Rama: A më pyetët mua? Po mos ta kishte fajin nuk do e kishim mbyllur në kafaz.

Zoti Rama i jeni referuar rilindjes urbane si një gjë që ka sjell tranformime të mëdha në qytetet tona. A mendoni se do kishit filluar të merreshit më fortë me ekoniminë në familjet shqiptare?

Edi Rama: Pse nuk është ekonomi kjo?

A ju shqetëson eksodi i shqiptarëve?

Edi Rama: Eksodi padyshim që nuk është fenomen i këndshëm dhe që nuk mund të lërë indiferent dikë që merret me politikë. Por nuk është fenomen që erdhi bashkë me 23 qershorin dhe që është tipik shqiptar.

Jemi të dytët pas sirianëve.. edhe për muajin maj. Sipas të dhënave të ministrisë së Brendshme gjermane..

Edi Rama: Këto janë spekulime. Ajo që di të thëm është se varfërinë nuk e sollëm ne, ne po e luftojmë. Papunësinë nuk e sollëm ne, pasi po e luftojmë. Në librat e të ardhurave të shtetit nga të ardhurat personale janë 83 mijë njerëz në punë. Ju jeni gazetar, shkojini dhe i verifikoni.

Po i kemi verifikuar, dhe nga INSTAT. INSTAT dhe webi i Ministrisë së Mirëqënies Sociale kanë shifra të tilla.

Edi Rama: Unë po flas për shifra që janë kontributor me taksat e tyre në buxhetin e shtetit, në sektorin jo­bujqësor.

Sirianët largohen nga lufta. Sipas jush shqiptarët nga se largohen?

Edi Rama: Largohen për një jetë më të mirë. Nga zona dhe vende të vështira. E përsëris, se është një fenomen i cili u stimulua për shkak të një situate abuzimi mbi një kërkesë të bërë nga Gjermania për të rektuatuar krah pune nga jashtë këtij vendi. Por bëhej fjalë për një krah pune të specializuar. Ne mund të çojmë njerëz jashtë vendit, për të punuar atje rregullisht. Siç ajnë inferimeirët. Por që ti çojmë duhet ti kemi të specliaizuar. Kjo u shfrytëzua dhe u bë një rrëmujë që e dimë të gjithë. Dhe fenomeni u agravua. Ka pasur dhe do ketë gjithmonë shqiptarë që duan të ikin jashtë për një jetë më të mirë. Kjo u ndodh dhe italianëve.

Kjo histori që nga marsi ka vijuar me të njëjtin intensitet dhe në maj. Ju folët dhe bëtë marketingun e duhur për mashtrimin, por mesa duket po vazhdon…

Edi Rama: Nuk është e thënë se janë ata që kanë vajtuar dhe kanë ikur në maj. Mund të kenë ikur dhe më parë. Pasi një pjesë e tyre ikin dhe nga Greqia. Nuk ka rëndësi kjo.

Për shkak të kësaj maratone elektorale kemi qenë në transmetim thuajse çdo ditë. Kemi bërë debate kandidatësh dhe kemi xhiruar me kamerat tona se çfarë i shqetëson qytetarët më shumë. Punësimi është një nga çështjet më të ndjeshme..Si e shpjegoni si një sukses të jashtëzakonshëm?

Edi Rama: Nuk e programoi si sukses të jashtëzakonshëm, pasi nuk kemi pasur asnjë të tillë. Ne kemi pasur disa suskese, të cilat gjatë rrugës do konsolidohen.

Siç ishte dhe suskesi me energjinë. Por ju them që jo vetëm që papunësia nuk ka ardhur me ne në qeveri, por ajo ka filluar të luftohet.

Keni konsumuar thuajse gjysmën e mandatit. Çfarë prisni për gjysmën tjetër?

Edi Rama: Nuk e kemi konsumuar ende gjysmën e mandatit, pasi mbaron në tetor dhe kemi ende shumë gjëra për të bërë.

A do kemi zgjedhje të lira zoti Rama. Opozita thotë se ka një skenar manipulimi gati…

Edi Rama: Çdo thotë tjetër opozita. Si do e mbajë me gariet opozita veten? Si do i gënjejë ndjekësit e vetë që po i pakësohen, përveçse duke folur këto lloj brroçkullash.

Flet për presion…blerje votash..

Edi Rama: Është hera e parë në këtë fushatë që nuk është mbylluar asnjë shkollë e nuk janë marrë nxënësit si dele në fushatë…

Nënësit jo por mësuesit po…

Edi Rama: Absolutisht në asnjë mënyrë. Madje ka mësues që bëjnë fushatë për PD­në dhe nuk i hyn asnjë gjemb në këmbë. Kjo është e vërteta. Të tjerat janë

‘Përrallë nga e Kaluara”.

Nëse është kështu, gjembat në këmbë duhet të hyjnë..

Edi Rama: Çdo të thotë kjo?

Nëse ata i përdorin në mënyrë të paligjshme nxënësit dhe mësuesit…

Edi Rama: Nuk ka njerëz që merren me forcë në fushatë, si nxënës dhe mësues.

Sërish opozita paralajmëron reagim popullor nëse preket vota..

Edi Rama: Po mirë bën që e paralajmëron, punë e saj kjo.

Ju i jepni garanci shqiptarëve se nuk do preket vota?

Edi Rama: Ne jemi fuqia që ka sjell mosprekjen e votës në Shqipëri. Vota nuk ka qenë e shenjtë kur ishim ne në opozitë. Vota është e shenjtë për ne që jemi tani në qeveri. Ne jemi fuqia që kemi dhënë gjak për mosprekejn e votës. Ne nuk e harrojmë derdhjen e gjakut dhe nuk shkelim mbi atë gjak, për të bërë atë që bënin ata kur ishin në pushtet.

E keni fjalën për 21 janarin?

Edi Rama: E kam fjalën për 21 janarin.

A keni ndonjë peng për 21 janarin?

Edi Rama: Çdo të thoni?

Zbardhjen e tij..

Edi Rama: Patjetër. Jam i bindur siç e kam thënë që ditën e parë. Drejtësia për 21 janarin do vonojnë por nuk do harrojë.

Sa do vonojë, e keni një ide?

Edi Rama: Këtë nuk di ta them, pasi 21 janari është një nga ato çështje që përgjithsësisht vonojnë, pasi është shumë politike. Këto vonojnë përgjithësisht në Shqipëri dhe në vendet e tjera të botës. Por do zbardhet padyshim.

Për 21 janarin foli dhe në deputeti Tom Doshi. E keni idenë së ç’ka dashur të thotë?

Edi Rama: Nuk e kam dëgjuar.

Çfarë po ndodh në Vorë zoti kreyministër?

Edi Rama: Çfarë po ndodh?

Sipas opozitës, presione…blerje votë, sipas zotit Patozi po vriten përpara tyre zgjedhjet…

Edi Rama: Mesa di unë di për një rast konkret, të një dëshmitari i cili ka denocnuar përpjekjet për të blerë votat nga pala tejtër.

Pyetja është se si do mbroni votat?

Edi Rama: Është fjala për të parë se edhe një herë tjetër PD është si puna e atij që bërtet hajduti, kapeni hajdutin. Unë kam mbajtur një lloj distance ndaj kësaj

politke, që e kanë kuptuar dhe qytetarët. Ata po vetëshkatërrohen në publik.

E pranoni se ka një lloj tensioni në Vorë?

Edi Rama: Jo nuk e pranoj. Shoh se ka një projeke për të rritur tensionin në mënyrë artificiale. Pse ka tension në Vorë?

Fakti që atje ka qenë 6 herë kreu i opozitës dhe 8 herë kryetari i LSI­së..

Edi Rama: Vora është një udhëkryq dhe ngado që ti bjesh Shqipërisë, duhet të kalosh nga Vora. Kryetari

Meta ka shkuar në Vorë, por ça problemi ka këtu?

Ndjeni tensione në Shkodër?

Edi Rama: Nuk ndjej asnjë tension. Tensioni është në kokën dhe në shpirtin e kastës që ka marrë peng PD­së. I shoh në fytyrat e tyre që janë të shqetësuara dhe klithmat e tyre, por si ndihmojmë dot.

Zoti Rama çfarë do ndodh në Kurbin? Zoti Basha ka thënë se nuk do ketë zgjedhje me kandidat, pasi është tërhequr kandidati i PD­së..

Edi Rama: Janë dy kandidat të regjistruar që janë në garë.

Opozita e ka tërhequr kandidatin e vetë…

Edi Rama: Kandidati nuk tërhiqet sipas qefit, pasi ka një afat ligjor për ta futur dhe për ta nxjerë dot.

Pra do i zhvilloni zgjedhjet në Kurbin, edhe nëse është një kandidat?

Edi Rama: Janë dy, nuk është një..

Edhe nëse opozita e bojkoton Kurbinin?

Edi Rama: Unë nuk e di se ça do bëjë opozita. Nuk është problemi ynë se çfarë bën opozita, por vetëm që të ketë kushte që ti plotësohen. Nëse opozita shikon nga të katërtat anë fantazma që do e kërkojnë ta rrëmbejnë…

Basha një ditë më parë tha se ka ikur koha me një kandidat..

Edi Rama: Ai e tha, por nuk di ça tha.

 

June 16, 2015 21:31
Komento

13 Komente

  1. Jeta June 16, 21:55

    Ky njeri eshte zhytur shume keq ne mbrapshtesine e tij.Nuk pranon fakte qe i dine te gjithe shqiptaret dhe skandale korrupsioni rekord te qeverise dhe ministrave te tij na i shet si arritje dhe suksese.Kjo arrogance ka vetem nje aresye,vetem nje shpjegim.Ky i konsideron shqiptaret si dele,si bageti qe i merr bari Edi me shkop perpara.Edi Rama mund ti therrase mendjes e te dale nga rruga e mbrapshet qe ka marre vetem nese ata qe i mashtroi para dy vitesh do ti japin nje mesim me vote.

    Reply to this comment
    • genjeshtar i pandreqshem June 16, 22:59

      Erion Veliaj kryetar bashkie? Jo. Asnje minister nuk ka per te qene kandidat .
      Genjeshtrat e ketij njeriu nuk kane fund. Insiston ne genjeshtrat e tija si psikopat.
      Armet kimike bejne dem? Jo. Jane ca injorante qe flasin.
      Shko Edi bej nje parti tenden me gjithe ata g99 e te shohim sa vota merr. Boll e shtrydhe PS per interesat e tua dhe te lsise.

      Reply to this comment
  2. kris 1 June 16, 22:16

    eshte nje qeveri me duar te pastra.Sa here ben ndonje zullum lan duart me uje shiu.
    Si Saliu ky ka arriturvetem suksese

    Reply to this comment
  3. Aqo June 17, 04:07

    Mire qe e vleresoke Saliun.

    Reply to this comment
  4. info-analitike June 17, 04:15

    Ky njeri tashme ka dale cullak si nje genjeshrar patologjik edhe me i keq se Berisha. Rasti i kercenimit te mediave nga kandidati i Elbasanit Qazim Sejdini eshte nje skandal qe nuk mund ta fshehin me genjeshtra. I gjori Taulant Balla tashme me budallalleqet e tij nuk mbulon dot as kete dhe as skandalin e se shoqes krah e se ciles u be edhe policia e Tahirit.

    Reply to this comment
  5. E harruat Berishen?! June 17, 04:27

    Ky e kaloi Berishen me genjeshtra!
    Por ky e filloi shume heret, kurse Berjosha nisi te genjente kur i ranevpatkonjte.
    Berisha, kur genjente qeshte, dhe njerezite e kalonin me te qeshura, kurse Ed Rama genjen seriozisht dhe eshte i frikshem…
    Zoti i shpetofte shqiptaret, se Opoziten e mori me vete Berusha, dhe ky qe erdhi pas tij ka ego krimi…

    Reply to this comment
  6. albi June 17, 04:29

    Kape kokrren e fikut se te hiku or padhosh.

    Reply to this comment
  7. Mark uk June 17, 07:03

    Na hiqni ket surrat se na u shpif ne cdo gazet ne cdo TV.

    Reply to this comment
    • ivani i madh June 17, 10:30

      Po me the nxjere apo ate hund pallen tend Berishen qe na ishte bere si plaku Mere due flet brockulla she zgerdhihet so ai .Le ju maloket me ujqer jeni ritur dhe ata duani.

      Reply to this comment
  8. anticensurë004 June 17, 08:01

    ore një gjë nuk kuptova nga ky shkrim,nuk përmëndet asnj rast emri i veliajt dhe kosovës!!përveç titullit!!
    është ndonjë grackë thjesht për të lexuar intervistën apo ja keni fut kështu kot fare??

    Reply to this comment
  9. Edi June 17, 10:52

    Pse qenka idiotesi Erioni kryetar i PS-se???????????? Erioni e meriton te jete kryetar, ka enerjgi vizion, beri reformen e pensioneve, reformen e pensioneve dhe reformen e pensioneve etj etj atj

    Reply to this comment
    • ada June 17, 12:14

      Mos harro edhe qe ndermjet reformes se pensioneve dhe reformes se pensioneve edhe u martua…. Me fondet e Ministrise dhe kursimet e mamase

      Reply to this comment
  10. ada June 17, 12:15

    Po qe se do ishte e vertete qe hunda do rritej mbas çdo genjeshtre, e jotja vella do kishte arritur deri ne Kine.
    Hahahahahahaha….

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*