Rama: Nuk do qeveris me filozofinë ‘unë të mbaj pushtetin dhe pas meje të bëhet qameti’

November 26, 2014 20:25

Rama: Nuk do qeveris me filozofinë  ‘unë të mbaj pushtetin dhe pas meje të bëhet qameti’

Pavarësisht kërkesave të opozitës, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se mazhoranca dhe qeveria që ai drejton nuk tërhiqet nga nevoja për të bërë shtet me çdo kosto dhe se do të vazhdojë në rrugën e reformave të mëdha. Në një intervistë dhënë për Top Channel, Rama i kërkoi opozitës të mos rrijë rrugëve, ndërkohë që foli edhe për çështjen e dosjeve dhe modalitetet e hapjes së tyre.
Zoti kryeministër, thatë se qeveria juaj do ta marrë gjykimin pas 4 viteve. Por a do ketë një reflektim nga qeveria për ato masa që janë quajtur drastike, në veçanti sa i përket politikës fiskale?

Ne jemi zgjedhur për të marrë masa drastike dhe jo për të vijuar havazin e vjetër. Besoj se mua shqiptarët, koalicioni qeveritar dhe partneritetit strategjik me LSI më kanë besuar detyrën e kryeministrit dhe jo rolin e Lala Gjonit. Koha e Lala Gjonit thoshte ‘sa të jem unë hani, pini dhe këndoni dhe pastaj bëni ç’të doni’. Ndërtoni pa leje sa të doni dhe vidhni energjinë. Ne do ta shërojmë Shqipërinë nga kanceri që ka në sistem. Kemi kudo metastazat e një kanceri sistematik dhe reformat tona janë reforma që ndryshojnë sistemin. Kanceri nuk luftohet me aspirina, me kozmetikë, etj, por me kimioterapi, me rreze dhe operacione të dhimbshme por që janë e vetmja mënyrë për t’i shpëtuar lëngimit dhe agonisë së një shoqërie dhe ekonomie siç e gjetëm ne. Pra, unë ju siguroj se jo vetëm që nuk do të tërhiqemi nga asnjë gjë, por do vijojmë drejt. Nuk ka vend për të zbutur ndonjë masë, por ka vend për të vijuar më tutje me masa drastike për t’u ndarë njëherë e përgjithmonë nga Shqipëria e pisllëkut, e rrumpallës dhe e një pabarazie të madhe.

Kryetari i PD, Lulzim Basha ju ka drejtuar 9 kërkesa të karakterit ekonomik, që sot janë përkthyer në 31 amendamente. A jeni të gatshëm t’i bisedoni?

Ne jemi në krye të detyrës, aty ku kemi detyrën të jemi: në qeverisjen dhe në Parlamentin e vendit. Në çdo moment opozita është e mirëseardhur të vijë në Parlament dhe ne do të diskutojmë me të, por ne nuk do lëmë punën dhe të shkojmë ta gjejmë opozitën aty ku ajo ka vendosur të mblidhet për të diskutuar amendamentet e saj që, e përsëris, janë produkt i të njëjtit vizion, i të njëjtit program dhe i së njëjtës filozofi për shtetin që e shkatërroi Shqipërinë.

Zoti kryeministër, sa i shqetësuar jeni për marrjen e një kostoje politike, më së afërmi në zgjedhjet e vitit 2015, për këto reforma dhe vullnetit tuaj për të mos u ndalur? Natyrisht reformat janë përshëndetur nga qytetarët, por ka edhe të pakënaqur…

Po ju them shkurt. E dini pse Shqipëria u katandis aty ku u katandis dhe është sot në këtë gjendje që vazhdojmë të luftojmë përditë për ta nxjerrë? Sepse Shqipëria u qeveris për vite të tëra me filozofinë ‘unë të mbaj pushtetin dhe pas meje të bëhet qameti’. U qeveris me filozofinë që të mos u presim dritat qytetarëve sepse na mërziten dhe s’na japin votat; të mos u prishim ndërtimet pa leje sepse mërziten dhe nuk na japin votat; të mos bëjmë shtetin sepse na duhet pushteti. Për çfarë na duhet ky pushtet? Unë nuk kam kërkuar votat për t’u plakur në krye të qeverisë. Unë kam kërkuar votat bashkë me Ilir Metën dhe koalicionin tonë për të bërë ato gjëra që kemi marrë përsipër. Ato gjëra që kemi marrë përsipër janë shumë të bukura për t’u dëgjuar por kërkojnë mund, sakrifica dhe kanë dhimbjet e tyre për t’u realizuar. Nuk ka lindje që nuk ka dhimbjet e veta dhe nuk ka rilindje pa kostot e veta. Për sa na përket, ne jemi gati të marrim përsipër të gjitha kostot dhe nëse do të marrim një mandat tjetër atë do ta kemi bazuar në sa reforma bëmë dhe sa e vumë në vijë shtetin shqiptar./M. Veliu-TCH/

November 26, 2014 20:25
Komento

7 Komente

  1. kaninioti November 26, 23:47

    Po ë o të keqen se votat -vjet që te prisnim.
    Kusarët jan pakica,votat e tyre s’të mbajnë në pushtet,se po të ishte mbanin sal udb.

    Reply to this comment
  2. Pëllumb zaimi November 26, 23:55

    Qëndrime të drejta të z. Rama por, shqiptarët kanë deficite të mëdha në mentalitet dhe në filozofinë e shtetformimit!? Kjo përkthehet në kosto politike? Duhet ndërtuar një strategji më e matur,jo vetëm me goditje por,edhe me “kulaç”? Po synohet të dominojë goditja në shumë “thëmbra” dhe kjo nuk është një strategji e ndërtuar mirë? Jo vetëm strategji kokfortësie por dhe derivate strategjie kujdesi e joshjeje për të mirat që do të preken së shpejti ose që do të vijnë në vijim!? Nxitimi strategjik ka dhe pauza strategjike, ka dhe rigjenerim,ka dhe tërheqje kur duhet? “Dita” duhet ta ndihmojë z. Rama për një strategji më të ekuilibruar dhe për një marshim më të kujdesshëm drejt fitores. Thirrja e një analisti me emër të “Ditas” me intonacionin strategjik “pak më majtas z. Rama” duhet të gjenerojë thirrje dhe analiza të tjera të këtij karakteri konstruktiv e korigjues !? Tung!

    Reply to this comment
  3. Yuri November 27, 09:17

    Rame, mos mendo se c”fare qameti do vije pas teje, por mendo ca per qametin me ty ne pushtet. Kjo eshte zotesi e zgjuarsi, te shohesh mire te tashmen. Mos fluturo me pras ne te ardhmen.

    Reply to this comment
  4. LIGJI November 27, 09:58

    O EDI LERE LSIn POR BEJE SHQIPERINE ME PROJEKTE SI U BE PORTUGALIA ME HAPJEN E MINIFABRIKAVE GJERMANE PER TE PERPUNUAR INDUSTRINE USHQIMORE SE VETEM KESHTU DO TE PUNESOHEN NE TE VERTETE NJERZIT JO ME PROPAGANDE DHE SHOW PER FASADE ALLA………….. E,VELIAJ…………….SE NDRYSHE DO TA HASH TE SATEME…………………..!

    Reply to this comment
  5. mitro November 27, 11:36

    Zakonisht ne ate post qe je ti te tjera thone dhe te tjera bejne.A duhet te te besojme me kur dhe premtimet e tua para zgjedhjeve nderuan kah brenda vitit.Jeni te gjithe njelloj Z. Rama kur vjen puna per te genjyer popullin, por shif mos n’a shto shume vendet e punes s’e do na mbytin europianet e papune.

    Reply to this comment
  6. spartaku November 27, 13:04

    Me keto qe thoni ju zoti Rama jemi dakord dhe do te mbeshtesim.Ka njerez qe nuk te kuptojne,mendojne te kunderten tende,por nje dite do ta kuptojne.Dihet si e gjete vendin ,katrahure te bere nga Sali Berisha dhe Lulezim Basha qe gerthasin gjithe diten duke nxire çdo gje.Reformat jane te domosdoshme sa do te thelle e te dhimbshme jane.

    Reply to this comment
  7. roberto November 27, 13:35

    E shohim,qei ke vene detyre vetes,njelloj sic beri Sali Berisha qe shkaterroi PD-ne edhe ti po SHKATERRON PS-ne!!
    Si duket po tenton te krijosh nje parti tjeter me ISH TE PERNDJEKURIT,ROMET,MYSLIMANET dhe ambasadoret e huaj!!!
    Mbase edhe me kosovaret tani qe u bere qejfin!!!
    Ne ish ushtarakeve na ke lene me PENSIONET LEMOSHE TE KRIMINELIT BERISHA,ndersa femijet tane qe ishin ne pune ne kohen e PD-se,zagaret e tu na i hoqen nga puna per te vene miqte e vet!!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim