Rama: Vettingu, produkti kryesor i marrëveshjes me PD

May 22, 2017 19:41

Rama: Vettingu, produkti kryesor i marrëveshjes me PD

Në një takim me të rinjtë, pranë selisë së Partisë Socialiste në Tiranë, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se realizimi i reformës në drejtësi ka mbërritur në epilog.

“Sot realizojmë atë që dukej e pamundur që kur nisëm rrugëtimin drejt fitores së qershorit të 4 viteve më parë dhe kur futëm në kalendarin qeverisës reformën në drejtësi”, ka deklaruar Rama.

Ai ka theksuar se, kjo reformë duhet konsideruar si sfida kryesore e këtij mandati qeverisës dhe duhet të ecë përpara.

“Të çlirojmë drejtësinë nga prokurorët dhe gjyqtarët e korruptuar dhe pastaj, me të njëjtën këmbëngulje e kokëfortësi që luftuam për vettingun do të luftojmë për të rritur mirëqënien ekonomike në Shqipëri”, ka thënë Rama.

Kreu i qeverisë ka theksuar se vettingu është produkti kryesor i marrëveshjes me opozitën, përmes të cilës opozita u kthye në Parlament.

Më tej, ai ka theksuar se pas zgjedhjeve të 25 qershorit, politika shqiptare do të njohë një periudhë të re, që do ta largojë atë nga steriotipi i “padronëve të popullit”.

“Boll janë sjellë partitë politike në Shqipëri si padronë të popullit”, ka shtuar Rama.

May 22, 2017 19:41
Komento

1 Koment

  1. vlonjati May 22, 22:27

    kur do e votoni vetingun, Z. krieminister, sikur thate qe do votohet te Henen….. apo ka plot te Hena te tjera, nuk u be qameti

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim