Rama: Vettingu të nisë nga “sarajet” e mia!

September 13, 2018 22:07

Rama: Vettingu të nisë nga “sarajet” e mia!

Kryeministri Rama deklaroi publikisht se është pro vettingut në politikë, nismë e cila është propozuar nga Partia Demokratike.

Kreu i qeverisë tha se do të ishte i lumtur që vettingut t’i nënshtroheshin të gjithë, politikanë e zyrtarë, madje edhe familjarët e tyre.

Ai tha se ishte i gatshëm që ky proces të nisin nga sarajet e tij.

Rama tha se kur ka marrë detyrën për herë të parë në vitin 2013 pas fitores së PS-së, ka parë se në zyrat e kryeministrisë mungonin dhuratat që duhet të ishin me protokoll.

“Përpara se të shkojmë tek filmat e ERT-ve, dua të them ca gjëra që si kam thënë asnjëherë dhe si konsideroj aspak heroizma. Kur u bëra kryeministër në godinë e Kryeministrisë nuk kishte asnjë dhuratë. Në të gjitha kryeministrit e vendeve serioze dhuratat që vijnë për kryeministrat kur kalojnë një vlerë simbolike, kur nuk është një kravatë, apo buton, regjistrohen dhe qëndrojnë aty. Për herë t parë kryeministria ka një regjistër të dhuratave dhe ka dhurata të çmuara të cilat si kam marrë me vete në shtëpi. Por i kam lënë aty. Këtë gjë po ua them siç është. A i kanë marrë, apo a ua kanë marrë se di. Di gjë kur kam hyrë aty, ishte marrë gjithçka. Nuk kishte asnjë gjurmë, asnjë shenjë që kishte qëndruar dikur një kryeministër.

Rama shtoi se Vetting për politikanët është kur i ke duart të pastra. Ai përgënjeshtroi akuzat e opozitës se jeton në saraje apo se baxhanaku i tij ka marrë 15 milionë euro tenderë.

Kur isha kryetar i PS dhe kryebashkiak, kam bërë një dasmë, janë regjistruar dhe i kam kthyer pas. Do isha i lumtur sikur të hapeshin të gjitha librat e pasurive dhe shpenzimeve të politikaneve, të familjarëve dhe krushqve të tyre. Të gjitha. Të merreshin të gjitha shpenzimet e udhëtimeve, hotelet, shpenzimet që kanë bërë, lindjet, martesat, sëmundjet. Dhe të zbardheshin të gjitha burimet e të ardhurave që kanë buruar pasuri me shpenzime të larta. Të zbardheshin të gjitha. Do isha i lumtur. Jam i interesuar që të niste nga sarajet e mia , siç thonë ata. Jo vetëm të shtëpisë, sa kam shtuar, çdo gjë, ku janë faturat, ku janë blerë, me fatura në dorë. Do bëhet kjo gjë, por dëgjoj vetëm që unë jetoj në saraje, që unë fluturoj me charter e helikopter, për shembull që ime shoqe ka përfituar truallin ku jeton në mënyrë abuzive dhe unë e di të vërtetën dhe e kam në zemër. Të vërtetën e kam me letra dhe jam gati ta vë në dispozicion në çdo lloj komisioni apo gjykate. Ky (Lulzim Basha) mua më ngazëllen kur flet, se është artist, në kuptimin mashtrues”. tha Rama.

l.h/ dita

September 13, 2018 22:07
Komento

12 Komente

  1. Master guy September 13, 22:58

    C’fare ironie. Mbarojme shkolle ne perendim,punojme ne perendim,paguhemi ne perendim dhe nuk i lejojme dot vetes nje shtepi sa 1/10 e asaj se Rames.
    Cfare paturpesie.
    Me tre kostume te ketij une paguaj kolegjin e djalit.

    Reply to this comment
    • lola September 14, 02:47

      ti mashtrus qe mbahesh per master punon pjatalares se po te punoje vertete ne perendim me master do kishe tre shtepi si puna ime ose nje pallat ne gjirin e Lalzit si ata qe te paguajne te besh gam-gam ketu
      njerez pa dinjitet, shiteni per nje sufllaqe

      Reply to this comment
    • Besniku September 14, 05:57

      Kostumet jane pasuria???!!!
      Po filluat te numeroni kostumet e Rames, per te kryer vetingun, jeni te deshtuar si ata qe numuruan kafet e Nexhmijes.

      Reply to this comment
    • Iluminist September 14, 08:32

      Ashtu si nje punetor ndertimi vesh kominoshe (overall) si uniforme pune te detyrueshme, ashtu dhe kryeministri duhet te veshe nje kostum shume te mire si perfaqsues i qeverise dhe I shtetit.
      Secili te mbaj vendin e tij, te respektoj vetvehten, te respektoj edhe detyren dhe personalitetin e te tjerve.

      Reply to this comment
  2. rrush e kumbulla September 13, 23:00

    Ideja qe ky shtron ,eshte: Ne kemi vjedhur por jo sa mendoni ju.
    Hajdut me skrupuj.
    Bravo Rama,respekt.

    Reply to this comment
  3. diana September 13, 23:02

    Jo cne,
    ti nuk jedh,
    dasma jote e komentuar nga ish ambasadori i us ne wikiliks
    Ishte: Per tu pas zili nga kancelerite e botes(per luksin).

    Reply to this comment
  4. seriozisht? September 13, 23:03

    Ky eshte ndershem,e ka vilen me pare gjaku te Lindes!

    Reply to this comment
  5. Bardhi Tolabi September 13, 23:25

    Mos e ke shkruar gabim mbiemrin,zoti Gay?
    Ne perendim,ne se je pjata lares,me te vertete nuk e ben dot nje vile si te Rames.
    Pyetja ime eshte:
    Po te ishe kryetar partije,kryebashkiak i Parisit,Berlinit,Londres,te ishe kryeminister I ketyre vendeve a e beje nje vile disa here me te madhe se te Edi RameS?
    Kur te pergjigjesh,mbaj parasush dhe cmimet e lendeve te para ndertimore,te fuqise puntore,ne Shqiperi dhe ne ato vende.
    Nuk e di se ku jeton ne perendim,por cmimet e veshjeve dhe te kostumeve,here pas here pesojne ulje deri me shume se 50 perqind.Te tille dhe me shkelqim I gjen dhe me cmime fare te ulta.Problemi yt eshte keqdashja,akuza te pabazuara,por te paguara prej tjeter kujt…
    Edi Ram ka vend te kritikohet per shume probleme te zhvillimit te vendit,per permiresimin e nivelit ekonomik e social te popullit.Por,Edi Rama,po perpiqet te beje shtet,ate palo administrat e shtet te shkateruar me themeli,prej kermes Sali Berisha.
    Reformat,zoteri,nuk jane te lehta,ato shoqerohen me dhimbje.Pa dhimbje as nena nuk te lind e jo me te besh dhe perparosh nje shtet e nje vend te shkateruar…

    Reply to this comment
  6. Edi September 14, 00:02

    Mos haro kur more pushtetin ke deklaru 3000euro dhe se je i pa streh. Do shofim ne cfar forme karagjoze i ke kopsit letrat. Se mos te re menja dhe deklaro sikur ke shit zhgaravinat dhe te ardhurat nga botimi librit qe e bleve gjith tirazhin vet se nuk u shiten as 10kopje

    Reply to this comment
  7. alphade September 14, 00:50

    Mister guy apo “gay” ! Pse nuk merr Saliun te parin ku
    familja e tij niton ne nje pasuri marramendese ? Pse nuk
    thua qofte edhe nje fjale per Kryemadhin sepse mbase e
    ke te veshtire te flasesh per presudentin e Republikes per
    “respekt” qe vetem ne nje vile ka 11 hale dhe dhjetra apartamente kudo neper Shqiperi,pa perfshire ketu euro,
    qe sic i themi ne fukarejt “para te thata” ne Euro,me qindra mije qe arrijne miliona.Keto jane te deklaruara nga
    vete poseduesi,gje qe perfaqesojne vetem “majen e ais-
    bergut”,te tjerat jane te depozituara neper Off-shore-t e
    botes. Per keto mbase nje dite do te flase historia se sa
    trondidese do te jete historia e shqiptareve ku 95 perqind
    e tyre mezi e nxjerrin muajin me 150 mije leke te vjetea
    mezatarisht ne muaj. Kjo eshte tragjedia shqiptare dhe me vjen ndot kur keta pushtetare qe erdhen ne Tirane me
    plot morra e zgjebe,sot kapardisen me nje perbuzje te pashembullt karshi njeriut te ndershem,njeriut te zakon-
    shem,patriot por qe eshte kapur prej gryke nga terroristet,
    nga mafia e kthyer ne sistem me ne krye binomin Berisha
    Meta…..! Pa derguar para drejtesise kete dyshje Shqipe-
    ria kurre nuk do te kete qetesi e drejtesi. Mafia,zoterinj ,
    eshte shume e rrezikeshme. Ne SHBA dhe Itali mafia
    sundoi per dhjetra vjet dhe kush jane keta shtete ?! Ima-
    gjinoi cfare mund te beje Shqiperia,me kapacitetet e saj
    shume te kufizuara nga cdo pikpamje. Prandaj likuidimi
    i mafias shqiptare do te kerkoje shume kohe e mund dhe
    ne kete kuptim lufta e shtetit shqiptar duket si nje lufte
    donkishoteske me mullinjt e Eres apo shakujt e Veres ?!
    Edi Rama,si kryeminister, do te mbaje pergjegjesi te rende para shqiptareve. U premtoi dhe premtimi eshte nje birxhe qe ka ndaj shqiptareve. Per te bere vetingun
    per DY MONSTRAT, nuk duhen 10-15 vjet sic thote “Su-
    rratBreshka”,mjaftojne vetem 3-4 muaj dhe me kaq mbaron filmi nje here e pergjithemone…..! Bota shqiptare
    me kete “Act Now” bie ne qetesi nje here e pergjithemo-
    ne dhe kjo do te shenoje Clirimin Perfundimtar te Shqipe-
    rin nga ” Murtaja Burbone” shqiptare……..!!!!

    Reply to this comment
  8. Adih September 14, 01:44

    Mister 20% .I ka ciper tavolines Zonja Marku shumat .Por ne rast reziku ,do ta hash edhe nga Berisha ,ka qene sekrtear partie ,dua te te them , se ka eksperience ,gjithmon ne rast rreziku per te ,do ti perdori kondra , o Rame .Mos e harro . Keq shkojne punet ..Por skemi cfare ti bejme Likes dhe Monikes ,ata i kane ,me letra neper banka ,me lingota neper bankat e Anglise ,por nje gabim kane bere,si pa dashje , ,kane dhjetra ,shtepi dhe hotele ,neper bregdet ,,skane ku ti fshehin . Kurse Saliu ska as edhe nje gje i vorfni ,i ka vene ne emer te femijeve ==????
    Populli me te drejte thote ,zoti vonon ,por kurr nuk harron.

    Reply to this comment
  9. Kris 1 September 14, 12:37

    Paraja dhe pronat e politikaneve jane te pastra.Nuk ka veting qe gjen njolle.Eshte pasuri e dhuruar nga prinderit pensioniste.Ndalni pasurimin e pensionisteve dhe e keni bere vetingun

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

MENDONI SE PËR TË ZGJIDHUR KRIZËN POLITIKE DUHET NJË MARRËVESHJE E RE RAMA-BASHA?