Rama foli për çështjet e shqiptarëve në Maqedoni, Gruevski asnjë fjalë

Redaksia Online November 6, 2013 19:25

Rama foli për çështjet e shqiptarëve në Maqedoni, Gruevski asnjë fjalë

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, në kuadër të vizitës zyrtare në Maqedoni, është pritur sot në mesditë nga homologu Nikolla Gruevski.

Siç raporton agjencia e lajmeve, INA, kryeministri shqiptar Edi Rama në konferencën e përbashkët me gazetarët përveç bashkëpunimit ndërshtetëror u fokusua në çështjet e shqiptarëve, marrëdhëniet ndëretnike dhe procesin e domosdoshëm të integrimeve euroatlantike të të dyja vendeve, kryeministri Nikolla Gruevski nuk ka folur asnjë fjalë për Marrëveshjen e Ohrit. Gruevski përmes një fjalie të shkurtër tha se marrëdhëniet ndëretnike janë stabile në vend.

Pas deklarimeve protokollare për intensifikimin e marrëdhënieve ndërshtetërore në fusha të ndryshme, Rama më së shumti u ndal tek çështjet që kanë të bëjnë me shqiptarët.

“Sigurisht për ne është e rëndësishme që edhe Marrëveshja e Ohrit të jetë një pikë krijimi në gjithë procesin e brendshëm politik në Maqedoni dhe të implementohet ajo dita ditës si një bazë e patjetërsueshme e mbarëvajtjes së punëve dhe suksesit të këtij vendi, që edhe ne jemi të interesuar dhe e mbështesim me gjithë zemër”, deklaroi Rama.

Duke folur edhe për incidentet e fundit ndëretnike në Shkup, Rama tha se Qeveria shqiptare po ndjek me shqetësim të gjithë këto momente të shfaqjes së intolerancës dhe dhunës së natyrës ndëretnike.

“Kemi qenë dhe mbetemi të vendosur të bëjmë thirrje për qetësi, maturi dhe vetëdije, sepse mbarëvajtja e marrëdhënieve ndëretnike është sukses i përbashkët. Për ne është e domosdoshme që të kuptohet sa më mirë nga të gjithë se e ardhmja është e përbashkët dhe bashkërisht do ta ndërtojmë të ardhmen në rajon dhe në këtë vend ku shqiptarët janë pjesë shtetformuese dhe janë të angazhuar në gjithë spektrin shoqëror dhe qeverinë e këtij vendi, që janë të interesuar për implementimin e marrëveshjes së Ohrit me sukses. Ne jemi mirëkuptues për kohën që kërkojnë proceset politike. Pra edhe një herë them se çdo shprehje dhune i çon proceset prapa”, theksoi kryeministri shqiptar.

Ndërsa, kryeministri Gruevski shkurtimisht u deklarua se marrëdhëniet ndëretnike janë stabile dhe se ato po ngriten vazhdimisht përmes një debati.

 

 

Redaksia Online November 6, 2013 19:25
Komento

3 Komente

  1. lisdushku November 6, 17:01

    O Popull! Ja cdo te thote te kesh kryetar shteti nje qytetar.Ku ishte pare e degjuar qe Berisha t`i kerkonte llogari per te drejtat kombetare te shqiptareve,Gligorovit,Micotaqisit,Milloshevicit.Ku ishte pare qe Berisha te permendete Camerine dhe te drejten nderkombetare te kthimit te cameve ne tokat e tyre stergjyshore!?Disa investigues e lidhin kete qendrim zbythes te Berishes para te huajve me agjentura.Une mendoj se eshte kompleksi inferioritetit i malokut.Shihni maloket neper zyra.Ose kapardisen si gjeli maje plehut,ose ju servilosen eproreve me lloj lloj nderesh e sebepesh qe vetem mendja e tyre e mbrapshte di te sajoje.Ata nuk dijne te sillen si te barabarte mes te barabarteve.

    Reply to this comment
  2. raimond vlonjati November 6, 18:44

    Ky Edi eshte shume i leshte

    Ky nuk duhej te shkonte ne Maqedoni pse e kekrojne ata _-Le te vinin maqdonsit ne Shqiperi dhe aty te biseodnin

    Ky vete ne Maqedoni , sikur eshte ushtar i tyre, dhe ata as nuk vendosin asnje flamur qe te tregojne se kane respekt per Edin

    Shto pastaj qe ata nuk e ruajne fare per kerkesat qe ben Edi,sepse ata nuk i zene ne goje ato kerkesa

    Ndersa Edit , sa i thone ata ndonje gje per ata 5 bujq maqedons qe jane atje ne Prespe, Edi me vrap e disktuon me pasion…Komplet deficent

    Reply to this comment
  3. Mark uk November 7, 09:28

    Nuk i ve faj lisdushkut duke menduar se ku jeton,pra nga ku marr emer- mbiemer.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*