Rama, vizitë të paparalajmëruar në Kosovë

July 16, 2015 11:07

Rama, vizitë të paparalajmëruar në Kosovë

Mediat në Kosovë raportojnë se kryeministri shqiptar, do të zhvillojë një vizitë në Kosovë, ku do të takohet me kryeministrin, Isa Mustafa, dhe me zv.kryeministrin dhe ministrin e Jashtëm, Hashim Thaçi.

Në këtë vizitë të paparalajmëruar, e cila do të jetë e shkurtër, ende nuk dihet se cilat do të jenë çështjet që do të diskutohen.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, në orën 13:00, do të presë Ramën në ndërtesën Qeverisë së Kosovës.

Zëdhënësi i Qeverisë Arban Abrashi e ka konfirmuar për “Express” ardhjen e Ramës në Prishtinë, por ka thënë se ende nuk dihet se cilat do të jenë temat që do të diskutohen ndërmjet dy Kryeministrave.

Vizita e fundit e Kryeministrit Edi Rama në Prishtinë është kryer gjatë muajit maj, kur u përuruar shtatorja e Ismail Qemalit. Në ceremoninë e organizuar nga Komuna e Prishtinës, që udhëhiqet nga VV, nuk mori pjesë askush nga krerët e shtetit.

July 16, 2015 11:07
Komento

1 Koment

  1. Arben July 16, 11:37

    SHKON PER TE “PERCJELLE” PAZARIN QE I DHA KOCIA PER NJOHJEN E KOSOVES.

    I THEM MUSTAFES DHE THACIT, PRISNI AKOMA, SEPSE GREQIA DO TI ULE EDHE ME BREKET.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*