Rama viziton shtëpinë e të moshuarve në Korçë: Një model për gjithë Shqipërinë

February 10, 2014 13:20

Rama viziton shtëpinë e të moshuarve në Korçë: Një model për gjithë Shqipërinë

Kryeministri Edi Rama vizitoi sot Shtëpinë e të Moshuarve në Korçë. Rama shoqërohej nga zv.kryeministri Niko Peleshi dhe ministri i Mirëqenies Sociale, Erion Veliaj.

Ata kanë parë nga afër kushtet në të cilat jetojnë të moshuarit korçare dhe kanë biseduar nga afër me ta.

Rama shpërndau në profilin e tij në Facebook disa foto nga ky takim, duke i shoqëruar ato me një koment të shkurtër: “Përkujdesje dhe shërbim i denjë – një model që mund t’i shërbejë gjithë Shqipërisë”.

Më parë Kryeministri Edi Rama zhvilloi një vizitë të pa paralajmëruar në doganën e Kapshticës në Korçë dhe në drejtorinë e Hipotekës së qarkut.

2

 

3

 

4

 

5

 

6

 

7

 

8

 

February 10, 2014 13:20
Komento

4 Komente

  1. erda February 10, 13:25

    sa e bukur ishte kjo! bravo qe po kujdeseni per gjera te ketilla z.kryeminister! pleqte kane nevoje shume ne kete vend!

    Reply to this comment
  2. zamo February 10, 14:20

    kjo qeveri socialiste ka ne thelbin e saj nje pikpamje te marre per ndihmen e shtresave sociale ne nevoje dhe kjo do behet sa me shume dhe me te gjitha mundesite.kjo eshte nje alternative dh emundesi qe keto qendra te shenderrohen ne bashkohore

    Reply to this comment
  3. SOKRATI February 10, 14:36

    Shperblim per vitin e Ri nuk dha por llafet i ka te mira Rama per ta bere Shqiperine si azil pleqsh. Edhe pensionet nuk do i rrise per 4 vjet a me shume por i do shume pleqte, me shume se nenen e tij. Jepi Ram me kete popull hajvan.

    Reply to this comment
  4. beni February 10, 15:39

    Po ku ti gjejn 450 mij lek or Z.kryeminister ne muaj per cdo individ!?
    jam shum dakort,qe keto azyle pleqsh,te sherbejn ndoshta edhe per te huajt,natyrisht per ata qe kan nje pensjon pleqerie qe i pershtatet roges mesatare e nje te punesuari,ne keto shtepi pleqsh!Interesi esht shum i madh nga vendet perendimore,per standartin qe afron shqiperia,dhe ndoshta ishte shum e shum me perfitim per ekonomin shqiptare!Shum zvicerane apo Dedeske kan gjetur Tajlanden si klime por edhe per me shum pak para,perse mos u afroni vend si shqipria ku brenda 2 orve te afermit do ti gjendeshin shum prane azilkerkust qe kerkojn te shijojn klime te pershtashme per te kaluar pleqerine!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*