Rama: Votojmë tre ligjet sapo të zgjidhet Fieri

November 6, 2012 17:36

Rama: Votojmë tre ligjet sapo të zgjidhet Fieri

Kremtimet e qeverisë në kuadër të 100 vjetorit të Pavarësisë, tre kriteret e BE për statusin, si dhe programi i Partisë Socialiste për arsimin, ishin çështje të cilat u trajtuan dje gjerësisht nga ana e kreut socialist, Edi rama në takimin javor me ligjvënësit e kësaj partie.

Programi për 100 vjetorin dhe nisma e PS

Programi i qeverisë për kremtimet në kuadër të 100-vjetorit të Pavarësisë është një program mediokër dhe i padenjë për Shqipërinë dhe shqiptarët. Kështu, u shpreh kreu i PS-së Edi Rama, gjatë fjalës së tij në mbledhjen e grupit kuvendor socialist, sa i takon axhendës së festimeve qeveritare në këtë 100 vjetor. “Programi i kremtimit të festës së 100-vjetorit, programit zyrtar, një program tërësisht mediokër pa asnjë vizion dhe shije europiane, krejt i padenjë për këtë moment historik kaq të rëndësishëm që është edhe një shans i jashtëzakonshmen për të kremtuar duke vështruar në të shkuarën dhe duke projektuar të ardhmen. Programi është me nota vulgariteti të së shkuarës dhe ditë pas dite shfaqen edhe shenjat e korrupsionit në procesin e jetësimit të këtij programi”, u shpreh Rama.

Mandati i Fierit dhe kriteret e BE

E qartë dhe e prerë ishte përgjigjja e kreut të opozitës parlamentare, Edi Rama lidhur me ftesën e Kryeministri Berisha për të votuar në parlament tre reformat që do të sillnin dhe marrjen e statusit të vendit kandidat. “Ritheksoj se jemi të gatshëm të marrim pjesë në diskutimin për përmirësimin e drafteve ekzistuese dhe t’i votojmë këto në momentin që mandati i marrë nga zgjedhjet e majit të shkuar për administrimin e qarkut të Fierit do të shkojë në duart e atyre që populli i Fierit i ka përcaktuar fitues. Jemi të gatshëm ta përmirësojmë kuadrin ligjor, por në të njëjtën kohë ne refuzojmë të marrim pjesë në një makijazh, teksa një vendim i Gjykatës së Lartë nuk zbatohet nga ana e qeverisë. Vendimi është i prerë, me t’u zbatuar ai vendim do përfshihemi në miratimin e draftit të Gjykatës së Lartë”, vuri në dukje Rama. Ndërsa, lidhur me reformën parlamentare, kreu Rama e kushtëzoi votën e PS-së me miratimin nga ana e shumicës të amendamentit për trajtimin e barabartë të shumicës e pakicës në Kuvend.

November 6, 2012 17:36
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*