Rama: Votoni kandidatët tanë për të rilindur territoret

May 26, 2015 15:20

Rama: Votoni kandidatët tanë për të rilindur territoret

Kryeministri Edi Rama kërkoi nga Kuçova votën për kandidatët e mazhorancës më 21 Qershor, si bartës të një vizioni dhe zbatues të një programi, sipas shefit të Qeverisë, për të rilindur çdo territor.

“Reformat kanë mbyllur hemoragjinë e tmerrshme që po i merrte frymën ekonomisë tonë. Por tani kemi nevojë për votën tuaj, sepse këtu është fjala për përfaqësues të një vizioni, si bartës të një programi dhe si zbatues të gjithë atyre projekteve që do të bëjnë programin e rilindjes realitet në çdo territor. S’është fjala që të votoni Partinë Socialiste në këshillin bashkiak, sepse në këshill i kemi votat e ndara, por t’u japim një mbështetje të fortë kandidatit tonë në këshill, që vendimet të mos zvarriten e të merren peng, dhe që komuniteti të marrë atë që meriton pasi ka investuar votën”- tha Rama.

Kryeministri ripërsëriti apelin drejtuar mbështetësve të Partisë Demokratike, duke i ftuar që të votojnë kandidatët e mazhorancës në shkallë vendi.

“Lëreni SHQUP-in! Lëreni shkopin, flamurin e PD! Investoni votën në drejtimin e duhur. Nuk ju themi votoni për PS apo për LSI, votoni për kandidatët tanë dhe jepjani votën PD se na duhet opozitë në këshilla, por votoni kandidatët tanë”- u shpreh Rama.

May 26, 2015 15:20
Komento

10 Komente

  1. superman May 26, 16:00

    e pame dhe e provuam rilindjen tuaj prej dy vitesh naje gje nga ato qe thate para elektoratit nuk bete, do ulnit cmimin e energjise , nuk e ulet, do rrisnint punesimet por rritete papunesine, do fusnit ne burg kriminelet, por i nxoret ata nga burgu dhe filluar historine e tritoleve, tu vra biznesmeni ne mes te bllokut, ku jane autore ju qe nuk ju iken krimi ne drejtim te pa ditur. meqe e dini pse nuk e kapni. mashtrimet tuaja nuk kane me vlere.

    Reply to this comment
    • fjona May 26, 18:03

      Mund te thone se ka ende shume per te bere, se ka gjera per tu kritikuar qe mund te behen me mire, por s’mund te thote askush qe kjo qeveri s’ka punuar si njesi urgjence me reforma e investime ne kohe rekord, duke hedhur hapat drejt nje shteti ligjor, te se drejtes ku te gjithe jane te barabarte, si cdo europian.

      Reply to this comment
      • arjoni May 26, 18:05

        Te gjithe kandidatet e majte jane super perzgjedhje, te kualifikuar e te spikatur ne karrieren e tyre, qe kane respekt ne komunitet, te perkushtuar ndaj puneve te marra persiper dhe qe vijne nga zgjedhja e nje kryetari qe kerkon llogari duke qene premtues per shume pune per te rimekembur qytetet.

        Reply to this comment
        • urimi May 26, 18:06

          Asgje s’mund ta ndale kurre me kalvarin e rilindjes, per ta bere Shqiperine si e gjithe Europa.

          Reply to this comment
          • anonime kakavije May 26, 18:08

            Kur mendojme se ke kane perballe nga opozita, te gjithe njerez me precedente, te njejtet njerez qe qarkullojne ne politike, qe e perdorin politiken per tu fshehur nen tutelen e pushtetit, e majta edhe sikur te mos beje fare fushate, prape eshte e fituar.

          • hajriu May 26, 18:09

            Asht ba tan kjo pun ne tan qytetet e venit tash dy vjet, e s’munet me e lan me u shkatrru nga demokratet qe e kan menjen vec per te shkaterru, per te zaptu e per tu pasuru ne kurriz te shqiptarve.

    • gerti May 26, 18:05

      Votebesimi i kandidateve te aleances per shqiperine europiane eshte vote per te derguar me tej reformat e nisura nga qeveria aktuale. Reformat duan kohen e tyre mirpo pa me te voglin dyshim shkaktojne impakt pozitiv.

      Reply to this comment
  2. vilajeti May 26, 16:03

    per cilen emoragji e ke fjalen , per ate qe i mbyllni bizneset e kandidateve te djathe ne prag zgjedhjes, apo per hemoragjine e eksodit qe trijuar nga ju dhe zogu juaj, per hemoragjine e cmimeve ne rritje dhe rrogave ne ulje, apo per hemoragjine e papunesise. me fal per cilen hemoragji e keni fjalen? e vetmja hemoragji ehte ajo e psikiatrise ku duhet te perfundoni ju dhe stafi juaj idiot.

    Reply to this comment
  3. keli May 26, 16:10

    cdo qytet i shqiperise do ndjeke drejtimin e duhur per te pasur nje shqiperi sa me te mire , me punen e qeverise keto dy vite jam i bindur qe jane te duhurit per cdo bashki ne cdo cep te shqiperise

    Reply to this comment
  4. elsi May 26, 16:12

    Mos pyet moooo sa per Rilindje nuk qahemi ! Qe kurr keni ardhur ju te koalicionit Rama -Meta ne qeveri ,Shqiperia po lulezon nga Tritoli , Varferi , skamja , papunesia dhe cmimet e larta .Nuk kemi pse te votojme kandidatet tuaj te majte pasi u ngopem , nuk duam me Rilindje .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*