Rama zbardh kulisat: Nishani e dekretoi Xhafajn nën presionin e ndërkombëtarëve

March 20, 2017 17:30

Rama zbardh kulisat: Nishani e dekretoi Xhafajn nën presionin e ndërkombëtarëve

Kryeministri Edi Rama mblodhi sot kryesinë socialiste ku foli në fillim për zgjedhjen e ministrave të rinj.

Në të njëjtin moment, presidenti dekretoi emërimin e 4 ministrave të rinj, pavarësisht rezervave që ai shfaqi një ditë më parë për figurën e Fatmir Xhafajt.

Mbledhja ka zgjatur rreth 1 orë dhe mësohet se është thirrur nga kryetari Rama sapo kreu i shtetit lajmëroi konferencën për shtyp një natë më parë.

Lidhur me konferencën e së dielës të Nishanit, mësohet se Rama ka informuar kryesinë me faktin se kandidatura e Fatmir Xhafajt gëzon mbështetje të plotë të partnerëve strategjikë të Shqipërisë.

Pa dhënë detaje, Rama ka lënë të kuptohet se presidenti i Republikës është tërhequr nga plani i rrëzimit të dekretit për ministrin e Brendshëm nën presionin e partnerëve, raporton Top Channel.

Pjesa tjetër e mbledhjes është fokusuar tek organizimi elektoral dhe intensifikimi i komunikimit me zgjedhësit në çdo qark.

Qeveria teknike dhe shtyrja e zgjedhjeve nuk janë opsione për PS, ka thënë më tej Rama, duke ripërsëritur se PS do të futet në zgjedhje edhe sikur të gjitha partitë e tjera të mos e bëjnë një gjë të tillë. Një mesazh ky, jo vetëm për kërcënimet për bojkot nga opozita, por edhe për aleatin më të afërt në koalicion, LSI.

Por po ashtu, kreu i qeverisë ka rishprehur bindjen se asnjë parti nuk do t’i bojkotojë zgjedhjet dhe se PD po humbet kohë kot, duke djegur edhe afatet për dialog në funksion të përmirësimit të standardeve zgjedhore.

Sipas burimeve nga Kryesia, as Edi Rama dhe as të pranishmit e tjerë nuk e kanë përmendur fare LSI-në gjatë mbledhjes.

March 20, 2017 17:30
Komento

6 Komente

  1. Hajduti me bllok me ne dore. March 20, 17:56

    Per cfare t’a permendin fshatarin nga Cepani i Skaraparit, Like Florirn nje hajdut me bllok ne dore me ze e me figure, i pa ndeshkar nga Padrejtesia e Berishes
    Like nuk rrihet ne dy karr-ike se hapesh bythe, nuk ka me nje dore ne bakllava dhe nje ne kadaif, lengaraq, ku ka LSI ka vjedhje dhe grabitje, e kane te shkruar ne balle.

    Reply to this comment
  2. alphade March 20, 18:29

    Duke ditur rrolin e presidentit te Republikes,emrin e te
    cilit,sinqerisht nuk dua ta permend per aresyen e thjeshte
    se nuk e kam konsideruar asnjehere “presidentin tim, rrol
    i cili ne raport me banden mafioze te Vicidolit ,eshte thjeshte e nje NOTERI , ky president asesi nuk do ta pra-
    nonte kandidaturen e Xhafes ,si MB .,pa ja vene kembet
    ne nje kepuce nderkombetaret Amsadori LU ,perballe te
    cilit banda pedeiste dhjet gjak ! Ketu ,kur them kete ,kam
    parasysh edhe deklaraten bombastike te Karagjozit Lul
    Basha ,nje dite me pare kur deklaroi “solemnisht” se Xhafa per t’u bere MB duhet te kalonte ” mbi trupin ” e
    Kim Jongut shqiptare ! O tempora,o mores !!

    Reply to this comment
  3. alphade March 20, 20:58

    Komenti im, FLM !!!

    Reply to this comment
  4. alphade March 20, 21:54

    Shtojce: Kim Jongu-shqiptar,pa pushtet ! Po sikur te kishte pushtet ky myteber cfare do te prisnin shqipta-
    ret nga nje njeri qe i thote K/ministrit ” do te varim si
    Ducen” ,prandaj shqiptaret me 18 qershor duhet t’i
    therrasin mendjes e te jene shume vigjilent se kujt do
    t’ja japin voten ..,,!!

    Reply to this comment
  5. alphade March 20, 22:08

    Komenti im, FLM. !!!

    Reply to this comment
  6. intelektuali March 20, 23:29

    Per cilet nderkombetare e ke fjalen o KAQOLI genjeshtar Edi Rama?

    PER ATA QE FINANCUAN “GERDECIN” E SALIUT ME 300 MELEONE DOLLARO?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*