Rama zbret në terren, sheh nga afër punën për pastrimin në plazh

May 8, 2018 14:48

Rama zbret në terren, sheh nga afër punën për pastrimin në plazh

Kryeministri Edi Rama ka zbritur sot në terren, duke parë nga afër situatën e pastërtisë në bregdetin shqiptar. Nga plazhi i Shëngjinit, ku ndodhet prej ditës së djeshme në Lezhë për llogaridhënien publike të qeverisë, kryeministri deklaroi se ky sezon do të jetë më i pastërti, ku do të garantohet një pastërti gjatë gjithë kohës.

Sipas tij, janë plot 1 mijë të rinj, që do të jenë të përfshirë gjithë sezonin për të sensibilizuar dhe penguar inercinë e tmerrshme të hedhjes së mbeturinave vend e pa vend.

“Ajo që po përpiqemi të bëjmë për këtë sezon është që jo vetëm t’i pastrojmë, por edhe të garantojmë një pastërti gjatë gjithë kohës. Do koordinojmë forcat e aktorëve të ndryshëm, besoj se do jetë një sezon shumë më i pastër se herët e tjera, sepse kemi rreth 1 mijë të rinj që do jenë të përfshirë gjithë sezonin për të sensibilizuar dhe penguar inercinë e tmerrshme të hedhjes së mbeturinave vend e pa vend. Më e rëndësishmja mbetet pastërtia dhe siguria. Sa i përket sigurisë kemi bërë një plan shumë të detajuar, duke filluar nga koordinimi i të gjithë hoteleve me Policinë e Shtetit, duke bërë që këtë vit të zbusim dhe zhurmën e tmerrshme”, tha Kryeministri, Edi Rama

Nga ana e saj, edhe ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, deklaroi se qeveria do të ketë plan të detajuar për të ndarë përgjegjësinë për pastrimin dhe për një shërbim cilësor.

“Do kemi plan të detajuar për të ndarë përgjegjësinë për pastrimin dhe për një shërbim cilësor, për ta kthyer Shëngjinin në atë që meritojnë shqiptarët”, u shpreh Nikolla.

o.j/dita

May 8, 2018 14:48
Komento

4 Komente

  1. anticensurë25642654 May 8, 15:17

    sa mirë që ka bërë largpamësia ynë,po njerzit përse janë vënë në rreth 100 m larg tij??

    Reply to this comment
  2. Milan May 8, 17:29

    Ke te drejte anticensure Sala ishte tjeter gje,i kontrollonte te gjitha krimet,drogen,korupsionin,prostitucionin,nqs kam harruar ndonje gje tjeter ma kujtoni ju te lutem.

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 May 9, 09:36

      kështu kujtoja dhe unë!!
      “Sala ishte tjeter gje”,por kam gabuar!!
      rama nuk po i lë gjë mangët!!
      deri dje ishte thënja
      “hap dollapin e të del miu
      ndiz televizorin e të del saliu”
      po pate më shumë aftësi se unë,hiq saliun e vendos ramën!!
      sipas teje,duhet ta rivendosim saliun sepse rama nuk është i aftë ti kontrollojë të gjitha këto veprimtari kriminale??atij i ka dalë dore droga,i ka dalë dore prosittucioni bile dhe ato gjërat që ti nuk i kujton dot!!
      mirë e ke saliu ishte kriminel më i zoti se rama!!

      Reply to this comment
  3. mateo May 8, 17:29

    Vetem perendia na sheh dhe gjykon kudo ku jemi!
    Edhe kryeministri Rama do te na mbushe mendjen qe eshte ai perendia e shqiptareve!
    Ne cdo vend,kudo ku shkel Rama do dale ne foto ose i9nterviste!
    Kerkese :Nje wc ma peruroi Berisha tre here,ndersa tani kam bere nje kotec te ri per pulat!
    A do vish te ma perurosh?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim