Rama zbulon projektin e ri: Akademi Shkencash të përbashkët me Kosovën

September 27, 2017 11:21

Rama zbulon projektin e ri: Akademi Shkencash të përbashkët me Kosovën

Kryeministri Edi Rama ka zbuluar projektin e ri për Akademinë e Shkencave, të cilën ai e ka konsideruar tashmë të mbyllur. Në një konferencë të përbashkët me kryeministrin kosovar, Ramush Haradinaj, Rama ka kërkuar krijimin e një Akademie të Shkencave, të përbashkët për të dyja shtet.

“Na duhet një Akademi shqiptare pa kufi, ku të gjitha mendjet e ndritura të kombit të jenë nën një çati për të gjitha vlerat shqiptare. Na takon ne si dy qeveri të dy shteteve shqiptare të konsiderojmë seriozisht kërcënimin që i bëhet gjuhës shqipe, të folur dhe të shkruar, dhe domosdoshmërinë që ne t’i bëhemi mburojë kësaj arritje të jashtëzakonshme dhe të pakrahasueshme”, tha Rama.

Rama kërkoi angazhim të përbashkët me Kosovën për datat e rëndësishme të historisë së kombit shqiptar.

September 27, 2017 11:21
Komento

10 Komente

  1. Arber September 27, 11:37

    Shume e drejte. Por edhe “Nje komb, nje kombetare.”

    Reply to this comment
  2. Amerikani September 27, 11:57

    Te lumte Kryeminister!
    Kjo eshte zgjidhja. Akademi e perbashket Shqiperi-Kosove me akademike te pandikuar politikisht por me ndjenja te larta kombetare.
    Te mare fund njehere e mire fuatja e duarve te politikes ne Akademi sic beri Sali krimineli dikur duke futur me urdher, “akademiket” e partise ne ate institucion kombetar aq te rendesishem ne radhe te pare per historine dhe identitetin e kombit shqiptar. Nqs arrijme te ndertojme nje akademi te forte kombetare, me akademike te ndershem te pandikuar e patriote, atehere do u jepet fund dhe spekulimeve ne fusha te ndryshe te debatit publik dhe do arrijme ne ate pike qe kur akademia te flase, te tjeret duhet te heshtin.

    Reply to this comment
  3. Arber I September 27, 11:57

    Normal. Shkenca tashme eshte bere nderkombetare; te ngresh nje Akademi Shkencash Kombetare eshte vetem hapi i pare i zhvillimit ekonomik e shoqeror te nje populli.

    Reply to this comment
  4. Plaku Xhuxhumaku September 27, 12:09

    Po e bon çapën më të madhe se gojën or palluqe.

    Reply to this comment
  5. alphade September 27, 12:22

    Endrra ime ka qene dhe mbetet nje : Akademi te Per-
    bashket : Shqiperi- Kosove me kryetar Profesorin e
    nderuar ,akademikun e mirenjohur,burrin e patjeter-
    sushem te Kosoves: Rexhep Qosen . Eshte njeriu i
    duhur ,ne vendin e duhur. pershendetje !

    Reply to this comment
  6. betixho September 27, 15:07

    PËR TË GJITHA SA DEKLARON SOT,KRYEMINISTRI EDI RAMA-JANE HAPA PREJ BURRI TË MADH SHTETI.

    Reply to this comment
  7. Iliri September 27, 21:55

    Do të ishte më së e domosdoshme, por me kusht që politika të heqet nga Akademia bashkë me politakademikët!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*