Rama zbut tonet me Nishanin: Jo gjyle balte nga qeveria (INTERVISTA)

August 29, 2014 14:05

Rama zbut tonet me Nishanin: Jo gjyle balte nga qeveria (INTERVISTA)

Ndonëse procesi i zgjerimit të BE-së nis pas 4 vitesh, Kryeministri Edi Rama thotë se me samitin e Berlinit u arrit të bindet Gjermania se popujt e Ballkanit nuk duhet të ndihen pre e një iluzioni që për ta nuk është një iluzion por është një ëndërr e madhe, ëndrra e Europës.

Në përfundim të konferencës së Berlinit, kryeministri dha një intervistë për Ora News.

Duke u ndalur tek situata politike në vend dhe raportet me opozitën Rama u shpreh se qeveria nuk do të jetë “babysitter” i saj.

Sa i takon marrëdhënieve me presidentin Bujar Nishani, Rama zbut tonet nga Berlini: “Jo gjyle balte nga qeveria drejt Presidencës”

 

Zoti kryeministër ju kemi parë sot të jeni në rolin e një lideri, për sa i përket rajonit të Ballkanit, krah kancelares Merkel dhe Presidentit të Komisionit Europian, Barroso. Duket se Gjermania ka marrë rolin e lokomotivës për të afruar Ballkanin drejt BE-së. A do të luaj të njëjtin rol edhe Shqipëria?

 

Gjermania është Gjermania, Shqipëria është Shqipëria. Të mos ndërtojmë iluzione pa vend, por sigurisht që për Shqipërinë është një përgjegjësi e madhe dhe besoj është në të njëjtën kohë edhe kurorëzimi i një historie tashmë të gjatë, në të cilën shqiptarët jo vetëm në Shqipëri, kanë investuar për paqen, për stabilitetin, për sigurinë. Dhe nga ana tjetër është shumë e rëndësishme që sot rajoni është në kushtet kur ka një mirëkuptim midis të gjithë palëve, se duhet të punojmë për të ardhmen, se duhet të luftojmë papunësinë, se duhet të luftojmë prapambetjen në infrastrukturë, duhet të luftojmë izolimin e rajonit për shkak të mungesës së ndërlidhjeve, të të gjitha llojeve më Bashkimin Europian dhe për këtë do të bashkëpunojmë sëbashku.

 

Tashmë është konfirmuar që së paku katër vjet do të jetë jetëgjatësia e kësaj konference e cila morri udhë sot. Cili do të jetë roli konkret i Shqipërisë?

 

Ne do të shtyjmë shumë fort dhe do të krijojmë sa më shumë kushte për ndërveprim mes vendeve të rajonit, në mënyrë që në të gjitha rastet të jemi në lartësinë e sfidës.

Bashkimi Europian dhe Gjermania si një vend lider i BE-së, sot na ka dhënë një mesazh shumë të qartë. Që jemi gati të bëjmë më shumë nëse ju jeni gati të propozoni dhe të argumentoni se si mund të bëhet më shumë. Na takon ne, dhe Shqipëria sot ka paraqitur një plan që është vlerësuar nga të gjitha palët. Mbi atë plan ne do të punojmë për të strukturuar dhe detajuar aspektet që lidhen me implementimin e projekteve madhore.

 

Duke mbetur pikërisht tek kjo që ju thatë, tek fakti që të gjitha vendet e Rajonit duhet të plotësojnë disa kritere në mënyrë që ti afrohen BE-së. A rrezikon kjo që të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor të hipin në të njëjtin tren për të shkuar drejt Unionit Europian dhe ky është një avantazh apo disavantazh për shtetin shqiptar, pasi ne nuk kemi probleme etnike apo probleme të tjera, të cilat mund të ketë në vende të tjera të rajonit?

 

BE-ja ka problemet e veta sot dhe praktikisht BE ka vendosur që mos ketë zgjerim në katër vitet e ardhshme, por ndërkohë ne kemi arritur që të bindim Gjermaninë, që pavarësisht se nuk ka zgjerim katër vitet e ardhshme, popujt në Ballkan nuk duhet të ndihen jashtë procesit të zgjerimit dhe nuk duhet të ndihen pre e një iluzioni që për ta nuk është një iluzion por është një ëndërr e madhe, ëndrra e Europës.  Kështu që ne duhet të ushqejmë aspiratën Europiane me hapa konkretë, me veprime konkrete dhe projekte konkrete. Ky është qëllimi ynë dhe këtu jemi në sintoni me Kancelaren dhe me atë që sot është Bashkimi Europian.

 

Edhe sot(dje) Kancelares ju i përsëritët që nuk përbën problem fakti që Gjermania e ka përgjuar Shqipërinë. A vijon përgjimi edhe tani?

 

Unë e thashë dhe e përsëris që në çështjet e sigurisë ne jemi një. Nuk jemi 2, nuk jemi 3, nuk jemi 7, nuk jemi 17. Ne jemi një me të gjithë vendet që janë pjesë e NATO-s dhe që janë pjesë e grupit të shteteve që kanë vendosur të ballafaqohen për të garantuar siguri dhe për tu përballur me terrorizmin, me të gjithë ekseset e së keqes në botën e sotme dhe sigurisht edhe me krimin e organizuar.

 

Duke ju përgëzuar edhe një herë për atë rol lideri që i dhatë Shqipërisë, një rol që i kishte munguar prej kohësh, a mendoni se është koha që këtë rol ta luani edhe me liderët politik në Shqipëri? Jemi shumë pranë nisjes së sesionit të ri parlamentar, me një opozitë e cila ka bojkotuar seancat plenare duke akuzuar qeverinë edhe ju personalisht se po i mbyllni gojën.

 

Se sa ne po ja mbyllim gojën, jeni ju dëshmitarë, që opozita flet shumë më tepër se ne, dhe bën shumë mirë se atë detyrë ka dhe punë tjetër s`ka. Ndërkohë që mos kërkoni nga qeveria që të bëhet “babysitter” i opozitës. Unë kam qenë kryetari i opozitës. Kemi dëgjuar gjithfarë akuzash, poshtërsish dhe nuk do më dëgjoni kurrë duke bërë të njëjtën gjë me opozitën. Nëse opozita zgjedh të shkojë në rrugë të gabuar, kjo është zgjedhja e saj, mban përgjegjësinë e saj dhe përgjigjet përpara zgjedhësve. Nuk është detyra jonë të bindim opozitën se çfarë duhet të bëjë. Detyra jonë është që ta dëgjojmë opozitën, siç e dëgjojmë, por nuk jemi të detyruar as të biem dakort me të dhe aq më pak ti nënshtrohemi axhendës së saj apo ritmit që kërkon opozita në procesin e reformave që nuk do ndalen me ose pa opozitën.

 

Nuk keni hezituar në derën e Presidentit të Republikës për një sërë çështjesh. A do të jetë rasti i reformës në drejtësi për t`ju drejtuar sërish Presidentit?

 

Me presidentin kemi marrëdhënie institucionale, që janë ndërtuar si të tilla, sepse unë jam zotuar që do ti japim fund kohës kur nga zyra e kryeministrit lëshoheshin gjylet me baltë në presidencë, por sigurisht nuk jemi as të detyruar të jemi dakort me gjithçka dhe as të detyruar që të përmbajmë keqardhjen kur Presidenti është për të ardhur keq në ato veprime që bën.

Patjetër që do trokasim sa herë që është nevoja për të trokitur dhe do të shkojmë tek Presidenti sa herë ai do të na thërasë dhe do të jetë e nevojshme, por ndërkohë do të jemi shumë të qartë dhe transparent me publikun për çfarë jemi dakort dhe për çfarë nuk jemi dakort me Presidentin e Republikës.

August 29, 2014 14:05
Komento

11 Komente

  1. Arti August 29, 14:28

    Titulli eshte komplet pa lidhje me artikullin. Nuk eshte aspak zbutje toni. Thjesht thekson ate qe ka thene gjithmone: Presidentit do i themi gjithcka qe mendojme, por nuk do futemi ne sfera laviresh dhe horrash bulevardi.

    Reply to this comment
  2. saranda August 29, 14:40

    DREJT E SHPEJT DREJT EUROPES BE ESHTE SHANS I MADHE QE GJERMANIA NA DHA DOREN DHE VEDIN E DUHUR NE MOMENTIN TEPER TE VESHTIRE PER SHQIPERIN ME NJE MIJE PROBLEME EKONOMIKE E SOCIALE QE KA SHQIPERIA QEVERIA ESHTE NE RRUGE TE DREJT DUHET SHTET DHE QYTEARET DUHET TI BINDET LIGJIT DHE TA RESPEKTOJNE ATE NE QOFTE SE DUAN BE NUK KA RRUGE TJETER SE NA NDJEKIN NE CDO HAPE QE BEJME

    Reply to this comment
  3. . August 29, 15:00

    xxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxx

    Z.Rama,

    po nderon dhe mbron Shqiperine.

    ————————————–

    Z.Rama,

    kryeministri me i suksesshem dhe i besuar nga

    Nderkombetaret dhe shtetet e fuqishme Perendimore.

    xxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxx

    Reply to this comment
  4. anonim August 29, 15:05

    Titull koti. Ku eshte zbutja e toneve ??????

    Reply to this comment
    • luljeta Çakerri August 29, 19:48

      Po çtë bëjë Rama me presidentin që ka vën Salu, ai lexon ato çka i bën gati Saliu. Kryeministri do lërë gjurmë në histori, po na zbardh faqen me ndërkombëtarët.

      Reply to this comment
      • Arben August 29, 20:34

        Opo vetem faqen ta kemi te bardhe para “shefave”, po stomakut ci q… t´emen.

        ky eshte mentaliteti i njerezve inferior.

        Reply to this comment
  5. PECI LUKU August 29, 15:43

    SALI BERISHA RROTULLOHET NE KARRIKEN E TIJ NE ATE ZYRE TE QELBUR E SE MBAN VENDI QE EDI RAMA PO JEP ME TE VERTET GJERAT ME TE MIRA PER VENDIN .E NJERZIT QE JU PRISHEN NDERTIMET PA LEJE SHKAKTARI ESHTE SALI BERISHA QE PO TE RESPEKTONTE LIGJIN SI NE GJITH BOTEN DO I KISHIN PARATE NE XHEP.DUHET LIGJ E DREJTESI

    Reply to this comment
  6. Arben August 29, 20:04

    300,000 vendet e reja te punes u zevendesuan me nje “perqafim” te Merkushes.

    Merkushen e zgjedhin Gjermanet dhe e kane votuar kaq gjate sepse ke patur rritje ekonomike.
    nje nga celesat e kesaj rritjeje te deritanishme ka qene zgjerimi vazhdimisht i tregjeve per mallrat gjermane, sic ne Ukrahine dhe ballkani perendimor.

    ramushi te jape llogari per 300,000 vendet e punes qe premtoi, se te jeni te sigurt se merkushja mendon per gjermane dhe aspak pe shqipetaret (dhe kjo eshte normale)

    Reply to this comment
  7. misteri August 29, 21:46

    Hemo legen kryeminister u terhoqe?Sic u terhoqe nga akuzat kunder KLD-es se talli bythen me ty ZOTI GJIN GJONI duke e akuzuar pa te drejte.Sic zbardhe gerdecin 21 janarin .Sic fshihesh pas alibise qe BSH eshte e pavarur se gojet e liga thone se ti bashke me FULLHANIN qendron pas superskandalit e po denon ca viktima.Thjesht nje PERVES qe duhesh larguar se vetem demagogji ben Sic akuzove sot se nuk je dado e opozites por kjo eshte e vertet ti ske qene kure dado i femijve te tu e jo me te jeshi i opozites e cila te pakten perfaqeson nje pjese te populit.Prisni se do kete terheqje te tjera.O popull kjo eshte fytyra e vertet e KETIJ LEGENI e PERVESI.Vjedhje vrasje pervesitete e ne fund TERHEQJE per te mire te REFORMAVE qe ky do i bej po se kur si dihet nje vit KALOJ.

    Reply to this comment
  8. latifond August 29, 22:57

    Kryeministri e tha cope:Presidenti eshte per te ardhur keq me veprimet qe ben! Kush jane per te ardhur keq?Te vobektit,jetimet,Pleqte pa perkrahje,sakatet,antikapatet,idiotet,paralitiket….Ketu nuk ka terheqje,ka keqardhje!

    Reply to this comment
  9. kubani September 1, 20:32

    ha kos Agush.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*