Rama: Bashkia Devoll, shembull i bashkëpunimit PS-PD

May 21, 2017 14:12

Rama: Bashkia Devoll, shembull i bashkëpunimit PS-PD

 

Marrëveshja Rama-Basha duket se po zbut edhe qëndrimin e qeverisë përballë kryebashkiakëve të djathtë.

Nga Devolli ku inspektoi punimet për rikualifikimin urban, kreu i qeverisë tha se Bashkia e Devollit është një shembull i qartë që kur ekziston dëshira dhe vullneti politik bëhen dhe punë të mira për qytetarët.

“Pasqyrë e mirë e bashkëpunimit, kjo, me Partinë Demokratike”, tha Rama.

Rama ka gjetur të njëjtën gadishmëri dhe nga kryetari i djathtë i bashkisë, Bledion Nallbati, i cili shprehu dëshirën që ky bashkëpunim të jetë më i ngushtë në të ardhmen.

Punët e mira nuk ka nevojë për komente. Unë ju kam falënderuar që në çeljen e projektit. Uroj që të kemi të tjera bashkëpunime. Populli i Devollit ka nevojë për më shumë mbështetje”, tha Nallbati.

Gjithashtu Rama gjatë vizitës së tij në qarkun e Korçës  zhvilloi një vizitë në një kombinat të teknologjisë së fundit për përpunimin e mishit, që është ngritur prej një viti ne Korçë, sipas të gjitha standardeve të BE.

Ai inspektoi dhe rikonstruksionin e segmenteve rrugore që lidhin kryqëzimin e rrugës nacionale Korçë-Bilisht me fshatrat Tërovë, Rov, Rrëmbec, Orman, Kuç, Shamboll e Belorta, pjesë të Bashkive Korçë dhe Maliq.

May 21, 2017 14:12
Komento

5 Komente

  1. info analitike May 21, 20:10

    Shoke militante e shikoni sa bukur tallet kryepsikopati me ju. Nga njera ane u thote se e vetmja bashkeqeverisje me PD-ne jane zgjedhjet nga ana tjeter promovon bashkepunimin me PD-ne.

    Reply to this comment
  2. Besniku May 21, 22:50

    Quhet Bashkia e Bilishtit, qe permbledh fshatrat e zones se Devollit.

    Reply to this comment
  3. XLM May 21, 22:54

    o edi c’jane keto theatro qe ben mo, na hape barkun
    pse kush i ra me qafe shqupit qe paska qene shkaku qe i coi ne protest me cadere
    boll me keto se po i fut socialistat ne qorrsokak

    Reply to this comment
  4. XLM May 22, 00:39

    c’u be u be po mos u shit sikur te pelqen o burr i dheut,
    pse s’dihet ajo, shtrengim rripash ishte per dy palet

    Reply to this comment
  5. lejlek May 22, 10:31

    Edi,ben mire te ulesh kembekryq me Poradecin e poradecaret dhe pasi t’i degjosh mire do te shohesh se jane jo pak po shume te merzitur per njecerek shekulli me “te majtet” e paskrupull qe e kene denigruar qytetin e tyre te dashur. kam degjuar me veshet e mij mllefin e nje emigranti per “ishat”me nje urrejtje vrastare per te paudhet, ndaj ndihmoje Edin(kryebashkiak) zgjedhur nga te majtet e tere krahines.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*