Rama: Zgjedhjet fitohen si një skuadër kombëtare

May 6, 2013 22:00

Rama: Zgjedhjet fitohen si një skuadër kombëtare

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, doli në fund të mbledhjes së kryesisë për të deklaruar se është hartuar lista e kandidatëve të kësaj partie.

Ai nuk dha emra, por tha se kryesia e PS i ka hapur rrugën fitores me një skuadër kombëtare.

Më pas Rama tentoi të qetësojë të zemëruarit me faktin se nuk janë në lista.

“Së pari dua të nënvizoj edhe njëherë tjetër se jam shumë krenar që kam pasur privilegjin të punoj, të bashkëpunoj, të bashkëjetoj me burra e gra të një grupi parlamentar që është në përfundim të mandatit të vet, të cilët edhe pse nuk u përfshinë në listën e skuadrës së 23 qershorit, në përgjithësi kanë treguar jo vetëm mirëkuptim, por edhe ndjenjë të fortë përkatësie ndaj PS-së me sinqeritet dhe prova konkrete, duke pranuar madje në disa raste të përfshihen në pjesë jo të drejtpërdrejtë fituese dhe duke treguar se janë këtu për ato që thonë dhe bëjnë në aktivitetin e tyre të përditshëm siç është fatkeqësisht ndonjë rast.

E dyta, dëshiroj të falënderoj të gjithë ata që nuk ishin në grupin parlamentar dhe nuk u përfshinë në këtë skuadër.

E treta, dëshiroj të garantoj çdo qark, të garantoj PS-në në çdo pjesë të territori, çdo qytetar, se skuadra e përzgjedhur prej nesh është aty për të fituar për njerëzit, për të bërë ato që ne themi.

Së katërti, është shumë e rëndësishme që të gjithë ta kuptojnë se renditja nëpër lista nuk është klasifikimi i vlerave, por një renditje krejt normale dhe nuk do të thotë asnjëherë dhe për asnjë arsye se kush është i treti vlen më pak se i dyti.

Çdo spekulim me këtë është thjesht keqinformim i publikut. Vendosja e figurave të para ka një nevojë për një pikë referimi, por gjithë pjesa tjetër është një renditje tjetër që përcaktohet thjesht nga nevoja për të renditur.

Së fundmi, ne kemi bërë një zgjedhje të qartë. Ne duam një skuadër kombëtare të fitojë dhe nesër në katër vjet qeverisje të tregojë koherencë, të tregojë se axhenda kombëtare dhe publike e PS është mbi axhendë personale,”tha Rama.

I pyetur për largimin e Arben Malajt, Rama tha: “Ne kemi ndërtuar një skuadër që ka një axhendë kombëtare, me një strategji fituese të miratuar bashkërisht dhe të detyrueshme për të gjithë për ta zbatuar. Problemi është se Rilindja ka nevojë për një premisë themelore. Duhet të ketë dritë”.

May 6, 2013 22:00
Komento

5 Komente

  1. Gledijoni May 6, 23:04

    Ne kemi besim tek Edi Rama dhe grupi i PS per perzgjedhjen e emrave qe do na perfaqesojne ne Parlament, kemi besim se jane njerezit qe kane kontribuar jo vetem ne PS por edhe ne shoqeri me formimin dhe punen e tyre. Ne kemi besim qe do jete skuadra qe do kontribuoje per Rilindje.

    Reply to this comment
    • Fjorinda May 6, 23:21

      A thua se mandatin e deputetit ia kane trasheguar te paret dhe do jene gjithmone te njejtet…. Socialistet e vertete jane ne te mire e ne te veshtire me grupin e PS i cili do te udheheqe shqiptaret drejt fitores se padiskutueshme mbi pushtetin.

      Reply to this comment
  2. Mark uk May 7, 07:52

    Po si mund ta quajsh skuader kur ke 140 kantidat per deputet si dhe 37 parti politike.Apo te gjitha bashk kan vleren e nje skuadre.

    Reply to this comment
  3. Horri May 7, 15:53

    akuader kombetare !!???? Apo skuader nder miqesh! Rama e paska humbur fillin kesaj radhe qenka shume i etur per puishtet dhe po mbledh me mije e mace per te ber carben e radhes!

    Reply to this comment
  4. dakort May 8, 12:00

    haha vetem skuader kombetare qe nuk mund ta quash o piktor i deshtuar !! Skuader miqesh po mundesh por kjo tjetra eshte per te ardhur keq!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*