Rama: Zgjidhja e mundshme. PD të tërhiqet nga “vendet e rezervuara”

June 13, 2016 14:29

Rama: Zgjidhja e mundshme. PD të tërhiqet nga “vendet e rezervuara”

Në një deklaratë për mediat paraditen e kësaj të hëne, kryeministri Edi Rama ka përsëritur apelin drejtuar opozitës që t’i bashkohet procesit të realizimit të reformës në drejtësi.

Në fjalën e tij, Rama është shprehur se mundësitë për një zgjidhje konsensuale ekzistojnë, por, sipas tij, opozita duhet të ketë një qasje më fleksibël.

“PD i ka braktisur pozicionet e mëparshme për reformën në drejtësi. Sipas tyre, opozita duhet të mbrojë sistemin nga kapja. Ne i kemi ofruar opozitës dy të tretat. Nuk ka perëndi që të kapë drejtësinë me një formulë të tillë, ku opozita ka pjesën e saj”, ka deklaruar Rama.

Duke theksuar se qeverisë nuk i intereson kapja e drejtësisë, por ringritja e këtij sistemi, Rama ka thënë se, në asnjë moment mazhoranca ka patur për qëllim përjashtimin e opozitës nga ky proces.

“Kemi punuar dhe po punojmë për një zgjidhje që të përshtasë nevojat e përfshirjes substanciale të opozitës, sipas rekomandimeve të Venecias. Zgjidhja është e mundur për PD, nëse ajo lëviz nga pika e vendeve të rezervuara”, ka thënë Rama.

June 13, 2016 14:29
Komento

5 Komente

  1. alphade June 13, 14:43

    Nje bravo kozmike per Edin !!! Qendro fort !!! Popullin
    e thjeshte e ke me vete !!! Thirre ne referendum !!!
    Palosi te korruptuarit !vrasesit e hajnat….!!!

    Reply to this comment
  2. Vezhguesi June 13, 16:06

    Po ndjek ne nje televizion ku thuhet: Hiqen nga c’do nene mospasja e nje denimi penal. Nuk po e kuptoi ,po neraste se me reformen ne drejtesi nuk shkon prapa hekurave Sali berisha me shoke qe kanevjedhur e shkaterruar kete vend,ne rastese nuk denohen vrasesit e gerdecit dhe 21 janarit…. Drejtesise i eshte bere muti e jo drejtesi…….

    Reply to this comment
  3. d'not give up edi rama.. June 13, 16:07

    GAZETA DITA MERRET ME KUFOMEN E ENVERIT DHE MEHMETIT nga disa gjeldeter te mallakastres ne nje kohe..kur shqiperia ndodhet ne nje udhe kryq me keq se ne vitet e pas vdekjes Skenderbeut.
    E keqja eshte se amerikanet po bejne te njejta gabime si dhe turqit para 500 vjeteve..
    pse nuk thua nje fjale per viziten e kalit trojes ilir meta ne usa
    pse nuk thua nje fjale per takimin e ndyre meta-lulsuma ??

    Jam kundra politikes se Rames 1000 here sidomos ne lidhje me faljen e krimeve te berishoviqit…Por jam 1 miljard here kundra perkrahjes se hapur te dyshes kriminale bash-berisha nga ca mergatqyqare dhe makartiste ne bodremet e shtepise bardhe.

    “ofensiva famekeqe” e burizanit donald lu ..levizjet e ndyra te metes..usa-be dhe sulmi qe po ben PD tregojne se ylli ne ngjitje i arviZIUT po behet realitet.
    Cfare kam te lexuar te kjo reviste…do ishte me mire qe politikanet amerikane qe merren me shqiperine ti kerkojne shqiptareve qe tani te vene Lul Sumen kryeminister dhe mos ta lodhin si ne votimet e majit 2011
    “””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””

    Kongresi Amerikan “fundos” Edi Ramën, “The Hill”: “Ylli” politik që ka rënë, ja dështimet e tij!

    Nga Dr. Abraham Uagner
    Shqipëria, në bregdetin e Adriatikut të gadishullit strategjikisht të rëndësishëm të Ballkanit, është një vend i rëndësishëm në Europën Juglindore. Pavarësisht përmasave të saj, ajo është një pasuri e paluajtshme strategjike, e cila është integrale në rendin e paqëndrueshëm botëror. Megjithatë, keqmenaxhimi ekonomik, po rrezikon të ardhmen e vendin, përfshirë pranimin në BE, duke mbajtur larg investitorët e huaj.
    Si një vend anëtar në NATO dhe aspirante për të hyrë në BE, Shqipëria ka një rëndësi të jashtëzakonshme për SHBA-në, Europën dhe Perëndimin. Së pari, për shkak se është një vend laik mysliman në Europë dhe së dyti, se është mburojë e zgjerimit rus në Ballkan. Prandaj, suksesi i Shqipërisë është në interes të Perëndimit.
    Megjithatë, duke nisur nga 3 vite më parë, me zgjedhjen e socialistit Edi Rama si kryeministër, Shqipëria po vuan një periudhë të paprecedent keqmenaxhimi ekonomik. Ekspertet dhe investimet e huaja kanë pësuar rënie, dhe papunësia është në nivele të larta. Një lider socialist, thjesht nuk mund të “ndihmojë” rritjen ekonomike. Historia, mund ta njohë këtë “epokë Rama”, si një epokë të periudhë të errët të rritjes së ulët ekonomike dhe keqmenaxhimit të reformave jetësore të zotit Rama.
    Dikur i konsideruar një yll politik, Rama shërbeu si kryebashkiaku i kryeqytetit të Shqipërisë, Tiranës, dhe u bë i njohur më shumë për projektet e tij të rilindjes urbane dhe përdorimin e larmishëm të ngjyrave të forta për të mbuluar fasadat e të shkuarës dëshpëruese të qytetit, që shpërfillnin infrastrukturën e rrënuar. Dhe këtu qëndron metafora.
    Rama, është bërë i njohur për rrethimin e vetes “…nga baronët e pastrimit të parave dhe trafikantëve të drogës, për të cilët shpëtimi i vetëm është Partia Socialiste në mënyrë që t’i shmangen drejtësisë. Guximi i Zotit Rama për t’u shfaqur në publik me kriminelët më të njohur të Europës, nuk ka një paralele me liderët e tjerë të demokracive Perëndimore dhe përtej saj”, shkruan Adam Fairmont në “Foreign Policy News”.
    Në një kthesë politike, Lulzim Basha, lideri i opozitës së rinuar të Shqipërisë, e ka vënë në mënyrë të vazhdueshme në dyshim lidershipin e Ramës dhe e ka akuzuar atë për shpërndarje dhe zgjerim të krimit financiar për të përfituar personalisht ai dhe rrethi i miqve të tij, që thuhet se përfshin shumë figura të botës së krimit.
    Falë një demokracie funksionale, Basha e monitoron rregullisht dhe publikisht pikëpamjen e menaxhimin vulnerabël ekonomik të Ramës.
    “… unë jam këtu për të hetuar shifrat shokuese të korrupsionit dhe mekanizmit, me të cilin 2.2 miliardë euro janë marrë nga shqiptarët në taksa dhe prokurime publike… Vendi është një krizë ekonomike totale. Banka Botërore konfirmon se 46% e njerëzve jetojnë nën minimumin e pragut të varfërisë”, tha Basha.
    Bujqësia e vendit luan një rol kyç në PBB (Prodhimin e Brendshëm Bruto) dhe është një burim kryesor punësimi. Megjithatë, nën qeverisjen e Ramës, e drejta e pronës, mbështetja financiare dhe rindërtimi i sektorit bujqësor është keqmenaxhuar”, shkruan profesoresha e Universitetit Europian të Tiranës, Magdalena Bregasi.
    Rama ka keqmenaxhuar gjithashtu edhe reformën në energji, duke dështuar ta zgjerojë atë nga sektori hidro-energjitik që mbizotëron në vend.
    Fatmirësisht, Shqipëria është një vend pjesëmarrës në Korridorin Jugor të Gazit, një projekt strategjik që nis nga fushat e mëdha të Shah Denizit në Azerbajxhan. Shqipëria do të përfitojë nga një burim shtesë i energjisë së prodhuar nga gazi. “TAP” do t’i sjellë Shqipërisë të ardhura nga taksat dhe vendet e punës.
    Për më shumë, Shqipëria ka tentuar të privatizojë një pjesë të mirë të sektorit energjetik vendës për të tërhequr investimet e huaja në eksplorimin dhe zhvillimin e rezervave të naftës dhe gazit në vend. Por, thuhet se qeveria e Ramës e ka keqmenaxhuar privatizimin e aseteve të energjisë.
    Gjithsesi, epoka Rama, edhe pse 3-vjeçare, nuk ka mbaruar dhe opinioni publik shqiptar dhe liderët, së bashku me ata të Europës dhe SHBA-së, po përpiqen të zbulojnë se cili do të jetë çmimi që do ta paguajë Shqipëria për keqmenaxhimin e saj. Rama, për shembull, ka rritur masivisht borxhin e huaj të vendit, 14% vetëm në vitin 2015.
    Gjatë vizitës së tij në Uashington gjatë muajit prill, politikanët dhe zyrtarët qeveritarë shprehën privatisht shqetësimin për takimin e një Rame “të kalbur”. Këtë pranverë, BE-ja tha se Shqipëria nuk është ende gati për nisjen e negociatave të anëtarësimit. Parlamenti Europian deklaroi se Shqipëria “ka nevojë për të përshpejtuar reformat e saj në sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe administrimit publik”.
    Investitorët po qëndrojnë larg, sepse ata nuk i besojnë politikave ekonomike joefikase të kryeministrit dhe rekordeve të tij të së shkuarës. Nuk duhet të ishte në këtë mënyrë, por Rama duket se i ka shkaktuar probleme ekonomike një vendi që po shfaqte shpresa të mëdha.
    Duke parë rëndësinë gjeopolitike të vendit, anëtarësimin në NATO dhe aspiratat e saj për pranimin në BE, është në interesin e BE-së dhe SHBA-së që t’i kushtojnë më tepër rëndësi Shqipërisë. Është gjithashtu koha për të parë me kujdes më të madh keqmenaxhimin ekonomik të “epokës Rama”.
    (((The Hill është revista e Kongresit të SHBA)))

    ky eshte fshehur zoti bedri islami qe nuk e paska lexuar kete artikull qe tregon se “nentoka serbe” e bedriut ka linjen e vete akoma te forte ne washington & bruksel…

    d’not give up edi rama…..shko me popullin dhe plase te shkreten…

    konsideroje treshen kriminale BMB..berish-bash-meta edhe pse kane nje podestmenin donald lu me vehte

    Reply to this comment
  4. rolando June 13, 16:56

    Kesaj po qe i thone kompromis qe opozita te terhiqet nga kerkesat e saj.Besoj qe te gjithe rilindasit jane dakort me kete oferte qe ben maxhoranca.Rama i ofron opozites 2/3 por pas ka nje kusht qe po nuk u miratua me kete kusht njerezit qe ka caktuar maxhoranca miratohen edhe pa opoziten gje qe deri tani e kane kundershtuar sic ishte zgjedhja e presidentit.Kjo eshte sici thone nje shprehje popullore:hiqja Lenes e venija Prenes

    Reply to this comment
  5. LLL June 13, 18:30

    Edi Rama qënka një bajgë . Në përplasjen me Partinë Fashiste Demokratike mbeti pa pantallona dhe pa brekë . Na gënjen kur flet , u bë siç do Saliu .
    Ju dhjefsha reformën , zagarë !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*