Ramës i është mërzitur pushteti, por nuk ka dështuar dhe nuk do dështojë!

August 20, 2018 10:11

Ramës i është mërzitur pushteti, por nuk ka dështuar dhe nuk do dështojë!

Rama me vetveten,
ka një farë betimi,
të shpëtojë Vatanin,
nga falimentimi!

Thjesht’ falimentimit,
për t’ju mbyllur dera,
me sa duket s’ka,
ambicie të tjera!

Askush nuk thotë dot,
se Rama s’punon,
ama entuziazmi,
tani i mungon!

I mungon pasioni,
dhe vrulli që kish,
kur në vit të parë,
të mandatit ish!

S’e mendonte kurrë,
këtë korrupsion,
dhe këmishë e trupit,
tani i rëndon!

Ndryshe qeverisjen,
e kishte menduar,
duket menjëherë,
që është i stresuar!

Duket që pushteti,
shumë e ka mërzitur,
dhe nga bashkëpunëtorët,
shumë më shumë ka pritur!

Unë që e njoh mirë,
me bindje e them,
ikjen nga pushteti,
nuk e ka problem!

Nuk e ka problem,
dhe fare s’e vuan,
dhe pse më të shumtit,
vazhdojnë ta duan!

Nëse do të iki,
them me siguri,
do të iki vetë,
s’e heq dot njeri!

Nga Luli dhe Mona,
rron dhe njëmijë vjet,
dhe nëse do iki,
do të iki vetë!

Po nuk themi dot,
se dështoi I Gjati,
se do dhe tri vite,
t’i mbarojë mandati!

Rama ka treguar,
që bën punë të mira,
edhe për tri vite,
mund të bëjë çudira!

Nëse entuziazmi,
sërish do t’i kthehet,
çdo dështim i mundshëm,
për tri vite zbehet!

S’ja shkurton dot ditët,
hiç kjo opozitë,
Ai që të gjithën,
e ka një kafshitë!

Nëse drejtësia,
do të funksionojë,
performancë e Ramës,
dukshëm do ndryshojë!

Rama ndënë sqetull,
s’e ka drejtësinë,
po Sovrani njeh,
vetëm qeverinë!

Njeh veç qeverinë,
për gjithë premtimet,
dhe i faturon,
fitoret-dështimet!

Asnjë “mik” i Ramës,
duart mos fërkojë,
Rama s’ka dështuar,
dhe nuk do dështojë!

Sido që të hidhet,
do bjeri në këmbë,
plastë nga inati,
kush shan nëpër dhëmbë!

A.DUKA

August 20, 2018 10:11
Komento

13 Komente

  1. Arben August 20, 10:18

    Per vete kaluar eshte ai, mbi helikopter.

    300,000 njerez e lane shqiperine 2013-2018.

    Reply to this comment
  2. T. Topi August 20, 10:56

    Rroga e padronit

    Sapo rrogen pagoi padroni,
    Sutjenat bojë rozë u zbërthyen,
    Nga baxhella amatore prostitutat,
    Në sahanlëpirëse ordinere u kthyen !

    Reply to this comment
  3. Adih August 20, 13:14

    Provokova nje gazetar te nje gazete tjeter ,per nje ngjarje te vertete mes meje dhe Rames ,mbasi e degjoj kete ngjarje hiku me vrap nga une ,natyrisht i gjori gazetar kishte frke , llogjikisht ,per te mbijetuar . Behu nje here burre ,o servil pa bythe ,dhe mos e mbah vehten te zgjuar ,populli i ka qe te gjitha te qarta ,dhe do te flasim bashke mbasi te formohet SPAK, nuk e di a do te shkruash me o Arben djali e me se do mbijetosh ne te ardhmen ???!!

    Reply to this comment
  4. Shahisti August 20, 13:44

    O bejte, per zone kete rradhe na bere per te vjelle, e ke ngritur bythelepirjen ne nivelin e divanit.

    Reply to this comment
  5. Mark .U.K August 20, 14:43

    Nuk mund ta shpetosh me ndienat poetike teper servile o ish fuks i deges.

    Reply to this comment
  6. nje vezhgues i drejte August 20, 16:29

    Plaste ne lekuren tuaj ju PD- istet , sapo iu jepet mundesia , rreshtoheni pas njeri tjetrit dhe filloni sharjet per Ramen . Po ku iu shpie mushka , a derezinj ? Po ja , iku Rama , a e mendoni qe opozita e sotme nuk mund te qeverise as edhe nje bashki , e jo me gjithe Shqiperine ? Po kujt mund t’ia besosh qeverisjen , Berishes , Lulit , Mulit , Palokes , Strazimirit , Alibeajt , Vokshit , Salianjit , apo Grida Dumes ? Ja , keta ka PD-ja . Po , a nuk e kishim per 4 vjet Lul karabushin hollandez ne krye te Tiranes dhe nuk ndroi as edhe nje llambe te djegur ne rruge ? Nokat e Palokat , jane vetem per ndonje beteje e grindje me grushta e shkelma , nuk jane per qeverisje . Ja , keto mendon populli e voton Edi Ramen , dhe te jini te sigurt qe perseri do t’a votoje , nuk iken kollaj Rama , per t’ia leshuar pushtetin çakejve . Ketu do t’a kini edhe per te pakten 7 vjet te tjera .

    Reply to this comment
    • Plaku Xhuxhumaku August 20, 18:53

      Shume e drejte o vezhgues leshi, ujku nuk e leshon pushtetin qe ta marre cakalli. Po sa per popullin lere rehat se nuk merr vesh se nga ia fut edhe Edvin Bythoja edhe Lul Hollanda,

      Reply to this comment
  7. katarakti August 20, 19:09

    Rama nuk duhet te largohet pa lene pas vetes nje me te mire se ai. Ndryshe eshte prerje ne bese ndaj zgjedhesve qe i besuan dhe i dhane voten. Dhe qe do ia japin perseri edhe me 2021. Por problemi eshte se nuk duket askush ne horizont. Rama ka bere nje tabula rasa perqark vetes se vet. Largimi i tij nese ndodh, pas 1 viti apo pas 6 vjetesh duhet te jete i bute dhe i programuar. Ai duhet te promovoje para largimit te tij 2 ose 3 personalitete te spikatura per aftesi, perkushtim, ndershmeri dhe guxim. Doreheqja e tij nuk duhet te jete nje thyerje, por nje vazhdimesi.Ndryshe do ta beje si lopa qe i bie koves se qumeshtit me shqelm.

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 August 20, 20:37

      o mynxyrë
      “Rama nuk duhet te largohet pa lene pas vetes nje me te mire se ai.”
      po ku ka më të mirë se rama mor karabush!!
      atë na i ka dërguar zoti vetë!!prandaj mos prit të dalë ndonjë tjetër më i mirë!!
      na rroftë që e kemi se do të na kishte marrë lumi me kohë!!
      e sa për këtë punën e besës”Ndryshe eshte prerje ne bese ndaj zgjedhesve qe i besuan dhe i dhane voten.”-mos ha mut kot!!
      se më bes prerë se ai nuk ka!!
      të fundin që preu në besë është izet haxhia!!
      tërë ato bluzat që i a ka grisur izeti dhe tërë ato lot që ka derdhur prej izetit!?
      ka për tia nxjerrë në këto 20 vjet që ka për të bërë izeti brënda!!
      ps:atë punën e atyre të 21 janarit 2011 nuk besoj se e ke harruar?
      i preu në besë si atëherë dhe sot!!

      Reply to this comment
  8. anticensurë25642654 August 20, 20:25

    “S’e mendonte kurrë,
    këtë korrupsion,”
    a ti paske pjerdh fare o ben duka!!
    ta merr mëndja se i duhet shqipërisë një qorr si ky që përshkruanti??
    ta merr mëndja që një sallam i tillë që nuk ja paska pas idenë e korrupsionit duhet të jetë në krye të shtetit shqiptar??
    sipas teje nuk paska aspak faj që na i bëri vishon patriot të klasit të parë,berishën patriot dhe çlirues të kosovës,metën presidentin më të mirë që ka pasur shqipëria ndonjëherë!!ky qënka thejshtë koqe gomari o dukë mavria!!
    jo për gjë po ti e njeh mirë!?
    apo jo??
    hy debilat e mutit!tradhëtarë dhe bythëlëpirës,por mbi të gjitha budallenj!!

    Reply to this comment
  9. Kacerra August 21, 01:24

    Beni ti je istrumenti i percaktimit te pushtetareve,ti njef mire situaten ne ate vende,ti njef mire puntoret dhe parazitet e atij vendi,ti je poet qe te dhembe ai kombe,ti nuk ke gabuar kurre ne vleresimet e tua.Respekte per punen e pa lodhur e titanike e krijuse tenden

    Reply to this comment
  10. alphade August 21, 09:24

    Komenti..,,,

    Reply to this comment
  11. 555 August 21, 11:44

    Arben Duka!
    Te kam vleresuar gjithmone,por sot me zhgenjeve.
    Rama e mbushi kupen.
    Ai nuk ben per kryeminister,por per karagjoz.
    Rama sundon si bajraktar se e sheh qe ka dele perpara e jo njerez dinjitoze.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*