Ramush Haradinaj anulon vizitën në Vlorë, kthehet me urgjencë në Kosovë

November 28, 2017 10:45

Ramush Haradinaj anulon vizitën në Vlorë, kthehet me urgjencë në Kosovë

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj nuk do të marrë pjesë në aktivitetet që ishtin parashikuar të mbaheshin në Vlorë me rastin e 105-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Arsyeja pse është anuluar pjesëmarrja e tij në këtë ceremoni, është se ai do të takohet me një zyrtare të lartë të shtetit amerikan, në Kosovë.

Në aktivitetet e Vlorës do të marrë pjesë vetëm presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ndërsa atij në Tiranë do t’i organizohet një pritje shtetërore nga presidenti Ilir Meta.

Dje në Korçë është mbajtur mbledhja e dy qeverive ku janë nënshkruar 13 marrëveshje me interes për të dy shtetet ndërsa është vendosur që mbledhja e ardhshme të mbahet në qytetin e Pejës.

November 28, 2017 10:45
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*