Ramush Haradinaj lë mandatin e deputetit, por qëndron në krye të AAK

October 15, 2019 22:16

Ramush Haradinaj lë mandatin e deputetit, por qëndron në krye të AAK

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, përmes një postimi në Facebook ka njoftuar qytetarët se nuk do të jetë deputet në legjislaturën e re. Haradinaj shprehet se karrigen e tij, do ta lërë për kolegët, ndërsa do të vazhdojë të jetë në krye të AAK-së. Sipas tij, partia që ai drejton ka nevojë për reformë të nevojshme.

“Tani që po përmbyllet ky cikël zgjedhor, dua që të shprehë mirënjohjen time të thellë për secilën nga mbi 100,000 votat e besuara nga Ju, për mua si kandidat për Kryeministër.

Përjetësisht falënderues!

Do të vazhdoj të mbetem besnik ndaj vullnetit tuaj politik, besimit që ma keni dhënë dhe përkrahjes së vazhdueshme e të pakursyer për tash e 20 vite, përgjatë të gjitha proceseve që ka kaluar vendi.

Fati im personal e politik, asnjëherë nuk ka qenë më i mirë se fati i Kosovës. Në secilin rast, do të vazhdoj punën e pandalshme në mbrojtje të interesave të Kosovës dhe qytetarëve të saj dhe do t’u qëndroj në krahë edhe kundërshtarëve politik, nëse ata do të vazhdojnë drejtimin që nisëm ne, për mbrojtjen dhe forcimin e interesit strategjik dhe sovranitetit të Kosovës.

Uroj që sa më parë të kemi konstituim të institucioneve, me të njejtën pjekuri politike siç e zhvilluam këtë proces zgjedhor.

Ulësen time në Kuvendin e Kosovës, do ta lë për kolegët, por pandalë, do të vazhdoj të mbaj të hapura dyertë e Aleancës për reformën e nevojshme që e kërkoi sovrani, dhe për mbajtjen e vëmendjes së plotë e të pakursyer tek temat jetike për vendin, pa asnjë kompromis.

Ua kam borxh rikthimin e fuqishëm të një Aleance të pjekur, të strukturuar mirë, me kuadro të reja, gjithsesi me rrënjë të forta thellë në tokën e Kosovës.

Përgjithmonë i juaji, sa herë kërkon vendi e populli” tha Ramush Haradinaj. Kështu pasi dërgoi vendin në zgjedhje të parakohshme, tashmë Haradinaj dorëzon edhe mandatin e deputetit.

l.h/ dita

October 15, 2019 22:16
Komento

5 Komente

  1. Arber iliri October 15, 23:52

    I devotshem ndaj vendit fhe popullit ye kosoves.respekte ramush_John McCain i kosoves.

    Reply to this comment
  2. non October 16, 06:42

    Respekte Ramush ke dhene shume per kosoven por mos e le mandatin se do mesosh si opozita shqiptare jashte parlamentit.

    Reply to this comment
  3. fati October 16, 08:17

    Aman, Ramush mos, se kosova bile edhe shqiperia nuk bejne dot pa ty dhe like floririn. Kush do ti vjedhe tani e tutje ato, pasi ti u largove, e liken po e largojne zvarre.

    Reply to this comment
  4. Meta October 16, 09:25

    Ka be pare boll Rambo.Nuk I duhet me as mandati I deputetit e as ai I Kryeministrit, te cilin nuk e mori se kishte ndonje force politike, Kete poste qeveritar dy here e mori shperblim,te parin nga Rugova e te dytin nga Kadri Veseli.

    Reply to this comment
  5. Komunist i Penduar Thelle ne Kanada October 16, 09:26

    Amsn Ramush trapi mos na ik ,se pa ty na ngeli hsngari gomereve bosh

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim