Random House, 5 mijë dollarë bonus për çdo punonjës

December 8, 2012 15:48

Random House, 5 mijë dollarë bonus për çdo punonjës

Punonjësit e shtëpisë botuese “Random House” do të marrin një shpërblim jo të vogël në fund të këtij viti, falë autores E. L. James dhe suksesit të jashtëzakonshëm që pati romani i saj erotik  “50 Shades of Grey”.

Sipas “The New York Times”, të gjithë punonjësit e shtëpisë botuese (të cilët janë me qindra), duke nisur që nga kryeredaktori deri te punëtorët e shtypshkronjës do të kenë 5000 dollarë shtesë në llogaritë e tyre bankare në ditët e ardhshme.

Random House e përzgjodhi librin, të cilin e botoi në 2011. Romani rezultoi një sukses i jashtëzakonshëm, duke shitur 35 milionë kopje vetëm në SHBA.  Gjithashtu, romani i blerë kryesisht nga lexueset femra ka vendosur rekordin e shitjes më të shpejtë të një libri në të gjitha kohërat. Njoftimi për shpërblimin e punëtorëve u dha nga vetë drejtori i përgjithshëm i Random House, Marcus Dohle, një lajm që u ndoq nga të paktën 10 minuta brohoritje. Bonusi do të shkojë në pagën e çdo punonjësi që ka një vit e më shumë që punon për Random House, ndërsa për më të rinjtë do të ketë shuma të tjera në përpjestim me muajt e punës.

Pavarësisht kritikave jo dhe aq pozitive, “50 shades of Grey” ka rezultuar një sukses i jashtëzakonshëm në shkallë botërore. Libri është shitur në më shumë se 37 vende, në rreth 60 milionë kopje.

Ndërkohë, Universal Pictures ka kërkuar të drejtën për ta bërë film, duke ofruar shifrën prej 5 milionë dollarësh për të tre librat.

Ryan Gosling është përmendur si aktori që mund të luajë rolin e Grey-t, ndërsa Mila Kunis mendohet se do të interpretojë Anastasia Steele.

 

December 8, 2012 15:48
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*