Raportet ekonomike pas “Brexit”, May kërkon besimin e Bashkimit Europian

March 4, 2018 16:54

Raportet ekonomike pas “Brexit”, May kërkon besimin e Bashkimit Europian

 

Theresa May nxiti Bashkimin Europian që të nisë diskutimet për vizionin e saj ambicioz, por praktik, të raporteve ekonomike me Mbretërinë e Bashkuar pas “Brexit”.

Kryeministrja britanike tha për BBC-në se, marrëveshja e duhur për Britaninë është e duhura edhe për unionin.

Ajo deklaroi se ka besim në arritjen e një marrëveshjeje, megjithëse pranoi se Britania nuk mund të presë të njëjtën qasje tregtare në disa zona.

Por, Konfederata britanike e Industrisë tha se ka disa mangësi serioze në planin britanik dhe se duhen masa që bizneset të mos ikin nga vendi.

Kryeministrja May tha se Britania do të lërë tregun e përbashkët dhe unionin e doganave, por do të vazhdojë bashkëpunimin e afërt me BE-në në shumë fusha. Ajo shtoi se është e rëndësishme që njerëzve t’u tregohet e vërteta, se jeta jashtë BE-së do të jetë e ndryshme, por shprehu besimin se të dyja palët duan të njëjtin rezultat.

Duke theksuar shërbimet financiare që goditen fort nga “Brexit”, May tha se shpreson të arrijë me BE-në një marrëveshje të paprecedentë për tregtinë e lirë.

Nuk duken kaq optimistë zyrtarët e Konfederatës së Industrive, që thonë se dalja nga unioni i doganave është një humbje e madhe për mijëra biznese britanike.

Sipas tyre, disa sektorë – si ai i automobilave – e kanë të domosdoshëm qëndrimin në një linjë me BE-në, por edhe shumë të tjerë kanë shprehur dëshirën që të jetë kështu, ndërsa në kontrast, askush prej bizneseve nuk ka shprehur gatishmërinë për të ndryshuar totalisht mënyrën sesi bëhet tregti.

a.s/dita

March 4, 2018 16:54
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*