Raporti: 420 zyrtarë të 9 ministrive injoruan platformën e bashkëqeverisjes

August 25, 2018 12:43

Raporti: 420 zyrtarë të 9 ministrive injoruan platformën e bashkëqeverisjes

 

Zyrtarët e 9 ministrive janë identifikuar si përgjegjës për mospërgjigje në kohë ndaj problemeve të adresuara nga qytetarët në platformën e bashkëqeverisjes, platformë e cila ka marrë një rëndësi parësore, duke u kthyer në kolonën kryesore të qeverisë ‘Rama 2’. Ministritë, 420 zyrtarët e të cilave nuk kanë adresuar në kohë problemet e qytetarëve të zakonshëm, janë identifikuar në raportin e fundit të bilancit të bashkëqeverisjes me qytetarët. Raporti analizon punën e të gjitha degëve të qeverisë, në raport me bashkëqeverisjen, nga tetori 2017 deri në korrik 2018.

Në raport thuhet se zyrtarë të Ministrisë së Drejtësisë, Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministrisë së Financës dhe Ekonomisë, Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Ministrisë së Brendshme, Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural si dhe Ministrisë së Mbrojtjes, nuk u janë përgjigjur në kohë qytetarëve. Identifikimi i tyre është mundësuar nga hetimi i administrativ i organeve të posaçme. Hetimi administrativ ka identifikuar edhe arsye e vonesës, që nga presionet, interesat etj.

Për kryeministrin Edi Rama, platforma e bashkëqeverisje, si një instrument për të zgjidhur hallet e çdo qytetari, është kryefjala mënyrës së qeverisjes, gjatë mandatit të dytë. Në këtë kuadër, kryeministri ka paralajmëruar largim të menjëhershëm nga puna, për të gjithë ata, të cilët nuk adresojnë në kohë problemet e qytetarëve.

“Pas kësaj fillon një hetim administrativ për të kuptuar nëse vonesa është e lidhur me korrupsionin, nëse zvarritja është rezultat i presionit për t’ju çuar drejt rrugëve të ryshfetit dhe kur këto verifikohen, merren menjëherë masa. Kështu, pak nga pak, hap pas hapi pastrohet dhe çlirohet administrata e shtetit, ndërkohë që rritet vetëdija e atyre që punojnë në zyrat e shërbimeve, pasi hap pas hapi kuptojnë se çdo qytetar, pavarësisht nga statusi, pavarësisht nga mosha, është potencialisht dikush që mund t’i largojë nga puna, nëse ata nuk bëjnë punën”, ka deklaruar Rama.

Mesazhi

Në mbledhjen e fundit të Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama paralajmëroi ndryshime në qeveri në muajin shtator, duke sinjalizuar largimin e ministrave që sipas tij nuk janë në lartësisë e duhur, në raport me bashkëqeverisjen. Vlerësimi kryesor për secilin ministër do të jetë bilanci i tij në raport me platformën e bashkëqeverisjes “shqipëriaqëduam.al”. Në analizë do të merren numri i problematikave të zgjidhura, numri i ankesave të pazgjidhura, ankesat pa përgjigje pavarësisht kalimit të afatit, shpejtësia e zgjidhjes së problemeve etj. “Ne do të vlerësojmë çfarë ndryshimesh do të bëjmë në qeveri në shtator, se cilat ministri nuk janë në lartësinë e kësaj nevoje. Do të shikojmë emrat në Kryesi, sekretariati dhe kryetarët e partisë që do të largohen nga drejtimi në të gjithë vendin dhe detyra kryesore është bashkëqeverisja”, ka pohuar kryeministri.

Ministritë, zyrtarët e të cilave injoruan platformën

Ministria e Drejtësisë

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë

Ministria e Financës dhe Ekonomisë

Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë

Ministria e Brendshme

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural

Ministria e Mbrojtjes

Bilanci i qeverisë në raport me bashkëqeverisjen

Kryeministria 3134 ankesa në total, 2701 ankesa të zgjidhura

Ministria e Drejtësisë 5363 ankesa në total, 4681 ankesa të zgjidhura

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale 1415 ankesa në total, 1368 ankesa të zgjidhura

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë 1251 ankesa në total, 1251 ankesa të zgjidhura

Ministria e Financës dhe Ekonomisë 1400 ankesa në total, 1317 ankesa të zgjidhura

Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë 891 ankesa në total, 891 ankesa të zgjidhura

Ministria e Brendshme 636 ankesa në total, 605 ankesa të zgjidhura

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit 349 ankesa në total, 322 ankesa të zgjidhura

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural 193 ankesa në total, 193 ankesa të zgjidhura

Ministria e Mbrojtjes 166 ankesa në total, 159 ankesa të zgjidhura

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme 109 ankesa në total, 106 ankesa të zgjidhura

Ministria e Kulturës 56 ankesa në total, 54 ankesa të zgjidhura

Ministria e Shtetit për Diasporën 18 ankesa në total, 18 ankesa të zgjidhura

Ministria e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes 193 ankesa në total, 176 ankesa të zgjidhura

Bashkëqeverisja, 8 interpelanca për probleme të ndryshme

Interpelancë me naftëtarët e Ballshit, datë 22 janar 2018, kryeministri Edi Rama, ministrat Damian dhe Arben Ahmetaj.

Interpelancë për ecurinë e dialogut me Greqinë, datë 5 shkurt 2018, kërkuar nga një grup studentësh me ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati.

Interpelanca me ish të dënuarit politikë, që kanë punuar në miniera, datë 28 Mars 2018, me ministrin e Financave dhe Ekonomisë.

Interpelancë mbi tarifën për mirëmbajtjen e Rrugës së Kombit, datë 5 prill 2018, e kërkuar nga një përfaqësi e banorëve të qytetit të Kukësit, me kryeministrin Rama dhe ministrin Damian Gjiknuri.

Interpelancë për Statusin e Minatorit, 16 prill 2018, kërkuar nga përfaqësues të sindikatës së minatorëve me kryeministrin Rama dhe ministrat Damian Gjiknuri dhe Arben Ahmetaj.

Interpelancë me përfaqësues të biznesit të vogël, datë 4 maj 2018, me ministrin e Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj lidhur me efektet e këtij ndryshimi në ecurinë e biznesit dhe çmimeve të produkteve.

Interpelancë për procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, datë 11 qershor 2018, me ministrin, Ditmir Bushati në prag të samitit për çeljen e negociatave të BE-së me Shqipërinë.

Interpelancë me një grup interesi për sigurinë ushqimore, datë 19 korrik 2018./ shqiptarja.com

l.h/ dita

August 25, 2018 12:43
Komento

13 Komente

  1. info analitike August 25, 13:00

    Mjaft me kete thiatron qe kerkon te shkarkoje pergjegjesite tek cironkat. Kriepsikoja eshte ai qe u krekos si kacagjel me ministrat e ministrushet e tije tani qe kane dale zbuluar me tepsi e timon ne vend qe te pranoje dsifaten merret me nepunesit. Ik ore koqe gomari se kjo eshte e tera pergjegjesi e jotja po ti nuk ke e as nuk ke per te pasur kurre kellqe per te pranuar nje gje te tille se je teper psikopat, histerik, megalloman, arrogant e i paafte.

    Reply to this comment
  2. Peza August 25, 13:28

    Akoma Rama nuk e ka marre vesh se sajesa e tij e “bashkeqeverisjes me qytetaret” eshte forme komuniste e jo kapitaliste!
    Akoma nuk e ka kuptuar ky njeri i pa afte si kryeminister e si politikan se kjo sajese e tij ka nxjerrejashte loje te dhithe administraten shteterore dhe ate vendore,sepse te gjithe zyrtaret e tyre jo vetem nuk merren fare me zgjidhjen e ankesave,por u thone njerezve qe t’i drejtohen portalit mashtrues kryeministror!
    Pse duhej krijuar kjo sajese amorfe,pa baza ligjore dhe qe pretendon te jete gjyqtari i te gjithe shtetit?
    Po te gjithe zyrtaret,zyrat e ankesave,drejtorite e maredhenieve apo komunikimit me qytetaret,drejtorite newpewr ministri,ministrat dhe deri ne kryeministri,perse jane kur nuk kane detyre kryesore degjimin e ankesave te popullit?
    Rama si i pa afte apo ndoshta keshtu i intereson :”RRUMPALLA”,nuk e kupton se cdo shtet ne se nuk i konsideron ankimet e qytetareve si pjesen kryesore te vleresimit te aftesise apo nivelit te korrupsionit te qeverisjes se tij,atehere ai shtet ka marre fund!
    Por vete Rama nuk e deshiron dhe nuk i intereson qe vartesit te degjojne zerin e qytetareve,packa se ben moralizime fallco se gjoja i plasi barku per popullin!
    Bashkeqeverisja e tij eshte nje deshtim kriminal,qe ka nxjerre ligjet jashte funksionit!
    Rama flet per ministrite,por harron se pjesa me e madhe e ankesave dhe padrejtresive behen nga pushteti vendor,qe ne shumice varet nga socialistet,kryetar i te cileve eshte vete Rama!
    Pse i shkeput vendoret Rama nga qendroret?
    Nje nga Bashkite qe nuk degjon dhe as do t;ia dije per ankesat e qytetareve eshtre Bashkia e Tiranes!
    Kryebashkiaku Veliaj me gjithcka merret,por me ankesat e qytetareve te Tiranes jo vetem ai nuk merret fare,por as drejtorite gjigande qe ka ne bashki e qe paguhen per komunikimin me qytetaret vetem me qytetaret nuk merren,por vihen ne mbrojtje te “maliqit” e jo ligjit!
    Veliaj nuk me ka dhene asnjehere pergjigje per disa letra dhe disa email-e qe i kam derguar ne adresen e tij,sepse keshtu e ka mesuar padroni i tij Rama qe edhe vete ashtu vepron!
    Per cfare bashkeqeverisje propagandon Rama per te gjithe qytetaret,kur ai si kryetar i8 PS-se e ka nxjerre jashte loje kete parti,se ne se kerkon te ankohesh per probleme qe t’i ka shkaktuar qeverisja socialiste,askush nuk tre pret e te degjoje,pa le me te zgjidhe ankesen tende!
    I jam ankuar kryetares se PS per Tiranen,por ajo nuk me ka dhene asnje pergjigje,bile as personi qe ajo caktoi per t’u marre me ankesen time nuk ka bere asgje!
    I kam derguar ministres se Shendetesise Manastirliu dy emaile per mungesa te sherbimit shendetresor qe cojne uje ne mullirin e korrupsionit,por ajo as ka denjuar te me pergjigjet as formalisht!
    Kush u jep zemer ketyre ministrave,kreyebashkiakeve qe te tallen me ankesat e popullit,pervecse vetre padroni i tyre Rama?
    Rama therret denonconi korrupsionin,por me kete sajese te bashkeqeverisjes ai i ka dhene nje goditje kriminale besimit te popullit tek qeverisja e tij!
    Shporre sa me parte portalin kryeministror o Rama,se ka deshtuar bashke me qeverisjen tenbde!
    Ne se nuk e kupton vete,po ne PS si nuk del njeri qe ta perplase ne fyryre te verteten se ke deshtuar si kryetar partie dhe si kryeminister?

    Cfare faktesh do me ti kur 367 mije persona vetem vitin e fundit kane aplikuar te syrgjynosen nga ky venbd?
    Cfare faktesh kerkon ti,se ke deshtuar kur kerkon korrupsionin tek drejtesia,por vete nuk ke dhgene llogari se ky korrupsion eshte ne administraten tende?
    Cfare faktesh kerkon ti,kur vete INSTAT publikon te dhena qe gati 50% e te deklaruarve te punbesuar nuk paguajne sigurime shoqerore e shendetesore?
    Cfare faktesh do ti,kur nuk ke folur asnjehere per fenomenin e gjakmarrjes,qe eshte pergjegjesi e mos ekzistences se shtetit ne keto zona?
    Cfare faktesh kerkon ti kur harxhon miliona per qendren e Tiranes,kerkon te ndertosh 100 fshatra turistike,qe jane boshatisur nga njerezit,kur ne mes te Tiranes,ne Yzberisht,3 km larg zyres tende,nuk ka asnje cerdhe,kopesht,shkolle,kende lojrash,lulishte etj per rreth 5 mije femije?
    Perse duheshin shtruar te gjitha rrugicat e nje zone banimi afer Yzberishtit,me shtepi perdhese,me oborre me peme,pula e zarzavate,qe banojne sa nje prej pallateve te shumte te Yzberishtit,dhe nuk shtron nje rruge prej 300 metrash ne mes te bllokut te pallateve 9 kateshe me rreth 50 mije banore, qe na mbyti pluhuri e balta dhe qente rrugace prej vitesh?
    Pse duhet t’ua jape Bashkia kafeneve te gjitha trotuaret me qera,kur ato jane prone e banoreve te pallateve dhe nuk kalojne dot njerezit?
    Kujt i sherben kjo bashki kur del kundra interesave tona?
    Si mund te lihet pa poste policie 24 oreshe nje zone me rreth 50 mije banore,me shume se vete Kombinati,por mjaftohen vetem me ndonje shetitje te policeve sa per te lare gojen?
    Zoti Rama,jeton larg realitetit se je shkeputur nga populli se nuk degjon ankesat e tij!
    Njerezit e urrejne Berishen,por mos harro se ty po te urrejne po aq sa ate!
    Te dhane voten mbi 1 milion shqiptare,por ti keta njerez nuk i perfill fare!
    Shporre portalin kryeministror dhe vendos shtetin ne binaret e ligjit!
    Cdo njeri qe ankohet ndaj nje punonjesi te shtetit apo te Bashkise tek eprori direkt i tij,duhet te takohget brenda dites me ankuesin dhe te zgjidhe konfliktin ne vend!
    Ndryshe je i falimentuar me gjithe shtetin tend!
    Mos degjo sirenat e servilizmit qe te cilesojne si kryeministrin me te sukseseshem,por degjo vetem ankesat e njerezve,se ato jane e verteta e punes se shtetit e jo lajkat e servileve!

    Reply to this comment
  3. antonio August 25, 13:37

    Kujt i duhet ky raport i turpshem?
    Pra te gjitha keto kane te bejne me ate se bashkeqerisdja me qytetaret ka qene vetem nje mashtrim dhe duhet te hiqet nga funksioni bashke me ideatorin e saj Ramen!
    Po per pushtetin vendor,qe ne shumice eshte socialist,pse nuk ka raporte,apo ai eshte privat dhe ben cfare te doje?
    A di gje te na thote Rama se pse eshte hequr nga metoda e qeverisjes pritja e popullit ne te gjithe piramiden e shtetit?
    Po me ankesat e qytetareve pse nuk merren zyrtaret qe nga Bashkite e deri ne kryeministri?
    A e di vete Rama se e vetmja gje qe bejne zyrtaret e tij kur marrin nje ankese te qytetareve dhe kete e quajne zgjidhje te ankesave,eshte qe e dergojne perseri pa asbnje verifikim apo hetim,tek personi apo institucioni per te cilin eshte bere ankesa!
    Pra “Me ka cu nana me la gojen”!
    Kjo quhet zgjidhje nga shteti i Rames!
    Bile edhe vetre Rama,ne nje korespondence me mua,ka mbajtur nje qendrim me skandaloz,prandaj them se Rama si ideator i bashkeqerisjes eshte i deshtuar!

    Reply to this comment
  4. Fidel August 25, 13:55

    Kush i ka lene keta 420 zyrtare te 9 ministrive,qe te mos merren me ankesat e popullit?
    Cfare shteti eshte ky,qe nuk i kontrollon ne cdo hap rrogtaret e tij,por i le atra te bejne kerdine mbi qytetaret?
    Eshte pikerisht grumbullimi i fuqive tek portali mashtrues i Rames,qe ka bere te mundur qe ministrat,zv,ministrat,drejtoret e drejtorive dhe kryetaret e bashkive te mos cajne koken per hallet e popullit!
    Zoti Rama!
    Jam nje pensionist,por kam pervoje te madhe ne lidhje me organizimin e pritjes se popullit dhe trajtimin e ankesave te qytetareve!
    Ne se ta lejon hunda,jam gati jo vetem ta organizoj kete pune juridikisht,por edhe faktikisht!
    Ne nje shtet te forte e ligjor,te gjithe rrogtaret duhet te jene te kontrolluar nga kontrolli i brendeshem i cdo strukture,nga kontrolli i qytetareve,nepermjet ankesave dhe nga antikrimi policor e i SHISH-it!
    Eshte mbushur administrata me militante te pa afte,zoti Rama,qe nuk i kontrollon njeri ,pranda kerkohet nje riorganizim total i kontrollit te aftesise dhe tentativave per korrupsion te secilit!
    Vetem keshtu ju do t’i vini ne ndihme qytetareve dhe me siguri do kerkoni me pak ndihmen e drejtesise!
    Korrupsioni lind ne shtet,prandaj eshte detuyra e tij ta parandaloje dhe n “ja na doli ky pensionisti i rrjedhur te na mesoje ne,kokave te medha ” etj,me keq per ty!

    Reply to this comment
  5. drenova August 25, 14:06

    Ne se Rama e ka seriozisht kete informacion qe jep,ne se te 420 zyrtaret dhe 9 ministrat perkates nuk i shkarkon nga detyra,atehere e gjitha eshte …propagande mashtruese!
    Dhe kete pune Rama apo te gjithe drejtuesit e te gjitha shkalleve duhet ta bejne cdo dite e per cdo vartes te tyre,por kjo behet duke vleresuar qofte edhe nje ankese te vetme nga qytetaret,prapa se ciles mund te gjendet ndoshta edhe nje krim shteteror!
    Te mos harrojme se vete Rama postin qe ka sot nuk e ka nga aftesite e tij,as nga votat e 1 milion shqiptareve,sic gjykojne disa sahanlepires,por nga denoncimi qe i beri krimit te 21 janarit gazetari i vetem trim Artan Hoxha!
    Ne se ai nuk do t’i kish filmuar pamjet e tmerreshme te vrasjes se 4 protestuesve,Rama sot do te ishte ne burg!
    Prandaj Rama duhet te vleresoje shume cdo informacion nga qytetaret e jo te pergjigjet pa pike pergjegjesie sic beri me mua kur e informova se “UKT po vjedh qyetaret”,ndersa ai me pergjigjet se “UKT nuk varet nga qeveria”!

    Reply to this comment
  6. shvejku August 25, 14:10

    Po pse duhet te prisje te trashej kaq shume litari,o kryeminister i pa afte dhe arrogant,kur kete gje do ta kuptoje me sakte ne se do vleresoje cdo ankese te qytetareve?
    A nuk e ka kuptuar ky delirant i pa fre se informacioni qe japin ankesat e qytetareve kane nje vlere te pa llogariteshme per te njohur realitetin e qeverisjes?
    Ndersa ky e ka grumbulluar informacionin ne maje,qe aty arrin vetem 1 % e ankesave!

    Reply to this comment
  7. ETHEM August 25, 14:51

    DOLEN HIENAT KUNDER KM RAMA.KY PO TREGON REALITETIN E PUNEVE TE MINISTRAVE TE BERA JO MIRE E TE MARRIN MASA.MUNDET TE MOS I DEKLARONTE ATO.DHE NUK DO BENTE MIRE.KJO ESHTE QEVERI E PERGJEGHESHME NDA QYRETAREVE.
    NE QEVERISJEN E NJE VENDI SI YNI ME PLOT PROBLEME TE MBARTURA NUK ESHTE KOLLAJ.
    KM RAMA DHE PS JANE TE VETMIT QE DO TE BEJNE SHTETIN QE DUAM,DUAN-ZDUAN PD+LSI-STET QE DINE VETEM TE VJEDHIN E TE VRASIN NJERZ.KJO FAKTOHET NE 25 VITE QE NGA 2 PRILLI 1991 SHKODER,GERDECI,21 JANARI 2011,VJEDHMJA E 230 MIL.EURO TE RR.KOMBIT,SHITJA E DETIT,VRASJA E A HAHDARIT,REMZI HOXHES,TREBICKES,ETJ.KETO KRIME SB,LB E PD DO E NDJEKIN DERI NE VDEKJE ATA DHE MILITANTET E TYRE TE PAFYTYRE…QE SAJOJNE VIDIO BABALEN PER TYRPIN E TYRE.
    KM RAMA ESHTE VLERESUAR NGA REXHEP QOSE E ALFRED MOISIU SI KM ME I MIRI NE 28 VITE.KAQ MJAFTON.

    Reply to this comment
  8. fteri August 25, 15:42

    ….. e vetmja gje qe bejne zyrtaret e tij të hipotekave dhe aluiznit kur marrin nje ankese te qytetareve dhe ( kete e quajne zgjidhje te ankesave ),eshte qe e dergojne perseri pa asnje verifikim apo hetim,tek personi që ka bë ankesën se gjoja është në rrugën e zgjidhjes ,apo te institucioni më i lartë per te cilin eshte bere ankesa!
    Pra platforma e bashkëqeverisjes ,jo nuk po zbatohet me serjozitet ,por po degjenerohet si barcaletë ,”prit gomar të mbijë barë sa të vijë balli kombëtar ” ,dhe balli hante pulat e fshatarve dhe pinte raki për shtat qejfe ,siç po tallen administratorët e qeverisë sotme në zgjidhjen e halleve të popullit .
    Kjo nuk quhet zgjidhje nga shteti ,por tallje ,zhvatje dhe masakrim i popullit !

    SHumë thjeshtë ,çdo institucion duhet të zgjidhë ankesat ,kush nuk i zgjidh të përjashtohet nga puna.
    Mjaftë e sorollatët e zhvatët këtë popull.

    Si ka mundësi që kur paguan para nënë dorë halli zgjidhet menjëherë,dyert jan të hapura ?!!
    Kur nuk paguan qytetari sorollatet zig-zqak me portale bashkëvrasje !

    Reply to this comment
  9. fteri August 25, 15:51

    ….. e vetmja gje qe bejne zyrtaret e tij të hipotekave dhe aluiznit kur marrin nje ankese te qytetareve dhe ( kete e quajne zgjidhje te ankesave ),eshte qe e dergojne perseri pa asnje verifikim apo hetim,tek personi që ka bë ankesën se gjoja është në rrugën e zgjidhjes ,apo te institucioni më i lartë per te cilin eshte bere ankesa!
    Pra platforma e bashkëqeverisjes ,jo nuk po zbatohet me serjozitet ,por po degjenerohet si barcaletë ,”prit gomar të mbijë barë sa të vijë balli kombëtar ” ,dhe balli hante pulat e fshatarve dhe pinte raki për shtat qejfe ,siç po tallen administratorët e qeverisë sotme në zgjidhjen e halleve të popullit .
    Kjo nuk quhet zgjidhje nga shteti ,por tallje ,zhvatje dhe masakrim i popullit !

    SHumë thjeshtë ,çdo institucion duhet të zgjidhë ankesat ,kush nuk i zgjidh të përjashtohet nga puna.
    Mjaftë e sorollatët e zhvatët këtë popull.

    Si ka mundësi që kur paguan para nënë dorë halli zgjidhet menjëherë,dyert jan të hapura ?!!
    Kur nuk paguan qytetari sorollatet zig-zak me portale bashkëvrasje !

    Reply to this comment
  10. Fatmiri August 25, 15:54

    Ne qoftese keta 420 nepunes te administrates shteterore e kane shperfillur vendimin e qeverise per zgjidhjen e problemeve qe ngrene qytetaret nepermjet platformes se saj d.m.th. ja kane lehtesuar shume punen qeverise per “rifreskimin ” e kesaj administrate!

    Reply to this comment
  11. Tafil August 26, 10:21

    Puna eshte se kush punon ne ministrira ka pagu boll para per ate vend pune dhe po ta heqin u nxjerr bojen.

    Reply to this comment
  12. Adih August 26, 12:17

    Je mbi 5 vite ,kryem z . Rama ,tani u kujtove . Sa qesharak qe je bere more i mjere . Po tallen te gjithe me te drejte me ty.
    Ke bere nje betim ,kur vure bythet ne ate karige kryeministrore . Pse e shkel ,kushtetuten ,posacerisht per pronat O i pa pergjegjshem , a e di ti , po ta hapi sot rubinetin Srasbourgu ti falimenton shtetin shqiptar ???. Ti je i pari ,per te hedhur ne lane .E pastaj keta mercenaret e ushtaret e tu qe i ke vene ne rresht per nje, kur te duash dhe sa here te duash per ti bere rreshtore ??!! . ,me keq se Dulla ne komunizem .
    Sa vjen edhe behet me brutal monopli ,qe keni gatuar me dhune ju politikanet e ketyre 27 viteve .Ku monopolizimi z .Rama ,sjell rritje cmimesh dhe mall te dobet . Me keqeardhje nuk ka treg te lire . Mungon .MUNGON . MUNGON ?????.Apo nuk degjon e ste vjen zeri ,e keqja juaj eshte se juve ,politikaneve ,ju eshte tiposur fort , se ne jemi te zgjuar dhe populli eshte dele qorre . Por dihe dhe mesoje nga une , se atehere e ke ngrene .Prandaj filloje nga vetja e jote qe shkel kushtetuten ,qe ke bere nje betim ,apo e ke bere fallco????? Je i pari dhe i vetmi kryem qe i zhduke zyren e ankesave ne kryeministri , ja ke kaluar Enverit ,babes tend shpirteror , ku ai i kishte te hapura keto zyra .!!!Hyre me koke poshte ne poitke , o njeri i pardesyve te bardha…

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*