Raporti: 82% e parave të botës shkojnë në duart e 1% të popullsisë

January 22, 2018 12:54

Raporti: 82% e parave të botës shkojnë në duart e 1% të popullsisë

Boshllëku mes super të pasurve dhe pjesës tjetër të botës u zgjerua vitin e kaluar ndërkohë që minoriteti i të pasurve vazhdon të mbledhë gjithnjë e më shumë pasuri në duart e tyre.

“BBC” raporton se sipas një raporti të “Oxfam”, 82 % e parave të gjeneruara vitin e kaluar shkoi në duart e 1 % të popullsisë së botës, ndërkohë që gjysma më e varfër e popullsisë nuk përjetoi asnjë ndryshim.

Sipas “Oxfam”, të dhënat tregojnë një sistem të dështuar. Ndërsa si arsye për këtë dështim thotë se janë evacioni me taksat, influenca e firmave në politikëbërje, gërryerja e të drejtave të punëtorëve, etj.

Kjo organizatë ka publikuar raporte të ngjashme përgjatë 5 viteve të kaluara. Në vitin 2017, “Oxfam” llogariti se 8 personat më të pasur në botë kishin pasuri po aq sa gjysma më e varfër e popullsisë së globit.

Këtë vit organizata tha se 42 persona kishin pasuri sa gjysma më e varfër e popullsisë së botës, teksa shifrën e vitit të kaluar e rishikoi duke e ngritur nga 8 në 61. Si arsye për këtë ndryshim paraqiti përmirësimin e të dhënave.

Drejtori ekzekutiv i “Oxfam”, Mark Goldring, tha se “ky është një nivel pabarazie i papranueshëm.”

Pavarësisht numrit ekzakt të personave që disponojnë pasuri sa gjysma e botës, mesazhi i organizatës është i qartë,  bota është një vend me pabarazi të madhe.

January 22, 2018 12:54
Komento

3 Komente

  1. Lili January 22, 14:26

    Bah, ne Shqiperi edhe ma zi: 99% te pareve ne duart te 1%….

    Reply to this comment
  2. Che Guevara January 22, 17:21

    Pse cfare kujtoni ju se Kapitalizmi eshte sistemi politik per shumicen e popullit?!
    Prandaj e luftojne kaq shume socializmin keta kriminele sepse ai sistem nuk lejon qe te krijohet asnje diference midis njerezve dhe se te ardhurat mblidhen vetem me djersen e ballit e jo me vjedhje,vrasje,korrupsion,politike ,pa drejtesi etj!

    Reply to this comment
  3. fteri January 22, 21:16

    -82-e-parave-te-botes-shkojne-ne-duart-e-1-te-popullsise !..? ,ky është fundi i botës ! Tani jemi në epokën e DISKREMINIMIT dhe të degjenerimit të përgjithshëm dhe rënjes morale e pas së cilës vjen katastrofa e madhe :

    Broedhr munu berjask ok at bënum verdask !
    ( me këtë drejtim bota do të shkojë sa Vëllezrit do të luftojnë midis tyre dhe do të vrasin shoqi-shoqin !..)

    Klasa sunduese mbetet skllavruesja e shumicës ekonomike të vendit.Klasa politike shqipëtare merr aktualisht pagën 15 -20 fishë më shumë se puntori ose pensionisti.

    Për 27 vjet mendja e njeriut u bë paraja ,një grusht njerzish grumbulluan pasur marramndëse ,dhe sot jan bërë të pa mposhtur dhe jan vënë përballë popullit!

    Mendja e njeriut të mençur mbetet e pa fuqishme dhe e habitur përpara veprës së sajë heshtjen përballë klasës së horrave dhe batakqijve.

    Në rast heshtje përballë babëzisë i një grushti njerzish që kan si qëllim i fundit pasurinë ,kjo periudhë përmban edhe në vetvete elementët e zhdukjes që po i kanoset njerzimit me këtë rend kapitalist.

    Njerzia duhet të vendosë raporte të reja të demokracinë në udhëheqje ,vllazërinë brenda shoqërisë ,barazinë e të drejtave,,arsimimi i përgjithshën si shkalla më e lartë të shoqërisë ,menjëfjalë ky sistem ka mbaru ,duhet të kërkojmë një rilindje si forma më e lartë e lirisë ,barazisë ,vllazrisë dhe ekonomisë .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*