Raporti: AIDS po rritet “me një ritëm alarmues” në Europë

December 4, 2017 01:11

Raporti: AIDS po rritet “me një ritëm alarmues” në Europë

Numri i njerëzve të diagnostikuar me HIV në Evropë arriti nivelin më të lartë në 2016, duke treguar se epidemia e AIDS po rritet “me një ritëm alarmues” në Europë.

Sipas një raporti të përbashkët të Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) 160,000 njerëz u infektuan me virusin në 53 shtetet që përbëjnë rajonin evropian të Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Rreth 80 përqind e tyre ishin në Evropën Lindore.

“Ky është numri më i madh i rasteve të regjistruara në një vit. Nëse kjo prirje vazhdon, ne nuk do të jemi në gjendje të arrijmë objektivin e frenimit të epidemisë së HIV-it deri në vitin 2030”-tha në një deklaratë drejtori rajonal evropian i OBSH, Zsuzsanna Jakab.

Diagnostikimi i hershëm është me rëndësi për HIV-in, sepse i lejon njerëzit të fillojnë trajtimin e AIDS më shpejt me barnat, duke rritur shanset e tyre për të jetuar një jetë të gjatë dhe të shëndetshme.

“Europa duhet të bëjë më shumë në reagimin e saj ndaj HIV”, tha drejtoresha e ECDC, Andrea Ammon. Raporti sugjeron se strategjitë e reja ishin të nevojshme për të zgjeruar shtrirjen e testimit të HIV – duke përfshirë shërbimet e vetë-testimit dhe testimet e ofruara nga ofruesit e shërbimeve.

Pothuajse 37 milionë njerëz në mbarë botën kanë virusin e mungesës së imunitetit që shkakton SIDA-n. Shumica e rasteve janë në rajone më të varfra, siç është Afrika, ku qasja në testim, parandalim dhe trajtim është më e kufizuar, por epidemia e HIV gjithashtu ka provokuar kokëfortësi në rajone më të pasura si Evropa.

Raporti i ECDC / WHO zbuloi se gjatë dhjetë viteve të fundit, shkalla e infeksioneve të reja të diagnostikuara me HIV në këtë rajon është rritur me 52 përqind nga 12 në çdo 100,000 banorë në 2007 në 18,2 për çdo 100,000 në 2016.

Rreth një në gjashtë raste të reja të HIV-it të diagnostikuar në Europë janë në njerëz mbi moshën 50 – raporton MIA cituar nga Respublica.

b.m. / dita

December 4, 2017 01:11
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*