Raporti britanik, Shqipëria vend i sigurt për të udhëtuar

July 7, 2016 09:28

Raporti britanik, Shqipëria vend i sigurt për të udhëtuar

Shqipëria është një vend i sigurt për të udhëtuar dhe këtë e konfirmon zyra britanike Foreign and Commonwealth Office (FCO) e cila ka rifreskuar hartën e vendeve të sigurta, pas ngjarjeve që tronditën Turqinë kur nga një sulm terrorist në aeroportin ndërkombëtar Atatürk humbën jetën 45 persona.

Harta, me anë trë tre ngjyrave shpjegon se nivelin e sigurisë së shteve të ndryshme. Kështu me ngjyrën jeshile, e cila i përket edhe Shqipërisë janë përcaktuar vendet që konsiderohen si të sigurta për të udhëtuar.

Me ngjyrën e verdhë përcaktohen ato shtete ku duhet bërë kujdes gjatë udhëtimit, ndërsa me të kuqe ato vende ku rreziku është prezent në të gjithë territorin.

Qeveria britanike këshillon që të shmanget udhëtimi 10 kilometra larg kufirit me Sirinë dhe drejt qytetit Diyarbakir, e po kështu edhe në pjesën juglindore të kësaaj zone.

Edhe indeksi “Indy 100” përdor informacionet e zyrës britanike FCO për të ilustruar se cilat shtete në botë konsiderohen të sigurta për të udhëtuar dhe në cilat duhet të bëhet kujdes.

Afrika dhe shtetet e Azisë konsiderohen si territoret më të rrezikshme për të udhëtuar, me nivel të lartë të terrorizmit dhe korrupsionit. Po kështu nënvizohet se duhet të bëhet kujdes në zonat e caktuara të Rusisë dhe të Amerikës së Jugut, veçanërisht në Kolumbi për shkak të virusit Zika, bandave të ndryshme të krimit të organizuar etj.

Sipas raportit, më herët Rusia është konsideruar si vendi me siguri më të lartë, por për shkak të konfliktit me Ukrainën, turistët këshillohen që të shmangin udhëtimet në këto zona.

“ Sa më e largët zona, aq më i madh është rreziku”, thuhet në raportin e zyrës britanike për të Huajt dhe Komonwelthin./MONITOR

July 7, 2016 09:28
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*