Raporti i Brukselit / Qeveria ‘Berisha’ mori 5.1 miliardë euro, rezultatet ishin zhgënjyese

September 13, 2016 17:51

Raporti i Brukselit / Qeveria ‘Berisha’ mori 5.1 miliardë euro, rezultatet ishin zhgënjyese

Shqipëria shpreson shumë që gjatë raportit të këtij viti të Komisionit Evropian të rekomandohet hapja e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Shpresa buron nga miratimi i reformës në drejtësi që ishte dhe një nga kërkesat kryesore të BE-së.

Por, një raport i Gjykatës Evropian të Auditit tregon se Shqipëria dhe vende të tjera të Ballkanit Perëndimor që janë vende kandidate për hyrjen në BE janë ende shumë vite larg. Raporti ekzaminon aftësinë qeverisëse të Shqipërisë për periudhën 2007-2013, ku vendi ynë bashkë me Serbinë, Maqedonisë, Malin e Zi. Bosnjën dhe Kosovën kanë marrë 5.1 miliardë euro ndihmë. Në shumë fusha rezultati është zhgënjyes.

 Shqipëria, ndryshe nga vendet e tjera nuk ka një strategji kombëtare për të adresuar reformimin e sektorit të administratës publike.ndihma

Problemi më i madh i Shqipërisë me fondet që përfiton nga BE është se ato nuk jepen pasi nuk përmbushen kushtet e kërkuara. Kështu, Shqipëria ka humbur më shumë se gjysmën e parave që BE ka ofruar si ndihmë. Rasti më flagrant është projekti për ndërtimin e Pallatit të Drejtësisë në Tiranë. Për shkak të mos plotësimit të dokumenteve si leja e ndërtimit apo parregullsitë në pronësinë e truallit, raporton Javanews.

Pas më shumë se 4 vite e gjysmë negociata me Ministrinë e Drejtësisë, KE anuloi projektin dhe e kaloi për projekte të tjera që nuk kishin të bënin me zbatimin e ligjit. Gjithashtu, theksohet se ka një nivel të dobët të efektshmërisë së donacioneve dhe përfitimeve që Shqipëria merr nga partnerët e saj si Gjermania, Italia SHA dhe Franca.perfitimet

Sa i takon pavarësisë së sistemit gjyqësor, ndërhyrjes politike, korrupsionit të nivelit të lartë dhe krimit të organizuar, Shqipëria thuhet në këtë raport për shkak të ngadalësisë në procese nuk jep dënim përfundimtar për shkatërrimin e grupeve kriminale.

 

September 13, 2016 17:51
Komento

4 Komente

  1. denoncim September 13, 19:42

    Une nuk e di se si zbatoheshin projektet para 2013, por kam punuar ne 2 projekte te financuara nga BE ne 2 vitet e fundit, eshte nje vjedhje e papare dhe te gjitha leket shkojne ne xhepat e te afermeve te politikave, sidomos ne dikasteret e drejtuara nga LSI. As qe behet fjale per rezultate.

    Reply to this comment
  2. Raimond vlonjati September 13, 20:40

    Nqs ky raport esht i vertete , atehere me mire re mos futeni ne BE

    Pse per nje popull te uritur , ku rinia merr perdite ruget e emigrimit nga vendi duke e mbytur Angline e Gjermanine me emigrante , saqe autoritetet e ketyre vendeve po japin alarmin ne gazetat e tyre , qenka paresore qe fondet e BE te perdoren oer te zbukuruar institucionet , sesa te perdoren per investime direkte ne ruge , ura , shkolla , spitale , ujesjelksa , financine oer bizneset e vogla , sidomos ne fshatra ?

    Kjo qeveri qe kemi tani nuk ka shtruar asnje ruge
    Gjith ruget jane regulluar ne kohe te Sales , saqe atehere edhe gazetat e huaja flisnin per ruget e reja qe ndertonte Sala

    Ndersa kjo qeveri e sotme do mbahet mend se ne kohen e saj ….
    Hashashi ju ngjit maleve e kodrave te gjithe Shqiperise duke i bere ato pjellore si dhe fushat looool

    Reply to this comment
  3. Kapter baba nga burgu i Lezhes qe u ... September 13, 22:07

    Po mire more zoterinj te BE, miliona euro jepni dhe rezultate nuk ka, per se vazhdonit t’i jepnit, ish Qeverise se Sali Kriminelit para deri ne vleften 5,1 miliar euro, apo edhe ju merrnin % tuaj se edhe aq koqe sa hiqeni nuk jeni.
    Po Qeverise Rama qe jane bere me te babezitur se Saliu, perse e financoni dhe i krihni bishtin, kujt ja tregoni keto qytetareve shqiptare qe po varferohen per dite e me shume.
    Po ti qe jep para si BE nuk i kontrollon qe shndohen ne vila luksoze, biznese dhe ne pasuri per pushtatret, kujt i ANKOHESH?

    Reply to this comment
  4. Bardhi Tolabi September 14, 00:19

    Lexoni o te uruar se ky raport ben fjale per vitet 2007-2013,pra per qeverisjen e Sali Berishes.Treguesit jane shume negative,por nuk i perkasin kesaj qeverise te sotme…
    Po te keni durim,e te p[risni raportin tjeter keni per te pare ndryshimin…
    Ti denoncim,ne se je i sakte emerto projektet qe te dime ne se eshte “hedhur” ndonje lek ne projekte apo eshte e vertete ajo qe thua ti se “jane vjedhur te gjitha”.Nuk mbroj askend,por nuk mund te besoj brockulla te tilla sic shkruan ti.Mund te thuash se jane vjedhur edhe 50 perqind,por keshtu sic shkruan ti,bota qenka bere arap i themi ne nga anet tona…
    Ose e di mire dhe ke marre pjesen tende dhe nuk flat dot se te ka mbetur ne gryke.Me duket se eshte kjo e fnudit,sepse je nje pjelle e keqe,mbeturine e PD-se…

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*