Raporti: Cilët janë katër vrasësit e shqiptarëve?!

Entela Resuli February 4, 2015 11:15

Raporti: Cilët janë katër vrasësit e shqiptarëve?!

Sëmundjet e zemrës konsiderohen si vrasësi kryesor i shqiptarëve. Një studim i publikuar një javë më parë nga Instituti i Shëndetit Publik, mbi gjendjen shëndetësore të popullatës, vëren se 55 për qind e numrit total të vdekjeve në vend vijnë pikërisht për shkak të këtyre sëmundjeve.

Për herë të parë, raporti ofron një panoramë të gjerë mbi gjendjen shëndetësore. Dhe në të shihet qartë, se sëmundjet që dominojnë mes shqiptarëve janë: kanceri, kardiovaskularet, diabeti dhe ajo pulmonare obstruktive kronike. Ajo që përbën një shqetësim për shëndetin publik në këtë raport, përtej shifrave alarmante, është fakti se pritet një rritje potenciale e tyre në dekadat e ardhshme. Në vitet e fundit, 88 për qind e vdekjeve në Shqipëri ndodhin për shkak të sëmundjeve kronike. Prej të cilave, vendin e parë e zënë sëmundjet e zemrës me 55 për qind të rasteve. Të dytat renditen sëmundjet tumorale me 19 për qind.

Specialistët e ISHP-së arrijnë në përfundimin se, me këtë panoramë sëmundshmërie, Shqipëria i është bashkuar shumicës së vendeve europiane, të cilat po përballen me epideminë e sëmundjeve kronike. Dhe, për parandalimin e tyre këshillohet që kujdesi të nisë që në fëmijërinë e hershme, me përmirësimin e praktikave të ushqyerjes në foshnjat dhe të porsalindurit, si dhe me kujdesin shëndetësor për të gjitha gratë shtatzëna, që në fazat e hershme të shtatzënisë.

Në raport thuhet se një grup faktorësh rreziku të parandalueshëm (duhanpirja, abuzimi me alkoolin, mbipesha, dieta jo e shëndetshme dhe mungesa e aktivitetit fizik) po kontribuojnë në mënyrë shqetësuese në rritjen e barrës totale të sëmundjeve kronike si kanceri, sëmundja e zemrës, sëmundjet e mushkërive dhe mëlçisë, si dhe diabeti. Parandalimi i rinisë shqiptare nga fillimi i duhanit, shmangia e abuzimit me alkoolin, shmangia e një diete jo të shëndetshme, si dhe promovimi i aktivitetit fizik, aktualisht janë ndër sfidat kryesore për Shqipërinë. Për të mësuar më shumë për këtë raport, ne kemi biseduar me njërën prej hartuesve të tij, Gentiana Qirjakon, shefe e Departamentit të Promocionit në ISHP. Në këtë bisedë ajo na zbulon sëmundjet në shifra që kanë prekur vendin tonë gjatë viteve të fundit dhe shprehë shqetësimin për tendencën në rritje të tyre, nëse nuk merren masa parandaluese.

 

Zonja Qirjako, ju sapo keni publikuar një raport në lidhje me gjendjen shëndetësore të popullatës. A jemi ne një popull i sëmurë?

Gentiana Qirjako, specialiste në Institutin e Shëndetit Publik

Gentiana Qirjako, specialiste në Institutin e Shëndetit Publik

Po është e vërtetë, ISHP sapo ka botuar raportin mbi gjendjen shëndetësore të popullatës shqiptare. Ky raport përshkruan sëmundjet kryesore dhe shkaqet kryesore të vdekjeve, duke analizuar të dhënat e 2 dekadave të fundit. Lidhur me sëmundshmërinë, mund të themi që Shqipëria paraqet një profil epidemiologjik të ngjashëm me atë të shumicës së vendeve evropiane, ku sëmundjet jo të transmetueshme zënë vendin kryesor.

Në analizën tuaj, cilat janë sëmundjet që prekin më shumë njerëzit në vendin tonë?

Janë disa sëmundje që prekin popullatën tonë. Në vitin 2010, sëmundjet ishemike të zemrës, sëmundjet cerebrovaskulare, infeksionet të rrugëve të poshtme respiratore dhe sëmundjet tumorale ishin shkaqet kryesore të viteve të humbura të jetës si pasojë e vdekjes së parakohshme. Këto janë edhe ato sëmundje që na prekin më shumë dhe që na marrin jetën.

Cilat janë raportet që kanë shqiptarët me sëmundjet e zemrës?

Sëmundjet e zemrës zënë vendin a parë si në vdekshmëri ashtu edhe në sëmundshmëri në popullatën shqiptare. Në vitin 2010, nga totali i sëmundjeve kronike, sëmundjet e zemrës përbenin 55 për qind. Në mënyrë specifike, vdekshmëria nga sëmundjet ishemike të zemrës në Shqipëri është më e larta në rajonin e Europës Juglindore. Që do të thotë, raportet i kemi shumë të këqija.

Sipas jush, cilat janë shkaqet, që janë shtuar personat që vuajnë apo dhe vdesin nga kjo sëmundje?

Nga viti 1990 deri në vitin 2010, është konstatuar një rritje të dyfishtë të vdekshmërisë nga sëmundjet ishemike të zemrës. Shkaqet kryesore të kësaj rritje lidhen me faktorët e rrezikut për zhvillimin e tyre, faktorë të cilët kanë të bëjnë shumë me stilin e jetesës, të cilët përbenin më tepër se 70 për qind të barrës totale të sëmundshmërisë në Shqipëri. Ndër këta, përmendim faktorët e lidhur me dietën ushqimore (shkaku i parë) dhe duhanpirjen (shkaku i tretë).

Po për sëmundjet tumorale si paraqitet gjendja?

Ka një evidencë të një rritje graduale në nivelin e vdekshmërisë nga neoplazmat në Shqipëri, në të dyja gjinitë. Në vitin 2010, vdekjet nga sëmundjet tumorale zinin 19 për qind të të gjithë vdekjeve nga sëmundjet kronike.

Cilat janë sëmundjet e tjera që prekin vendin tonë?

Sëmundje të tjera të rëndësishme që prekin popullatën shqiptare janë sëmundjet celebro-vaskulare, diabeti, sëmundja pulmonare obstruktive kronike dhe aksidentet rrugore.

Çfarë i këshillon për kujdesin që duhet të ketë çdo kush me shëndetin e vetë?

Aktualisht në Shqipëri, një grup faktorësh rreziku të parandalueshëm (duhanpirja, abuzimi me alkoolin, mbipesha, dieta jo e shëndetshme dhe mungesa e aktivitetit fizik) po kontribuojnë në mënyrë shqetësuese në rritjen e barrës totale të sëmundjeve kronike si sëmundjet e zemrës, sëmundjet tumorale, sëmundjet e mushkërive dhe mëlçisë, si dhe diabeti. Parandalimi i këtyre sjelljeve përbejnë sfidat kryesore për Shqipërinë.

**

400-04144729c_1_774_500Zemra

Gjatë 20 viteve të fundit, në Shqipëri ka patur një rritje pothuajse të dyfishtë të nivelit të vdekshmërisë nga sëmundja ishemike e zemrës. Në vitin 2010, vdekshmëria nga sëmundja ishemike e zemrës që i atribuohet hiperkolesterolemisë pothuajse është dyfishuar në vendin tonë, i cili është i vetmi vend në rajonin e Evropës Juglindore që po kalon një rritje graduale të barrës së sëmundshmërisë që i atribuohet nivelit të lartë të kolesterolit total. Mësohet se ka patur gjithashtu rritje të trefishtë të nivelit të vdekshmërisë nga diabeti, për shkak të nivelit të lartë të glukozës, dietës jo të shëndetshme, obezitetit dhe inaktivitetit fizik.

 **

duhaniDuhanpirja

Në vitin 2010, duhanpirja ishte shkaktare e 22 për qind të të gjitha vdekjeve në Shqipëri. Gjatë dy dekadave të tranzicionit të shpejtë politik dhe social-ekonomik, niveli i vdekshmërisë që i atribuohet duhanpirjes pothuajse është dyfishuar për sëmundjet kronike në përgjithësi, dhe sëmundjet kardiovaskulare, sëmundjen ishemike të zemrës, sëmundjet cerebrovaskulare, neoplazmat totale, kancerin e mushkërive dhe sëmundjen pulmonare obstruktive kronike, në veçanti.

**
Mbipesha

obezGjatë dy dekadave të fundit në Shqipëri, niveli total i vdekshmërisë për shkak të mbipeshës dhe obezitetit është rritur më shumë se dy herë. Në veçanti, niveli i vdekjeve nga sëmundja ishemike e zemrës është rritur 2.5 herë, ndërsa niveli i vdekjeve nga diabeti është trefishuar.

**

Konsumi i alkoolit

Konsumi i dëmshëm i alkoolit përfshin jo vetëm marrjen e sasive të tepërta të alkoolit, por edhe konsumin e tij sipas një modeli të dëmshëm që zakonisht njihet me termin “konsum i vrullshëm” (“binge drinking” që konsiston në marrjen e sasive jo domosdoshmërisht të mëdha të alkoolit, por në një kohë shumë të shkurtër, një model që është karakteristik për alcoolrepublikat e ish-Bashkimit Sovjetik si p.sh. Rusia). Konsumi i dëmshëm i alkoolit është një faktor i mirëpërcaktuar rreziku për sëmundje koronare të zemrës dhe disa lloje kanceri, veçanërisht për kancerin e pankreasit dhe mëlçisë. Niveli i vdekshmërisë bruto totale që i atribuohet alkoolit ka pësuar rritje të konsiderueshme në Shqipëri (rreth 2.5 herë nga viti 1990 në 2010). Vdekshmëria proporcionale për shkak të konsumit të alkoolit gjithashtu ka pësuar rritje nga 2.6% (në vitin 1990) në 4.5 për qind (në vitin 2010). Niveli i vdekshmërisë nga sëmundjet cerebrovaskulare që i atribuohen konsumit të alkoolit pothuajse u trefishua gjatë njëzet viteve të kaluara, ndërsa vdekshmëria proporcionale u rrit nga 4.8% (në vitin 1990) në 7.5% (në vitin 2010). Në Shqipëri, konsumi i alkoolit te femrat adoleshente është i ngjashëm me atë të vënë re te femrat adulte (mbi 40%), dhe proporcioni i këtij indikatori mbetet gjithashtu i lartë edhe midis të rinjve.

**

Sëmundjet

Jetojmë në shekullin e stresit!

Shqipëria është një vend me popullsi relativisht të re, por pavarësisht kësaj, në vendin tonë, regjistrohen më shumë se 590 mijë pensionistë. Mosha e tretë, të sëmurët kronikë janë ata që trajtohen më shumë me barna dhe trajtime medikamentoze, megjithatë nuk mbeten pas me probleme shëndetësore as moshat e dyta, të rinjtë apo fëmijët.

semundjet-e-shpeshta-300x246Tensioni, zemra, diabeti, problemet me tretjen dhe stomakun, frymëmarrja dhe sëmundjet kronike të veshkave janë diagnozat që rimbursohen më shumë në vendin tonë. Sipas Institutit të Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor, kemi shumë pacientë që vuajnë nga problemet kardiovaskulare, tensioni, prostata, diabeti, sëmundjet e sistemit nervor. Statistikat e ISKSH-së jepen në bazë të analizave të të dhënave të grumbulluara në sistemin parësor, poliklinika, ambulanca, qendra shëndetësore të lagjeve në të gjithë vendin. Rreth 50 për qind e shqiptarëve vdesin nga sëmundjet kardiovaskulare. Statistika këto të marra nga Shoqata Shqiptare e Kardiologjisë.

Jo vetëm të moshuarit apo pacientët me sëmundje kronike, të lindur apo të fituar nga aksidente gjatë jetës,probleme me shëndetin sot kanë edhe të rinjtë, adoleshentët në mënyrë të veçantë. Sipas ISHP-së, rreth 16 për qind e nxënësve të shkollave janë mbi peshë dhe një pjesë e tyre kanë shfaqur shenjat e para të obezitetit. Nga ana tjetër, mosha e dytë e kësaj dekade i është ngjitur damka se vuan nga streset dhe problemet me ankthin apo neurozat.

Ndryshimet e përditshme, puna, rritja e nivelit të jetesës dhe si pasojë përballimi i saj me përpjekje të mëdha shton mbingarkesën e trurit. Sipas Shërbimit të Neurologjisë, stresi, mungesat, vështirësitë e jetës së përditshme janë faktorët kryesorë që kanë rritur numrin e të prekurve nga luhatjet e humorit dhe neurozave. Ankthi dhe mungesa e ekuilibrit mendor janë stimuluesit e parë të depresionit. Ndërsa, nga shërbimi i Pediatrisë mësuam fëmijët e vegjël preken më shumë nga virozat e stinës. Po ashtu gjatë pesëvjeçarit të fundit janë vërejtur rritje të fëmijëve që vuajnë nga sëmundjet respiratore.

Statistikat e përgjithshme të Ministrisë së Shëndetësisë rendisin si problem të madh të shqiptarëve edhe higjienën e gojës. Mesatarisht kemi nga 2-4.5 dhëmbë të prishur në gojë. Ushqimi, neglizhenca për t’u kontrolluar dhe fluorizimi në moshë të hershme janë faktorët kryesorë të higjieno-kulturës orale.

Entela Resuli February 4, 2015 11:15
Komento

6 Komente

  1. roberto February 4, 13:54

    VRASESIT e shqiptareve jane:
    1-Sali Berisha,Lulzim Basha,Fatmir Mediu etj.
    2-Te gjitha qeverite qe nga 1990-ta e deri me sot.
    3-PROKURORET,GJYKATESIT,KLD,KLSH,PRESIDENTET E REPUBLIKES ,MJEKET,FARMACISTET,SHOFERET,POLICET,DOGANIERET etj.
    4-PAPUNESIA,SIGURIMET SHENDETESORE DHE SHOQERORE,PLEHRAT,MINISTRIA E MJEDISIT,MINISTRIA E TRANSPORTIT etj.
    5-Ambasadotet e huaj ne Tirane,KE,BE,OSBE,NATO etyj.
    6-Te gjitha OJQ ne Shqiperi etj,etj!!!
    7-SISTEMI KAPITALIST qe i ndau njerezit ne te PASUR 5% dhe ne te VARFER 95 %!!!

    Reply to this comment
    • Torollaku Rilindas February 4, 15:31

      Po mer ti, tamam e ke, ishte me mire kur ishim 100% te varfer me shokun Enver ne krye. Nuk na bllokoheshin arteriet se hanim bar.

      Reply to this comment
      • Esmeri February 4, 17:05

        O torollak!
        Atehere hanim bar,por sot ti po ha….MUT!!!
        Ndersa ministrat e Berishes nuk i numerojne dot miliardat se ku i kane,pale vilat brenda e jashte Shqiperise,ndersa 80% e popullit nuk kane buke t’u japin femijve ne darke!!
        I ke pare se sa jane shtuar mbledhesit e kanoceve neper kazanet e plehrave??
        Po lypesit neper semaforet i ke pare sa jane shtuar???
        Po analfabetet funsionale a i di sa jane bere???
        Po kancerozet e rinj te cdo viti,a e di sa ka ne Shqiperi??
        Ja edhe nje haber i fresket ngazellues qe na vjen nga BRITANIA E MADHE KAPITASLISTE:
        50% e britanikeve do te kene fatin te semuren se shpejti nga KANCERI!!!!
        Ah kur do vije edhe tek ne kjo dite kaq e lumtur!!!!!
        LAVDI KAPITALIZMIT!!!
        POSHTE KOMUNIZMI,qe nuk e njihte KANCERIN,DROGEN,SIDEN,PROSTITUCIONIN,MALARJEN etj,etj!!!

        Reply to this comment
    • arber February 4, 16:23

      te lumte roberto percaktim i sakte

      Reply to this comment
  2. artur February 4, 14:16

    Perfundimi,, paskemi qene me te shendetshem me kohen e komunizmit.

    Reply to this comment
  3. Azemi February 4, 15:06

    Shume dakort me roberton,dhe prit ku e kemi?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*