Raporti i AI për Shqipërinë: Burgaj dhe Kuliçaj të padënuar për 21 janarin!

February 24, 2016 09:18

Raporti i AI për Shqipërinë: Burgaj dhe Kuliçaj të padënuar për 21 janarin!

Organizata ndërkombëtare për të drejtat e njeriut Amnesty International nxori raportin e saj vjetor mbi gjendjen e të drejtave të njeriut në botë, ku analizon 160 vende, ndër të cilat edhe Shqipërinë.

Ndër problemet kryesore që nënvizon AI në Shqipëri, janë gjendja e komuniteteve roma dhe egjiptase, sidomos për sa i përket të drejtës për strehim; situata e rëndë ekonomike që ka detyruar mijëra shqiptarë të largohen drejt vendeve të Evropës Perëndimore dhe mbrojtja e pamjaftueshme e viktimave të dhunës në familje.

Organizata ndërkombëtare shpreh shqetësim për shkatërrimin në korrik të banesave të shumë familjeve rome, pasi ishin identifikuar si ndërtime të paligjshme dhe autoritetet nuk kishin lejuar legalizimin e ndërtimeve në përputhje me ligjin e vitit 2014.

Dhuna ndaj grave dhe vajzave, një temë që ngrihet shpesh në raportet ndërkombëtare për gjendjen e të drejtave të njeriut në Shqipëri, përfshihet edhe në raportin e sivjetshëm të Amnesty Internationa. Organizata thotë se megjithë kërkesat e shumta pranë autoritete të grave dhe vajzave për mbrojtje nga dhuna në familje, vetëm një përqindje e vogël e këtyre kërkesave janë miratuar, pasi viktimat tërheqin padinë si rezultat i presionit nga të afërmit.

Kultura e pandëshkueshmërisë mbetet problem, vëren në raportin e saj Amnesty International, duke përmendur ish-drejtorin e policisë së shtetit Hysni Burgaj dhe zëvendësin e tij Agron Kuliçaj që nuk zbatuan urdhër-arrestet për anëtarë të Gardës Kombëtare të akuzuar për vrasjen e katër protestuesve në janar 2011.

Ndër probleme të tjera në Shqipëri, raporti ngre gjendjen e vështirë ekonomike që ka shtyrë mijëra vetë gjatë vitit të kaluar të kërkonin strehim në Evropën Perëndimore. Po ashtu mbetet problem, thekson Amnesty International, gjendja në burgje dhe qendra para-burgimi ku të burgosurit dhe të ndaluarit keqtrajtohen dhe mbahen në kushte të papërshtatshme.

Amnesty International nxjerr çdo vit një raport mbi respektimin e të drejtave të njeriut në botë. Në prezantimin e raportit të sivjetshëm, organizata thekson se shumë nga të drejtat e njeriut janë aktualisht nën kërcënimin e masave të ashpra për hir të sigurisë kombëtare, apo nën presionin e interesave afat-shkurtra kombëtare. Një prirje e rrezikshme, thekson organizata, vërehet aktualisht ku qeveritë po përpiqen të kufizojnë shumë të drejta duke i cilësuar si kërcënime ndaj sigurisë. Kjo prirje, thekson Amnesty International po vë në rrezik përparimet e bëra në botë gjatë 70 viteve të fundit/VOA

 

February 24, 2016 09:18
Komento

4 Komente

  1. l ri February 24, 09:44

    Kanë mbrojtje politike nga Sali-Nishani,futja e procesit meqëllim në rrugë të gabuar.Pa u goditur gjarpëri Sali-nuk mund të ketë kurrë drejtësi në Shqipëri ,,,,,,!

    Reply to this comment
  2. SMERLAPI I SHQUPIT February 24, 09:49

    o lul me ke jane keta te 2 rrofte dekriminalizimi i partise fashiste SHQUP

    Reply to this comment
  3. metlaj February 24, 10:18

    NUK eshte vetem fara qe jep bime helmuese por jane kushte toka ujet dieli etjer por sherbimet per sigurimin e kushteve percaktojne si koeficentin e shtimit dhe forcen helmuese

    Reply to this comment
  4. drini February 24, 12:09

    Thone qe te gjithe keto organizata kane nxjerre fajtor per ngjarrjet e 21 Janarit 2011 ate qe ka dhene urdher per mbjelljen e pemeve ne bulevard duke bere te mundur goditjen rikoshtet te viktimave nga frengjite e “burrave te shtetit” si kryekrimi Berishe.Ndaj prekuroria po bene hetime lidhur me pretendimet ne fjale e shume shpejt do te shkojne perpara drejtesise jo ata qe udheruan e qelluan por ata qe penguan “shtirrjen me arme ne ajer”!Ka zera qe mbjellja eshte bere e qellimshme pikerisht per te penguar keto qitje paralajmeruese.Ndaj edhe aresyeja se perse Kulishet e Berishes nuk i dorezuan snajperet perpara çdrejtesise eshte qe ne radhe te para “te gjindet e te denohet shkaktari kryesor”,ai qe mbolli peme perpara kulles se Sali R Berishes .Pas ketaj ç’do dyshim mbi fajtoret do te shkoje ne vendin e vet!Rrofte miqesia Shqiptaro-Kineze.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*