Raporti i Amnesty International: 21 janari dhe Remzi Hoxha, krime ende të pazbardhura

February 25, 2015 21:51

Raporti i Amnesty International: 21 janari dhe Remzi Hoxha, krime ende të pazbardhura

Organizata ndërkombëtare për të drejtat e njeriut Amnesty International, thekson në raportin vjetor se dhuna familjare në Shqipëri mbetet e përhapur dhe të mbijetuarit e saj rrallë përfitojnë nga drejtësia. Atje vazhdon mosndëshkimi në rastet e torturës dhe keqtrajtimit. Qasja në strehim të përshtatshëm për njerëzit që jetojnë në varfëri, përfshirë romët, mbetet shumë e kufizuar përkundër zotimeve të qeverisë. Ish kazermat e parapara për t’u shndërruar në strehim të përkohshëm për të dëbuarit, nuk i përmbushin standardet ndërkombëtare.

Në qershor, Këshilli i Ministrave të Bashkimit Evropian, i miratoi Shqipërisë statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE, duke e kushtëzuar atë me reformat e mëtejshme në drejtësi, luftën kundër korrupsionit e krimit të organizuar dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut, përfshirë të drejtat e romëve, politikat kundër diskriminimit dhe zbatimin e të drejtave në pronë. Parakalimi i parë i krenarisë në Shqipëri ndodhi në muajin mars.

Amnesty vëren se vendndodhja e trupit të Remzi Hoxhës, një shqiptar etnik nga Maqedonia i cili u zhduk me forcë në vitin 1995 nga agjentët e sigurimit shtetëror, nuk iu tregua të birit, pavarësisht nga deklaratat e kryeministrit në vitin 2013 se vendndodhja e varrit të tij do të  identifikohet.

Prokurorët shqyrtuan rastin e Aleks Nikës, një demonstrues i cili vdiq pasi u qëllua gjatë demonstratave kundër qeverisë në janar të vitit 2011 në Tiranë. Në muajin maj, oficerët e policisë të cilët dyshoheshin për keqtrajtimin e disa demonstruesve gjatë dhe pas protestave, u morën në pyetje. Në korrik, prokurori shtetëror ngriti akuza kundër ish-Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së dhe zëvendësit të tij për dështimin e arrestimit të gjashtë oficerëve të Gardës së Republikës të dyshuar së kanë shtënë kundër demonstruesve.

Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit dhe Autoriteti Kombëtar i Strehimit, propozuan shtimin e numrit të banesave sociale dhe qasjes për ata me strehim të papërshtatshëm. Në muajin shkurt, ministria paraqiti një strategji të re të strehimit për të përfshirë romët dhe egjiptasit, për të nxitur legalizimin e strehimeve joformale dhe për të përmirësuar qasjen në ujë të pijshëm  dhe kanalizime. Megjithatë, një përparim i paktë është shënuar. Në muajin mars të vitit 2014, ish kazermat në Shishtufinë afër Tiranës, formalisht u parapanë si Qendër kalimtare për viktimat e dëbimeve. Mbi 50 familje Rome, të dëbuara nga Rruga e Kavajës në Tiranë, u vendosën në Shishtufinë në tetor të vitit 2013. Kushtet në qendër, që ndodhet larg burimeve të punësimit dhe shërbimeve elementare, ishin të papërshtatshme dhe nuk ishin në pajtim me standardet ndërkombëtare të strehimit. Në ditën ndërkombëtare të Romëve në muajin prill, rreth 100 familje Rome të rrezikuara për t’u dëbuar nga Selita në Tiranë, protestuan duke kërkuar strehim alternative.

Qeveria hodhi poshtë një amendament të propozuar në ligjin për legalizimin e ndërtimeve të paligjshme në muajin maj, e kërkuar në një peticion të nënshkruar nga 6 mijë romë dhe egjiptas, që bënte thirrje për mbrojtje procedurale kundër dëbimit të detyruar dhe strehim të përshtatshëm alternativ. Në korrik, Komiteti i OKB-së për të drejtat e njeriut lëshoi një masë të përkohshme të mbrojtjes për pezullimin e prishjes së shtëpive të shtatë familjeve rome në Elbasan, në pritje të dëgjimit të ankesave dhe kërkesës për kompensim.

Qeveria dështoi të garantojë të drejtën ligjore të jetimëve të pastrehë për përparësi në strehimin social. Në muajin maj në ditën kombëtare të jetimëve, ata protestuan duke kërkuar qasje në arsim dhe strehim dhe duke e cilësuar tallëse mbështetjen sociale të siguruar nga shteti.

Mosndëshkimi përgjithësisht ka përshkuar edhe akuzat për keqtrajtime nga ana e oficerëve përgjegjës për zbatimin e ligjit. Në maj, parlamenti prezantoi një shërbim të ri për çështjet e brendshme dhe ankesa për të luftuar korrupsionin në radhët e policisë dhe shkeljen e të drejtave të njeriut. Në gusht, shefi i sektorit të Rendit Publik e Policisë së Shtetit në Kukës, u akuzua për shpërdorim të detyrës, privim të paligjshëm nga liria dhe për keqtrajtimin e një të burgosuri.

Ish të burgosurit politik organizuan një grevë urie për shkak të dështimit të qeverisë për kompensimin e drejtë për burgosjen e tyre nga qeveria komuniste ndërmjet viteve 1944 – 1991, kur mijëra veta ishin burgosur apo dërguar në kampe të punës ku u ishin nënshtruar torturave dhe keqtrajtimeve.

Në qershor Këshilli i Lartë i Drejtësisë publikoi një përmbledhje të rasteve të dhunës në familje nga 38 gjykata dhe ndryshimet e rekomanduara në ligjin dhe praktikën gjyqësore. Ai gjeti se procedurat penale ishin të ngadalshme dhe gjykatat shkelnin afatet procedurale shqyrtimin e urdhrave të mbrojtjes dhe dhënien e vendimeve. Deri në fund të muajit shtator, 3 mijë e 94 incidente të dhunës familjare janë raportuar në polici, ku gratë ishin viktima në shumicën dërmuese. Vetëm një e treta e rasteve (rreth 1 mije e 200) iu nënshtruan procedurave penale.

Deri në fund të shtatorit, një mijë e 882 gra kishin kërkuar masa mbrojtëse në procedura civile, por në Gjykatën e Qarkut në Tiranë, për shembull, më shumë e dy të tretat e kërkesave janë tërhequr apo ndërprerë. Ndërsa në rastet kur janë lëshuar urdhrat e mbrojtjes, shpesh nuk janë zbatuar.

Nën trysninë e Bashkimit Evropian, Shqipëria zhvilloi një strategji të re të menaxhimit të kufirit. Mbi 500 migrues të paligjshëm dhe refugjatë, përfshirë sirianët, janë arrestuar në periudhën ndërmjet janarit dhe qershorit. Të tjerë janë kthyer në Greqi pa qasje në procesin e strehimit. Deri në fund të muajit shtator, mbi 12 mijë shqiptarë kanë paraqitur kërkesa për strehim në vendet anëtare të Bashkimit Evropian, duke paraqitur si shkak dhunën familjare dhe diskriminimin ndaj komunitetit LGBT dhe romëve, thuhet në pjesën për Shqipërinë në raportin e Amnesty International.

February 25, 2015 21:51
Komento

6 Komente

  1. TROJA February 25, 12:06

    A nuk eshte njelloj,e njejta situate ketu e 25 vjet? Keta marin parate per te konstatuar,ne per ti lexuar,e qeveria,per tu tallur,dje,sot e gjithmone.Sa organizma nderkombetare koti.Kush u turperua nga keto,kush u denua,kush u pushua????? Si ishim jemi,i njejti avaz,te njejtat fjale,te njejtat konstatime.

    Reply to this comment
  2. Misteri February 25, 12:41

    Pse nuk thon arsyen e vertet qe 21 janari kur nuk do zbardhet se nuk intereson si SALI BERISHES ashtu dhe EDI RAMES.Thuhet se ne dosje ka gjera pikante per EDI RAMEN sidomos ne lidhje me vrasjen e ALEKS NIKES dhe EDI RAMA ben show makaber me gjakun e ALEKSIT.

    Reply to this comment
  3. siciltechnoplus February 25, 15:14

    Edi Rama e di te verteten po nuk ja mban te flase se e ha sa krahu prandaj e ka qep gojen bashke me Tahirin.

    Reply to this comment
    • Pëllumb zaimi February 25, 16:10

      Ndaj të njëjtin mendim me “TROJA” “Misteri” dhe “siciltechnoplus”. 21- janari do të mbetet një dosje e krimit politik që nuk do të hapet kurrë! Vetëm do të zvarritet e zvarritet pa mbarim nga dyshja sali and rama! Nderime tre komentuesve!

      Reply to this comment
  4. shqiptar sharri. February 25, 18:43

    Po,po,dhe une jam i mendimit te Pellumb zaimit,dhe komentusve ma larte.
    Per,arsye se,sali serbi e din ku kapet,eshte shum finok,thot hajde dalim ne gjygje,dhe te behen hetimet se,kush i organizoi ato protesta ai eshte fajtor,pra shum i zhdervjellte eshte sali serbi,se nga serbia dhe udba eshte i msuar.
    Dhe rama si debil qe eshte nuk gjen argumente se nuk eshte i afte,dhe eshte po i kapur nga krimi se e ka ilirin ne kolacion,dhe mesa e dij une,por dhe sali serbi,tha ne kuvend hapur se,per arsye te ilirit u cuan ne protesta njerzit,pra shikoni si eshte i kapur rama dhe sali serbi e kalon xhdo gjemby uren e lumit te bere pis.

    Reply to this comment
    • Socialisti i rjepur February 26, 01:22

      Shqiptari i sharrit dhe pllumbi janë dy burra që s’kanë dorashka kur flasin për të vërtetën. Edhe troja,misteri e siçilteknoplusi anojnë nga burrat. Dhe feniksi e vezhguesi f,dhe n.vjosa. I Nderojnë forumet e gazetës. Unë mbeta që mbeta socialist rjepacuk.

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*