Raporti i Antidrogës italiane, reagon Ministria e Brendshme

July 13, 2018 13:41

Raporti i Antidrogës italiane, reagon Ministria e Brendshme

Me anë të një deklarate, Ministria e Brendshme ka reaguar mbi raportin e Antidrogës italiane për vitin 2017, duke i vlerësuar si spekulime apo keqinterpretime, deklaratat e opozitës.

Në deklaratë thuhet se Shqipëria nuk është më në listën e vendeve që kultivojnë kanabis, e konfirmuar nga raporti i monitorimit ajror të Guardia di Finanza-s italiane, në fundvitin e kaluar.

“Në lidhje me deklaratat, spekulimet apo keqinterpretimet e gjetjeve të raportit vjetor të Drejtorisë Qendrore të Shërbimi Antidrogë Italian, Ministria e Brendshme gjen me vend të sqarojë: Shqipëria nuk është më në listën e vendeve që kultivojnë kanabis, e konfirmuar nga raporti i monitorimit ajror të Guardia di Finanza-s italiane, në fundvitin e kaluar. Kjo është një betejë e fituar në vitin 2017 dhe po konsolidohet në vitin në vazhdim kur jemi në zbatim të protokollit operativ për fluturimet ajrore duke monitoruar territorin me policinë italiane dhe asistencën e BE-së.

Siç është pranuar, 2016 ishte një vit problematik për shumë arsye, që janë bërë pjesë e analizës së punës së Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit dhe nuk rezultoi efikas në parandalimin e kultivimit të kanabisit. Por gjithsesi nuk mund të krahasohet me përmasat shqetësuese të fenomenit përpara 2013, e evidentuar në raportet GdF. Kjo solli një sasi të konsiderueshme të lëndës narkotike të gatshme për treg, në vitin pasardhës.

Në vijim të një analize të thellë dhe të kujdesshme, Qeveria miratoi Planin Kombëtar Antikanabis 2017-2020, me përfshirjen e gjithë institucioneve dhe asistencë ndërkombëtare. Policia e Shtetit ka rritur bashkëpunimin me partnerët, kryesisht me Italinë në operacione të përbashkëta për të identifikuar dhe goditur rastet e trafikimit të narkotikëve”, thotë në deklaratë.

Më tej, në deklaratë i bëhet një analizë raportit të fundit, ku thuhet se shifra prej rreth 90 ton kanabis evidentohet si e sekuestruar përgjatë gjithë 2017 në gjithë territorin kombëtar italian, dhe jo si sasi e trafikuar nga Shqipëria.

“Sipas vetë Raportit, një rol domethënës luan edhe kultivimi i brendshëm në Itali, sidomos në rajonet e jugut. Sipas Raportit, sasia e kanabisit e kapur në tentativë për trafikim nga Shqipëria është rreth 15 ton: “Në lidhje me vendet e paramenduara të prejardhjes së marijuanës së përcjellë nëpërmjet detit, sasitë më të mëdha vinin nga Shqipëria, i cili konfirmohet të jetë vendi i origjinës për pjesën më të madhe të sasive të kapura, prej 15.805,42 kg”.

Ndërkohë, theksohet se këto sasi të kapura, janë fryt edhe i shkëmbimit të informacionit dhe operacioneve të përbashkëta mes Policisë italiane dhe Policisë së Shtetit, ku përgjatë vitit 2017 u realizuan 14 operacione të tilla.

“Në raport theksohet qartë se sasitë më të mëdha të kanabisit u tentuan të trafikoheshin nga Shqipëria, por edhe nga Greqia. Gjithashtu, evidentohet se kanabis në 2016 është kultivuar jo vetëm në Shqipëri por edhe disa vende të tjera të Ballkanit”.

Sa i përket akuzave nga opozita, se shqiptarët e arrestuar në Itali renditen të parët, Ministria e Brendshme, e kundërshton këtë duke thënë se ata janë të pestit të radhë, ndërsa kujton raportin e vitit 2010 kur në qeverisje ishte Partia Demokratike.

“Për sa i përket përpjekjes së opozitës për t’i renditur në krye të listës shqiptarët e arrestuar në Itali për trafik kanabisi, në fakt Raporti i rendit ata të pestët, ku në krye janë shtetasit italianë, marokenë etj. Gjithashtu, me shqetësim kujtojmë Raportin global të Kombeve të Bashkuara për Drogën në 2010, (faqja 58, figura 14) ku citohet se “shqiptarë të arrestuar në Itali për trafik heroine renditen të parët, me 32% të të gjithë të ndaluarve”.

Në përgjigje të akuzave që vijnë nga subjekte partiake, është e qartë se këto kanë sfond dhe synim përfitimin politik të ditës.

Në gusht të vitit 2013, përkrah Drejtorit të atëhershëm të Përgjithshëm të Policisë, komandanti i repartit të aviacionit të Guardia di Finanza-s, Stefano Bastoni, deklaronte: “Është identifikuar në mënyrë tejet të detajuar ajo që nga qielli duket si një sipërfaqe e vetme prodhimi, zona e Lazaratit, e cila e vetme ka 319 hektarë terren të kultivuar me kanabis, e barabartë me po kaq fusha futbolli, që prodhojnë afër 900 ton produkt të përfunduar, të cilët të hedhur në tregun europian, me një çmim prej 5 eurosh grami do të vlente 4.5 miliard euro”.

o.j/dita

July 13, 2018 13:41
Komento

6 Komente

  1. Guri July 13, 14:51

    Ja keshtu me shifra dhe fakte te pakundershtueshme ua hidhni poshte shpifjet dashakeqe te antishqiptareve te opozites. Le te dalin t’i kundershtojne keto fakte po me shifra dhe fakte, jo me mbrockulla.

    Reply to this comment
  2. Arben July 13, 17:59

    Hahahahahahhahhajha

    Hambaret e ministrise Brendshme Jane plot nga te korrat

    te 2016-17. Policia Italiane I ka te dhenat te sakta,.ata

    E kontrollojne territorin e Tyre, Jo rrumpalle si

    Edkokaines.

    Rrofte shqiperia e hashashit.

    Reply to this comment
    • I tille je , sa here qe hap gojen July 13, 18:43

      Foli , si gjithenje edhe miu i haleve te SHQUP-it @Arben !

      Reply to this comment
      • Syrja Qarri July 13, 20:04

        “Puna” jote eshte qe neper portale te shkruash kete fjali ndaj kujtdo qe kritikon apo nuk eshte dakort me qeverine,
        Kuptohet qe e ke Detyre Partie, por te pakten thuaj Balles te t’a ndryshoje permbajtjen e fjalise, se le nam ( apo ku ke aq try ti sa te kuptosh se po le nam).
        Vazhdo, vemje vazhdo, merr rrogen dhe ushqehu edhe ti, pavaresisht se nuk e meriton.

        Reply to this comment
  3. Socialisti i Ndershem July 13, 18:56

    Kur opozita dhe ndonje media “kazan” para dy vitesh flisnin per kanabisin, Rama dhe MB deklaronin me fodullek dhe cinizem “Lexoni raportet e GF dhe Antidroges italiane. Degjoni edhe ambasadoret Lu e Vllahutin”
    Ne, megjithese aroma na bllokoi hundet dhe syte na shihnin vetem jeshil, ju besuam , megjithese e dinim qe raportimet e te huajve shkruheshin ne seline e partise sone.
    Megjithate ju besuam dhe nuk ja varem fare zerit te opozites.
    Tani kur italianet kane vendosur te flasin me vetedije Ju thoni te mos u besojme.
    Mos kini fare merak. Ashtu do te bejme.
    Ne vdesim dhe nuk heqim dore se qeni DELE.
    Te pelcasin armiqte, te brendshem e te jashtem.
    Ne unitetin Parti – Popull nuk do te gjejne asnje te care.

    Reply to this comment
  4. info analitike July 13, 22:17

    Aha shoke tani u zgerlaq fare ai kapobanda i cubave te hashashit. Po tani si thoni a do te kete guxim ta fuse ne burg kriepsikoja Tahorrin apo kodi i mafies do te beje punen e vet?!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*