Raporti i Bankës Botërore: Shqipëria, rritje modeste për 2013

Edlira Shehu June 19, 2013 08:12

Raporti i Bankës Botërore: Shqipëria, rritje modeste për 2013

Raporti i djeshëm i Bankës Botërore për zhvillimet ekonomike në vendet e Europës Juglindore, tregon se Shqipëria do të ketë një rritje modeste ekonomike, kjo e bazuar vetëm në eksporte. “Shqipëria parashikohet të rritet me një normë pak më të lartë se në 2012 (rreth 1.8 për qind), e mbështetur nga një performancë e qëndrueshme e eksporteve”, thuhet në këtë raport duke bërë të qartë se sërish vendi ynë do të ketë vështirësi të theksuara ekonomike, pasi shumë sektorë të ekonomisë janë larg performancës së duhur, apo më saktë në një stanjacion deri në recesion. Deklarimet e djeshme të përfaqësuesve të Bankës Botërore në Shqipëri ishin më të kujdesshme, por nuk anashkaluan faktin e shumë problemeve që kanë sjellë nismat elektorale të qëverisë në rastin e amnistisë fiskale apo të legalizimeve. Ksenya Lvovsky tha se përsëritja periodike e amnistisë fiskale dhe e legalizimeve japin mesazhe të gabuara dhe nxisin mosrespektimin e ligjeve dhe të të drejtave të pronës. Duke qëndruar në këtë linjë ekonomisti Erion Luci përsëriti apelin për konsolidim fiskal, përmirësim të eficiencës së investimeve publike dhe reforma më të thella strukturore, për të rimëkëmbur rritjen ekonomike. Deklarata të tilla i referohen faktit që qeveria shqiptare në një hark të shkurtër kohor ka ndryshuar legjislacionin fiskal afër 77 herë, duke sjellë një amulli për biznesin, duke i shtuar kështu sipërmarrjes një ngërc të madh në funksionimin normal të saj

 

C’thotë raporti për vendet e Europës Juglindore?

Pas një recesioni të dyfishtë në 2012, në rajonin e Evropës Juglindore (EJL), i cili pa një tkurrje të rritjes me rreth 0.6 për qind, të gjashtë vendet e këtij rajoni – Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë, Mali i Zi dhe Serbia – tani pritet të rriten me një normë prej 1.7 për qind gjatë vitit 2013. Megjithëse e brishtë, kjo rritje është pozitive për rajonin, ku Kosova do të përjetojë rritje prej 3 për qind dhe Serbia – ekonomia më e madhe e rajonit – pritet të rritet me 2 për qind, duke shënuar një ngritje të rritjes ekonomike në gjithë rajonin dhe duke përcaktuar panoramën për rritje të mëtejshme në 2014 dhe përtej. Por raporti thekson se për të shkuar në këto parametra duhen patur kujdes shumë faktorë, pasi vazhdimi i tkurrjes së kreditimit, dhe Eurozonën që ka mundësi të mbetet në recesion gjatë gjithë vitit 2013, ringritja e fortë afatshkurtër mbetet e vakët dhe shqetësimet rreth mënyrës se si të mbështetet kjo rritje, mbeten ende të larta. Një nivel i lartë papunësie prej rreth 23 % në rajon dhe nivelet e papunësisë së të rinjve me më shumë se 50% në Maqedoni dhe Serbi gjithashtu po frenojnë perspektivën e rritjes së mëtejshme. Vendet e punës nuk po krijohen aq shpejt sa duhet për të thithur ata që hyjnë rishtas në fuqinë punëtore.

Ky raport analizon mjedisin aktual ekonomik në këtë rajon dhe shqyrton një numër fushash të mundshme për reformë. Ndërmjet këtyre reformave që mund të kenë një ndikim të veçantë nërritjen ekonomike në rajon, sipas raportit, janë konsolidimi i vazhduar fiskal, përmirësimet në klimën e biznesit në secilën prej këtyre gjashtë vendeve dhe trajtimi i mospërputhjes së vazhdueshme të aftësive. “Raporti i mëparshëm theksoi nevojën që këto vende të reformojnë një numër fushash strukturore,” thotë Abebe Adugna, ekonomist i lartë në Rajonin e Evropës dhe Azisë Qendrore në Bankën Botërore dhe bashkautor i raportit, “tani ka nevojë të dyfishohen këto përpjekje duke parë mjedisin e biznesit,heqja e barrierave dhe përmirësimi i gjërave si lejet e ndërtimit dhe trajtimi i hendekut të aftësive.”  Po kështu sipas raportit të mëparshëm, të dhjetorit 2012, rritja e ulët, huamarrja e shtuar dhe vulnerabilitetet e vazhdueshme financiare dhe sociale e bënë rajonin veçanërisht të prekshëm nga goditjet e vazhdueshme ekonomike. Ashtu si në atë raport, edhe ky raport i fundit shqyrton reformat e vazhdueshme fiskale, të cilat mund të ndihmojnë trajtimin e këtyre vulnerabiliteteve dhe të përmirësojnë sektorin financiar në të gjashtë vendet e rajonit. Reformat e sektorit bankar që kërkojnë bashkërendimin e shtuar me rregullatorët e Bashkimit Evropian janë komponentë të nevojshëm të reformës, siç është edhe përmirësimi i mbrojtjes së sigurimit të depozitave. Gjithashtu, një përmirësim i kuadrit gjithëpërfshirës të menaxhimit të krizave, që mund të përgatisë autoritetet në rajon për një llojshmëri të skenareve negative do të ndihmojë në amortizimin e këtyre vendeve ndaj tronditjeve të vazhdueshme ekonomike në rajon. Raporti vë në dukje që një mjedis më pak i ngarkuar rregullator mund të ndihmojë firmat në këtë rajon të përmirësojnë në mënyrë të ndjeshme punësimin dhe rentabilitetin. Këto përmirësime ekonomike mund të përforcohen më tej nga konkurrenca më e madhe, aksesi në infrastrukturë më cilësore, dhe efikasiteti i rritur i gjykatave në këto vende. Duke reduktuar barrierat për krijimin e bizneseve dhe përmirësuar klimën e përgjithshme të biznesit në rajon, këto vende mund të ngrenë themele të forta për punësim dhe rritje të përmirësuar afatgjatë. Shoqërimi i këtyre reformave të përqendruara drejt përmirësimeve afatshkurtra me ato reforma që trajtojnë probleme strukturore më afatgjata, mund të ndihmojë vendet në EJL për sigurimin e qëndrueshmërisë së përgjithshme të rritjes në rajon. Ajo që ka rëndësi më të madhe në këto reforma afatgjata është nevoja për të trajtuar hendekun e vazhdueshëm të aftësive në rajon. “Në periudhën afatgjatë rajoni do të përballet me një sfidë të rëndësishme demografike,” vëren Adugna, “ndaj duhet një vëmendje e veçantë mbi aftësitë, duke siguruar që pjesëmarrësit në fuqinë punëtore përputhen mirë me nevojat e tregut. Për ta bërë këtë, këto vende duhet të prioritizojnë arsimin, trajnimin dhe të mësuarin gjatë gjithë jetës.”

 

Pritshmëritë sipas BB

·         Kosova përsëri pritet të ketë rritjen më të lartë (3.1 për qind), falë investimeve madhore publike dhe një fluksi të rëndësishëm të remitancave.

·         Serbia parashikohet të rritet me 2 për qind, pjesërisht si një rekuperim nga recesioni i vitit të kaluar. Meqenëse Serbia përbën 45 për qind të ekonomisë së rajonit, rritja ekonomike atje është thelbësore për performancën e rajonit. Serbia pritet të përfitojë nga FDI e shtuara, performanca solide nga fabrika e madhe FIAT, dhe një kthim të prodhimit normal bujqësor, i cili ra me pothuajse 20 përqind në 2012. Dhe ndërkohë që investitorët kanë më shumë besim në hapjen e mundshme të bisedimeve për anëtarësimin në BE këtë vit, më shumë FDI mund të priten.

·         Shqipëria parashikohet të rritet me një normë pak më të lartë se në 2012 (rreth 1.8 për qind), e mbështetur nga një performancë e qëndrueshme e eksporteve.

·         Rritje modeste pritet në Malin e Zi (1.2 për qind), pjesërisht për shkak se energji elektrike dhe bujqësia po rekuperojnë, por kryesisht sepse turizmi po udhëheq.

·         Rritja ekonomike e Ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë (1.4 për qind) pritet të jetë e moderuar në fillim por do të përshpejtohet gradualisht në gjysmën e dytë të vitit me zbatimin e planeve të investimeve të drejtpërdrejta publike dhe private.

·         Në Bosnjë dhe Hercegovinë rritja ka të ngjarë të jetë e vakët këtë vit – parashikimi është vetëm 0.5 për qind. Për fat të keq, shumë çështje të lidhura me mjedisin e biznesit në BiH do të vazhdojnë të kufizojnë flukset e FDI si dhe perspektivat për zgjerim të bizneseve vendase.

 

Të dhëna kryesore  

•           Gjashtë vende në Evropën Juglindore (EJL) po dalin nga një recesion i dyfishtë dhe pritet të rriten me 1.7 për qind së bashku.

•           Raporti i fundit për zhvillimin ekonomik analizon parashikimin ekonomik për rajonin gjatë 2013 dhe ofron analiza dhe rekomandime mbi reformat dhe politikat për ruajtjen dhe shtimin e rritjes ekonomike në këto vende.

•           Tri fushat kryesore të angazhimit të reformave, të cilat mund të ndihmojnë këtë rajon janë: konsolidim i vazhdueshëm fiskal, përmirësime të klimëssë biznesit dhe plotësimi i hendekut në aftësitë.

Edlira Shehu June 19, 2013 08:12
Komento

24 Komente

  1. FLOrida June 19, 08:34

    mos donit te thonit qe renia e ekonomise shqiptare eshte aq e madhe saqe do ishte shokuese po te tregohej me shifra?
    nen sundimin e saliut, ekonomia jone ka shkuar pertoke
    ekonomia do rilindje, prandaj me 23 qershor shqiptaret do kerkojne nje alternative tjeter per te ardhmen!

    Reply to this comment
    • shoku taras June 19, 08:49

      Jemi vendi i parafundit (para Kosoves)ne rajon e evrope persa i takon ekonomise e cfardo lloj gjëje tjeter.Le te llomotisin me kot Saliu e Bode per rritje ekonomike kur ne te vertete kjo e fundit as qe egziston.Situata ekonomike ne kete vend sa vjen e perkeqesohet,per kete jane te vetedijshem te gjithe shqiptaret.

      Reply to this comment
      • buffon June 19, 10:14

        Vendi po shkon nga regresi ne regres.gjashtemujori i pare i vitit 2013 eshte edhe pika me e ulet e Saliut gje qe deshmon per nje keqqeverisje te tij dhe nje kapitullim te qeverise.Nuk mund te na qeverise dot me Saliu jane 1001 arsye se pse duhet ti japim goditjen finale me 23 qershor.Ta largojme e ti hapim rruge nje qeverisje te re,te drejte e meritokratike.PS e programi Rilindje jane nje shprese per ne,per te dale nga kjo situate.

        Reply to this comment
        • POSTA Shqiptare June 19, 16:38

          kesaj ne me rritje ekonomike modeste un i them FUTJA KOT
          sepse kur robt skan buk me honger nuk mund te quhet rritje quhet krize
          kto jane thjesht llustra me mbulu rrenimin e vertete te asaj gjendje qe eshte ketu!

          Reply to this comment
          • erjona June 19, 16:53

            Po c’rritje ekonomike flasin?
            e vetmja familje qe ka pesuar rritje ekonomike, eshte e saliut, vetem ata i kane rritur financat e tyre, se shqiptaret jane varferuar cdo dite e me shume dhe po e ndjejme ne xhepat tane qe s’po flasim per mireqenie, por per mbijetese tashme.

          • Nerita June 19, 16:56

            Pyetja kryesore qe duhet bere eshte A eshte shoqeruar kjo rritje modeste e ekonomise me rritje te punesimit? Ne momentin qe pergjigja eshte jo, ateher bie e gjithe baza e argumentit qe mund te beje PD mbi kete teme. Sepse e di nje Shqiperi e tere qe papunesia jo vetem qe nuk eshte ulur, po madje eshte rritur edhe me shume.

          • petriti June 19, 17:01

            Si te pesoje rritje ekonomia shqiptare kur financat e shtetit keqperdoret dhe shkojne ne xhepat e nje familje te vetme, kur borxhi publik rritet per te ndertuar rruge elektorale 2 jave para fushates, kur behen shpenzime marramendese per fushate?
            Financat tona jane pertoke dhe duhet nje reforme e thelle ekonomike per te nxjerre vendin nga rrenimi ku jemi zhytur.

    • Ivi June 19, 08:50

      Nesa ka dicka qe as vete Saliu nuk e mohon eshte ulja ekonomike. Edhe vet raporti flet per nje rritje modeste. Nje rritje e ulet, pas nje uljeje drastike qe pesoi kjo ekonomi. Per me teper qe edhe keto nivele, nuk shoqerohen me punesim te ri apo lehtesime te tjera nga te cilat fiton drejtperdrejt qyetetari.
      Si ne shume reforma te tjera, edhe ne ekonomi Berisha ka deshtuar turpshem.

      Reply to this comment
      • Arben June 19, 16:59

        Ne keto momente pak rendesi kane shifrat aq me teper kur situata reale ne Shqiperi eshte e mjeruar. Duket se njerezit vuajne nga korrupsioni i misheruar me politiken, nga cmimet e larta, rrogat e uleta, pensionet qe nuk jepen e keshtu me rradhe. Ky pushtet po i merr frymen qytetareve te ketij vendi

        Reply to this comment
    • gjyshja June 19, 10:03

      Ore populli po kalon nje gjendje tejet te veshtire ekonomike e keto akoma me rritje 1.8 e 10.8 .Nuk na interesojne shifrat.Ajo qe eshte e vertete sot persa i perket ekonomise shqiptare eshte se listat neper dyqane po zgjaten dita-dites,papunesia po kap kuota maksimale,kjo nenkupton nje renie te ekonomise.Pra sdo shume mend per te kuptura se ky vend po shkon drejt kolapsit ekonomik.

      Reply to this comment
    • gertjan June 19, 10:08

      Ky vend po shkon drejt rrënimit ekonomik,tregues per kete jane papunesia e cile rritet cdo dite,mosperballimi i kushteve te jeteses etj.Politikat e kesaj qeverie kane deshtuar me kohe,populli eshte tejet i zhgenjyer nga kjo qeveri.Kerkojme nje qeverisje tjeter nje qeveri e cila ta nxjerre vendin nga bataku qe e ka futur Sali Berisha.

      Reply to this comment
    • Maksi June 19, 16:43

      sapo lexova nje lajm para disa minutash dhe pashe qe ne ishim mbi 400 milion $ mangut dhe tashi te ky lajm shof qe gjasme sipas saliut ne jemi shum nolt me leket !! tashi keto lajme kush i qet se spo e kuptoje!! a ka njeri te me thote pse keto mashtrojn kshtu pa pare nje here ca lajmesh dalin me para ?

      Reply to this comment
    • keno June 19, 16:47

      Po keto tipat tashi ku u bazuan me ket qe thane ?! apo nga celulari henri qilit?! se ai ka celular me tru te vecant qe i ben te gjitha gjerat dhe te thote cdo gje qe ndodh !! e sfidon fare ate programin SIRI te Iphone !! po cjan keto statistika me aman qe qisni !! se ju jeni mbi 400 mln$ borxh e pale sa jeni duke vjedhur nderkohe qe ne po flasim

      Reply to this comment
    • sasha June 19, 17:04

      me kte qeveri qe kemi ne, rritjen ekonomike ta shikojme vetem ne enderr, se ne kto 8 vite nuk kemi pare ndonje rritje, ekonomia shqiptare do rilinde ne 23 qershor
      per te kerkuar qe te kemi dhe ne nje rritje ekonomike, jo vetem modeste por me kuptimin e plote te fjales

      Reply to this comment
    • Bora June 19, 17:16

      Kjo qe po ndodh me ne dhe me vendin tone eshte shume e merzitshme askujt nuk i perlqen realiteti ne te cilen jetojme . jerojme ne nje vend ku kriza eshte bere e modes , papunesia ka dal si teme e dites , dhe varferia e njerezve eshte bere mese normale.

      Reply to this comment
    • Anastasia June 19, 17:22

      Korrupsion masiv , njerez me ekonomit dobet , dhe qeveritare qe pasurohen perdite e me shume . Fillon korrupsioni qe neper spitale e deri ne gjykat . Me te gjithe keta elemente te cilet u permenden si te mundemi te ecim perpara si te mos jetr vendi ne kriz ne nje kohe kur berisha mendon se si te fitoje dhe se si te pasuroje veten dhe pasardhesit e vete . ti themi jo ti themi ik ti tregojme qe nuk duhet te rrije me ne pushtet . ta ndalojme kete qe po ndodh dhe te gjithe bashke te votojme ne 23 , te votojme per rilindjen numri 29

      Reply to this comment
    • Bora June 19, 17:24

      Kemi nje vend ne kriz jemi ne trazicion , kemi nje qeveri qe akoma nuk e ka kuptuar qe duhet te qeverise ne perputhje me vullnetin e popullit dhe jo kote me kote . Te gjithe keto faktore , mungesa e ndarjes institucionale pavaresia e gjyqesorit nga pushtetet e tjera ka sjell kete lloji situate tragjike . Qeveria ka sjell nje rrokade negative per vendin tone dhe populli nuk do tja fale por do ta ndershkoj me vote

      Reply to this comment
    • LINDI June 19, 17:29

      po crritje zeza mor aman, ku jane keto lek pse nuk po shohim asgje ne populi i thjeshte??? duam fakte dhe faktet mungojne, prandaj per nje shqiperi me te mire nuk e votojme me Sali berishen ne 23 [email protected]!

      Reply to this comment
    • Enida June 19, 17:30

      Kjo gjendje eshte bere normale dhe nese nuk i marrim frenat e vetes tone ne dore atehere ka per te ndodhur per nje kohe te gjate urojme qe te jemi bere te vemendshem per situaten .te jemi vigjilent me cdo gje qe ndodh te mos tolerojme me , Jemi fut ne borxhe neper bote dhe familjet jane futur ne borxhe neper dyqane kane skhkuar listat carcaf e per cfare per se ?? Sepse qeveria jone e mire po punon per esap te femijeve te vete dhe nuk po nxjerrin asgje ne drite numri 29 eshte numri i fitores tone dhe ne do tja dalim do te mund tja dalim nese do te jemi te bashkuar te gjithe per ti thne jo numrit 44 pro rames pro rilindjes pro 29

      Reply to this comment
    • klaudia June 19, 17:35

      E pra nese ne duam ndryshimin gjithcka fillon nga ne nga ketu nga kutia e votimit per ti thene po Rames dhe skuadres se rilindjes , borxhet do vazhdojne dhe kane per te vazhduar per nje kohe te gtjate po nhuk u bem faktoret ne ata qe ta ndalojme kete njeri nga pushteti ky nuk kenaqet duke vjedhur populli varferou ai pasurohu dhe borxhet neper bankat boterore shtohu dhe per cfare ku shkojne gjithe keto ??? berisha do te na japi pergjifjen pas 23 kur populli ti tregoje se sa vlen

      Reply to this comment
    • Kleopatra June 19, 17:36

      Qeveria e berishes ishte nje qeveri qe me se miri ajo favorizoji vetem korrupsionin dhe asgje tjeter . Ne nuk duhet te vetekenaqemi me iden se une ti ai perfituam apo kishim mundesin te pasuroheshim , stop nuk eshte kjo ajo qe duhet , ne duhet te kemi pikepamje me te gjera se kaq duhet qe vizioni jone te shofi pertej hundes tone . Nese dikujt ju dha mundesi per shume po te tjeret qe kjo qeveri jo vetem nuk i favorizoi por i mori me shume , ju kushtezoi shume mundesi i privoi nga shume te drejta .ky pra eshte korrupsion dhe ne duhet ti themi stop. te shkojme per te votuar per te ardhmen tone te votojme pro mr 29 pro te ardhmes pro suksesit .

      Reply to this comment
    • kristina June 19, 17:37

      Qeveria qe na ka cuar drejte rrenimit . Megjithate i kemi te gjithe mundesite qe ne kete qershor te tregojme se ne mund tja dalim te gjithe bashke ne kemundesi te zgjedhim tu themi stop ketyre individeve koti qe na qeverisin. Pro 29 pro z. Rama per nje shtet te rilindur.

      Reply to this comment
    • ketrina June 19, 17:42

      Te huajte kane rregulluar gjith boten nuk po merren dot me berishen ata duhet te jen vigjilent me situaten mos te lejojne me te ndodhi cfare ka ndodhur ne te kaluaren ti themi stop ketij individi dhe ti themi jo me nje ekonomie te dobet jo me pro nje individi qe po e shkaterron vendin tone jo me nje lideri si berisha ne jemi per nje te ardhme me te mire ne duhet te luftojjme per vete nuk duhet te rrim pasiv dhe te shohim dita dites se si ekonomia shkon per poshte dhe se si ne behemi viktima te nje qeverie te deshtuar nuk duhet ta falim. Ndershkim , ndershkm me vote . Pro 29

      Reply to this comment
  2. helena June 19, 17:19

    Shtet qe keto 8 vite nuk pe progress por vetem regress , sshoqeri qe me emancipimin kulturen arsimimin nuk enjofte ne te gjitha aspektet e saj , tani dhe5 dite na kane mbetur per te larguar keta njerez nga pushteti dhe pak dite dhe cdo gje do te jete ndryshe. Pak dite dhe ne do ti kthehemi normalitetit kjo qeveri do te nxjerri vendin nga kriza do te beje te pamunduren qe ne shqiperi te mos jetohet me nje jete kaq te shtrenjte dhe me keto paga kaq te ulta.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*