Drejtësia më… e padrejtë në Rajon

August 5, 2016 11:39

Drejtësia më… e padrejtë në Rajon

Gjykatat në Shqipëri i japin drejtësinë me të dobët në raport me 6 vendet e Rajonit. BERZH ka marrë në studim përformancën e gjykatave në Rajonin e Ballkanit në dekadën e fundit dhe një sistem vlerësimi (nga 1 tek 5, ku pesa i ofrohet vlerësimit me te larte) Shqipëri shihet të ketë marrë vlerësim pak më shumë se 2 në gjashtë indikatorë që janë marrë në konsideratë, të cilët paraqiten në grafikët e mëposhtëm.

BERZH vlerëson se paanshmëria e vendimeve është rrezikuar në shumë raste. Rrjedhimisht, gjykatat dhe gjykatësit në juridiksione (Serbia, Kosovë dhe Shqipëri) kanë dhënë vendime jo korrekte. Në këto vende presionet për korrupsion janë shumë më të shpeshta se sa në vendet e  tjera ku sundon regjimi demokratik.

Një problem thelbësor mbetët është cilësia e vendimeve, të cilat e gjithashtu ndikojnë shpejtësia e drejtësisë. Vendimet e hartuara dobët dhe të një cilësie të ulët ankimohen pothuajse gjithmonë në shkallët e tjera të gjyqësorit, duke bërë që e njëjta çështje të rigjykohet sërish.

Raporti vëren se gjykatat  në Kosovë, Shqipëri dhe Mali i Zi vuajnë nga mungesa e personelit.  Gjykatat e shkallës së parë në zonat urbane janë zakonisht të mbingarkuara, ndërsa ne rrethe ngarkesa është më ulët.

Raporti i BERZH thotë se shumë vendime të gjykatave në Shqipëri dhe Kosovë janë sipërfaqësore, me vetëm dy dëshmi.

Në një rast të falimenti në Shqipëri një bankë ka humbur pretendimin e saj për të mbledhur të ardhurat e kredisë së papaguar,  pasi gjykata refuzoi të hape falimentimin.

Ndërsa ligji që rregullonte çështjen në fjalë ishte mjaft i qartë: procedura e falimentimit duhet të fillojnë kundër debitorit që nuk arriti të bëjë një pagesën në kohën e duhur, përveçse në rastet kur debitori dëshmon  se është financiarisht në gjendje për të paguar borxhin dhe në fakt paguan atë.

BERZH thotë se, pavarësisht refuzimit të palës së paditur për të paguar borxhin në mënyrë të plotë, gjykata refuzoi te hape procedurën e falimentit për shkak se ajo ka gjetur se debitori kishte mbyllur tre vitet e shkuara me fitim./MONITOR

 

August 5, 2016 11:39
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*