Raporti i Bordit të Monitorimit, ja kë po mbështesin televizionet në fushatë

Redaksia Online June 5, 2013 21:29

Raporti i Bordit të Monitorimit, ja kë po mbështesin televizionet në fushatë

Bordi i Monitorimit të Medias, vjen në këtë raport javor pasi ka monitoruar edicionet informative, specialet dhe debatet, minutazhet e transmetimit të spoteve elektorale, transmetimet në oraret e palejuara si dhe monitorimet e bëra për operatorët radiotelevizivë në Tiranë e në rrethe në gjithsej 16 operatorë radiotelevizivë me transmetim nga Tirana dhe 25 të tillë nga rrethet, në nëntë qarqet e vendit.
Bordi konstaton se gjatë kësaj jave janë respektuar në përgjithësi  nenet e Kodit Zgjedhor, kapitulli “Fushata zgjedhore dhe media”, sidomos nga operatorët televizivë kombëtarë dhe më shumë probleme janë vërejtur tek operatorët radiotelevizivë të rretheve.
Bordi, monitoroi kohën e vënë në dispozicion të subjekteve zgjedhore nga operatorët radiotelevizivë nga Data 24/05/2013 deri më 30/05/2013, duke arritur në këto përfundime dhe propozime:

A) EDICIONET INFORMATIVE
dhe propozon për kompensime

TVSH  duhet të kompensojë  kohën në favor të Aleancës së Shqipërisë Europiane me 25 minuta.
Top Channel duhet të kompensojë  kohën në favor të APMI me 15 minuta.
TV Klan  duhet të kompensojë  kohën në favor ASHE me 52 minuta.
Vizion Plus duhet të kompensojë  kohën në favor të ASHE 20 minuta.
Ora News duhet të kompensojë  kohën në favor të APMI me 41 minuta.
Channel One duhet të kompensojë  kohën në favor të ASHE me 84 minuta.
Nesër TV duhet të kompensojë  kohën në favor të APMI me 19 minuta.
Top Albania Radio duhet të kompensojë  kohën në favor të APMI me 6 minuta

Bordi konstaton se të gjitha mediat audio vizive  nuk kanë respektuar nenin 81 pika 1 dhe nenin 84 pika 2/a lidhur me kohën që duhet të përfitojnë partitë parlamentare të cilat kanë marrë deri në 20 për qind të vendeve në Kuvend krahasuar me partitë parlamentare që kanë marrë më shumë se 20 për qind të vendeve në Kuvend. BMM propozon që televizionet të kompensojnë kohën televizive për partitë me deri në 20 për qind të vendeve në Kuvend sipas të dhënave të pasqyruara në tabelat përkatëse.

B) SPECIALE DHE DEBATE

Bordi i Monitorimit të Mediave shqyrtoi pasqyrimin e emisioneve speciale të transmetuara nga mediat audio-vizive nga data 24.05.2013 deri më 30.05.2013. Nga shkeljet e para gjatë kësaj periudhe Bordi i Monitorimit të Medias i propozon KQZ-së  t’ju kërkojë operatorëve të mëposhtëm këto balancime.

“TVSH” BMM i propozon KQZ që ti kërkojë televizionit TVSH që të kompensojë koalicionin ASHE  me 33 minuta.

UTV BMM i propozon KQZ që ti kërkojë televizionit UTV që të kompensojë  ASHE  me 488 minuta.

“Top Channel” BMM i propozon KQZ që t’i kërkojë televizionit Top Channel që të kompensojë ASHE  me 105 minuta.

“Top Neës”. BMM i propozon KQZ që t’i kërkojë televizionit Top Neës që të kompensojë APMI me 25  minuta.

“Neës 24” BMM i propozon KQZ që t’i kërkojë televizionit Neës 24 që të kompensojë APMI  me 8 minuta.

“Ora Neës” BMM i propozon KQZ që t’i kërkojë televizionit Ora Neës që të kompensojë ASHE 75 minuta.

“ABC” BMM i propozon KQZ që t’i kërkojë televizionit ABC që të kompensojë ASHE 195 minuta.
“A1 Report” BMM i propozon KQZ që t’i kërkojë televizionit A1 që të kompensojë APMI  me 177 minuta.

“Vizion +” BMM i propozon KQZ që t’i kërkojë televizionit Vizion + që të kompensojë APMI me 113 minuta.

“Nesër TV BMM i propozon KQZ që të kompensojë ASHE  me 317 minuta.

C) SPOTET E PARTIVE POLITIKE

1.  BMM në lidhje me të dhënat që  rezultuan nga monitorimi nga data 24.05.2013 deri më 30.05.2013 të pasqyruara në tabelat përkatëse çmon se operatorët e mëposhtëm kanë transmetuar kohë reklamash sipas këtij minutazhi:

Tv Klan: 62 minuta për APMI dhe 80 minuta për ASHE.
Top Channel: 45 minuta për APMI dhe 45 minuta për ASHE
Vizion Plus: 66 minuta për APMI dhe 42 minuta për ASHE.
UTV: 42 minuta për APMI dhe 00 minuta për ASHE
News 24; 37 minuta për APMI dhe 33 minuta për ASHE.
ABC News: 66 minuta për APMI dhe 80 minuta për ASHE
Top News 00 minuta për APMI dhe 11 minuta për ASHE
Ora News: 47 minuta për APMI dhe  40 minuta për ASHE
Nesër TVSH: 12 minuta për APMI dhe 1 minuta për ASHE
A1 Report: 00 minuta për APMI dhe 56 minuta për ASHE
Channel One: 0.4 minuta për APMI dhe 4 minuta për ASHE

BMM-ja ka ndjekur dhe shqyrtuar këto ditë edhe respektimin e Kodit Zgjedhor, për pjesën e transmetimin e reklamave dhe spoteve politike jashte fashës  së transmetimit dhe i kërkon KQZ-së t’i kërkojë operatorit televiziv “Vizion +” që të respektojë Kodin Zgjedhor në nenin 84 pika 2, germa ç

Sipas nenit 84 Pika 5  BMM kujton operatoret televizive se partite e regjistruar ne zgjedhje nuk mund te transmetojne me shume se 90 minuta reklama gjate gjithe fushates zgjedhore.

D) MONITORIMET NË RRETHE

Bordi i Monitorimit të Medias (BMM) mori në shqyrtim raportin progresiv nga data 24.05.2013 deri më 30.05.2013për edicionet informative dhe specialet lidhur me pasqyrimin e fushatës zgjedhore për operatorët audio-vizivë në rrethe.
Bordi i Monitorimit të Medias konstaton se koha televizive për subjektet e ndryshme politike në edicionet informative përgjithësisht është e balancuar nga televizionet vendore.
Të dhënat e monitorimit po ju përcillen si më poshtë:

·         BERAT
Nga monitorimi i transmetimeve 24.05.2013 deri në 30.05.2013

“TV Berat” Bordi i Monitorimit i propozon KQZ-së që t’i kërkojë Televizionit “TV Berat” kompensim Koalicionin APMI me 28 minuta dhe të pasqyrojnë aktivitetet e partive që kanë deri 20 për qind të vendeve në Kuvend.

“Onufri” Bordi i Monitorimit i propozon KQZ-së që t’i kërkojë Televizionit “Onufri” kompensim Koalicionin APMI me 188 minuta.

“TV Glob” Bordi i Monitorimit i propozon KQZ-së që t’i kërkojë Televizionit “Tv Globi” kompensim Koalicionin ASHE me 18 minuta.

·         FIER

“TV Apolon” Bordi i Monitorimit i propozon KQZ-së që t’i kërkojë Televizionit “Tv Apolon” kompensim koalicionin ASHE me 31 minuta.
“ Kombi” Bordi i Monitorimit i propozon KQZ-së që t’i kërkojë Tv Kombi kompensim kohe me 10 minuta në favor të koalicionin APMI me 39 minuta.

“Tv AVN” Bordi i Monitorimit i propozon KQZ-së që t’i kërkojë “Tv AVN” kompensim kohe me 17 minuta në favor të ASHE

“Tv Jug” Bordi i Monitorimit i propozon KQZ-së që t’i kërkojë Tv Jug kompensim kohe me 49 minuta në favor të koalicionit

·         SHKODER
“Antena Nord” Bordi i Monitorimit i propozon KQZ-së që t’i kërkojë Televizionit “Antena Nord” kompensim koalicionin APMI me 383 minuta.

“TV 1 Channel” Bordi i Monitorimit i propozon KQZ-së që t’i kërkojë Televizionit “TV 1 Channel d” kompensim koalicionin APMI me 272 minuta.
TV Rozafa Bordi i Monitorimit i propozon KQZ-së që t’i kërkojë Televizionit “TV Rozafa” kompensim koalicionin ASHE me 39 minuta
TV Kopliku Bordi i Monitorimit i propozon KQZ-së që t’i kërkojë Televizionit “Tv Kopliku” kompensim koalicionin ASHE me 6 minuta
Ky operator ka transmetuar 254 minuta per FRD , kur per AK ka transmetuar vetem 5

·         ELBASAN

TV Best Channel Bordi i Monitorimit i propozon KQZ-së që t’i kërkojë Televizionit “TV Best Channel” kompensim koalicionin ASHE me 66 minuta.

“Tv Egnatias” Bordi i Monitorimit i propozon KQZ-së që t’i kërkojë Tv Egnatias kompensim kohe me 42  minuta në favor të koalicionit ASHE.

“Tv Skampa” Bordi i Monitorimit i propozon KQZ-së që t’i kërkojë Tv Skampa kompensim kohe me 66 minuta koalicionin ASHE.

·         GJIROKASTER
“Tv Gjirokastra” Bordi i Monitorimit i propozon KQZ-së që t’i kërkojë Tv Gjirokastra” kompensim kohe me 34 minuta në favor të koalicionit APMI.
“ALPO ” Bordi i Monitorimit i propozon KQZ-së që t’i kërkojë “Alpo” kompensim kohe me 63 minuta në favor të koalicionit APMI.
“Channel 7 Tv” Bordi i Monitorimit i propozon KQZ-së që t’i kërkojë “Channel 7 Tv” kompensim kohe me 20 minuta në favor të koalicionit APMI.

·         SARANDE

“ Tv Saranda” Bordi i Monitorimit i propozon KQZ-së që t’i kërkojë “Tv Sarandes” kompensim kohe me sipas ligjit ndaj subjekteve zgjedhore me me pak se 20% te vendeve ne kuvend minuta në favor të te tyre ne raport me AK prej 67 minuta.
“ Tv Tele Joni” Bordi i Monitorimit i propozon KQZ-së që t’i kërkojë “Tele joni” kompensim kohe per ASHE 41 minuta.

·         KORCE

“ RTV Korca” Bordi i Monitorimit i propozon KQZ-së që t’i kërkojë RTV Korcë  kompensim kohe me 25 minuta në favor të APMI.

“ Tv Lobi” Bordi i Monitorimit i propozon KQZ-së që t’i kërkojë “Tv Lobi “  kompensim kohe me 21 minuta në favor të APMI.

·         DIBER

Nga monitorimi i transmetimeve 24/05/2013 deri në 30/05/2013

Bordi i Monitorimit i konstataon balancime ne operatoret qe transmetojne ne Diber.

·         VLORE
“Tv 6+1 Vlora” Bordi i Monitorimit i propozon KQZ-së që t’i kërkojë Tv 6+1 Vlora kompensim kohe me 24  minuta në favor të APMI.
“Tv Amantia” Bordi i Monitorimit i propozon KQZ-së që t’i kërkojë “Tv Amantia” kompensim kohe me 11  minuta në favor të APMI.

“Tv Fokus” Bordi i Monitorimit i propozon KQZ-së që t’i kërkojë “Tv Fokus” kompensim kohe me 21  minuta në favor të APMI.

VLERËSIME

Gjatë kësaj jave, pjesë e punës së BBM-së, ka qenë edhe takimi i Bordit me përfaqësues të OSCE/ ODIR lidhur me ecurinë e monitorimit të fushatës zgjedhore si kërkesë e tyre. Bordi iu ka ofruar informacionin e kërkuar dhe ju dërgon një kopje të tij.

BMM konstaton se ne dy qarqet Berat dhe Shkoder, nga monitorimi i perditshem i operatoreve radiotelevizivë konstaton probleme te theksuara ne mungesen e balances se koalicioneve dhe brenda te njetit koalicion

Nga komunikimi me KKRT-në kemi konstatuar se “Real TV” ky operator transmeton pa licencë. KKRT ka nisur proceduren e bllokimit të transmetimit të këtij operatori. BMM i propozon KQZ-së që në komunikimin me KKRT-në të sqarojë situatën ligjore mbi bazën e të cilit vazhdon transmetimet ky operator. Në këto kushte, BMM i propozon KQZ-së që ti kërkojë KKRT-së, bllokimin e menjëhershëm të transmetimit të operatorit radioteleviziv “Real TV”.

4. Gjate javes se pare te monitorimit  takimet mediatike te kryetari i Bashkise  të Tiranës, minibashkive dhe kryetareve te bashkive ne rrethe nuk kanë qene pjese e monitorimit per arsye mungese trajnimi te monitoruesve.

5.Nisur nga shqetësimi i ngritur prej një numri të konsiderueshëm subjektesh televizivë privatë kabllorë mbi transmetimin e programeve kombëtare publike apo private, sipas KKRT, ”Në licencat e dhëna sipas ligjit nr. 8410, tashmë të shfuqizuar, është i parashikuar detyrimi i subjekteve televizivë kabllorë për ritransmetimin pa pagesë të programeve të operatorëve publikë si TVSH, apo radio  të tjera publike”.

Në këto kushte, Bordi i Monitorimit mbështetur në nenin 82 dhe 84/1 të Kodit Zgjedhor t’i  kërkoje KQZ të marrë masat që programet kombëtare publike dhe private të transmetohen hapur.

Ky detyrim bazohet edhe në nenin 139 të ligjit nr. 97/2013 ”Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, sipas të cilit, programet analoge kombëtare ekzistuese vazhdojnë të transmetohen hapur pa pagesë shtesë edhe pasi të mbështeten në platformat numerike, pavarësisht nëse këto janë tokësore, kabllore apo satelitore.

Tre anëtarë të bordit kërkojnë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve që të merrret në shqyrtim propozimi i tyre, për klasifikimin e spotit të Postes Shqiptare  në kundërshtim me nenin 80 pika 4 që përcakton se: “Gjatë fushatës zgjedhore ndalohen reklamat e institucioneve publike e në nivel qëndror dhe lokal me perjashtim te rasteve që i sherbejne ndergjegjesimit te zgjedhesve,”
Tri anetaret e pakices i propozojne KQZ që t’i kujtoje TVSH zbatimin e nenit 81, pika 5 ku percaktohet: “Brenda edicioneve informative gazetaret e radiotelevizionit publik e kane te ndaluar propoganden, komentet ose qendrimet politike”. Te kujtohet edhe neni 78 pika 2, ku subjektet zgjedhore kanë të drejtë të transmetojnë programe dhe mesazhe në menyrë të drejtë dhe të paanëshme.

Për Bordin e Monitorimit të Mediave:
Andon Andoni              Kryetar
Klarita Bajraktari        Anëtare
Rexhep Polisi               Anëtar
Andi Kananaj               Anëtar
Adrian Thano              Anëtar
Dardan Malaj              Anëtar
Bledi Stefa                   Anëtar

Redaksia Online June 5, 2013 21:29
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*