Raporti i BSH: 142 milionë euro kanë ‘fluturuar’ jashtë vendit

August 11, 2018 20:20

Raporti i BSH: 142 milionë euro kanë ‘fluturuar’ jashtë vendit

Plot 142 milionë euro, origjina e të cilëve është e papërcaktuar për arsye të ndryshme, kanë ‘fluturuar’ jashtë Shqipërisë në tremujorin e parë të këtij viti.

Paratë, për të cilat Banka e Shqipërisë ka probleme informacioni për hartimin e statistikave, kanë qenë në 5% e PBB-së nominale.

Fluksi i parave kësaj radhe, ndryshe nga tetor-dhjetori i vitit 2017 (50 milionë euro) , ka qenë në drejtim të kundërt, duke u futur nga jashtë në ekonominë shqiptare, ose duke u prodhuar nga ekonomia informale.

Ndërkohë për tremujorin e parë, treguesi i raportit mes eksporteve dhe importeve është 354 milionë euro, 43 milionë euro më shumë sesa e njëjta periudhë e një viti më parë.

Vet llogaria korrente e Shqipërisë, që është totali i fluksit të parave që hyjnë e dalin në vend, regjistroi sipas Bankës së Shqipërisë një deficit prej 164.6 milionë eurosh në tremujorin e parë të vitit 2018, duke u zgjeruar me rreth 11% në nivel vjetor.

s.a/dita

August 11, 2018 20:20
Komento

5 Komente

  1. gjithcka ne ate vend eshte jashte kontrolli August 11, 22:31

    hahaha ,
    lexoni ;

    -Plot 142 milionë euro,” origjina e të cilëve është e papërcaktuar për arsye të ndryshme,” kanë fluturuar jashtë Shqipërisë në tremujorin e parë të këtij viti.-

    hec e kuptoje kte Bote absurditeti .
    Kta si gazetare dmth ,kann marre vesh (si e qysh ,kta e din ,qe jane zhdukur nji Shume e tille – por ata ,qe ja kann dhen kte lajm ,si kan treguar me tej ,
    destinacionin e Miljonave )

    Dihet se nga cila Banke por rrethanat ne te cilat u arrit
    ne kte lajm ,se nga erdhi lajmi ,nuk behet e ditur !
    Nuk ka asgje te veshtire me gjet destinacionin ,
    nqs do ndiqet transaktioni ne kompiuter etj etj .

    Apo kjo eshte nji shume qe nuk ngre shume pesh ,
    kur dihet qe ne Shqiperi vidhet Thesari Shtetit ,
    qe arrin ne Miljarda e sdo me dit njeri ,
    e jo per nji shume si kjo ,qe Ministrat shqiptare i kane
    gjera normale me i zhduk thjeshte ne X – “veper” .

    Bote maskarenjesh ,qe vjedjin / shkretojn shtetin e tyre ,
    qe punojne per te huajt qe i pallojne ne kto 28-vjet

    Reply to this comment
  2. Ai stan kete bylmet do te kete dhe pak,prisni se nuku keni pare gje akoma. August 12, 00:57

    150 miljon dollare dolen jasht vendit,kjo nje cudi apo nje vazhdimesi pas 1.5 miljard dollareve qe dolen me porosi e bekimin e BSH ne fund qeverisjen e berishavicerve qe sot po vazhdon ti beje avokatine BSH e ramavicerit?

    Reply to this comment
  3. Lili August 12, 07:39

    Po ndihet era e termetit ..edhe po ngarendine me mshef paret neper bote…

    Reply to this comment
  4. Das Schweigen der Lämmer... August 12, 09:18

    Doje të zgjidhje të keqen më të vogël ti hëëëëëë? Po si nuk zure mend kurrë o kriç i parilindur santonian?

    A DO E FUSJE PARANË ME DESHIRË KE XHEPI I HAJDUTIT? JO!
    Atëhere pse e depoziton paranë ke valixhja e tij me emrin “bankë”?

    ***

    Të tredhurit e mediave mbështen zakonisht ke një parim, sipas të cilit qytetaret duhen mbytur pafundësisht me çfarëdolloj lajmesh (lexo: paçavuresh), në mënyrë të tillë, që ke gjithsejcili të krijohet iluzioni se është i informuar mjaftueshëm…

    Si kundërpërgjigje e kësaj metode, profesori gjerman Rainer Mausfeld shpjegon se qytetarët do të mund t’i shpëtojnë mashtrimeve ordinere vetëm atëhere, kur ata të njohin me themel iluzionin e informimit, iluzionin e demokracisë dhe iluzionin e lirisë.

    Le të sjellim një shembull konkret.

    Sot ne krye te rubrikes “ekonomia” ke Dita online figuron nje artikull trushplares i Bankes se ShqUperise (dikur e full-hajnosur per dite me diell) me titull: “Rritja e depozitave (te leshit) në valutë nuk ndalet edhe pas deuroizimit”. Shkrim padyshim i sostisur dhe pa asnje vlere leximi, ashtu sic e konfirmon edhe mungesa e komenteve. Pacavure eshte pak ta quash!

    Nga ana tjeter, ne nje portal te specializuar per ekonomine, po sot gjen nje “lajm me spec”, i cili nxjerr ne shesh skandalin rilindjotas te radhes. Fjala eshte per tkurrjen e frikshme te numrit te studenteve ne universitetet publike dhe ato private, per shkak emigracionit masiv, i cili shoqerohet detyrimisht dhe me plakjen e shpejte te popullsise.

    Meine Fragen:
    – Warum schweigen unsere (Schein)Akademiker,- und Journalisten?
    – Wo haben sich unsere Wirtschafts-Lämmer versteckt?
    – Warum hört man nirgendwo mehr das Klingeln der Schafglocken?

    Skape bubi…

    Prestigjozja MONITOR bën të ditur se…

    Studentët arratisen, të tredhurit krihen

    Numri i studentëve që ndjekin arsimin e lartë ka shënuar një rënie të fortë që prej vitit 2014, kur kishte arritur nivelin maksimal.

    Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, në vitin akademik 2017/2018 kishte gjithsej në universitetet publike e private 129 mijë studentë, me një rënie prej 25.5%, ose 44 mijë studentë më pak sesa në 2014-n.

    Rënie kanë parë Universiteti i Tiranës, Universiteti i Mjekësisë, ai Bujqësor, universitetet shtetërore në rrethe, si dhe ato private.

    Deri në vitin 2013, numri i studentëve në universitetet shqiptare, publike dhe private ishte në rritje të fortë. Në 2014-n shënoi një rritje të lehtë, ndërsa pas kësaj periudhe tendenca ishte në reduktim të lartë.

    Tkurrja ka ardhur si nga universitetet publike ashtu dhe ato private.

    Në universitetet publike, nga 142.7 mijë studentë që kishte në 2013/2014 (niveli rekord), në periudhën akademike 2017/2018 numri i tyre ra me 25%, ose rreth 37 mijë studentë më pak. Eksodi më i madh ishte në Universitetin e Tiranës (-10863) Universitetin Bujqësor (-5308), Mjekësisë (-3472), Universitetin e Shkodrës (-4924); Korçës (-4511), Vlorës (-3399).

    Edhe universitetet private kanë parë rënie të fortë që përkon në pjesën më të madhe me mbylljen e shumë prej tyre, në kuadër të një aksioni të qeverisë për të mos lejuar vazhdimin e shumë institucioneve të larta jo publike që nuk plotësonin kushtet. Nga viti 2012, kur arriti në nivelin maksimal prej 34.5 mijë, numri i studentëve në universitetet private ka rënë me një të tretën, pra sot në auditoret private ka rreth 11 mijë studentë më pak.

    23 universitete private nuk kishin asnjë student në vitin 2018, sipas tabelës së publikuar nga INSTAT.

    Në vitin akademik 2017/2018 në krahasim me 2013/2014 Albanian Universitety (UFO Dental) kishte 3143 studentë më pak, me një rënie të fortë prej 43%. Ky është dhe universiteti me rënien më të madhe të studentëve ndër privatët.

    Universiteti Europian i Tiranës kishte 951 studentë më pak, me një rënie prej 20% për të njëjtën periudhë.

    Rritjen më të madhe e ka shënuar Universiteti Mesdhetar, me 805 studentë të shtuar në katër vjet, duke u dyfishuar. Në rritje ishin edhe Epoka (46%), Luarasi (68%), Aldent (75%), Marin Barleti (113%), Polis (83%).

    Efekti i plakjes së popullsisë dhe emigracionit
    Plakja e popullsisë, rënia e lindshmërisë, rigjallërimi i emigracionit dhe i nxënësve që duan të ikin jashtë vendit, ka sjellë një rënie të fortë të numrit të nxënësve e srudentëve në vitin akademik 2017-2018.

    Sipas të dhënave të bërë publike nga INSTAT, numri i të regjistruarve gjithsej në arsim në vitin shkollon 2017/18 ishte rreth 653 mijë persona. Në krahasim me vitin akademik 2013/14 kemi rreth 134 mijë të regjistruar më pak.

    Rënie ka të të gjitha ciklet, por më e forta është në studentët e arsimit të lartë (-44 mijë), më pas në ciklin e mesëm (-32 mijë) dhe në ciklin e lartë të arsimit bazë (-32 mijë). /Monitor

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*