Raporti i CIA-s: Takimi sekret me agjenten X në Konispol

July 29, 2016 13:16 Updated

Raporti i CIA-s: Takimi sekret me agjenten X në Konispol

 

Nga Auron Tare

 

Këto operacione kishin për qëllim penetrimin e një sërë institucionesh ushtarake dhe qeveritare shqiptare nga agjentë që kishin lidhje me shërbimin sekret amerikan. Edhe pse deri në mesin e viteve 1950 amerikanët kishin pësuar disa disfata në tentativën e tyre për të rrëzuar regjimin e Enver Hoxhës, përsëri nuk kishin hequr dorë nga destabilizimi i këtij regjimi. Në këtë vazhdë operacionesh sekrete kundër Hoxhës ishte organizuar edhe Operacioni OBSIDIUS i cili duket se deri në mesin e viteve ‘50 kishte pasur sukses në penetrimin e Shqipërisë nga jugu i vendit dhe pikërisht Konispoli. Nuk ka asnjë diskutim se këto dokumenta deri vonë të mbyllura, sjellin një këndvështrim të ri mbi gjithë çështjen e procesit të bujshëm të njohur si Procesi i Çamëve. Edhe pse pas viteve ‘90 janë hedhur shumë hipoteza mbi sakrifikimin e një sërë emrave të njohur të krahinës së Çamerisë nga Enver Hoxha për qëllime ende të pashpjeguara, dokumentat e ardhura nga arkivi i shërbimeve sekrete amerikane dëshmojnë se në fakt në atë periudhë ka pasur një aktivitet mjaft intensiv kundër Tiranës komuniste nga disa persona të njohur të zonës.

 

Operacioni ODSIDICUS, CLASSIFICATION 51-28 A (SPECIFY AIR OR SEA POUCH)

Chief, T.  10 Shtator 1955

Urdhër i Qendrës: Rishikimi dhe komente mbi Misionin e Tetorit.

Instruksione për Misionin e 19 Qershorit bashkangjitur.

Përmbledhje:

  1. Misioni “E Premtja” u infiltrua në 19 Qershor 1955

a.Nuk u gjet asgjë në Kutinë Sekrete të Komunikimit.

  1. RNDOLLAR mori kontakt në shtëpinë e agjentit tonë AIPEGION
  2. Gjatë largimit për në kufi Grupi gjen dokumenta në Kutinë Sekrete të komunikimit.

 

Qershor 19

21.10 Grupi u shoqërua nga një eskortë ushtarësh grekë në pikën R-406530 ku ju dhanë instruksionet e fundit. RNDOLLAR në krye të grupit i cili u shkëput nga instruksionet e fundit, ata vazhduan në drejtim të kufirit. AIRBLOW e ndiqte në një distancë 10 metra. Grupi eci në këmbë në territorin Grek për rreth 15 minuta. Në Pikën R-405544 grupi e la shtegun e ngjitjes dhe u shmang djathtas.

21.40 Grupi arriti në majën e kodrës që është pika ndarëse e kufirit. Rreth 50 metra nga kufiri shqiptar grupi pa një gardh me shkurre me gjemba 1 metra e gjysëm dhe gjysëm metri të gjerë. Gardhi ishte me gjemba të vendosur njëri mbi tjetrin. Nuk kishte shtylla apo tela me gjemba. Shkurret ishin të vendosura njëra mbi tjetrën dhe të kapura në tokë me gurë. Toka në të dyja krahët ishte e pastër dhe e fortë. Nuk u pa asnjë gjurmë punimesh.

21.45 Grupi kapërceu gardhin pa asnjë pengesë. RNDOLLAR u hodh në anën tjetër të gardhit dhe ndihmoi AIRBLOW të kalonte. Nuk u thye asnjë degë e shkurreve. Grupi vazhdoi marshimin drejt fushave të Konispolit, duke e lënë postën e braktisur të Shkëmbit në të majtën e tyre. Megjithëse grupi nuk e shikoi ndërtesën e Postës së Kufirit ata duhet ta kenë kaluar atë diku në një distancë prej 50 metrash në Jug Lindje. Në Postë nuk kishte drita apo shenje jete apo bagëti dhe qen.

enver_hoxha_1950_22.15 Gati një kilometër brenda kufirit Grupi qëndroi për 5 minuta për një pushim. Nuk u pi ujë gjatë pushimit. Marshimi vazhdoi. Në pikën R-407563 Grupi qëndroi përsëri për 10 minuta për të bërë një rikonjicion të terrenit si dhe për të pirë ujë. Marshimi vazhdoi drejt Kodrës 108 (R-413587) në drejtimin e Qafës së Hanit. Grupi qëndroi për herë të tretë për të vëzhguar zonën BAXHO ( R-414569)

23.45 Grupi u largua nga zona e BAXHO në të majtë ( gati 100m). Në Veri Perëndim degjoheshin këmborë bagëtish dhe të lehura qensh. Grupi marshoi në drejtim të vendit ku ndodhej Kutia Sekrete e Komunikimit ku arriti për disa minuta. Pasi e vëzhguan zonën për disa çaste ata kërkuan per kutinë sekrete. Përpara ketij veprimi RNDOLLAR kërkoi për sinjale rreziku, por nuk gjeti asgjë megjithëse disa gure ishin përqark.

 

Shënime:

AIRBLOW deklaroi se Grupi e kaloi gardhin me vështirësi dhe dëgjoi zhurma diku 200 metra në distancë

AIRBLOW raporton se në ndalesën e syre u pi ujë

BAXHO stacion ku prodhohet djathi. I braktisur në këtë periudhë kohe.

AIRBLOW thotë se sinjalet e rrezikut u kontrolluan gjatë kërkimit për Kutinë Sekrete dhe jo para. Por dukeshin qe nuk ishin zënë me dorë që nga vizita e grupit në Dhjetor. RNDOLLAR filloi të kërkonte nëpër shkurre (7 prej tyre) ndërsa AIRBLOW bënte roje. Pasi kërkoi 3 apo katër prej tyre RNDOLLAR pyeti AIRBLOW të vazhdonte kërkimin. Ai kërkoi në një apo dy prej tyre por Lideri i Grupit nuk ishte i kënaqur me mënyrën e kontrollit dhe vazhdoi të kërkonte vetë në 3 apo 4 shkurret e mbetura. Kërkimi vazhdoi për 30 minuta. Nuk u gjet asgjë.

 

Qershor 20

00.40 Në këtë kohë Grupi e ndërpreu kërkimin dhe vendosi të marshonte drejt Malit të Saraqinit. Grupi kaloi rrugën kryesore të Konispolit dhe u ngjit malit përpjetë me shumë ngadalë. Ngjitja ishte shumë e vështirë dhe Grupi ndalonte çdo 100 metra.

03.00 Pas një marshimi prej 1 orë e gjysëm ku jo më shumë se 1 km e gjysëm u marshua, grupi qëndroi në pikën R-423576 (Kampi A) në një rrëpirë e mbrojtur mirë nga pemë dhe shkëmbinj. Në mëngjez ata lëvizën në një pikë tjetër më të mirë gati 15 metra më tutje. Djemtë pushuan me rradhë gjatë gjithë ditës. Gjatë ditës AIRBLOW filloi të ankohej për dhimbje gjuri dhe ata vendosën të qëndronin në mal, ndërkohë që RNDOLLAR të shkonte drejt kontaktit në Konispol.

20.45 Grupi filloi marshimin në perëndim të diellit dhe pasi u ngjitën pak, gjetën një shteg paralel me konispolrrugën e Konispolit. Ky shteg u ndoq me një ritëm të mirë. Grupi kaloi një rrëpirë në pikën R-437568 me emrin Përroi i Malcës dhe arritën në pikën FIKU I SHURRIT (R-438567). Nga kjo pikë Qyteti i Konispolit mund të shikohet mjaft mirë. Gati 20 apo 30 drita elektrike shikoheshin qartë. Dëgjoheshin po ashtu shumë të lehura qensh.

22.30 RNDOLLAR e zbrazi çantën e shpinës nga gjërat e tija personale dhe ja dha ato AIRBLOW. Ai mori me vete pistoletën, municion, një kuti të re sekrete si dhe një pagure me ujë në çantë dhe vazhdoi rrugën i vetëm përgjatë shtegut të Konispolit. Ai e ndoqi këtë shteg për 500 apo 600 metra ku e humbi më tej por gjithsesi vazhdoi në drejtim të fshatit. 150 metra para se të arrinte shtëpinë e parë të fshatit ai zbathi këpucët dhe i futi në çantë. Hyri në fshat nga krahu i njohur me emrin e Malit STERASI.

 

Shënime: Në kundërshtim me raportin, AIRBLOW raporton se RNDOLLAR gjeti një vrimë 5 apo 6 inç të thellë dhe 6 apo 7 inç të gjerë. Ai e thirri AIRBLOW të kontrollonte këtë vrimë por të dy burrat nuk gjetën gjë në të.

 

23.45 RNDOLLAR ju afrua shtëpisë së AIPIGEON dhe pasi eci rreth e përqark për t’u siguruar, hyri në oborr. Atij ju desh të përzinte një qen të huaj nga oborri duke e goditur me gurë. Ai pa disa dele në oborr dhe zbriti në bodrum për të parë nëse kishte gjëkafshë, ku gjeti çelësin e bodrumit në derë. Kjo e bëri të besojë se në shtëpi kishte njerëz. Në një nga dritaret ai pa një shtyllë druri rreth 5 metra të gjatë të mbështetur në mur. Me ndihmën e kësaj shtylle ai goditi një dritare aq sa theu edhe xhamin e katit të parë. Zhurmës nuk ju përgjigj njeri. Me të njëjtën shtyllë goditi xhamin tjetër. Pasi nuk ju përgjigj kush, ai u fut në bodrum dhe goditi dyshemenë nga poshtë. Pasi goditi tre apo katër herë, dëgjoi zërin e gruas së AIPIGEON e cila pyeste kush është. Pasi dëgjoi zërin, RNDOLLAR shpejtoi tek dera ku nga vrima e çelësit i tregoi emrin e tij. Atij ju përgjegjën nga brenda se kush ishte si dhe çfarë kërkon? Kur ai e identifikoi përsëri veten, përgjigjia ishte “nuk ju njohim dhe çfarë kërkoni përsëri. Pas një pauze të vogël, gruaja pyeti “ku e di ti që nuk kam njerëz të tjerë në shtëpi”?

Pas njëfarë kohe, RNDOLLAR mundi të bindë gruan që të hapte derën dhe pasi hyri Brenda, pa gruan e AIPIGEON si dhe vajzën e saj 15 vjeçare të cilën ai nuk e njohu menjëherë. Vajza po mbante një llambë me vajguri dhe RNDOLLAR i drejtoi asaj pistoletën. Ai e pyeti gruan se kush ishte kjo vajzë, ndërsa vajza pasi e shtyu grykën e pistoletës, ju hodh në qafë RNDOLLAR. Pasi u sigurua se nuk kishte njeri tjetër në shtëpi, RNDOLLAR filloi të pyeste gruan mbi situatën. Ai u mërzit shumë kur e kuptoi se ajo e kishte njohur zërin e tij, por kishte pasur frikë ta hapte derën. Gruaja i tha se ajo kishte frikë pasi 9 ditë më parë asaj i kishin marrë Triskën e Frontit Demokratik si dhe e kishin akuzuar në Konferencën javore të fshatit se mbante akoma lidhje të fshehta me RNDOLLAR. Ajo gjithashtu ishte akuzuar se mund të kishte lidhje me vrasjen e IZET OSMANIT në Korçë, vrasje të cilën SIGURIMI besonte se e kishte kryer RNDOLLAR.

Gruaja e këshilloi RNDOLLAR se AIPIGEON punonte në fushë dhe vinte në shtëpi një herë në javë. Ajo duhej të punonte në fushë gjithashtu, por AIPIGEON e kishte dërguar në shtëpi. Ai donte të ishte i sigurtë se RNDOLLAR do të gjente dikë në shtëpi nëse do të kalonte kufirin përsëri dhe nuk do të kishte mundësi të takonte Agjentin A. Ajo shtoi se shtyllën e drurit e kishte lënë me qëllim jashtë që ai ta përdorte për ta zgjuar atë nga gjumi.

 

qafe botaShënim: Konferenca është një mbledhje javore zakonisht e mbajtur të Djelën gjatë së cilës komunistët lokalë informojne njerëzit për ngjarjet aktuale. Në këto takime gjithashtu denoncohen kulakët, pasanikët apo diversantët.

Gruaja e pyeti RNDOLLAR nëse e kishte takuar Agjentin A dhe ai në fakt ishte arsyeja që ajo kishte pasur frikë të hapte derën. Ajo shpjegoi se sipas instruksioneve ajo e kishte kontaktuar Agjentin A gati 10 ditë pas infiltrimit të RNDOLLAR në Korrikun e shkuar. Ajo e kishte bërë këtë me kërkesën e AIPIGEON pasi kishin rënë dakort për këtë veprim. Ata mendonin ta përfshinin A-në pasi ai nuk ishte nën vezhgimin e Sigurimit dhe ishte i lirë të udhëtonte për në Tiranë plus që ishte i etur për para. Gruaja i kishte shpjeguar Agjentit A se RNDOLLAR po organizonte një rrjet agjenturor dhe ata mendonin se ai mund të bëhej pjesë. Ajo e vuri A-në nën betim duke i kërkuar që të mos tregonte tek askush per këtë gjë as edhe tek AIPIGEON, pasi ai nuk e dinte se RNDOLLAR e kishte kontaktuar gruan në mënyrë të pavarur. Agjenti A ra dakort për t’u angazhuar, por me kushtin që kërkonte një takim me RNDOLLAR kur ai të vinte përsëri në Konispol. Gruaja i tha A-së se RNDOLLAR do të hynte në Shqipëri përsëri në tetor apo në 25 maj në Qafën e Hanit. Në përgjigje të pyetjeve të RNDOLLAR, gruaja tha se nuk kishte treguar asgjë mbi egzistencën e vendndodhjeve të kutive sekrete të informacionit.

Diku në fundin e Majit apo fillimin e Qershorit, A-ja i tregoi gruas se ai ishte përpjekur të kontaktonte RNDOLLAR në datat që i kishte thënë ajo. Ai e kishte bërë këtë pasi donte ta dorëzonte RNDOLLAR tek Sigurimi me qëllim mbrojtjen e familjes. Ai i tha gruas se nëse ajo e dorëzonte RNDOLLAR tek Sigurimi familja e saj do të shpërblehej. A-ja shtoi se ai kishte marrë premtimin e një oficeri të lartë të Sigurimit se RNDOLLAR nuk do të vritej. A-ja i tha gruas se kur RNDOLLAR të vinte përsëri ajo ta çonte atë në shtëpinë e tij dhe të mos i tregonte asgje AIPIGEON.

Kundërpërgjigjia e RNDOLLAR ishte se ai duhej patjetër te vriste A-në. Gruaja i tha se nëse ai do të bënte këtë veprim atëherë familja do ta pësonte përfundimisht. RNDOLLAR u përgjigj se ai do ta merrte të gjithë familjen në Greqi nëse ajo do ta sillte A-në deri tek Qafa e Hanit. Ajo kundërshtoi pasi do të ishte e pamundur që e gjithë familja të dilte sëbashku atje.

Gruaja i tregoi RNDOLLAR se ajo kishte shkuar në Tiranë më 15 Shtator dhe ishte kthyer në 5 tetor të vitit të kaluar. Ajo kishte kontaktuar AIGAUM në fillim pasi ai ishte më i madhi i familjes. AIGAUM kishte refuzuar të përfshihej pasi ai kishte qenë në burg për 10 vjet, kishte tuberkuloz dhe kishte frikë nga pasojat e zbulimit. Kjo bisedë ishte bërë në shtëpinë e AIGAUM ku jetonte edhe nëna e RNDOLLAR. AIGAUM kishte këshilluar gruan që të kontaktonte vëllezërit e tjere dhe t’u thoshte se ai ishte dakort për përfshirjen e tyre.

Për këtë arsye gruaja shkoi në shtëpinë e AIKLOF ku ajo takoi edhe AIKTEH dhe AYTARE. Të tre vëllezërit ranë dakort menjëherë që të ishin pjesë e rrjetit. AIKTEH ishte në prag të martesës por do ta shtynte atë me qëllim që kjo martesë të mos ta pengonte. Të gjithë ranë dakort që asnjë fjalë nuk duhej t’u thuhej nënës, grave apo kujdo tjetër. Gruaja i tha RNDOLLAR se kishte pasur frikë të merrte materialet e shkruara dhe i kishte djegur ato, por i kishte instruktuar vëllezërit në bazë të udhëzimeve që i kishte memorizuar. Duke i rekrutuar vëllezërit (përfshirë edhe AIGAUM) ajo i kishte informuar ata se AIPIGEON ishte agjenti kryesor i rrjetit.

 

Shënime: Gruaja i referohet takimit të organizuar nga RNDOLLAR me AIPIGEON. RNDOLLAR e kishte organizuar këtë takim në kundërshtim me instruksionet e oficerit të tij superior. Në atë kohë ai i tha oficerit të çështjes se ai e kishte organizuar takimin, por nuk kishte qëllim që të shkonte në këtë takim.

Vëllezërit ranë dakort të mblidhnin dhe dërgonin informacionet, por thanë se nuk mund të udhëtonin dot. Megjithatë mund të vinin një apo dy here në vit në Sarandë. Alibia e udhëtimit te tyre ishte takimi me Identitetin B, vajzë e një halle të tyre që banon në Sarandë. Të gjithë ranë dakort të dërgonin informacionin me një korier të besuar te AIPIGEON. Diku në mesin e Tetorit AIKITH erdhi në Sarandë me një sasi dokumentash sekrete. Gruaja e AIPIGEON u informua mbi këtë gjë (nuk dihet se si) dhe u nis menjëherë për në Sarandë. Pas dhënies së këtyre dokumentave AIKITH tha se çdo gjë ishte në rregull në Tiranë, të gjithë ishin mirë dhe prisnin udhëzime. Ai dëshironte të merrte një orë dore nëse kishte mundësi. Po kështu ai ishte i gatshëm të arratisej në Greqi për t’ju bashkuar RNDOLLAR nëse shikohej e nevojshme.

July 29, 2016 13:16 Updated
Komento

32 Komente

  1. GERMO TARE GERMO July 29, 13:45

    Duke falenderuar Taren per keto gjera pambarimisht te parendesishme sugjeroj miqesisht gazeten Dita.si me poshte:

    Te botohen keto artikuj pa vlere ne faqen kryesore eshte nje lloj tradhetie e sofistikuar.

    Enverin e beme cope cope per 30 vjet kurse bisha berisha po urinon mbi te jetimet e te vrareve te tij mbi ne dhe mbi ju.

    Perse nuk I shkohet ne fund kesaj SAGE KRIMINALE SI ME POSHTE:

    Andrea Dimushi (në foto) ka qenë ish kryetar i SHIK-ut Pogradec nga Maji ’92 në Mars ’93 dhe kryetar i SHIK-ut Kavaje deri në ‘94.

    Pas botimit të intervistës së Izet Haxhisë dje në DITA, ai ka shkruar në faqen Facebook të gazetës një episod në të cilin ka qenë dëshmitar në detyrë.

    “Në dimrin e ‘93 në fushën fare pranë liqenit të Pogradecit ulet një helikopter me Sali Berishën, Presidentin. SHIK Pogradec u njoftua në çastin e fundit me telefon e jo me radiogram si e donte rasti. Dolëm në fushën e akullt me automatikët në sedilje të Aro-s dhe e pritëm dhe e shoqëruam… Autokollona doli nga pikëkalimi i Tushemishtit, ku oficerë me dhe pa uniformë, besoj maqedonas e serbë ngrinë gatitu e me nderim nën strehen e kapeles”– shkruan ai

    Dhe shton:

    A u takua Berisha me Gligorovin e Millosheviçin? Po. Nuk di më tej të them se përse është folur. Di që jane takuar! A mjafton kjo që po them? Jo! Izeti di më shumë se kaq. Bën mirë të kujtojë, se ka qenë atje. E njëjta skemë por me dy vetë u përsërit dhe me kthimin e Berishës në vilat qeveritare në Pogradec!

    Postimi i Dimushit në FB
    Postimi i Dimushit në FB

    Pas këtij postimi në FB, redaksia e ka kontaktuar ish-shikasin Dimushi. Pranoi të shkëmbente vetëm dy pyetje-përgjigjet e mëposhtme:

    DITA: Ka dëshmitarë të tjerë?

    DIMUSHI: Di të them se në atë kohë në zyrat tona kishim një mik të shërbimit anglez i cili kishte autoritet të njihej me çdo info në Pogradec e Korçë, por jo për këtë. Them anglez se ashtu e prezantuan dhe ashtu fliste… Ishte i çuditshëm fakti pse ai duhej të njihej me problemet që kishim ne. Akoma s’e kam kuptuar. Nuk besoj se dhe SHIK i Korçës ka kuptuar gjë. Se atje (në Korçë) u takuam një ditë më pas.

    DITA: A kini konstatuar ndonjë takim tjetër që ka lidhje me këtë histori?

    DIMUSHI: Jo nuk di tjetër takim. Berisha nuk kaloi më andej. Ndonëse isha më pas në Kavajë, familjen e kisha në Pogradec e vija çdo javë. Do e kisha marrë vesh, se për disa kohe i mbuloja të dy rrethet.

    Por ai dëshiron të shtojë edhe një replikë me të dhënat që jep Izet Haxhia.

    “Një këshillë për Izetin: Mos i bjer në qafë Irakli Koçollarit. Unë jam autori i dosjes që e çoi në burg dhe jam penduar! Në të vërtetë e çuan shokët e tij. Këmbëngulja për ta çuar në burg ishte dramatike!”– thotë Dimushi.

    KUSH ESHTE AI SHERBIM INTELIGJENT QE I THA URDHER SALIBISHES TE TAKOHEJ ILEGALISHT ME MILLOSHEVIQIN…

    KUSH ESHTE AI SHERBIM INTELIGJENT QE NDIHMOI NE ZHDUKJEN E REMZI HOXHES

    KUSH ESHTE AI SHERBIM INTELIGJENT QE KA MARE NE MBROJTJE SHAQO SHATRIN

    KETU DUHET GERMOSH ZOTI TARE

    GERMO TARE GERMO TE SALI MILLOSHEVIQI

    Reply to this comment
    • cezari ballkanit July 29, 15:12

      FAKTI QE NJE NGA PLEHRAT E BLOGJEVE ON LINE KY FARE “INTELEKTUALI” NUK E ZE GJUMI NGA KETO DOKUMENTE QE TREGOJNE MADHESHTINE E ENVER HOXHES ESHTE KUPTIM PLOTE.

      pas pushtimit te greqise nga anglezet ne 3 dhjetor 1944 syte e tyre u drejtuan nga vorio-epiri per ta pushtuar

      kufiri shqiperi-greqi dhe posacerisht zona sarande-konispol delvine u be si berlini ne vitet 40.

      dhe vete shtypi anglez e quan pune te piste veprimet e churchillit ne ato vite dhe me pas nga te tjeret

      Athens 1944: Britain’s dirty secret
      ’’
      When 28 civilians were killed in Athens, it wasn’t the Nazis who were to blame, it was the British. Ed Vulliamy and Helena Smith reveal how Churchill’s shameful decision to turn on the partisans who had fought on our side in the war sowed the seeds for the rise of the far right in Greece today

      Any British notion that the Communists were poised for revolution fell within the context of the so-called Percentages Agreement, forged between Churchill and Soviet Commissar Josef Stalin at the code-named “Tolstoy Conference” in Moscow on 9 October 1944. Under the terms agreed in what Churchill called “a naughty document”, southeast Europe was carved up into “spheres of influence”, whereby – broadly – Stalin took Romania and Bulgaria, Yugoslavia…while Britain, in order to keep Russia out of the Mediterranean, took Greece
      Timeline: the battle between left and right
      Late summer 1944 German forces withdraw from most of Greece, which is taken over by local partisans. Most of them are members of ELAS, the armed wing of the National Liberation Front, EAM, which included the Communist KKE party
      October 1944 Allied forces, led by General Ronald Scobie, enter Athens, the last German-occupied area, on 13 October. Georgios Papandreou returns from exile with the Greek government
      2 December 1944 Rather than integrate ELAS into the new army, Papandreou and Scobie demand the disarmament of all guerrilla forces. Six members of the new cabinet resign in protest
      3 December 1944 Violence in Athens after 200,000 march against the demands. More than 28 are killed and hundreds are injured. The 37-day Dekemvrianá begins. Martial law is declared on 5 December
      January/February 1945 Gen Scobie agrees to a ceasefire in exchange for ELAS withdrawal. In February the Treaty of Varkiza is signed by all parties. ELAS troops leave Athens with 15,000 prisoners
      1945/46 Right-wing gangs kill more than 1,100 civilians, triggering civil war when government forces start battling the new Democratic Army of Greece (DSE), mainly former ELAS soldiers
      1948-49 DSE suffers a catastrophic defeat in the summer of 1948, with nearly 20,000 killed. In July 1949 Tito closes the Yugoslav border, denying DSE shelter. Ceasefire signed on 16 October 1949
      21 April 1967 Right-wing forces seize power in a coup d’état. The junta lasts until 1974. Only in 1982 are communist veterans who had fled overseas allowed to return to Greece
      A group of Greek historians writes concerning this article. It was reported that British troops opened fire on the Greek demonstrators from the Grande Bretagne hotel in Athens on December 3 1944. The hotel was British military headquarters, but the fire from it could also have come from Greek police. We also said that the Greek anti-Nazi resistance, ELAS/EAM, agreed not to oppose the landing of British troops in May 1944. The historians point out that the agreement was formalised at Caserta in September.
      +The Percentages agreement was an agreement between Soviet premier Joseph Stalin and British prime minister Winston Churchill during the Fourth Moscow Conference on October 1944, about how to divide various European countries into spheres of influence. The agreement was made public by Churchill

      jepini cezarit ate qe i takon cezarit

      Reply to this comment
    • Thanasi qe ta plasi July 29, 17:35

      Nuk e besoja qe ka akoma koqe qe mund ti referohen Andrea Dimushit. Ky Dimushi eshte nje kellire nga i cili te vjen ndoht te komunikosh me te. Eshte njeriu me i neveritshem qe njoh. Ky po pa pak perfitim eshte gati te shesi kedo

      Reply to this comment
      • PU ISE ERE THANASI... July 30, 19:48

        o Thanas,me kete lloj plasje qe paske nuk e ndegjon asnje milingone o i shkrete.

        E njoh kete Andrea Dimushin dhe qe ka qene kellire eshte e vertete..por po aq e vertete qe Milloshi-grigorovi-serberisha jane takuar ne Oher dhe kjo eshte vertetuar ne qindra dokumente.

        Problemi eshte se kush ‘ELEZ BIBER” e komnadon me pult nga Amerika kete monster qe akoma po e mbrojne me cdo kusht…

        Pse kane frike ta publikojne kete takim ??

        e perseris

        PSE KANE FRIKE TA PUBLIKOJNE KETE TAKIM ILEGAL ??

        pse zoti Tare na jep keto CIRONKA TE cia-s ne 1950-60 dhe nuk perpiqet te zbuloje kush agjenture fshihet pas 2 prillit 1991 ??apo pas takimit KRIMINAL ME MILLOSHEVICIN ??

        Sali Ndyresira alias Plaku Dogsborough(dogsboru) I trustit te lulelakrave& canabisit ka nje linje teper te fuqishme pertej atllantikut qe eshte me kryesorja ne jetgjatesine e tij kriminale 22 vjecare
        Per kete kam I jam referuar nje qytetari amerikan Gary Kokalari ne nje artikull te tij dikur qe tregon se Gerdec-gate nqs gjykohet me me sinqeritet dhe ne amerike do ishte me trondites se WATERGATE ne vitet 70’

        KONGRESMENI FRANK WOLF
        Fatmir Mediut i pëlqen që të mburret me miqësinë e tij me kongresmeniin Frank Wolf, që përfaqëson shtetin e Virxhinias në Uashington. Unë do të doja të dija nëse ka pasur ndonjë komunikim mes Mediut dhe Wolf pasi Mediu u ekspozua në gazetën “Times”? A ka pasur komunikim mes Mediut dhe Wolf pasi Kosta Trebicka vdiq në një aksident misterioz me makinë? Ishte një rastësi që eksperti amerikan që u soll me aq shpejtësi të hetonte çështjen ishte nga policia shtetërore e Virxhinias? Apo mund të jetë diçka më e rëndësishme, siç më ka thënë një ish- agjent i FBI që hetoi çështjen? Dhe përse pikërisht pasi Fatmiri doli në gazetën “Times”, ai nxitoi të takonte Shkëlzen Berishën? Çfarë ishte kaq e rëndësishme që ata duhej të flisnin në mes të krizës? Dhe siç e di mirë Fatmiri, Nicholas Wood, gazetari i “Times”, që e intervistoi, solli me vete një kameraman shqiptar për të regjistruar intervistën. Pse një ditë pas intervistës, disa truproja të tij shkuan në studion e kameramanit dhe i konfiskuan pajisjet?

        VOA
        Sa i përket Zërit të Amerikës, ata që janë përgjegjës për intervistën e Mediut duhet t’u vijë turp që kanë lejuar këtë person- që sipas meje është një gjarpër- të vjellë helmin e tij në një forum mediatik të kontrolluar nga qeveria amerikane. Dikur, Zëri i Amerikës i shërbente qëllimit që të shpërndante demokracinë përtej Perdes së Hekurt… tani është bërë pjesë e një hipokrizie të madhe, duke u dhënë mundësi atyre që po shkatërrojnë atë pak demokraci që ka mbetur në Shqipëri për t’i bërë gjërat më keq,

        GJENERALI LUAN LEPUR HOXHA
        është njëri nga të akuzuarit kryesorë të Prokurorisë në çështjen penale të tragjedisë së Gërdecit, pasi në pretencë ndaj tij është kërkuar dënimi me tetë vite burg .Nga 1 janari 2012, eshte larguar në SHBA së bashku me familjen, siç thonë burimet, i pajisur me dokumentacionin përkatës të nevojshëm.Sipas kabllogramit, Luan Hoxha i kishte thënë Widhersit se vendimmarrësi kryesor për Gërdecin ishte Fatmir Mediu, nga zgjedhja e Gërdecit si vend për shkatërrimin e municioneve deri te llojet e municioneve që do të shkatërroheshin dhe planifikimi i kohës se kur do të bëhej shkatërrimi. Pas kësaj, presioni mbërriti përmes telefonit nga një djalë i ri, i cili më pas u konfirmua si Shkëlzen Berisha, djali i Kryeministrit, që e urdhëroi të vijonte dërgimin e municionit të kalibrit të lartë në Gërdec, pa pasur asnjë vonesë”, shkruhet në kabllogramin e Ambasadës së SHBA-ve.

        Vetem nga keto tre “sequencat” e mesiperme dilet ne perfundim se Plaku Dogsborough ka nje mbeshtetje te fuqishme nga klane dhe segmente te caktura ne USA dhe Kongresi Amerikan duhet te marre ne shqyrtim lobin Berishes ne Washington qe eshte infektuar ne aferat bilioneshe:
        -Ne rrugen e kombit
        -Ne krematoriumin e Gerdecit
        -Albetrolin
        Majkëll Granof është një menaxher i suksesshëm amerikan në Shqipëri, që ndihmon Berishën të mbulohen defektet e tij demokratike në Uashington. Kaq thotë gjithë editoriali ynë. Ato që ti i quan fakte apo mungesë faktesh nuk kanë shumë nevojë të verifikohen. Ne i referohemi kudondodhjes së zotit Granof pas Lulëzim Bashës, një ish- Ministër që është akuzuar nga drejtësia shqiptare për një abuzim prej 220 milionë eurosh dhe që nuk ka pranuar të gjykohet, por e ka mbyllur çështjen me procedurë.
        I referohemi mbështetjes së zotit Granoff për Sali Berishën, i cili më 21 Janar të vitit 2011 sipas ekspertizës së FBI ka vrarë katër qytetarë të pafajshëm para zyrës së tij. Ju jeni duke mbrojtur një njeri që ka hedhur në koshin e plehrave ekspertizën e Byrosë Federale të Hetimeve dhe nuk pranon që vrasësi i provuar nga FBI, i cili është komandant i Gradës dhe njeri personal i tij, të arrestohet. Unë kam kontakte thuajse të shkëlqyera me Ambasadorin e SHBA në Tiranë dhe i kam shprehur atij mirënjohjen për atë që qeveria amerikane po bën për zbulimin dhe gjykimin e këtij krimi politik. Unë dhe asnjë shqiptar nuk e ngatërron kurrë atë që bën ndonjë individ apo qytetar amerikan në mbrojtje të vrasësve me atë që bën qeveria amerikane. Ne besojmë tek Amerika dhe jo tek qytetarët amerikanë, dhe nuk i zemërohemi kurrë asaj për lirinë që kanë qytetarët e saj të mbrojnë dhe kriminelët.
        Kur i referohem mbështetjes së tij për Berishën dhe Lulëzim Bashën kam parasysh dhe faktin që këta dy personazhe veç e veç dhe të dy bashkë, kanë konsumuar para syve të shqiptarëve krimin e vjedhjes dhe abuzimit të miliona eurove dhe nuk kanë pranuar të gjykohen, krimin e vrasjeve politike dhe nuk pranojnë të hetohen dhe krimin elektoral të 8 Majit në Tiranë për të cilin nuk pranuan rezultatin dhe e përmbysën me gjykatë. Nëse këta dy njerëz do të ishin në SHBA, do të ishin në burg, ose së paku nuk do të ishin në politikë. E konsideroj një urrejtje të madhe për shqiptarët cinizmin tuaj për të na i quajtur këta si udhëheqës që i meritojmë. Jo. Nuk i meritojmë dhe do të dimë të shpëtojmë prej tyre, sado miq me pare të blejnë këta njerëz në Uashington. Ata tani nuk janë në konflikt me shqiptarët, por me përfundimet dhe rekomandimet e qeverisë së SHBA. Kjo mund t’ju bëjë pak më të përmbajtur kur flisni me adhurim për ta.
        Nqs admistrata amerikane pranon dhe toleron akoma qe mobsteri i ballkanit Berishovic mik shtepie i Damir Fazllic qe ka rezidencen ne zemer te Washingtonit nuk denohet nga vete amerikanet per krime te tij te dokumnetuara dhe te vertetura nga vete sherbimet amerikane ngelemi te themi
        “O zot na ruaj nga miqte se nga armiqte ruhemi vete”

        Prandaj Tarja dhe dikush ne gazeten Dita (ndonje gjeldet) merren me keto perralla nga e kaluara per te fshehur makabritetet e berishes.

        Nqs se do botohet procesi i gjyqit te grupit cam nuk ka nevoje per keto dokumente te CIA-s…thjesht njerzit do habiten si ai shtet & pushtet i atyre viteve i rezistoi CIA-s me vone KGB..ASFALIAS…UDB..dhe dikush qe eshte atdhetar duhet te ndjehet krenar

        Reply to this comment
    • Raimond vlonjati August 1, 02:49

      Ne fakt tani jane hapur dokumentat amerikane te viteve 1945 – 1960 , per Shqiperine

      Jane reth 6 mij faqe , por ketu online jane hedhur reth 45 faqe dhe aty flitet per viti 1949 te provokacionit te Gushtit

      Aty ne ato dokumenta tregohet se kunder Shqipetise ishin bere te gjithe , dhe ishte Britania qe i terhiqte te gjithe ne lufte kunder Shqiperise
      Dhe para vitit 1949 Britania luste Ameriken te bashkohej ne ate lufte kunder Shqioerise
      Anerika nuk kishte pranuar deri atehere , por ne qershor te 1949 Amerika pranoi te angazhohej per te rezuar qeverine Shqiptare

      Dhe aty ne dokument thuhet se pala amerikane u cudit kur edhe Italia pretendonte te merte nje cope nga Shqiperia bregdetare dhe shtypi italian po punonte ne keet drejtim duke Pergatit opinionin

      Ne dokumenta thuhet se sulmi qe do i behej Shqiperise ne gusht te 1949 , do e shkateronte Shqiperine sepse paraprakisht ne te njejten kohe do hidheshin parashutiste nga veriu i Shqiperise , ne Shqiperin e nesme dhe nga bregdeti
      Doikumenti thoshte se amerikanet e shikonin se greket do perfitonin nga kjo goditje ndaj Shqiperise
      Mirpo nuk do perfitonin vetem greket , por edhe Jugosllavia ne veri dhe Italia ne bregdet

      Dhe kur i lexon keto dokumenta , ku nje koalicion aq i fuqishem shtetesh po pergatiteshin ta mbysnin ne gjak Shqiperine nen justifikimin e rrezimit te Diktatures….. Cuditesh mor ti , si ka rezistuar Enveri me njerezit e tij , sidomos Sherbimi sekret shqiptar paska qene i shkelqyer , jashtezakonisht inteligjent , jashtezakonisht i pjekur ne veprimet e tij qe ja harriti ti munde te gjithe keta bastarde …..

      Mendoj se cdo njeri qe lexon ato dokumenta , gjeja me e vogel qe do ketkonte te beje per ata punonjes te sherbimit sekret Shqiptar te asaj kohe , eshte
      te kerkoj te Ngrihet nje monument ku te perjetesohet heroizmi i tyre kunder gjithe Botes

      Po te isha une ne krye te Shqiperise do kerkoja te behej nje monument perkujtimor per Sigurimin e Shtetit te asaj kohe dhe aty te gdhendeshin vetem keto fjale te thjeshta

      Heronjt e Heshtur te Atdheut :
      …… Tek Heshtja e tyre, thyen koken te gjithe ata ….

      Esht detyrim moral qe te behet ky monument , seose ata shpetuan Shqiperine
      Po te kishte deshtuar mbrojtja jone ndaj ketyre sherbimeve te huaja Shqiperia do coptohej midis Greqise Jugosllavise dhe Italise

      Edhe Amerikanet e kuptuan qe Shqiperia do coptohej , porse u cuditen kur pane qe edhe Italia kerkonte nje cope

      Edhe ne dokumentat amerikane dukej simpatia e heshtur per reaginin e shqiptareve si te Sigurimit edhe te ushtrise ne luften e ashtuqusjtur kunder grekut , por qe ne fakt ishte kunder te gjitheve

      Reply to this comment
  2. intelektuali July 29, 14:14

    AMAN O AURON TARE ME KETO SKECE HUMORISTIKE SI NE KOHEN E QEPES TE PARTISE SE PUNES

    Po nuk e ke degjuar qe te gjithe shkohet e vet Enver Bythashitesi i beri agjente te amerikonit dhe te CIA-s nderkohe qe ja kishte shitur BYTHEN e tyij prej pederasti Moskes dhe Beogradit dhe jo vetem BYTHEN e tij, por bashke me trojet shqyptare ne shkembim te pushtetit absolut mbi Vatanin.

    prandaj:

    Ne intelektualet properendimore qe u vrane dhe u masakruan nga Enveri vetem sepse deshem nje Shqypni ashtu sic po kerkon te behet sot, te themi ty o Auron Tare:

    AMAN O AURON DJALI BOLL DHE MJAFT ME KETO SKECE HUMORISTIKE ENVERISTE ME PERSONAZHE RNDOLLARO E FANTAZMA TE TJERA BOLSHEVIKE

    sepse:

    po ta kishin marre me seriozitet amerikonet dhe CIA ne vitet 1950 Enverin dhe cubat e tij komuniste qe komendoheshin nga Moska dhe Beogradi, sot Shqypnia do te ishte si nje Zvicer me det ne mes te Ballkanit dhe shqyptaret nuk do te dukeshin ne syte e Botes si nje fis prej Afrike ZULU.

    AMAN DHE DERMAN ME KETO SHKRIME GROTESKE SE NA NXORRET BOJEN NE SYTE E BOTES!

    Reply to this comment
    • Ai konispolati July 29, 14:22

      UAAAAAAAAA!
      KU E KA BERE LUMA ZVICREN KETO 25 VITE,

      Reply to this comment
    • Rrushi July 29, 14:50

      jam dakort me ty o “intelekhale”por ti s’kishe lindur ne ate kohe ti beje balle,e per pasoje sorrollepit te tend s’ia mbante se i tredhte nga koqet ai regjim e per pasoje s’do kishe mbire zotrote!Ndaj mos i mat gjerat me Shqiperine e sotme qe eshte bere han ma shume porta por me ate qe Ceçua kishte piçk e ta priste bilen deri ne kerthize!

      Reply to this comment
    • Po,Po July 29, 19:57

      “Intelektuali”= Bajge derrash

      Reply to this comment
    • sokol July 30, 10:16

      O intelektual,
      meqe hiqesh si i zgjuar, lexo librin e dale vitet e fundit, Operacioni Djalli i Vlefshem (Operation Valuable Fiend), i bazuar mbi dokumentet e deklasifikuara te CIA-s amerikane deri ne vitin 1960 dhe do shohesh se amerikanet dhe anglezet e moren shume seriozisht luften per rrezimin e qeverise komuniste ne Shqiperi. Por deshtuan.
      Ti, si intelektual qe je, me siguri di anglisht. Po nuk dite, kerkoi z. Xhevdet Shehu te ta perketheje, sepse ai e ka kete liber ne tavolinen e tij te punes. Coc boton ndonje pjese, duke mos guxuar te thote se cfare thote CIA amerikane per Kadri Hazbiun dhe Mehmet Shqhun. CIA i ka vleresuar shume lart radiolojat qe Sigurimi i Shtetit Shqiptar zhvilloi kunder anglo-amerikaneve.
      Nese intelektu…haleve si ti, nuk ju intereson kjo pjese e historise, atehere rri me ate pozicionin tend gjoja perendimor. Ti vetem perendimor nuk je, perndryshe nuk do flisje kunder cdo gjeje shqiptare.

      Reply to this comment
      • intelektuali July 30, 15:37

        Libri qe permend ti “Operation Valuable Fiend” me ka prekur mjaft, sepse eshte nje nga ata libra qe e mabj tek koka e krevatit dhe per kete arsye meriton nje pergjigje adekuate dhe te posacme.

        Autori i librit eshte Albert Lulushi, por nuk mund te marr vesh pse cdo debat intelegjent ne DITA perfundon me fjalet HALE pa piken e llogjikes dhe del jashte shinave te temes qe eshte:

        GRUPI I KONISPOLIT ME GJENERALIN TEME SEJKO ISHTE AGJENTURE E CIA-S, APO SAJIM I KGB-SE SOVJETIKE PER TE FORCUAR POZITAT E TYRE NE SHQYPNI?

        Kete po diskutojme ne DITA dhe faktet e Auron Tares nuk hedhin drite te mjaftueshme per tezen e tij qe Teme Sejko i mesuar dhe i shkolluar tek KGB-ja sovjetike te ishte bere agjent i amerikonit sic u shpall me vone edhe Mehmet Shehu me Kadri Hazbiun qe ka dale si hero ne kete foto me shume kuptime.

        prandaj po te jap te lexosh ne shqip nje pjese te librit te mikut tone Albert Lulushi ku nuk permendet asgje per “Grupin Armiqesor te Konispolit” qe po te ishte keshtu sic e shkruan Auroni, sot do te duhej te ishte “Grupi Hero i Konispolit” po te gjykojme se sot Shqypnia eshte pjese e NATO-s dhe po aderon te behet pjese e BE-se Antikomuniste dhe Demokratike.

        prandaj lexo dhe hiqi HALET nga fjalori i Halabakut:

        “Lulushi na ka dhënë një interpretim të plotë të dokumenteve të CIA deklasifikuara mbi aktivitetet e dështuara të fshehta nga ana e amerikanëve dhe britanikëve për të hequr qeverinë komuniste në Shqipëri në mes të 1949-1954. Interpretimi i mijëra faqeve të dokumenteve dhe shqyrtimin e tij të qindra e burimeve të tjera primare dhe sekondare Lulushi hedh drite mbi ngjarjet dhe shton nivelin e njohurive te pakta mbi operacionet e fshehta.
        Nevoja per “një spektër më të gjerë të amerikan lidhur me veprimet e fshehta” kundër kërcënimit sovjetik është pasqyruar menjehere në kapitullin e parë (f. 7). Sipas Lulushit Këshillit të Sigurimit Kombëtar (NSC) me Direktiven e 18 qershorit 1948 përcaktoi terrenin për operacione të tilla.
        Koha e direktivës NSC përputhet në mënyrë të përkryer me përpjekjet i mbretit Zog, në mërgim në Egjipt, për të fituar mbështetje nga amerikanët për të rrëzuar regjimin komunist në Shqipëri. Mbreti Zog ishte këmbëngulës në zhvillimin e linjave të komunikimit me Shtetet e Bashkuara.
        Lulushi nuk e thotë drejtpërdrejte atë, por faktikisht Zogu mund të të shihet si ideologu që shkaktoi krijimin e Operacionit DJALLI. Mbreti Zog kishte paraqitur kohe me pare shume argumente bindëse që përmbysjen e regjimit komunist në Shqipëri, gje e cila ishte në interes të Perëndimit dhe Britanikeve ne pergjithesi dhe në veçanti te Shteteve te Bashkuara. Amerikanët rane shpejt dakord me kete strategji te Mbretit Zog dhe Britanikeve, por siç doli, SHBA nuk kishin perpunuar akoma një strategji të mirë-projektuar në krijimin e një politike të jashtme Cold-War. Ajo mori shumë kohë për të mobilizuar liderët shqiptarë në mërgim, për të rekrutuar dhe trajnuar vullnetarë, dhe pastaj për të dërguar misione në Shqipëri. Sovjetikët dhe KGB-ja e tyre famekeqe me eksperte te shumte në kundërzbulimin shqiptar me qellim per të ruajtur kontrollin e vendit ne kete pike strategjike te Ballkanit ishin ne segmentin kohor shume me para se SHBA dhe Aleatet e tyre evropiane.
        Mirpo marrëdhëniet e tendosura midis jugosllavëve dhe shqiptarëve pasi Josip Tito kishte vendosur ta zevendesonte Enver Hoxhen me Koci Xoxen krijuan nje situate emergjence qe ofroi një mundësi për ndërhyrje.
        Në janar të vitit 1948, Stalini kërkoi nga jugosllavët për të “gëlltitur Shqypnine” (f. 34). Por situata ndryshoi shpejt brenda gjashtë muajve ndodhi percarja dhe ndarja perfundimtare Tito-Stalin qe rezultoi totalisht në favor të regjimit të Hoxhës. Në qershor të atij viti, Stalini përjashtoi Jugosllavinë Komuniste te Titos nga Kominterni dhe helmoi Dimtrovin e Bullgarise. Pesë muaj më vonë, dhjetor 23, 1948 Mbreti Zog kerkoi nga amerikanët nderhyrje urgjente, se koha ishte e jashtëzakonshme për një operacion të fshehtë në Shqipëri (f. 41).
        Në vitin 1947, amerikanët nuk e pranuan propozimin e Zogut. Dy vjet më vonë, amerikanët ishin gati per veprim, por nuk kishin nje prapavije logjistike të përgatitur për të ndihmuar të nisur një operacion të shpejtë. Kjo gje mori një kohë të gjatë për të zhvilluar dhe për të nisur atë që më vonë do të quhej Plani me tre-faza. Faza e parë ishte për të krijuar një Komiteti Shqiptar i cili do te zevendesonte regjimin e Hoxhës. Komisioni do të marrte persiper përgjegjësinë për të gjitha aktivitetet kundër regjimit komunist në Shqipëri.

        Lulushi dedikon një kapitull të plotë për Komitetin Kombëtar për Shqipërinë e Lirë. Ky Komitet u mor me kryesisht me negociatat midis udhëheqësve shqiptarë në mërgim dhe amerikanëve për të arritur një marrëveshje perfundimtare. Balli Kombëtar, Legaliteti dhe Bloku Kombëtar Independent, tre partitë më të mëdha politike në mërgim, kërkuan ndihmen e SHBA për të çliruar Shqipërinë nga komunistët. Megjithatë, tek udhëheqësit e Ballit Kombëtar mbeti një pengesë thelbesore: ata nuk donin rikthimin e mbretit Zog ne fronin shqiptar, dhe se Balli Kombetar konsiderohej si organizate “tradhtare” të Bloku Kombëtar. Mirpo Zogu siguroi amerikanët dhe liderët shqiptarë në mërgim se pas përmbysjes së regjimit të Hoxhës, do te ishte referendumi qe do të vendoste formën e qeverisjes në Shqipëri.

        Faza e dytë përfshinte aktivitete propagandistike dhe trajnimin e shqiptarëve vullnetare qe do te ishin gadi për të hyrë në pjese të ndryshme të Shqipërisë.

        Faza e tretë ishte pjesa e infiltrimit me “mjete të ndryshme, duke përfshirë ajrin nga qielli, zbarkimet ne plazhe, dhe kalimet tokësore ne pikat kufitare” (f. 50).

        Megjithatë, koha po mbaronte. Lulushi vë në dukje se deri në korrik të vitit 1949, sovjetikët te shqetesuar nga informatat sekrete nga kanalet e besimit kishin derguar ne Shqypni rreth tre mijë agjente këshilltarë pas ndarjes Tito-Stalin. Sovjetikët gradualisht dhe praktikisht vune nen kontroll çdo sektor të qeverisë shqyptare.

        Autori i librit ndjek përparimin e të gjitha ngjarjeve dhe te fakteve në një linjë historike. Libri jep një përshkrim të detajuar të krijimit të Komitetit Kombëtar për Shqipërinë e Lirë (NCFA) dhe se si Komiteti funksiononte. Ai përshkruan me hollesi se si, ku dhe kush kishte trajnuar rekrutët shqiptarë: ofron itinerare dhe pershkruan harten e ekipeve infiltrimit dhe rezultatet e tyre; libri i kushton vemendje ne dy kapituj Kim Philbyt, agjentit te KGB-se qe spiunoi dhe varrosi shpresat per nje Shqypni te Lire dhe Demokratike dhe jep informata të mjaftueshme ne forme biografike per partite më të mëdha të përfshira në operacion. Ne kete forme libri tregon per evolucionin e Projektit DJALLI, infiltrimin e agjentëve të Sigurimit në NCFA, dhe përfshirjen e jugosllave, greke, dhe shërbimeve e inteligjencës italiane.

        Në kundërshtim me analistin Nicolas Bethel, Lulushi beson se Kim Philby nuk ishte arsyeja që Operationi DALLI kishte dështuar per faj te tij. Sipas Lulushit, Philby ishte në dijeni të objektivave dhe strategjisë, por nuk kishte njohuri specifike per pjesen e infiltrimit te patrioteve, sepse detajet e operacioneve ishin prone vetem e CIA-s pa dijenine e Britanikeve.

        Megjithatë, duke iu referuar Kim Philbyt, agjenti i sovjetikeve ne Angli Yuri Modin, ka deklaruar: “Ai na dha informacione jetike në lidhje me numrin e njerëzve të përfshirë, për ditën dhe kohën e zbritjes, armët qe ishin duke sjellë dhe programin e saktë te veprimit … Sovjetikët i kaluan në mënyrë të rregullt gjithe informacionin e në Philby-t shqiptarëve për të ngritur kurthe dhe per te vendosur prita “(Shih Modin, Yuri. 1994. My Five Cambridge, f. 123).

        Lulushi argumenton se shumica e “agjentëve” patriote te infiltruar në Shqipëri u kapën pasi Philby u zhvendos në Londër, ku në fund të fundit ai u detyrua të japë dorëheqjen.

        Në të njëjtën kohë, në një biografi të re, gazetari Ben Macintyre ofron të jape vleresimin e mëposhte nga vete Philby: “agjentët qe kishim dërguar në Shqipëri, ishin njerëz të armatosur që synonin vrasje, sabotime dhe dhune … ata e dinin rrezikun që i ndiqte nga pas. Unë u shërbeva KGB-se dhe interesave të Bashkimit Sovjetik, prandaj edhe nuk ndjej asnje pendim, sepse vepra ime ndihmoi ne likuidimin e tyre, edhe pse me pasoja vdekjen e tyre dhe unë nuk kam asnjë keqardhje per kete gje”(shih Macintyre, Ben 2014. A Spy Midis Miqve:. Kim Filbi dhe Betrayal Londër:.. Bloomsbury Botime ISBN 978-. 1408851722.)

        Libri ne fjale eshte nje veper me teper historike si nje background i Shqipërise midis të 1912 dhe 1949. Për shembull, autori thekson se agjentët e Zogut vranë Avni Rustemin për t’u hakmarrë për vdekjen e ungjit të tij, Esat Pashë Toptanit. Ka spekulime, por nuk ka prova dhe eshtë vështirë të konkludohet se Zogu ka urdhëruar vrasjen e Rustemi. Në të njëjtën kohë, libri nuk e përmend se Zogu u qëllua dy herë nga Beqir Valteri pasi ai ishte duke hyrë në parlament në shkurt të 1924 dhe si rezultat Zogu dha dorëheqjen nga funksioni i tij si kryeministër. Lulushi shkruan se Noli u bë kryeministër i një qeverie liberale demokratike. Ne mund të konkludojmë se filozofikisht se Noli besonte në një formë të demokracisë liberale, por ai nuk erdhi në pushtet përmes zgjedhjeve të lira, të ndershme dhe konkurruese.

        Në një seksion tjetër, Lulushi shkruan se kur italianët pushtuan Shqipërinë, Mbreti Zog vodhi apo jo “rezervat e arit të Bankës Kombëtare Shqiptare, të vlerësuara me tre milion monedha ari, dhe margaritarët, të cilat ishin pjesë e thesarit kombëtar ….” Enveri dhe komunistet kanë akuzuar papushim Zogun për vjedhjen e Floririt nga thesari kombëtar të Shqipërisë. Ketu lind pyetja: A ka vjedhur Mbreti Zog Thesarin kombëtar?

        Autori citon një dokument BGFIEND si një burim, që e bën kete pyetje krejt te diskutueshme.

        Lulushi referohet shume shqiptarëve të cilët bashkëpunuan me britanikët dhe amerikanët për të rrëzuar regjimin e Hoxhës si agjentë të fshehtë te Perendimit dhe Patriote shqyptare. Megjithatë, shqyptarët qe e panë veten si patriote vullnetarë që bashkëpunuan me amerikanët, britanikët, ose edhe me italianët për një qëllim apo kauze të përbashkët:. Për të hequr dhe rezuar MURTAJEN bolshevike dhe regjimin komunist në Shqipëri

        Reply to this comment
      • intelektuali July 30, 15:38

        Libri qe permend ti “Operation Valuable Fiend” me ka prekur mjaft, sepse eshte nje nga ata libra qe e mbaj tek koka e krevatit dhe per kete arsye meriton nje pergjigje adekuate dhe te posacme.

        Autori i librit eshte Albert Lulushi, por nuk mund te marr vesh pse cdo debat intelegjent ne DITA perfundon me fjalet HALE pa piken e llogjikes dhe del jashte shinave te temes qe eshte:

        GRUPI I KONISPOLIT ME GJENERALIN TEME SEJKO ISHTE AGJENTURE E CIA-S, APO SAJIM I KGB-SE SOVJETIKE PER TE FORCUAR POZITAT E TYRE NE SHQYPNI?

        Kete po diskutojme ne DITA dhe faktet e Auron Tares nuk hedhin drite te mjaftueshme per tezen e tij qe Teme Sejko i mesuar dhe i shkolluar tek KGB-ja sovjetike te ishte bere agjent i amerikonit sic u shpall me vone edhe Mehmet Shehu me Kadri Hazbiun qe ka dale si hero ne kete foto me shume kuptime.

        prandaj po te jap te lexosh ne shqip nje pjese te librit te mikut tone Albert Lulushi ku nuk permendet asgje per “Grupin Armiqesor te Konispolit” qe po te ishte keshtu sic e shkruan Auroni, sot do te duhej te ishte “Grupi Hero i Konispolit” po te gjykojme se sot Shqypnia eshte pjese e NATO-s dhe po aderon te behet pjese e BE-se Antikomuniste dhe Demokratike.

        prandaj lexo dhe hiqi HALET nga fjalori i Halabakut:

        “Lulushi na ka dhënë një interpretim të plotë të dokumenteve të CIA deklasifikuara mbi aktivitetet e dështuara të fshehta nga ana e amerikanëve dhe britanikëve për të hequr qeverinë komuniste në Shqipëri në mes të 1949-1954. Interpretimi i mijëra faqeve të dokumenteve dhe shqyrtimin e tij të qindra e burimeve të tjera primare dhe sekondare Lulushi hedh drite mbi ngjarjet dhe shton nivelin e njohurive te pakta mbi operacionet e fshehta.
        Nevoja per “një spektër më të gjerë të amerikan lidhur me veprimet e fshehta” kundër kërcënimit sovjetik është pasqyruar menjehere në kapitullin e parë (f. 7). Sipas Lulushit Këshillit të Sigurimit Kombëtar (NSC) me Direktiven e 18 qershorit 1948 përcaktoi terrenin për operacione të tilla.
        Koha e direktivës NSC përputhet në mënyrë të përkryer me përpjekjet i mbretit Zog, në mërgim në Egjipt, për të fituar mbështetje nga amerikanët për të rrëzuar regjimin komunist në Shqipëri. Mbreti Zog ishte këmbëngulës në zhvillimin e linjave të komunikimit me Shtetet e Bashkuara.
        Lulushi nuk e thotë drejtpërdrejte atë, por faktikisht Zogu mund të të shihet si ideologu që shkaktoi krijimin e Operacionit DJALLI. Mbreti Zog kishte paraqitur kohe me pare shume argumente bindëse që përmbysjen e regjimit komunist në Shqipëri, gje e cila ishte në interes të Perëndimit dhe Britanikeve ne pergjithesi dhe në veçanti te Shteteve te Bashkuara. Amerikanët rane shpejt dakord me kete strategji te Mbretit Zog dhe Britanikeve, por siç doli, SHBA nuk kishin perpunuar akoma një strategji të mirë-projektuar në krijimin e një politike të jashtme Cold-War. Ajo mori shumë kohë për të mobilizuar liderët shqiptarë në mërgim, për të rekrutuar dhe trajnuar vullnetarë, dhe pastaj për të dërguar misione në Shqipëri. Sovjetikët dhe KGB-ja e tyre famekeqe me eksperte te shumte në kundërzbulimin shqiptar me qellim per të ruajtur kontrollin e vendit ne kete pike strategjike te Ballkanit ishin ne segmentin kohor shume me para se SHBA dhe Aleatet e tyre evropiane.
        Mirpo marrëdhëniet e tendosura midis jugosllavëve dhe shqiptarëve pasi Josip Tito kishte vendosur ta zevendesonte Enver Hoxhen me Koci Xoxen krijuan nje situate emergjence qe ofroi një mundësi për ndërhyrje.
        Në janar të vitit 1948, Stalini kërkoi nga jugosllavët për të “gëlltitur Shqypnine” (f. 34). Por situata ndryshoi shpejt brenda gjashtë muajve ndodhi percarja dhe ndarja perfundimtare Tito-Stalin qe rezultoi totalisht në favor të regjimit të Hoxhës. Në qershor të atij viti, Stalini përjashtoi Jugosllavinë Komuniste te Titos nga Kominterni dhe helmoi Dimtrovin e Bullgarise. Pesë muaj më vonë, dhjetor 23, 1948 Mbreti Zog kerkoi nga amerikanët nderhyrje urgjente, se koha ishte e jashtëzakonshme për një operacion të fshehtë në Shqipëri (f. 41).
        Në vitin 1947, amerikanët nuk e pranuan propozimin e Zogut. Dy vjet më vonë, amerikanët ishin gati per veprim, por nuk kishin nje prapavije logjistike të përgatitur për të ndihmuar të nisur një operacion të shpejtë. Kjo gje mori një kohë të gjatë për të zhvilluar dhe për të nisur atë që më vonë do të quhej Plani me tre-faza. Faza e parë ishte për të krijuar një Komiteti Shqiptar i cili do te zevendesonte regjimin e Hoxhës. Komisioni do të marrte persiper përgjegjësinë për të gjitha aktivitetet kundër regjimit komunist në Shqipëri.

        Lulushi dedikon një kapitull të plotë për Komitetin Kombëtar për Shqipërinë e Lirë. Ky Komitet u mor me kryesisht me negociatat midis udhëheqësve shqiptarë në mërgim dhe amerikanëve për të arritur një marrëveshje perfundimtare. Balli Kombëtar, Legaliteti dhe Bloku Kombëtar Independent, tre partitë më të mëdha politike në mërgim, kërkuan ndihmen e SHBA për të çliruar Shqipërinë nga komunistët. Megjithatë, tek udhëheqësit e Ballit Kombëtar mbeti një pengesë thelbesore: ata nuk donin rikthimin e mbretit Zog ne fronin shqiptar, dhe se Balli Kombetar konsiderohej si organizate “tradhtare” të Bloku Kombëtar. Mirpo Zogu siguroi amerikanët dhe liderët shqiptarë në mërgim se pas përmbysjes së regjimit të Hoxhës, do te ishte referendumi qe do të vendoste formën e qeverisjes në Shqipëri.

        Faza e dytë përfshinte aktivitete propagandistike dhe trajnimin e shqiptarëve vullnetare qe do te ishin gadi për të hyrë në pjese të ndryshme të Shqipërisë.

        Faza e tretë ishte pjesa e infiltrimit me “mjete të ndryshme, duke përfshirë ajrin nga qielli, zbarkimet ne plazhe, dhe kalimet tokësore ne pikat kufitare” (f. 50).

        Megjithatë, koha po mbaronte. Lulushi vë në dukje se deri në korrik të vitit 1949, sovjetikët te shqetesuar nga informatat sekrete nga kanalet e besimit kishin derguar ne Shqypni rreth tre mijë agjente këshilltarë pas ndarjes Tito-Stalin. Sovjetikët gradualisht dhe praktikisht vune nen kontroll çdo sektor të qeverisë shqyptare.

        Autori i librit ndjek përparimin e të gjitha ngjarjeve dhe te fakteve në një linjë historike. Libri jep një përshkrim të detajuar të krijimit të Komitetit Kombëtar për Shqipërinë e Lirë (NCFA) dhe se si Komiteti funksiononte. Ai përshkruan me hollesi se si, ku dhe kush kishte trajnuar rekrutët shqiptarë: ofron itinerare dhe pershkruan harten e ekipeve infiltrimit dhe rezultatet e tyre; libri i kushton vemendje ne dy kapituj Kim Philbyt, agjentit te KGB-se qe spiunoi dhe varrosi shpresat per nje Shqypni te Lire dhe Demokratike dhe jep informata të mjaftueshme ne forme biografike per partite më të mëdha të përfshira në operacion. Ne kete forme libri tregon per evolucionin e Projektit DJALLI, infiltrimin e agjentëve të Sigurimit në NCFA, dhe përfshirjen e jugosllave, greke, dhe shërbimeve e inteligjencës italiane.

        Në kundërshtim me analistin Nicolas Bethel, Lulushi beson se Kim Philby nuk ishte arsyeja që Operationi DALLI kishte dështuar per faj te tij. Sipas Lulushit, Philby ishte në dijeni të objektivave dhe strategjisë, por nuk kishte njohuri specifike per pjesen e infiltrimit te patrioteve, sepse detajet e operacioneve ishin prone vetem e CIA-s pa dijenine e Britanikeve.

        Megjithatë, duke iu referuar Kim Philbyt, agjenti i sovjetikeve ne Angli Yuri Modin, ka deklaruar: “Ai na dha informacione jetike në lidhje me numrin e njerëzve të përfshirë, për ditën dhe kohën e zbritjes, armët qe ishin duke sjellë dhe programin e saktë te veprimit … Sovjetikët i kaluan në mënyrë të rregullt gjithe informacionin e në Philby-t shqiptarëve për të ngritur kurthe dhe per te vendosur prita “(Shih Modin, Yuri. 1994. My Five Cambridge, f. 123).

        Lulushi argumenton se shumica e “agjentëve” patriote te infiltruar në Shqipëri u kapën pasi Philby u zhvendos në Londër, ku në fund të fundit ai u detyrua të japë dorëheqjen.

        Në të njëjtën kohë, në një biografi të re, gazetari Ben Macintyre ofron të jape vleresimin e mëposhte nga vete Philby: “agjentët qe kishim dërguar në Shqipëri, ishin njerëz të armatosur që synonin vrasje, sabotime dhe dhune … ata e dinin rrezikun që i ndiqte nga pas. Unë u shërbeva KGB-se dhe interesave të Bashkimit Sovjetik, prandaj edhe nuk ndjej asnje pendim, sepse vepra ime ndihmoi ne likuidimin e tyre, edhe pse me pasoja vdekjen e tyre dhe unë nuk kam asnjë keqardhje per kete gje”(shih Macintyre, Ben 2014. A Spy Midis Miqve:. Kim Filbi dhe Betrayal Londër:.. Bloomsbury Botime ISBN 978-. 1408851722.)

        Libri ne fjale eshte nje veper me teper historike si nje background i Shqipërise midis të 1912 dhe 1949. Për shembull, autori thekson se agjentët e Zogut vranë Avni Rustemin për t’u hakmarrë për vdekjen e ungjit të tij, Esat Pashë Toptanit. Ka spekulime, por nuk ka prova dhe eshtë vështirë të konkludohet se Zogu ka urdhëruar vrasjen e Rustemi. Në të njëjtën kohë, libri nuk e përmend se Zogu u qëllua dy herë nga Beqir Valteri pasi ai ishte duke hyrë në parlament në shkurt të 1924 dhe si rezultat Zogu dha dorëheqjen nga funksioni i tij si kryeministër. Lulushi shkruan se Noli u bë kryeministër i një qeverie liberale demokratike. Ne mund të konkludojmë se filozofikisht se Noli besonte në një formë të demokracisë liberale, por ai nuk erdhi në pushtet përmes zgjedhjeve të lira, të ndershme dhe konkurruese.

        Në një seksion tjetër, Lulushi shkruan se kur italianët pushtuan Shqipërinë, Mbreti Zog vodhi apo jo “rezervat e arit të Bankës Kombëtare Shqiptare, të vlerësuara me tre milion monedha ari, dhe margaritarët, të cilat ishin pjesë e thesarit kombëtar ….” Enveri dhe komunistet kanë akuzuar papushim Zogun për vjedhjen e Floririt nga thesari kombëtar të Shqipërisë. Ketu lind pyetja: A ka vjedhur Mbreti Zog Thesarin kombëtar?

        Autori citon një dokument BGFIEND si një burim, që e bën kete pyetje krejt te diskutueshme.

        Lulushi referohet shume shqiptarëve të cilët bashkëpunuan me britanikët dhe amerikanët për të rrëzuar regjimin e Hoxhës si agjentë të fshehtë te Perendimit dhe Patriote shqyptare. Megjithatë, shqyptarët qe e panë veten si patriote vullnetarë që bashkëpunuan me amerikanët, britanikët, ose edhe me italianët për një qëllim apo kauze të përbashkët:. Për të hequr dhe rezuar MURTAJEN bolshevike dhe regjimin komunist në Shqipëri

        Reply to this comment
        • beni August 1, 10:56

          Shum her me mir me koci xoxen se sa me islamo komunistin enver qe e vertiste nexhi si i desh karri i miladin popovicit!
          Edhe koci xoxe komunist ishte por me mir nje komunist te krishtere ne krye se sa nje dordolec qe luftonte per pushtet e orjentalizem deri sa ua cau minifundet vajzave ne vitet 73 ne revolucionin orjental kunder civilizimit te mbretit shahut ne iran!
          Teori e koci xoxes nxjer ne pah platformen mbar kombetare per nje shqiperi te madhe e te hapur ndaj botes dhe pa nacionalizem ekstrem ashtu sic prapagandoj enver hoxha!
          Erdhi dita kur shqiptaret kerkojn te behen pjes e familjes europiane ashtu sic desheronte patrioti koci xoxe qe ra viktime e nacionalizmit ekstrem orjental enverist e bashkepuntorve te tij mehmet e shoke!

          Reply to this comment
    • Çudia July 5, 16:02

      O intelektual.Ja ke heq te gjithe vleren fjales intelekt se me kete argumentim e nxjere nga logjika e nje njeriu te ditur sa mund te jete nje bari delesh.Cfare zvicre thua mor idjot.Behet fjale vetem per interesa te vendeve perendimore apo lindore qofshin.Nuk do tja dije njeri per Shqiperi e nuk ju hap barku asnje shteti te huaj je mire apo je keq.
      Me ke cuditur me ate paragrafin e Zvicres.
      Qenke shume i trashe e shume naiv.
      Hajt shnet

      Reply to this comment
  3. intelektuali July 29, 14:15

    AMAN O AURON TARE ME KETO SKECE HUMORISTIKE SI NE KOHEN E QEPES TE PARTISE SE PUNES

    Po nuk e ke degjuar qe te gjithe shkohet e vet Enver Bythashitesi i beri agjente te amerikonit dhe te CIA-s nderkohe qe ja kishte shitur BYTHEN e tij prej pederasti Moskes dhe Beogradit dhe jo vetem BYTHEN e tij, por bashke me trojet shqyptare ne shkembim te pushtetit absolut mbi Vatanin.

    prandaj:

    Ne intelektualet properendimore qe u vrane dhe u masakruan nga Enveri vetem sepse deshem nje Shqypni ashtu sic po kerkon te behet sot, te themi ty o Auron Tare:

    AMAN O AURON DJALI BOLL DHE MJAFT ME KETO SKECE HUMORISTIKE ENVERISTE ME PERSONAZHE RNDOLLARO E FANTAZMA TE TJERA BOLSHEVIKE

    sepse:

    po ta kishin marre me seriozitet amerikonet dhe CIA ne vitet 1950 Enverin dhe cubat e tij komuniste qe komandoheshin nga Moska dhe Beogradi, sot Shqypnia do te ishte si nje Zvicer me det ne mes te Ballkanit dhe shqyptaret nuk do te dukeshin ne syte e Botes si nje fis prej Afrike ZULU.

    AMAN DHE DERMAN ME KETO SHKRIME GROTESKE SE NA NXORRET BOJEN NE SYTE E BOTES!

    Reply to this comment
  4. Nje konispolat July 29, 14:19

    AMERIKANEVE ENVERI UA LA TEKUN NE DORE.
    TE GJTHE FELLIQESIRAT MOREN ATE QE MERITON IN.

    LULULJA ENDE NUK KA NDONJE VISITE NE KONISPOL, SE HAMERIKA KA INVESTUAR ATJE PARA GJYSEM SHEKULLI……

    Reply to this comment
  5. anticensurë 25642654 July 29, 14:44

    fotografia e parë kadri asbiu me disa njerëz që mund të jenë?!nuk e di se çfarë,ndoshta të burgosur,por që nuk ka asnjë lidhje me periudhën që po flitet!!
    foto e dytë enveri në veri duke kërcyer me fshatarë!
    gjithë shkrimi ose botimi i dokumenteve amerikane,pa asnjë koment,shpjegim!!
    auron mos vallë duhet të luajmë kukamçefti,a të zgjidhim ndonjë gjë a gjëzë??
    pastaj ky titull leshit”Raporti i CIA-s: Takimi sekret me agjenten X në Konispol”,çfar do të thotë??
    mos vallë quhej kjo motra agjente ARFTYLK??

    Reply to this comment
  6. demo July 29, 15:13

    E gjete personazhin cam.Nje RNDOLLARO,nje AIPIGEON edhe nje grua,behen Triller.Futi nje skenar Tare dhe mos harro shoket e sigurimit qe i kane pare te gjitha me vidiocameran e Filipit.Shko mor djale mbaro nje shkolle,qe te hysh ne kulture nga dera,jo nga sporteli!

    Reply to this comment
    • cili jeni ju zoti Feim ? July 29, 16:55

      Zoti Demo faleminderi..je njeshi..je i paperseritshem
      zoti Tare pasi i vuri prangat saliberishes dhe falmurnockes ka filluar te merret me fosilet e vdekura para 60-70 vjetesh
      >>>>>>>>>>
      nuk ka ndodhur ne historine e kombeve demokratike,koloniale apo republika bananesh qe ne keshillin e sigurimit parlamentar apo te kete qene minister i brendshem nje nip i nje gjenerali te spiunazhit armik si ne rastin tone te Myrteza Zhvinkit
      A është takuar Flamur Noka me dajon e tij Myrteza Zhvinki në Prizren kur “theu kufirin e shtetit komunist shqiptar”?! A është takuar dhe çfarë ka biseduar ai aty në Prizren në “izolim” me Rexhep Beçën, po një njeri i afërt i Flamur Nokës, i arratisur edhe ai në Serbi, dhe kolonel i UDB së Serbisë?! Çfarë porosish çoi dhe solli prej “izolimit” 40 ditor në Prizren, Flamur Noka për shefin e tij Sali Berisha?! Dhe më në fund, pse dhe për cilat “vlera” profesionale, intelektuale dhe kombëtare e bëri Sali Berisha ministër të Brendshëm të Shqipërisë Flamur Nokën në vitet 2009-2013?! Këto përgjigje presin shqiptarët prej Berishës dhe Nokës si dhe prej institucioneve të shtetit shqiptar, madje edhe prej kësaj mazhorance aktuale, e cila ose është vetë “e tredhur”, ose është e paaftë t’i qeverisë dhe t’i mbrojë shqiptarët dhe interesat kombëtare

      Izet Haxhia ka reaguar në lidhje me dyshimet se Flamur Noka ka bashkëpunuar me UDB-në serbe. Ai thotë se shumë politikanë shqiptarë, me në krye Berishën, kanë pasur lidhje me shërbimet sekrete serbe.

      Sipas tij, ka pasur tre grupime që i kanë shërbyer Serbisë dhe bëhet fjalë për Tropojën, Shkodrën dhe Dibrën, grupime që kanë nxjerrë disa politikanë të rëndësishëm. Haxhia tregon edhe një takim sekret të Berishës me ministrin e brendshëm serb në Krans Montana të Zvicrës, mbajtur në 1992. Ja çfarë shkruan Haxhia: “Duke u nisur nga afera “Noka” e dalë në media ditët e fundit, në lidhje me një ngjarje të fshatarit Flumur Noka me organet serbe të sigurisë e inteligjencës, ngjarje e cila siç duket ka përcaktuar fatin politik të mëvonshëm të këtij fshatari nga Novosej i Kukësit dhe karrierën e tij deri në postin e ministrit të Brendshëm, desha t’i kthehem ditëve të para të krijimit të partisë së parë opozitare PD dhe ardhjes së saj në pushtet.

      Pas marrjes së kontrollit të plotë të PD-së nga “dhëndri” i Serbisë, filluan të mbinin në postet drejtuese të kësaj partie njerëz anonimë dhe pa asnjë kontribut në këtë parti apo si opozitarë. Filluan të forcoheshin disa grupime që qendrën e vetme kishin shtëpinë e agjentit të dyfishtë, të sigurimit dhe UDB-së serbe, ndërlidhesit të dhëndrit të Serbisë me këto sherbime, Bujar Hoxhës. Të gjitha fijet dhe lidhjet e këtyre personave kishin një rezidencë të përbashkët, që ishte shtëpia e rezidentit të UDB-së, Bujar Hoxha. Nga kjo shtëpi dolën emrat e atyre që do të drejtonin PD-në dhe shtetin shqiptar.

      Grupimi i parë ishte ai i Shkodrës me drejtues Ferit Hotin, pa rekomandimin e të cilit nuk mund të bëje karrierë në PD. Është një fakt i ditur dhe thënë që në kohë të diktaturës, që shërbimet sekrete serbe punonin nga tre kanale të ndryshme në Shqipëri. Njëri kanal ishte ai i Shkodrës, i dyti ai i Tropojës dhe i treti ai i Dibrës. Dhe pika e bashkimit të tyre ishte rezidenti i UDB, Bujar Hoxha, mik i ngushtë i dhëndrit të Serbisë dhe i vetmi që dhëndri i shkonte te këmbët orar e pa orar. Nuk është rastësi që nga tre këto linja agjenturore dolën drejtuesit kryesorë të PD-së dhe më vonë të shtetit shqiptar.

      Nga Shkodra dolën Bashkim Kopliku, djali i hallës së Ferit Hotit, Ali Spahia e të tjerë. Nuk është rastësi që pikërisht në Shkodër ndodhi 2 prilli që solli ardhjen në pushtet të këtyre grupimeve agjenturore. Grupimi i Dibrës me në krye Gazideden që kishte lidhje të ngushta me shërbimet sekrete serbo-maqedonase. Pjesëtarët e këtij grupimi morën postet më të rëndësishme në qeverisjen e PD-së.

      Dhe grupimi i fundit ai i Tropojës, që me mbështetjen edhe të njeriut të shërbimeve sekrete serbe, Elez Biberaj arriti të vihej në krye të këtyre grupimeve me dhëndrin e devotshëm të Serbisë, Berishën. Vetë rrjedhat e mëvonshme të zhvillimeve politike 25-vjeçare treguan se sa me devotshmëri i kryen detyrat e dhëna nga padronët e tyre në Beograd, këta persona që shkatërruan shtetin, pronat, futën përçarjen krahinore e politike, futën korrupsionin e kriminalitetin në shtet e çuan vendin drejt konfliktit civil, mbushën administratën e shtetit me agjentë të dyfishtë të sigurimit e shërbimeve sekrete të huaja.

      Reply to this comment
  7. Qelbesira e Vicidolit July 29, 16:29

    Ti Intelektiali kopil i madh nuk ha mut kot……

    Reply to this comment
  8. Qelbesira e Vicidolit July 29, 16:31

    Ti Intelektuali nuk ha mut kot qeke kopil i madh,i di gjerat.

    Reply to this comment
  9. Shqiptari July 29, 16:33

    Scott yard intelligence service. …”……..1992

    Pavaresisht sistemit qe ndertoi Shqiperia
    Respekt per sigurimin e shtetit shqiptar qe nuk e mundem dot. Shume Profesionalizem.

    Llogje kavaje ka plot.
    Turp kur ka 30 vjet e mereni me te kaluaren,
    Kjo eshte e qellimeshme se ti mbash koken mbrapa popullit do te thote te mos lesh te ece Perpara e ti shplash trurin.po te doni shkruani libra e kush te doje ti bleje.ska ne asnje vend qe mbushen gazetat me perralla.
    Tregoni dokumentat e tradhetise se sotme te bandes bericiane etc etj

    Reply to this comment
  10. bayoneta July 29, 17:33

    O Tare ke ndonje koment per pasurine e shqiptareve qe e vodhe dhe e vjedh ne butrint,qe nga ikonat dhe statujat dhe e shet tek tregetaret e antikave ne angli dhe merr keto fleta qe nuk fshin njeri bythen me to.Enveri sa ishte gjalle nuk u prek me dore nga asnje,Te vdekur shajeni dhe shpifni sa te doni por nuk e ulni dot ne popull se ka mbeshtetje te madhe kudo.Enveri nuk ishte as ramiz boshnjaku as mehmet psikopati ai ishte nje Lider.

    Reply to this comment
  11. sigurimsi July 29, 21:37

    Nuk po futem shume ne hollesi se informacione ka boll,por vetem ti referohesh dokumentave te deklasifikuara te C.I.A.S dhe zbulimit angles e merr vesh si eshte e verteta.Keta patriotet e medhej,i pame dhe dje dhe sot se cfare mund te bejne,prandaj bejne mire ti lepihen ustallareve,se vetem kete pune dine te bejne me mire.

    Reply to this comment
  12. alphade July 29, 23:08

    Me mire merruni me Mulin , agjentin e Milloshevicit,
    prandal krimineli i Viidolit e mbron me aq zell e fana-
    tizem sepse i sherbejne te njejtit padron UDB-se Mi-
    lloshevicit …!!,!!

    Reply to this comment
  13. Dielli July 30, 08:57

    Te pakten CIA i deklasifikon dokumentet dhe publiku i interesuar mund te njihet me to. Per ate periudhe, ato fakte, mire do ishte deklasifikimi per publikun tone i dokumenteve te ish SSh.

    Autori mire ben qe i perkthen nga Eng por nuk kane ndonje vlere kushedi se cfare.

    I kemi lexuar me pare keto dokumente dhe nuk behet fjale per Op te “Rrezimit te regjimit te Hoxhes” por nje TESTIM i veprimit SUBVERSV te CIA dhe MI6 ndaj ish BS.

    Zgjedhja e Shqiperise ishte kazuale. Nuk ishte problemi nese e rrezonin apo Jo. Por qe te rrezohej pikerisht me veprimin subversiv dhe diversiv nga jashte, nga shtetas shqiptare si luftetare te lirise, e pasuar me vendosjen e “demokracise”.

    Personalisht mendoj qe ne fakt, duket sikur sigurimi ” ua hodhi amerikaneve” por kjo eshte si fitore e Pirros: CIA shfrytezoi shqiptare vs shqiptareve.

    Shqiptaret “shkaterruan” grupe diversive me shqiptare.

    CIA fitoi se nuk humbi njerez dmth shtetas amerikane, para (pasi parate ia zhvaten Zogut, ai popullit te tij)/ Kombi humbi: shqiptare te vrare, urrejtje qe vijion edhe sot.

    Reply to this comment
    • ganiu July 30, 16:48

      Koment fantastik, nuk ke se ç’thua, por e vetmja gjë që nuk kuptoj është se a të funksionon logjika?

      Reply to this comment
  14. kasem gahinji July 30, 13:25

    Nje sygjerim per auron taren apo cilindo qe ka mundesi:a eshte e mundur te publikohet gjyqi i grupit te Teme sejkos e compani?Ka shume gjera qe duhen kuptuar nga publiku.Keto mund te ballafaqohen edhe me dokumentat e deklasifikuara te cilitdo sherbimi intilegjent(edhe pse ato me te rendesishmet nuk deklasifikohen dhe nuk do te behen publike per nje kohe te gjate).Nese dikujt nuk i intereson po ju rekomandoj botimin ne gjuhen ruse dhe engleze te gjyqit,sic eshte zhvilluar, fjale per fjale kush ka folur dhe replikuar.Ne fund te gjyqit,para se te jepej vendimi,ka folur avokati mbrojtes(nga me te miret e asaj kohe,drejtues i dhomes se avokateve te Tiranes).Deklarimi i tij ka qene:Po c’mbrojtjr te bej une,ata i pranojne te gjitha.Gjejeni kete liber dhe bejeni Publike.Ballafaqimi i dokumentave sjell vetem te verteten.

    Reply to this comment
  15. shabani July 30, 13:26

    Po lerini keto tarja ka botuar nje dosje te deklasifikuar histori e sherbimeve te kohes e rendesishmja eshte qe ai sistem e la popullin pa buke dhe me çarape te grisura per gjysem shekulli laheshin me kazan njerezit me sapun me dhjam deri varferi e pa skrupullt lerini sa te forte e kishim ne sigurimin mos na gajasni

    Reply to this comment
  16. labi 100% July 30, 14:48

    Erdhi kohe e keqe o njerez:…. u ulen malet dhe u ngriten halet. ……
    Sa per artikullin nuk e mora vesh se Ku fillonte e ku mbaronte…

    Reply to this comment
  17. chami July 30, 21:55

    kjo eshte genjeshter fund krye.une jam nga konispoli
    jetoj ne amerike per 55 vjet i njof konispolat me rrenje e
    dege.te gjithe kane vdekur.pse nuk publikoni emrat
    anglish i thone (bull shit)qe ne shqip do te thote bajga lope

    Reply to this comment
    • Just the Truths August 2, 05:17

      ..zoti “cham” qe paske 55 vjet ne Amerike dhe po habit dynjane..

      KAQ BUDALLENJ JENI O SHQIPTARE !!

      mjafton te lexoni deponimet e meposhtme qe tregojne se Takimi Hrushov-Venizellos DESHTOI NE MENYRE SPEKTAKULARE.

      kushdo qe ka nje kulture minimale e kupton se TS ishte nje tradhetar kalibri…

      ______________________________________

      Teme Sejko:Kryengritja e armatosur, detyra ime, të “pushtoja” Sazanin

      Kreu i “Grupit të Çamëe”, Teme Sejko, gjatë pohimit të tij në gjyqin me dyer të mbyllura, jep skemën e pushtimit të vendit. Detyra kryesore e tij, ishte të “kapte” ishullin e Sazanit në momentin e ndërhyrjes së ushtrive të huaja. Teme Sejko dha deponimin e tij për informacionet që i jepte grekëve për flotën detare, takimet me Panajot Plakun dhe sherri me Tahir Demin për mënyrën e dhënies të informacioneve.
      KRYETARI: – Për çfarë biseduat me Haki Rushitin në këtë takim?
      I PANDEHURI: – Kryesisht për detyrat që dilnin për organizimin e ndërlidhjes pas arratisjes së Izet Osmanit dhe transferimit të Nevruz Bejlerit me punë në rajonin e Korçës. Problemi i dytë kishte të bënte me Panajot Plakun. Në bisedë me Hakiun u vendos që pas arratisjes së Izetit, personi përgjegjës për punën në Konispol, domethënë për problemin e mbajtjeve të lidhjeve, duhej të ishte Aliu, ndërsa ndihmës – Adem Osmani, vetë Izet Osmani, që ndodhej matanë kufirit, dhe të tjerë shokë që jetonin në Konispol: Jonuz Purizo, Haxhi Bilali dhe të tjerë. Ky ishte kanali i parë i ndërlidhjes në rajonin e Konispolit. Kanali i dytë duhej të krijohej, siç biseduam atje me Hakiun, – nëpërmjet Nevruzit dhe andej do të kalonte Izet Osmani për depërtimin në thellësi të vendit. Për detyrat që kisha unë deri atëherë, ne biseduam me Hakiun. Ndërlidhja, të cilën unë e mbaja me Hakiun dhe padronët e Hakiut, tani duhej të kalonte në duart e Tahir Demit, domethënë ky i fundit duhej të futej në lidhje dhe me Nevruzin dhe me Ali Xhelon. Ndihmës i Tahir Demit duhej të ishte Shaban Ademi. Në këtë bisedë me Hakiun ne prekëm problemin për nevojën e sigurimit të shtëpisë në rajonin e Elbasanit dhe të Durrësit, për të strehuar ata që do të vinin nga thellësia e vendit, domethënë fjala ishte për krijimin e bazave. Problemi i dytë i diskutuar këtu ishte çështja e Panajot Plakut. Me Hakiun bisedova për faktin se si u hapëm me Panajotin sipas letrës, çfarë kishim biseduar, për mënyrën e ndërlidhjes së Panajotit me Hakiun, ashtu sikurse edhe me të tjerët. Ne mendonim se nuk ishte aspak e përshtatshme që Panajoti të mbante lidhje vetëm me Ali Xhelon, dhe u vendos që ta njihnim Panajotin drejtpërdrejt me Tahon, Avdulin dhe Tahirin.
      KRYETARI: – U bë kjo, i pandehur?
      I PANDEHURI: – Po, u bë. Unë nuk mund të tregoj për këtë me saktësi, sepse kur u bë kjo njohje, unë nuk isha në Shqipëri.
      KRYETARI: – Ashtu si e ke marrë vesh pasi u ktheve?
      I PANDEHURI: – Me Taho Sejkon dhe Avdul Resulin, Panajoti takohej në Tiranë, ndërsa me Tahir Demin në Elbasan. Për zbatimin e detyrave ata rakorduan veprimet ndërmjet tyre, në veçanti Panajoti rakordoi veprimet e tij me Avdulin, Tahon dhe Tahirin në rastin e konferencës së partisë së Tiranës. Panajoti qëndronte dhe vepronte pas kurrizit të tyre. Pastaj Panajoti hyri në lidhje me zbulimin jugosllav nëpërmjet Haki Rushitit dhe me zbulimin grek nëpërmjet kanalit të ndërlidhjes që kishim ne; nëpërmjet këtyre kanaleve, u realizua arratisja e Panajot Plakut në Jugosllavi.
      KRYETARI: – I pandehur, ju thatë se i keni dhënë zbulimit grek informata të karakterit ushtarak. Na tregoni, çfarë informatash i keni dhënë?
      I PANDEHURI: – Në vitin 1952, mua m’u dha detyra e parë për t’i dhënë zbulimit grek informata ushtarake. Këtu hynin informatat për njësitë ushtarake, për vendosjen e tyre, komandantët, organizimin si dhe për strukturën organizative të ministrisë së Mbrojtjes popullore dhe të tjera. Në vitet 1953-1954, unë dhashë informacion me shkrim. Atyre u duheshin me shkrim, materiale komprometuese. Në vjeshtë të vitit 1953, unë dërgova raportin e parë. Raporti u dërgua me anë të kanalit tonë të ndërlidhjes, nëpërmjet Nevruz Bejlerit dhe Hajri Manes. Në raport flitej për krijimin e korpusit të ri, përbërjen e tij, vendndodhjen e njësive dhe për komandantët e tyre, në të flitej gjithashtu për njësitë e varura prej tij dhe për vendndodhjen e tyre. Po në këtë raport unë dhashë gjithashtu informata për njësi të veçanta, që nuk hynin në përbërje të korpusit dhe që vareshin drejtpërdrejt nga ministria e Mbrojtjes. Saktësisht nuk e mbaj mend, sepse që atëherë kanë kaluar shumë kohë, por këto informata janë shënuar në dy raporte. Gjithashtu dhashë informata për lëvizjen e njësive ushtarake dhe vendndodhjen e tyre.
      KRYETARI: – Po pas kësaj, i pandehur, ju keni dhënë më informata?
      I PANDEHURI: – Edhe pas kësaj unë kam dhënë informacione. Për shembull, me rastin e shkrirjes së korpusit dhe shkurtimit të forcave tona të armatosura me 9.000 vetë. Në këtë raport unë dhashë informata dhe për përbërjen e njësive të aviacionit.
      KRYETARI: – Po më vonë, i pandehur, dhatë informata të karakterit ushtarak?
      I PANDEHURI: – Po, kam dhënë. Në maj të vitit 1958 kisha takim me Haki Rushitin. Në kohën e këtij takimi, i dhashë atij informata për gjendjen në flotën ushtarako-detare; për anijet dhe bazat e tyre e të tjera si këto. Në këtë rast bisedova me Hakiun për detyrat e mia të mëtejshme. Kjo detyrë u zgjidh përfundimisht në takimin tonë me Panajot Plakun, në muajin gusht. Unë atij, atëherë i dhashë informata për flotën dhe për anijet e reja. Panajoti kërkoi prej meje informata për llojet e anijeve dhe sasinë e tyre, për të dhënat e tyre teknike, vendet e dislokimit, për kuadrot, për kompletimin me oficerë dhe specialistë dhe në veçanti për portet, ankorimet, pajisjet e tyre, për mundësitë e remontit, rezervat e lëndës djegëse dhe armatimin. Pjesërisht unë e realizova detyrën dhe i dhashë këto informata në takimin e majit të vitit 1958 dhe në gusht të po atij viti; pastaj edhe në gusht dhe shtator të vitit 1959, në takimin me Panajotin dhe Hakiun, por kryesisht në kohën e takimit tonë në shtator të vitit 1959. Siç thashë, në vija të përgjithshme këto informata unë i dhashë gjatë kohës së takimit të zhvilluar në gusht të vitit 1959. Me Panajotin bisedova dhe për bazat e mëparshme, domethënë për ato informata që tashmë i kishin dhe zbulimet grek e jugosllav. Kryesisht kjo atyre u duhej lidhur me ndërhyrjen ushtarake që kishin ndërmend të bënin nga jashtë. Gjatë gjithë kësaj periudhe, kur i dhashë këto informata Hakiut dhe Panajotit, si dhe zbulimeve të huaja, për përmbajtjen e këtyre informatave unë bisedova me Tahon, Tahirin dhe Avdulin. Përveç të dhënave të grumbulluara prej meje, gjatë bisedave me ta ata më jepnin një sërë informatash të cilat unë nuk i shkruaja.
      KRYETARI: – Keni dhënë ju informata për tipat e anijeve?
      I PANDEHURI: – Kam dhënë informata për tipat e anijeve.
      KRYETARI: – Çfarë informatash keni dhënë për nëndetëset?
      I PANDEHURI: – Këto ishin informata të njohura prej tyre. Ata donin informata për tipat e nëndetëseve të mesme. Këtu natyrisht nuk ishte fjala vetëm për shfrytëzimin tim me cilësinë e spiunit të zakonshëm. Kështu e kuptova unë këtë. Ata sigurisht prisnin diçka më shumë prej meje.
      KRYETARI: – Dhatë ju informata për shkallën e përgatitjes luftarake të efektivit ushtar, nënoficer dhe oficer?
      I PANDEHURI: – Po, kam dhënë.
      KRYETARI: – Për depot e flotës dhatë ju informata?
      I PANDEHURI: – Po, dhashë.
      KRYETARI: – Po për daljen e flotës në det të hapur?
      I PANDEHURI: – Nuk u paraqit rast i për këtë. Për transmetimin e këtyre lloj informatave unë duhej të kisha mjete të shpejta ndërlidhjeje.
      KRYETARI: – Po për vendndodhjen e njësive të nëndetëseve dhe bazat e tyre?
      I PANDEHURI: – Gjatë kohës së takimit tim me Panajotin, në vitin 1959, unë i tregova atij për dy raste provokimi, të organizuara në fund të vitit 1958 dhe në fillim të vitit 1959 nga anijet e huaja, e pikërisht nga anijet jugosllave. Në një kohë të keqe ato u futën në ujërat e bazave tona në Pashaliman. Natyrisht, këto anije nuk u futën në ujërat tona për shkak të kohës së keqe, por me qëllime zbulimi. Rast tjetër ishte në vitin 1959, kur në ujërat tona u fut një nëndetëse e panjohur, të cilën e ndoqën forcat tona të Vlorës. Unë e ktheva vëmendjen e Panajotit nga fakti se këtë lloj veprimi e konsideroja të papërshtatshëm dhe i thashë atij se në qoftë se atyre u duhen informata, atëherë për këto mund të më drejtohen mua. Ai këtë e kundërshtoi dhe tha se këto lloj veprimesh do të vazhdonin edhe pas kësaj, sepse ato do të marrin pjesë edhe në sulm.
      KRYETARI: – Keni mbajtur ju lidhje me të pandehurit e tjerë, gjatë kohës së qëndrimit tuaj jashtë shtetit për studime?
      I PANDEHURI: – Unë mora njëherë letër nga Tahir Demi, në të cilën ai shkruante se ishte takuar me Hakiun.
      PROKURORI: – Pasi u arratis Panajot Plaku, këtu ndodhën ndryshime. E vutë në dijeni ju Panajotin për ndryshimet e bëra këtu?
      I PANDEHURI: – Jo, nuk kisha rast. Puna ime në flotë nuk më lidhte me të. Në të vërtetë, unë i dhashë atij ato që kishin të bënin me flotën. Me Panajotin ne u morëm vesh që unë t’i jepja informata mbi bazat e flotës dhe për ndryshimet në këtë drejtim.
      PROKURORI: – Ju i pandehur ishit kundëradmiral dhe morët pjesë në mbledhjet e organizuara në ministri. Natyrisht, ju ishit i informuar për planet operative në përgjithësi, jo vetëm për ato që kishin të bënin me flotën. Ju për këtë kishit dijeni, si njeri që kishit post të lartë në flotë.
      I PANDEHURI: – Unë po të doja, mund t’i merrja të dhëna të tilla, por kisha frikë se mos puna ime në flotë mund të ngjallte dyshime. Atë që unë dija, isha gati ta njoftoja, por nuk më kujtohet që të kem dhënë informata të tilla.
      ANËTARI I TRUPIT MUHARREM KOKOMANI: – Çfarë detyrash ju ishin ngarkuar juve, i pandehur, në përgjithësi, dhe çfarë si komandant i flotës në veçanti?
      I PANDEHURI: – Unë me qëllim nuk u përgjigja në këtë pyetje, sepse dua ta lidh atë me planin e kryengritjes së armatosur. Në planin e kryengritjes së armatosur, mua më ishte ngarkuar detyra që të kapja mjetet e vendosura në Sazan. Me forcën e zjarrit nga ishulli i Sazanit, duhej të pengoja përplasjen e drejtpërdrejtë me kundërshtarin. Natyrisht, me fillimin e veprimeve luftarake situata do të ndryshonte dhe për këtë do më vinin në dijeni.
      ANËTARI I TRUPIT MUHARREM KOKOMANI: – Në vitet 1953 – 1954, ju dhatë informata për vijat mbrojtëse, domethënë ju dhatë planet e mbrojtjes?
      I PANDEHURI: – Nuk është e vërtetë. Në vitin 1947 unë informova për vijën mbrojtëse të divizionit të pestë, atëherë 186 187 kur në vitet 1953-1954, unë nuk dija asgjë të tillë. Por nuk kisha pse t’i jepja ato, sepse më vonë u arratis Panajot Plaku dhe ai i dinte shumë mirë të gjitha këto.
      ANËTARI I TRUPIT BEJTO ISUFI: – Ju i pandehur thatë se nuk ishit spiun i zakonshëm, por merreshit me punë të rëndësishme. Na tregoni, çfarë gjërash të rëndësishme u dhatë atyre dhe çfarë gjërash speciale kërkonin prej jush?
      I PANDEHURI: – Unë thashë se nuk isha punëtor operativ i thjeshtë dhe me këtë dua të them se fjala nuk ishte për informata të parëndësishme të karakterit zbulues. Këto biseda bëheshin me Panajotin, i cili e njihte shumë mirë gjendjen në ushtri dhe ishte në gjendje ta vlerësonte atë shumë mirë. Unë kam dhënë ato informata të cilat i kam thënë në deponimet e mia.
      ANËTARI I TRUPIT BEJTO ISUFI: – Në proces-verbalet e hetuesisë është shënuar deponimi juaj për faktin se në ujërat tona territoriale është futur një nëndetëse. Çfarë thatë lidhur me këtë?
      I PANDEHURI: – Unë bisedova me Panajot Plakun lidhur me futjen e anijes jugosllave “Vrello” në gjirin e Vlorës, si dhe për rastin me nëndetësen tjetër të huaj. Unë i vura në dukje Panajotit se nuk dëshiroja të kryheshin këto lloj veprimesh, por ai, siç thashë, m’u përgjigj se veprime të tilla ndërmerreshin dhe do të ndërmerren edhe në të ardhmen.
      ANËTARI I TRUPIT BEJTO ISUFI: – Po në lidhje me planin e përgjithshëm operativ të flotës, në rast të konfliktit të armatosur, i thatë ju atij ndonjë gjë?
      I PANDEHURI: – Një plan të tillë nuk kishte. Në atë kohë, kur unë isha komandant i flotës, nuk kishte një gjë të tillë.
      ANËTARI I TRUPIT SOTIR SPIRO: – Ju dhanë të pandehurit e tjerë ndonjë informatë sekrete për postën tuaj?
      I PANDEHURI: – Postën, si të tillë, në fillim unë e dërgoja nëpërmjet Tahos. Unë isha në dijeni se si dërgohej posta, por që ndokush prej tyre të më jepte postën dhe unë atë ta dërgoja, këtë nuk e kam bërë.
      ANËTARI I TRUPIT HILMI TELEGRAFI: – Çfarë lloj informatash jepte Avdul Resuli?
      I PANDEHURI: – Ai jepte informata për depot e artilerisë, për pajisjet e ushtrisë e të tjera. Unë nuk do qëndroj në këto çështje, sepse për to do tregojnë vetë të pandehurit, por ne të gjithë jepnim informacion.
      KRYETARI: – Ka ndonjë pyetje nga të pandehurit e tjerë? (I pandehuri Tahir Demi jep të kuptojë se ai ka vërejtje).
      KRYETARI: – I pandehuri Tahir Demi, çfarë vërejtjesh keni ju?
      I PANDEHURI TAHIR DEMI: – Për flotën unë bisedova me të pandehurin Teme Sejko në vitin 1959. Unë kam thënë në deponimet e mia se këto lloj informatash janë dhënë vetëm prej tij dhe nuk di që unë të kem dhënë të tilla informata. 188 189 Këto informata unë nuk i kam marrë. Di se në kohën e takimit të parë në vitin 1958, me cilësinë e një prej detyrave kryesore të vëna nga zbulimi grek, ishte që t’i jepnim atij informata për flotën. Ata ishin shumë të interesuar që nga njëra anë flota jonë të mos ishte në gatishmëri luftarake, dhe nga ana tjetër, që të ndihmonte flotën amerikane. Ky problem u shtrua si në takimin me Haki Rushitin, ashtu dhe në takimin me Panajot Plakun. Unë nuk isha në ato takime, por plani operativ ekzistonte. Ndoshta ky nuk ishte një plan shumë i hollësishëm, por plan kishte, në veçanti lidhur me daljen e anijeve në det të hapur. Për këtë, kryesisht interesoheshin zbulimi grek dhe ai amerikan.
      KRYETARI: – Keni ju ndonjë vërejtje tjetër për ato që tha i pandehuri Teme Sejko?
      I PANDEHURI TAHIR DEMI: – Unë di se jepeshin informata të karakterit ushtarak, por për sa i përket përbërjes, këtë unë nuk e di.
      I PANDEHURI TEME SEJKO: – Unë nuk e di që ka ekzistuar ndonjëherë një plan i tillë. Në qoftë se këtë ai ma atribuon mua, atëherë gabohet. Nuk i kam thënë asgjë të tillë Tahirit. Problemi tjetër, që ka të bëjë me Tahir Demin, është ai që tha për moszbatimin e urdhrit të ministrit të mbrojtjes. Detyra jonë ishte ta sabotonim. Tahir Demi dhe Sami Murati gabojnë kur thonë se flota duhej të kalonte nën komandën time, sepse megjithëse unë isha komandant i flotës, kjo nuk varej vetëm nga unë, sepse atje, në flotë, ishte dhe partia dhe nuk kishte mundësi që unë t’i detyroja të gjithë oficerët që ta miratonin atë dhe komandën e flotës t’ia kalonin admiralit.
      KRYETARI: – Keni ndonjë gjë tjetër i pandehuri Tahir Demi?
      I PANDEHURI: – Jo, nuk kam asgjë tjetër.
      I PANDEHURI AVDUL RESULI: – Të gjitha ato, për të cilat foli Temja, ne së bashku i diskutuam dhe i dhamë atij shumë më tepër informata që kishin të bënin me punën tonë, në veçanti informata lidhur me flotën dhe gatishmërinë e saj luftarake. Në një prej takimeve tona, në vitin 1958, ne përpiluam informacionin për flotën. Kjo ka qenë në atë kohë, kur unë ndodhesha në Vlorë, dhe dhamë gjithashtu informata për sasinë e nëndetëseve, por unë nuk e di sa ishin ato.
      KRYETARI: – Ai thotë se ju dhatë informata për zhvendosjen e njësive ushtarake të veçanta, për shembull, kjo njësi shkonte nga Vlora në Përmet, për përbërjen sasiore, për rezervat ushqimore dhe të veshmbathjes së ushtrisë, për artilerinë kundërajrore, informata për aerodromin e Rinasit dhe të tjera. Ku i morët ju ato?
      I PANDEHURI AVDUL RESULI: – Unë isha me shërbim në ushtri.
      KRYETARI: – Cila ishte detyra juaj?
      I PANDEHURI AVDUL RESULI: – Unë isha shef i furnizimit të njësive ushtarake. Rezervat gjithashtu ishin nën administrimin tim. Në këtë qëndronte dhe puna jonë, që më vonë ne na solli këtu.
      AVOKAT DHIMITËR EVANGJELI: – I lexonte Taho Sejko, në mbledhje të veçanta të organizatës, këto raporte që ju i jepnit atij?
      I PANDEHURI AVDUL RESULI: – Jo.
      I PANDEHURI TEME SEJKO: – Këto raporte i përpiloja unë dhe kërkoja që ata të më jepnin mua sa më shumë.
      KRYETARI: – Kishte flota planin e saj operativ?
      I PANDEHURI TEME SEJKO: – Unë nuk e di që ajo të kishte planin e vet operativ. Në qoftë se ajo do ta kishte atë, atëherë unë këtë do ta dija. Gjatë kohës së takimeve tona, të bëra në vitin 1959, plan operativ nuk kishte.
      KRYETARI: – E njoftonit ju zbulimin grek për detyrën tuaj në Ministrinë e Mbrojtjes Popullore, kur ju ishit atje, dhe për 190 191 punën e kryer prej jush?
      I PANDEHURI: – Po, kishte raste kur unë i njoftoja për këtë.
      KRYETARI: – Ju përmendët mbledhjen e zhvilluar në Jermë. Na tregoni hollësisht për çfarë biseduat në këtë mbledhje?
      I PANDEHURI: – Në këtë mbledhje ne shqyrtuam udhëzimet e zbulimit grek për krijimin e organizatës sonë. Qëllimi kryesor i kësaj organizate deri atëherë ishte spiunazhi. Por pas kësaj fshihej e gjithë ajo që ndodhi më vonë, domethënë përgatitja për kryengritjen e armatosur dhe për atë që unë do të flas më tej. Atje u diskutua problemi për propagandën, informacionin, për rekrutimin e njerëzve të rinj, për ndërlidhjen me zbulimin grek nëpërmjet Izet Osmanit. Atje u ndanë detyrat dhe secilit ju caktua sektori përkatës i veprimtarisë. Unë, për shembull, duhej të punoja në ushtri, Taho Sejko – në Tiranë, Tahir Demi në rajonin e Sarandës, Avdul Resuli në Tiranë dhe në ushtri, shokët e tjerë në Konispol.
      KRYETARI: – Ju thatë se gjatë kohës së qëndrimit tuaj jashtë shtetit për studime, u takuat me Panajot Plakun. Biseduat ju me të për Konferencën e Partisë së Tiranës?
      I PANDEHURI: – Takimi im me Panajot Plakun ishte i rastësishëm. Ky takim u bë tamam pas konferencës së Tiranës. Nga biseda me Panajotin, unë arrita në konkluzion se ai kishte vendosur lidhje të plota me shokët tanë të organizatës – me Tahon dhe Tahirin. Me ndihmën e këtyre dhe të të tjerëve që folën në Konferencën e Tiranës, ata, në interes të shteteve armike të vendit tonë dhe kryesisht në interes të jugosllavëve, përgatitën të gjithë intrigën pas kulisave që u luajt në Konferencën e Tiranës, duke dashur ta shfrytëzojnë atë dhe vetë kongresin e partisë për qëllimet e tyre armiqësore.
      KRYETARI: – Kujt ia kaluat detyrat tuaja me udhëtimin tuaj për studime?
      I PANDEHURI: – Unë thashë se sipas udhëzimeve të marra nga Haki Rushiti, përpara udhëtimit tim duhej të organizoja një takim në Elbasan. Takimi u zhvillua. Në të morën pjesë Taho Sejko, Avdul Resuli, Tahir Demi dhe unë. Këtu erdhi dhe Nevruz Bejleri. Unë isha marrë vesh që më parë me Hakiun se kujt duhej t’ia ngarkoja këtë punë. Ne vendosëm që atë t’ia ngarkojmë Tahir Demit, i cili duhej të merrte vetë ndërlidhjen dhe për këtë qëllim të vendoste kontakte me Nevruz Bejlerin.
      KRYETARI: – Për çfarë biseduat ju me të pandehurit e tjerë, pas kthimit tuaj nga studimet?
      I PANDEHURI: – Tashmë unë dija përafërsisht për atë që ndodhi këtu, gjatë kohës së mungesës time, lidhur me konferencën e Tiranës, dija për punën e tyre të përbashkët me Panajot Plakun dhe se si realizohej lidhja e Panajot Plakut me Greqinë, e nëpërmjet Greqisë me zbulimin jugosllav, si dhe për faktin se si ai, duke shfrytëzuar këto kanale, merrte që andej letra, informacione dhe udhëzime.
      KRYETARI: – Pas kthimit tuaj nga jashtë shtetit dhe emërimit me punë në flotë, biseduat ju me ndonjë për detyrat tuaja në flotë, për situatën aty dhe për çështje të tjera sekrete të lidhura me të?
      I PANDEHURI: – Në muajin prill, ose më shpejt, unë udhëtova në Sarandë. Atje u takova me Aliun dhe me të biseduam për mundësinë që të takohesha me Haki Rushitin. 192 193 Më vonë, në prill, në Vlorë erdhi Ali Xhelo dhe më solli një letër nga Haki Rushiti. Në këtë letër Haki Rushiti më kërkoi që të takohesha me të. Që në kohën kur ndodhesha në Vlorë dhe në Sarandë, në muajin shkurt, unë i kërkova Aliut të njoftojë Hakiun se deri në muajin qershor ose korrik do të kisha mundësi të isha në Sarandë dhe Konispol, sepse në atë kohë duhej të fillonte pastrimi i kanalit të Korfuzit nga minat, sipas marrëveshjes ndërmjet qeverive greke dhe shqiptare. Me ardhjen time në Konispol, Hakiu duhej të ndodhej në rajonin e Filatit. Më në fund, unë shkova në Konispol. Për këtë njoftova Hajri Manen me telefon që nga Saranda. Unë shkova drejt e në shtëpinë e Hajri Manes. Kjo ka qenë në fund të prillit ose në fillim të muajit maj të vitit 1958; këtu u zhvillua dhe takimi im me Haki Rushitin.
      KRYETARI: – Ju i pandehur, folët për takimin tuaj me Haki Rushitin. Na tregoni çfarë biseduat me të?
      I PANDEHURI: – Unë dua të ndaloj në faktin se si u organizua ky takim. Takimi u bë në Konispol, në shtëpinë e Hajri Manes. Atje ishin Izet Osmani dhe unë. Për pak kohë mori pjesë dhe Hajri Mane. Në kohën e këtij takimi, ne folëm për detyrat që më ishin ngarkuar mua dhe se çfarë disponon flota. Pastaj biseduam me Hakiun për problemin e udhëheqjes së organizatës sonë dhe përgjegjësinë që mbanim për veprimtarinë tonë armiqësore. Aty na u tha se unë, Tahoja, Avduli dhe Tahir Demi ishim personat kryesorë në këtë punë. Përveç kësaj, këtu u diskutua gjithashtu dhe problemi për ndërlidhjen. Ndërlidhja duhej të mbahej nëpërmjet kanalit të Konispolit. Personat përgjegjës për drejtimin e të gjithë punës sonë në Konispol dhe në veçanti për ndërlidhjen u caktuan Ali Xhelo, Hajri Mane dhe Gani Tartari. Përveç të gjitha këtyre, këtu biseduam dhe për kanale të tjera, si për shembull të Korçës, duke u bazuar në punën që ishte kryer nga Nevruz Bejleri. U diskutua gjithashtu problemi për domosdoshmërinë e takimit me Panajot Plakun, për të cilën ne të gjithë ishim dakord. Këtu gjithashtu u përgatit takimi që do të zhvillohej në gusht të vitit 1958 me Panajotin. Ne prekëm dhe problemin 194 195 për pastrimin e kanalit të Korfuzit nga minat.
      KRYETARI: – U takuat ju në gusht të vitit 1958 me Panajotin e Rushitin?
      I PANDEHURI: – Po, u takuam. Përgatitja e këtij takimi i takon që ditëve të para të majit, të vitit 1958. Takimi u bë në Konispol, pas festës së gushtit. Unë shkova atje bashkë me të pandehurin Adem Osmani. Takimi u bë në Konispol, te shpella që ne e quajmë “Guva e Xhaferrit”. Në këtë takim ishin Hakiu, Panajoti dhe persona të tjerë që i shoqëronin ata. Përpara këtyre të fundit, ashtu si dhe para shokëve tanë nga Konispoli, që u takuan këtë herë me Hakiun, Panajoti u prezantua si shoqërues i Hakiut dhe jo si Panajot Plaku. Kryesisht këtu ne biseduam me Panajotin dhe Hakiun. Mua m’u ngarkua detyra e punës në flotë, siç thashë në seancën e mëparshme. Këtu unë edhe njëherë përsërita, në praninë e Panajotit, atë që i thashë Hakiut lidhur me informacionin për flotën. Qëllimi kryesor i këtij takimi nuk ishte që të shtronin para meje ndonjë detyrë lidhur me flotën dhe të informoja për të, por që të shqyrtonim problemin për punën që duhej të kryenim në të ardhmen për gjallërimin e përgatitjes për kryengritjen e armatosur. Në këtë takim u dhanë udhëzime për forcimin e punës sonë në bazë, për ndarjen e organizatës në grupe, për shembull grupi i Konispolit, grupet që vepronin në fshatrat e Konispolit, në Elbasan, Tiranë, Durrës, Shkodër, Vlorë e të tjerë. Problemi i dytë ishte përgatitja e bazave për të ardhmen, kur pritej futja e diversantëve, armatosja e të gjithë njerëzve të organizatës sonë, grumbullimi i një sasie, sa më shumë të ishte e mundur, të materialit komprometues që duhej të shfrytëzoheshin gjatë kryengritjes, grumbullimi sa më shumë i informacionit të saktë ushtarak për shfrytëzimin e tij në përpunimin e planit të ndërhyrjes ushtarake, rekrutimi i njerëzve të tjerë dhe të tjera. Këto gjëra kemi biseduar atje.
      KRYETARI: – I pandehur, ju folët për grupet. Na tregoni kush i udhëhiqte këto grupe.
      I PANDEHURI: – Puna jonë në këtë drejtim ishte organizuar në këtë mënyrë. Në udhëheqje qëndronim unë, Taho, Tahiri dhe Avduli. Ne punonim në vende të ndryshme. Secili prej nesh mbante përgjegjësi për punën në sektorin e tij. Përveç Vlorës, Elbasanit, Tiranës dhe Shkodrës, puna jonë zhvillohej e organizuar dhe në Durrës, ku atë e udhëhiqte Dervish Sulo.

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*