Raporti i DASH: Kina, Rusia, Irani e K.Veriut, shkelëse të së drejtave të njeriut

April 21, 2018 17:41

Raporti i DASH: Kina, Rusia, Irani e K.Veriut, shkelëse të së drejtave të njeriut

Shtetet e Bashkuara kanë cilësuar Kinën, Rusinë, Iranin dhe Korenë e Veriut si abuzuese me të drejtat e njeriut, ndërsa qeveritë e këtyre vendeve i ka konsideruar si forca destabilizuese, në raportin e saj të përvitshëm për të Drejtat e Njeriut.

Duke komentuar këtë raport, Sekretari i Shtetit, John Sullivan kritikoi gjithashtu qeveritë në Siri, Turqi, Mianmar dhe Venezuelë për abuzime me të drejtat e njeriut.

“Shtetet që kufizojnë lirinë e shprehjes dhe tubimet paqësore, që lejojnë aktet e dhunës kundër pjesëtarëve të grupeve fetare, etnike dhe minoritare, apo që cënojnë dinjitetin e personave janë moralisht përgjegjëse dhe dëmtojnë interesat tona”, tha Sullivan.

Por, nga ana tjetër, kritikë të Shteteve të Bashkuara kanë akuzuar administratën e Trumpit se po lë në hije promovimin e të drejtave të njeriut, si një nga objektivat kryesorë të politikës së jashtme. Ata gjithashtu kujtojnë komentet e vet presidentit amerikan lidhur me refugjatët, emigrantët dhe mediet, që sipas tyre janë shqetësuese.

Raporti i DASH konsiderohet si përmbledhja më gjithëpërfshirëse e situatës së të drejtave të njeriut, duke mbuluar 200 shtete dhe territore në botë.

s.a/dita

April 21, 2018 17:41
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*