Raporti i Europol, Alibeaj: Shqipëria mbetet burimi kryesor i trafikut të hashashit në BE

December 9, 2017 13:56

Raporti i Europol, Alibeaj: Shqipëria mbetet burimi kryesor i trafikut të hashashit në BE

Partia Demokratike deklaroi përmes deputetit Enkelejd Alibeajt se një raport i fundit i Europol konfirmon se Shqipëria vazhdon të mbetet burimi kryesor i trafikut të hashashit në Bashkimin Europian.

Raporti i tij thotë se: 1. Tregu i drogës në Bashkimin Europian është 24 miliardë euro, 2. Se kanabisi përbën pjesën më të madhe të tregut që kontrollohet nga organizitatat kriminale, 3. Se Shqipëria është burim kryesor i trafikut të kanabisit dhe 4. Dhe se pastrimi i parave nga tregtia e drogës është rritur”, deklaroi Alibeaj.

Alibeaj iu referua këtij raporti për t’iu përgjigjur deklaratave të mazhorancës, që akuzon opozitën se “po nxin imazhin e vendit tek ndërkombëtarët”.

“Raporti i EUROPOL rikonfirmon se nuk është opozita ajo që po i nxin faqen vendit, por është qeveria e Edi Ramës që ka lejuar dhe ka përfituar nga trafiku i kanabisit drejt Europës. Shqipëria në 4 vjet të Edi Ramës u bë burim i pastrimit të parave nga tepsia e madhe e parave të drogës, pjesën më të madhe të së cilës e zotëron Edi Rama dhe këto para duhen larë e pastruar për të financuar blerje të reja politikanësh e votuesish”, tha deputeti demokrat.

Sipas PD, droga dhe krimi janë arsyeja kryesore që vendit tonë i mohohet prej tre vitesh hapja e negociatave të anëtarësimit.

“Rruga e Shqipërisë për në Bashkimin Europian kalon vetëm nga nxjerrja para drejtësisë e Saimir Tahirit, Vagjush Dakos, Qazim Sejdinit, Agron Xhafës, Habilajve dhe Balilajve me shokë”, përfundon deklaratën e tij, Enkelejd Alibeaj.

December 9, 2017 13:56
Komento

9 Komente

  1. Shqiptari optimist December 9, 14:03

    Mesa duket PD nuk e ka mesuar akoma se ekonomine e tregut e komandon kerkes oferta, dhe malli qe kerkohet duhet te jete cilesor.

    Reply to this comment
    • Toni December 9, 19:25

      Keto jane lojrat e Europes per te mos filluar negociatat me Shqiperine. Ndersa Guardia di Financa deklaron se fushat e kanabisit ne Shqiperi jane eliminuar Europoli thoka qe kanabisi vjen nga Shqiperia. Nderkohe ne Europe keta kane Hollanden qe shet gjtihe diten kanabis dhe Hollanda qenka e ndershme. Loje kurvash! Sigurisht qe cdo gje e thene kunder Shqiperise con uje tek esadistet qe po perpiqen me te gjitha menyrat te ndalojne negociatat dhe te shpetojne koken nga vetingu. Qeveria duhet ti kerkoje llogari ose shpjegime Europolit per keto deklarata. Ku i kane gjetur!?

      Reply to this comment
  2. Krenar abazi December 9, 16:13

    Doli ky miu te flasi po harron qe nuk e beson me njeri

    Reply to this comment
  3. ardian hoxha December 9, 16:13

    Enkelejd e mban mend zullumin qe bere ne fshehjen e provave dhe ekstradimeve kur ishe minister? Kshu qe me mire rri e mos fol

    Reply to this comment
  4. Eridon Qerimi December 9, 16:13

    O shoku deputet nje pyetje kam une. Sa lek i more gjyqtarin te Durresit kur e emerove?

    Reply to this comment
  5. Roli December 9, 16:14

    He mo seriozisht e keni ju? nxirni griden me mire se sa ky qe i plasen skandalet rradhe kur ishte minister drejtesie

    Reply to this comment
  6. Enver Demce December 9, 16:15

    O zoti alibeaj po si mund te te besoj ty une kur ti pagove per 5 grosh kosovaret e fierit per nje vote. Je manipulartor i papare

    Reply to this comment
  7. Klodi Dibra December 9, 16:16

    Po ca thua o matrapaz ty ste beson as gruaja qe ke ne shtp ose ajo qe bashkejeton se here e quan grua here e quan shoqe ja sa i vertet je.

    Reply to this comment
  8. Spurdhjaket e SHQUP-it December 9, 17:06

    Po nuk pati kerkese nga BE, nuk ka as prodhim droge ne Shqiperi e ne vende te tjera.
    Drogaxhinjve te Europes Kurves Plaku nuk duhet t’u mungpoje malli, kete nuk e “permend” EUROPOL,

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*