Raporti i Freedom House, Vasili: Autori të mos lexojë portalet e Ramës

April 11, 2018 15:19

Raporti i Freedom House, Vasili: Autori të mos lexojë portalet e Ramës

 

Menjëherë pas mbledhjes së Grupit parlamentar të LSI, kreu i tij, Petrit Vasili dha një deklaratë për mediat ku e vendosi fokusin jo vetëm tek çështja e protestave që po zhvillohen në vend si kundërpërgjigje ndaj “arrogancës” qeveritare, por edhe tek raporti i fundit i Freedom House për demokracinë ne vend.

Për këtë raport, me tone të ashpra Vasili deklaroi: “Sigurisht ne jemi, jo të keqardhur, por vërtetë të bezdisur, nga mënyra sesi shpërdorohen taksat e taksapaguesve amerikanë për të prodhuar “fake news’.”

Sipas ish-kreut të LSI, Freedom House ka marrë përsipër një përgjegjësi shumë të rëndë për të dezinformuar shqiptarët dhe amerikanët.

“Fredoom House të lexojë të dhënat zyrtare, përpara se të lexojë portalet e qeverisë dhe autorët e saj të gjejnë qetësi në hijen e jeshillëkut të drogës në Kolumbi që prodhojnë raporte të tilla të rreme.

Kush ua mbuloi sytë. O gjethet e kanabisit ose paratë e 25 qershorit”, tha Vasili.

Sipas tij, raporti i përngjan më tepër një “Fake News”, “sepse ndryshe nga çfarë deklaron FH, zgjedhjet e 25 qershorit nuk janë pranuar asnjëherë as si të rregullta dhe as si të ligjshme, por si zgjedhjet më të shëmtuara të mbajtura në Shqipëri”

Vasili theksoi se LSI përshëndet protestën masive të bizneseve të vogla, ose bizneset e mbijetesës siç i cilësoi ai dhe “njëkohësisht përkrah ndërgjegjen e lartë qytetare dhe papajtueshmërinë me arbitraritetin dhe të keqen e qeverisë, që grabit popullin e favorizon oligarkët”.

Ai theksoi se duke qenë se qelitë janë ende të mbushura me qytetarët e pafajshëm kuksianë, opozita “nuk do ndalet deri në lirimin e tyre”.

“Ne mirëkuptojmë revoltën e brendshme të gjithë atyre bizneseve që nuk i ulën qepenat, pasi iu bë presion nga taksidarët dhe policia që dërguan atje. Grupi Parlamentar shprehet se do të qëndroj në mënyrë të papajtueshme në këmbë me të gjitha format e reagimit, jo vetëm protestën, por së bashku me qytetarët për lirimin e menjëhershëm të të arrestuarve të Kukësit”, u shpreh Vasili.

a.s/dita

 

April 11, 2018 15:19
Komento

7 Komente

  1. Xxx April 11, 15:22

    Ik o l… Pse media kazani jane ato si emisjoni o Zheit?

    Reply to this comment
  2. TLN April 11, 16:44

    Le te shikojne videon e vjedhjes jo te lexojne portalet.

    https://www.youtube.com/watch?v=Uo5QNBtV37M

    Reply to this comment
  3. C'a bohet kshtu April 11, 17:27

    Oh sa per te qesh me kete kokerrjepurin Vasili qe i bente shurren ne koke ish gruaja dhe e rrihnin hypesit e saj.
    Po blloku ne dore LIVE ne Tv me ze e me figure, vila ne Lalez, guroret e mermerit ne malin Tomor nga portalet e Rames kane dale, thirri menje o rrpte cari.

    Reply to this comment
  4. I tillë je , sa herë që hap gojën April 11, 17:58

    …. , por të dëgjojë pordhët e Monës !

    Reply to this comment
  5. intelektuali April 11, 18:07

    NGA FREDOM HOUSE NE SHBA TEK KOKPALARET E KUKSIT PER TE DALE TEK BZNESI BREKCJERRE QE NUK PRODHON KURGJE

    Po a mer seriozisht njeri ne Bote kete dallkauk si Petrit Vasili?

    Qe Organizaten me prestigjoze per te drejtat e njeriut si Freedom House e quan portal te Edi Rames?

    dhe:

    Me pas per te fshire gjurmet e idiotizmit te tij fillon e vertit Bythen enveriste si “Kurvat ne bordello” duke kaluar tek kuksianet e gjore dhe duke u hedhur me pas si majmun te biznesi me idiot qe ka Bota qe nuk do te paguaje TVSH dhe ne kete menyre te fshehe fitimin

    PO PSE ME KETO “KURVA”POLITIKE SI PETRIT VASILI DO TE HYJE SHQYPNIA NE BE?

    Pse nuk e pyet BOSIN e tij, Like Floririn cfare beri ne Marok kur u vra piloti i tij ne Spanje me helikopter plot e perplot me droge heroine te paster?

    HE MO KAQOLI I LIKES, PETRIT VASILI FOL TANI PER BOSIN TUAJ QE E PA GJITHE BOTA ME ZE DHE FIGURE SI KOLLOFISTE RYSHETIN PUSHTETAR ME TEFTER NE DORE?

    Reply to this comment
  6. fteri April 11, 19:30

    ore Vasili bythëlëpirsi ,je një kungull në duart e Ilir Metës .
    Po a ishte ky igjati që e vuri president ilir Metën ,duke bërë një goditje kundër shqipëtarve,kundër weting-ut,kundër amerikës,kundër BE-së.

    Reply to this comment
  7. raqi April 11, 19:56

    Ky zvarraniku eshte koqe kandari,,,,,

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*