Raporti i fundit: Bota është zhytur në borxhe

January 14, 2020 14:18

Raporti i fundit: Bota është zhytur në borxhe

Bota është zhytur në borxhe. Sipas CNN, borxhi i stërmadh i botës ka thyer rekordet për sa i takon borxhit më të madh për GDP që para se 2019 të përfundonte.

Në fakt, rekordi u thye në nëntë muajt e parë të vitit të shkuar. Borxhi global, që përfshin huamarrjet publike, ato nga qeveritë dhe kompanitë, u rrit nga 9 trilionë dollarë në rreth 253 trilionë dollarë në nëntë muajt e parë të vitit, sipas institutit ndërkombëtar të financave. Kjo e çon borxhin global në raport me GDP në një shkallë prej 322 për qindësh, duke lënë pas atë të 2016, që ishte edhe niveli më i lartë i regjistruar ndonjëherë.

Më shumë se gjysma e kësaj shifre është akumuluar në tregjet e zhvilluara si SHBA dhe Evropë, duke e çuar shkallën e tyre të borxhit për GDP në 383 për qind në total. Vende si Zelanda e Re, Zvicra dhe Norvegjia, kanë rritur nivelet e borxhit të brendshëm ndërsa borxhi për GDP në SHBA dhe Australi është më i larti i kohërave.

Në tregjet në zhvillim ndërkohë niveli i borxheve është më i ulët për një total prej 72 trilion dollarësh. Por edhe në këto vende është vënë re një tendencë rritjeje vitet e fundit. Shkalla e borxhit për GDP e Kinës p.sh., po i afrohet 310 përqindëshit, më e larta në botën e zhvilluar. Dhe për ekspertët, një borxh global kaq i madh është një rrezik po aq i madh për ekonominë globale, veçanërisht duke patur parasysh tendencën në rritje edhe për 2020-ën.

l.h/ dita

January 14, 2020 14:18
Komento

8 Komente

  1. Love Laberi January 14, 21:22

    Nuk e kuptova ku i ka mar keto borxhe bota? Ne ndonje bote tjeter? Apo eshte ndonje nga ato poshtersit e familjeve se sundojne boten per te trembur njerzit qe te rrijne urte..? Me thoni kujt ja ka borxh..? Zeroni borxhet sepse ne fund te dundit jane vetem numra

    Dhe pastaj filloni nga e para pa nje “note te mbytur ne borxhe:

    Reply to this comment
  2. Nje shqiptar January 14, 22:08

    Krijimi i borxheve publike sot eshte mekanizmi kryesor per pushtimin e nje vendi dhe te botes. Tere planeti eshte borxh ndaj nje grushti personash dhe 10 bankave private te nivelit te dyte. Parate e ketij borxhi fantazme jane krijuar nga procesi i kredive “fallco” ne progresion gjeometrik nga bankat e nivelit te dyte mbi bazen rezerves te detyruar te liquiditetit, nga trekandeshi i shitjes se “bonove te thesarit” (Banke qendrore- Banke e nivelit te dyte- Qeveria qe merr borxh), nga tregu gjigand i opicioneve financiare qe eshte fantazma qe ka mbytur boten me para duke prodhuar rreth 500 mije miliard dollaresh fiktive qe jane baraz me 5 here prodhimin boteror si dhe mekanizma te tjere. Jane kater banka amerikane qe kane rreth 85 perqind te ketyre opcioneve ne tregun financiar prandaj SHBA ka mundesi te pafundeme qe te vendos sanksione financiare e ekonomike tere shteteve terroriste, jodemokratike, qe shkelin te drejtat e njeriut dhe qe rrezikojne paqen ne bote. Banka e Shqiperise,tashme ka tere kuadrin ligjor dhe profesionistet e duhur qet te vendose kontrolle te rrepta ndaj bankave te nivelit te dyte dhe fondeve financiare e te mos lejoje ato te rrisin koston e jeteses me prodhimin fiktiv te parave. Te drejten e prodhimit te parave e ka vetem Banka Qendrore dhe duhet ta ruaj kete.

    Reply to this comment
    • Genti January 15, 06:42

      Te drejten e krijimit te parase e ka Banka qendrore e cila eshte nje nga pronat e Kartelit nderkombetar Bankar. E rendesishme eshte se kush e kontrollon dhe e ka prone te tij Banken qendrore ne Shqiperi dhe Bankat qendrore ne gjithe Boten. Federal Reserve, ECB, Banka e Anglise, Deutche Bank, FMN, Banka Boterore etj etj. Shumica e njerezve as se kane idene dhe mendojne se Bankat qendrore jane shteterore, sepse ashtu i kane propaganduar te besojne. Por e verteta eshte e kundert.

      Ne mometin qe paraja krijohet me interesa ndaj nje shteti debitor i cili e shkemben me bone thesari, ose nota debiti te quajtuara ndryshe. Imagjinoni. Nje shtet merr borxh nga Banka qendrore nacionale duke i dhene asaj Bono thesari nepermjet bankave te nivelit te dyte, te cilat gjithashtu jane prone e kartelit. Banka qendrore prodhon psh 100 lek dhe ja kalon shtetit ne llogari me interesa 1 ose 2%. Problemi eshte se ky shtet nuk e paguan dot plotesisht ate borxh, sepse banka ka prodhuar vetem 100 lek, nderkohe qe borxhi eshte 100+interesa. Ku do ti gjej parate shteti, kur banka nuk e ka prodhuar diferencen e interesit?

      Reply to this comment
  3. Lalai January 14, 23:35

    Jane thjesht fjalë për te bere tru shpelarje për GOIM-ët që fatkeqësisht eshte shumica e Botes!!!!
    MOSINFORMIM
    DIZINFORMIM
    FRIK/a/ë janë 3 gjera që mbajne nën kontroll GOIMËT njesoj si në Albanistan.
    Une kam lindur pa Borxhe nuk më rruhet fare se ku i ka marre shteti apo familja” borxhet” pastaj ai që kishte i dha me dhunë apo me qejf!?
    Dhe kur dikujt i kam marrë para jo BORXH por HUA ja kam kthyer,unë personalisht për borxhe i kanë iluminatit apo masoneve app djallit me të birë…nuk me qethet fare po….zero!!!

    Reply to this comment
    • Nje shqiptar January 15, 13:06

      Ore Lal, problemet qe po diskutojme jane jetike per te gjithe ne, ndryshe do te paguajme me shume taksa qe shkojne ne xhepat e nje pakice oligarkesh. Mos kujto se je i pavarur nga politika dhe sidomos nga politika financiare qe ndjek qeverija dhe Banka Qendrore.

      Reply to this comment
  4. Genti January 15, 06:24

    Per sa kohe qe e drejta eksluzive e krijimit te parase, eshte ne duart e nje karteli privat Bankar nderkombetar, bota gjithmone do te jete ne borxhe. Paraja krijohet me interesa pas bishtit. Prodhojne 1 dhe te kerkojne 1.2 me interesa. Si mund te zhduken borxhet kur paraja shitet si kilja e domates te shtete te ndryshme, nepermjet bankave qendrore nacionale, te cilat gjithashtu jane pjese e kartelit. Paraja eshte nje vegel qe mundeson funksionimin normal te ekonomise, por ajo nuk duhet te jete prone private por publike dhe pa interesa ne krijim.

    Reply to this comment
    • Nje shqiptar January 15, 12:59

      Ashtu mendoje edhe une Genti, paraje duhet te jete prone publike dhe te prodhohet nga shteti. Po faktikisht jane krijuar shume mekanizma qe privati te prodhoje para qe nuk ekzistojne por veprojne ne treg me forcen e parase te vertete. Ne Shqiperi si vepron trekendeshi i bonove te thesarit: Banka Qendrore qe akoma eshte ne duart e shtetit, supozojme se i shet leke me interes 1 pike bankes te nivelit te dyte e cila , permes blerjes te bonove te thesarit ia shet keto leke me interes 3 pike Qeverise, pra faktikisht bankat private te nivelit te dyte krijojne para te reja. duke fituar dy pike nga blerja e shitja e parave publike Edhe pse ekonomia ne Shqiperi nuk ecen, fitimet e bankave te nivelit te dyte do te jene kurdoher te larta permes mekanizmave te krijimit te parave nga hiçi. Kriza financiare e 2008 me e madhja ne historine e planetit lindi ngai falimentimi i Lehman Brathers, banka e katert ne bote, pasi kishte shitur 600 mije derivate por nuk kishte liquiditete qe ti paguante. Kjo krize tregoi rrezikun qe paraqet prodhimi i parave fiktive nga privati por mjerisht asgje nuk ka ndryshuar ne sistemin financiar boteror per kufizimin e prodhimit e shitjes te derivateve, domethene prodhimit fiktiv te parave. Keto muaj siç dihet falimentoir edhe Deutsche Bank, pasi kishte shitur derivate 20 here prodhimin e Gjermanise. Kjo banke tashme eshte shpetuar por eshte kthyer ne banken e zakoneshme me ndihmen e Shtetit Gjerman dhe BCE dhe nuk shet me derivate. Deutsche Bank ishte nje mine me sahat per euron dhe tere Bashkimin Evropian..

      Reply to this comment
      • Genti January 15, 14:43

        Banka qendrore nuk eshte ne duart e shtetit. Shteti eshte thjesht nje klient kredie te Banka qendrore. Ketu qendron edhe problemi. Vertet quhet Banka e Shqiperise, por nuk ka asnje lidhje me shtetin Shqiptar, pervec te drejtes ekskluzive qe te krijoje Lekun si borxh per shtetin Shqiptar. Kjo eshte qe ti duket se je pak i paqarte. Shteti Shqiptar nuk ka te drejte te krijoje Lekun. Kjo e drejte eshte ekskluzive e Bankes se Shqiperise, si dege e kartelit privat nderkombetar Bankar.

        Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*