Raporti i ISP: Kush janë komisionerët e ‘ashpër’ dhe ‘liberalë’ të Vettingut

August 10, 2018 10:31

Raporti i ISP: Kush janë komisionerët e ‘ashpër’ dhe ‘liberalë’ të Vettingut

Instituti i Studimeve Politike publikoi raportin mbi bilancin mbi ecurinë e procesit të vetingut, problematikat dhe pritshmëritë.

Të dhënat fokusohen kryesisht në gjetjet e vetingut gjatë periudhës mars – gusht 2018. Raporti merret me detajet e procesit, bën bilancin e punës së komisionerëve, cilët janë komisionerët më të “ashpër” dhe më “liberalë”, si dhe të dhëna të tjera specifike dhe me interes publik.

Vendimmarrja e komisionerëve (KPK) dhe në strukturat e tjera të vetingut bazohet në tri kritere ligjore, – aftësia profesionale, të dhënat e pasurisë dhe integriteti, – cilësi të cilat përbëjnë edhe thelbin e procesit të rivlerësimit.

Trupa e KPK është trajnuar për përmbushjen e kësaj përgjegjësie. Ajo vepron me asistencën dhe monitorimin intensiv të ONM (Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit). Vendimmarrjet e KPK dhe të strukturave të tjera të rivlerësimit janë të pavarura, por megjithatë në disa raste ka pasur debate dhe kritika publike nëse vendimmarrjet bazoheshin në standard të njëtrajtshme për subjekte të ndryshme të rivlerësimit dhe nëse ka pasur ndërhyrje nga jashtë në vendimmarrje.

“Fakti që në të paktën katër raste ONM dhe Komisioneri Publik kanë apeluar vendimet e KPK është tregues i vlerësimit kritik dhe interpretimit të dhënave të konsideruara nga Komisionerët”  thuhet në raportin e publikuar me 8 gusht nga ISP.

Në fund të fazës së parë të vetingut mund të bëhet një vlerësim paraprak për produktin e KPK dhe ecurinë e procesit të vendimmarrjes së tij.

Konkretisht, të dhënat krahasuese të vendimeve të marra nga Komisionerët, anëtarë të KPK, ndihmuan ISP të krijojë një database me përqindjet e rasteve të angazhimit të komisionerëve në vendimmarrje, përqindje të rasteve të vlerësimit konfirmues ose të vendimmarrjes për shkarkim të subjekteve të rivlerësimit.

(Siç rezulton nga tabela poshte), komisionerët më me shumë çështje gjykimi janë Pine dhe Sanxhaktari me nga 17 çështje ose 12% të rasteve totale, ndjekur nga Çiftja dhe Ilia me nga 14 çështje ose 10% të rasteve të gjykimit. Më pak raste gjykimi kanë pasur Faskaj me 5 çështje ose 3% të rasteve, si dhe Zhegu me 9 çështje ose 6% të rasteve totale.

Tabela (poshtë) ilustron edhe komisionerët më të “frikshëm“ dhe më “liberalë“, që kanë përqindjet më të larta / më të ultë të vendimmarrjeve për shkarkimin e subjekteve të rivlerësimit.

Rezulton se komisionerët Bekteshi dhe Faskaj kanë përqindjen më të lartë të shkarkimeve, me nga 60% të rasteve të gjykuara, ndjekur nga Çiftja me 57%, Pine dhe Sanxhaktari me nga 53%. Këta janë komisionerët që kanë më shumë se 50% shkarkime në vendimet e tyre sesa konfirmime në detyrë. Pjesa tjetër e komisionerëve kanë më shumë konfirmime sesa shkarkime nga detyra. Nga tabela rezulton se komisionerët më “liberalë“ janë Shuli me 18% shkarkime, Ilia me 21% shkarkime, Zhegu me 33% shkarkime, për të vijuar më pas me kryetaren e KPK Tafa (Bundo) me 42% shkarkime.

Bilanci i vetingut 2018

Nga lista prioritare e shpallur nga KPK në dhjetor 2017, deri në mesin e gushti 2018 kanë kaluar në testin e vetingut 48 subjekte rivlerësimi.

Tabela e mëposhtme paraqet ecurinë e deritanishme: në total prioritet i vetingut në fazën e tij të parë ishin 57 subjekte rivlerësimi. Prej tyre, 3 subjekte (Llalla, Imeraj, Kasmi) dhanë dorëheqje, 21 subjekte janë shkarkuar, 27 subjekte janë konfirmuar, dhe 6 subjekte janë në pritje të seancave dëgjimore. Për shkak të periudhës së pushimeve vjetore, pritet që subjektet e mbetura të trajtohen në muajin shtator. Sipas praktikës së paralajmëruar në vendimmarrjen e KPK në dhjetor 2017 dhe janar 2018, do të vijohet më pas me listën e dytë prioritare, ku bëjnë pjesë 36 drejtues gjykatash dhe të prokurorisë, midis të cilëve edhe katër kandidatë për KED (E.Dhimiri, F.Qato, A.Jangulli dhe S.Lubonja)

o.j/dita

August 10, 2018 10:31
Komento

2 Komente

  1. alphade August 10, 11:24

    Komisioneret “liberale” jane te korruptuar prandaj duhen
    larguar me nje here nga qenja e tyre si komisionere. E
    mira do te ishte sikur te gjithe “komisioneret liberale” qe
    mund te shkarkihen te zevendesihen me “komisionere
    nderkombetare” ! Puna ka arritur deri atje sa qe shqipta-
    ret nuk po i besojne me as “xhaketes se tyre”,sepse ne
    Drejtesine, i thencin, sundon mafia ashtusi edhe ne politiken shqiptare. Binomi Betisha-Meta jane kapot e
    mafias shqiptare. Me “milionat” e Eurove qe jane publi-
    kuar keto dite ne shtyp,por qe perbejne ” majen e ais-
    bergut” te pasurise se tyre, mund te korruptojne jo vetem
    komisioneret e Vettingut por edhe djallin vete. Po jap ve-
    tem nje shembull domethenes: Diten qe Zagonjori u para-
    qit para Vettingut dhe qe per pasurine e tij marramendese
    u vu ne pikepyetje konfirmimi e tij ne detyre,doli menjehe-
    re, qe s’kishte dale deri ne kete moment per askend,bile
    as per LLALLEN, Sali Berisha dhe beri deklaraten qe tani
    e dine te gjithe shqiptaret: Ai tha: “Vettingu po heq te gjuthe njerezit e ‘ndershem’ dhe me prejardhje nga Veriu.
    Sepse me Zagonjorin atij po i ikte nga dora “fica” e tij,e
    nje servili, zbatues fanatik i urdherave te Monstres se Vi-
    cidolit. Diten tjeter Komisioni i Vettingut qe nje dite me pa-
    re e kushte bombaduar Zagonjorin me pyetje mbi pasuri-
    ne dhe e kishte vene ne dyshim kete pasuri, cuditerisht e
    konfirmon ne detyre Zagonjorin. Ja pra, efekti i nderhyr-
    jes se Mafias Berishiane. Monitoruesit nderkkmbetar me
    shume te drejte dhe qe Berisha nuk ka kurresesi akses
    komprometimi e kirruptimi vendosen ta apelojne ceshtjet :
    Zagonjori, Dedja,Osmani per rishikimin e qendrimit te komisioneve teVettingut. Keto komisione qe u kane bere
    Vettingun ketyre tri gjyqtareve e prokuroreve duhet te
    sikterrisen sa me pare qe te jete e mundur dhe te zeven-
    sohen me komisione te tjera,vendas ose me mire di te ishte me komisione nderkkmbetare.

    Reply to this comment
  2. ETHEM August 10, 14:52

    VETINGUN E KAN KALUAR SHUME TE KORRUPTUAR PER FAJ TE KOMISIONERVE “POLITIKE”.ESHTE ARGUMENTUAR VEREM PASURIA E DEKLARUAR PREJ TYRE,E CILA ESHTE ABSURDE.
    SI KA MUNDESI QE LLALLA E KO..ME MILJARDA LEKE PASURI TE MOS E KALOJNE VETINGUN DHE SHETISIN TE LIRE PARA SYVE TE PUBLIKUT TE GJERE? ATHERE SI DO KET BESIM POPULLI TE KJO DREJTESI QE PO KRIJOHET..?
    NESE NUK NDRYSHON SITUATA,SHBA + BE TE DEKLAROJNE FALIMENTIN,PASI ATA E MOREN KETE INISIATIVE TEK NE.
    DUHET TE NDRYSHOI LIGJI ORGJENT.KUSH KA PASURI TEJ RROGES..TI SEGUESTROHET PASURIA E TI KTHEHET POPULLIT NE RROGA E PESIONE.NDRYSHE KJO DO ISHTE NJE FLLUSKE SAPUNI

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*